Mori hak për të birin 9-vjeçar, momenti kur arrestohet Jetmir Llani!

Policia e shtetit ka publikuar momentin nga arrestimi i 46-vjeçarit, Jetmir Llanaj, i dënuar më parë për vrasje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve.

Siç duket dhe në video, efektivët e RENEA kanë arrestuar 46-vjeçarin, pasi më parë e kanë neutralizuar duke e shtrirë në tokë.

“Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, Jetmir Llanaj, 46 vjeç.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025, të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie.”– njofton policia.

Jetmir Llanaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu, ku kishte përfunduar për vrasje. Ai kishte marrë hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj, i cili është ekzekutuar më 5 korrik të vitit 2012, nga vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta. Jetmi Llanaj do vriste më 9 korrik të vitit 2012 Mark Shkretën, babain e dy vëllezërve. Vrasja u shënua në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar. Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.

Jetmiri ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F3402983336498209%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

“U burgosa se rrezikoja të largohesha”, Veliaj reagon nga qelia: Isha në SHBA dhe Gjermani dhe u ktheva

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu. Ai sërish sulmon gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani dhe prokurorin Olsi Dado.

27 vjet vetmi/ Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:

Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me rradhë: Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.

Ju dua të gjithëve!

“Bo mba” e konspiracionistit Alfred Cako: Edi Rama dhe Sali Berisha nuk do të jenë në politikë pas zgjedhjeve të 11….

“Bomba” e konspiracionistit Alfred Cako: Edi Rama dhe Sali Berisha nuk do të jenë në politikë pas zgjedhjeve të 11 majit, ja kush do t’i rrëzojë nga pushteti
Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka komentuar aktualitetin në vend dhe jovetëm, ndërsa ka paralajmëruar se politika shqiptare do të tronditet. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Alfred Cako ka lëshuar një “bombë” politike, duke parashikuar fundin e dy figurave më të fuqishme të skenës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, skenari gjeopolitik po ndryshon rrënjësisht, ndërsa ndërkombëtarët dhe SPAK po përgatiten për të dhënë goditjen fatale që do të tronditë elitën e vjetër politike. Cako e lidh këtë zhvillim me një transformim të madh në politikën globale, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën Trumpin e ri, Rusia dhe fuqitë e tjera po ridimensionojnë aleancat dhe ndikimet e tyre. Ai paralajmëron se globalistët dhe plutokratët po kërkojnë ta mbajnë nën kontroll Ballkanin, por përplasja e interesave mund të çojë në një përmbysje të paprecedentë në Shqipëri. Sipas tij, Rama dhe Berisha, që dikur u mbështetën nga qarqe të fuqishme ndërkombëtare, mund të gjenden të braktisur dhe të larguar nga skena. Por a është ky fundi i epokës së tyre? Sipas Cakos, përgjigjja është e qartë: 11 maji do të jetë një datë vendimtare për të ardhmen politike të Shqipërisë.

-Z. Cako, largimi i Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë dhe deklaratat e zëvendësit të Trumpit për përfshirjen e tij në fushatën kundër republikanëve kanë shkaktuar tronditje politike. A mendoni se kjo sinjalizon një ndryshim të madh në politikën amerikane ndaj Ukrainës dhe si do të ndikojë në luftën me Rusinë?

Zelenski ka qenë një kukull e sistemit të bankierëve Plutokratë në perëndim. Sot këta Plutokratë nuk i kontrollojnë dy shtete me armët më të shumta nukleare, USA & Rusia. Evropa, e trysnuar nga Plutokratët globalistë dhe sionistët shkurtoi shpenzimet ushtarake pas viteve ’90 dhe këto shpenzime i kaluan për të asistuar emigrantët e luftrave në LM që do t’i dëbonte Izraeli nga tokat e tyre shekullore për tu bërë Izraeli i Madh. Gjatë një shekulli USA & GB kanë shtypur Evropën. Sot ka ndryshuar skema. USA nuk e pranon të kontrollohet nga City of London dhe USA e Trumpit me formulën MAGA ( Make Amerika Great Again) po e çliron Evropën nga ushtria e USA që kontrollohej nga Plutokratët apo globalistët. Pra USA është shkëputur nga tutela e Londrës, e City of London dhe familja mbretërore Ëindsor. Meqenëse Plutokratët duan të marrin në kontroll Rusinë do investojnë për forcimin ushtarak dhe bashkimin e BE e vazhdimin e luftës e shembjen e Putinit me ndihmën e Turqisë dhe Kinës. Pastaj do përpiqen ta mposhtin Trumpin nga brenda dhe nga jashtë me luftë. Trump do përpiqet të kapë Kanadanë dhe Groenlandën. Kjo do shpërthente luftën me Evropën. Po konfigurohet aleanca e madhe bërthamore USA-Rusi dhe Evropë-Izrael-Kinë.

-Kryeministri Edi Rama ka pasur qëndrime të ashpra ndaj Trumpit në të kaluarën, madje duke u rreshtuar hapur me demokratët amerikanë. Duke parë precedentët, a rrezikon ai të përballet me një “mbyllje dere” nga administrata e re republikane, ashtu siç ndodhi me Zelenskyn?

Rama që ka gëzuar mbështetjen e globalistëve po tenton për t’u miqësuar me USA nëpërmjet Melonit dhe në Ballkan ka aleancë me turqit. Berisha po përpiqet të mbajë në Shqipëri neutralë plutokratët e ndërkombëtarë nëpërmjet aleancës me Greqinë. Unë mendoj se as Rama as Berisha nuk do të jenë në krye të shtetit pas zgjedhjeve. Për këtë do të japë kontribut SPAKU dhe ndërkombëtarët.

-Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Rama ka nisur një ofensivë të fortë kundër SPAK-ut, duke e akuzuar për shkelje dhe ndikim politik. A është kjo një shenjë e frikës nga një goditje e mundshme ndaj tij, duke qenë se ai dhe Veliaj përfliten për lidhje me George Soros dhe një rrjet më të gjerë ndërkombëtar?

Globalistët dhe sorosianët do përpiqen të spostojnë amerikanët nga influenca në SPAK dhe ta kërcënojnë Ramën që po përpiqet të ndryshojë karrigen e aleancave. Në këtë linjë mund të ketë goditje nga SPAK ndaj rrethit më të afërt të Ramës, prishje përfundimtare të imazhit të socialistëve dhe humbje të pushtetit të tyre.

Intervistoi: Rigels Seliman

Gjesti kapet mat me një vajzë në dhomën e rrëfimit? Dalin pamjet! (Video)

Një video e fundit, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka ngjallur shumë diskutime.

Në pamjet e publikuara, Gjesti shihet duke dalë nga Dhoma e Rrëfimit, ndërsa kthen kokën pas dhe mbyll derën, ku brenda ndodhet një vajzë.

Megjithatë, për shkak të këndit të kufizuar të kamerës, nuk është e qartë se kush është ajo.

Kjo ka sjellë aludime të shumta nga ndjekësit, ku disa pretendojnë se mund të jetë një psikologe e Big Brother VIP, ndërsa të tjerë kanë ngritur teori të ndryshme mbi këtë takim misterioz.

Zarf në BBVIP4! Vëllai i Madh i jep një mision të madh Rizartës!

Sot banorët kanë zgjedhur liderin e shtëpisë. Përmes një zarfi të bardhë, ata u lajmëruan se do të votonin për lider dhe në garë ishte grupi që u përzgjodh nga Top Albania Radio.

“Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani.

Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që lexoi Ola.

Rizarta u zgjodh si lidere e kësaj jave dhe direkt nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë. Ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë, e se cfarë do jetë, do zbulohet gjatë Prime-it.

Stresi tregon se e përkrahin familjarisht Gjestin: Nëna ime qan për të

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi ka qenë i ftuar së fundmi në programin “E Diell”, ku pati një debat të ashpër me opinionisten Xheneta Fetahu.

Shkak për këtë u bë mbështetja e Stresit ndaj banorit të Big Brother VIP, Gjesti, duke i dërguar edhe drone vazhdimisht. Xheneta e pyeti për arsyet e kësaj mbështetjeje, ndërsa Stresi u shpreh se nuk ka nevojë për vëmendje, pasi është në skenë prej vitesh.

Ai tha se veprimi i tij është kryesisht për shkak të nënës së tij, e cila mbështet Gjesti dhe preket nga situata e tij në reality show.

“Në radhë të parë, po e bëj edhe nga nëna ime që qan dhe thotë ‘shiko çfarë po i bëjnë djalit’. Është dëshira e nënës time. E gjithë familja ime bën tifo”, deklaroi ai.

Pas kësaj, Stresi iu drejtua Xhenetës duke i kërkuar llogari se përse dëshiron të merret me të, kur më parë kishte deklaruar se nuk do fliste më për këtë temë.

Xhensila Myrtezaj i bashkohet Berishës, performon gjatë takimit me emigrantët

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka performuar gjatë takimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha me emigrantët në Milano.

Ajo ka dhuruar performancë të mrekullueshme për shqiptarët që jetojnë në Itali.
Kjo tregon se artistja shumë e dashur për publikun shqiptar i është bashkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Veç Xhensila Myrtezajt, në podiumin ku mbajti fjalën edhe Berisha, ishte edhe këngëtari Shkumbin Ismaili.

Ia kaloi pronat babait 4 ditë para celebrimit, tashmë nuk ka asgjë edhe pse pret fëmijën e tretë

Aksidenti i vitit 2002 në Greqi kur ishte vetëm 22 vjeç, e la Arbenin në një karrige me rrota. Njëkohësisht, shteti fqinj e dëmshpërbleu me një shumë të konsiderueshme prej 700 mijë eurosh dhe një pension mujor.

Me këto para, prindërit mbuluan shpenzimet e spitalit, kujdesin për Arbenin dhe arritën të blinin dy apartamente në Tiranë pranë e pranë, 2+1 dhe 1+1. Siç tregon Arbeni në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, në të parin jetonte motra me familjen e saj dhe në tjetrin Arbeni e prindërit.

Në vitin 2012, Arbeni njihet me Lilianën e cila thekson se nuk dinte asgjë për paratë, por zgjodhi që të kalonte jetën me të. Ata kanë dy fëmijë dhe presin që të vijë i treti pasi Liliana është sërish shtatzënë.

Edhe pse të blera me paratë e tij, Arbeni nuk zotëron asnjë prej këtyre apartamenteve apo parave të dëmshpërblimit. Kjo e ka çuar në konflikt me Lilianën që thotë se nuk e pret më.

Eni Çobani: Në vitin 2013 u martuat direkt apo…

Liliana: Në 2016-ën është bërë celebrimi sepse e kam kërkuar unë të bëhet celebrimi. Ky, një muaj para se të bëhet celebrimi…

Arben: Nuk e kam bërë unë!

Liliana: Ka bashkëpunuar me të atin për të kaluar pronën në emër…

Arben: Prit pak! Nuk e kam bërë unë!

Liliana: Ore, ti e ke bërë se ti e ke dhënë atë deklaratë, s’e kam dhënë unë!

Arben: E kam dhënë, nuk e mohoj se e kam dhënë!

Liliana: Ku i ke sot more? Më lër rehat!

Arben: Atë dua të zgjidh edhe unë, por qëndromë në krah!

Liliana: Ore zotëri ke që në 2016-ën ti me këtë muhabet akoma? Nuk të pres më!

Sipas pretendimit të Lilianës, Arbeni ka bërë një deklaratë që çdo pasuri e tij t’i kalojë babait, Enverit pikërisht para celebrimit. Këtë e konfirmojnë edhe dokumentet: celebrimi është realizuar 4 ditë pas deklaratës.

Eni Çobani: Në 2015-ën keni nisur një vetëdeklarim për të bërë legalizimin e kësaj banese dhe çudia, sikundër thotë Liliana me të drejtë, pikërisht në datën 30.03.2016, ke vajtur përpara noteres Anila Çelaj dhe ke bërë një deklaratë noteriale. Tani të thuash që unë nuk e di se çfarë bëra, kjo është e tepërt sepse ti tani di të lexosh, di të kuptosh, ke jetuar në Greqi, pra ka shumë elementë këtu dhe ti me ndërgjegje ke shkuar dhe ke thënë: “Deklaroj dhe paraqes këtë deklaratë për procedurat e legalizimit përpara Agjencisë së Aluizmit për dy apartamente dhe dy garazhe, prona të cilësuara më lart, jam dakord të regjistrohen në emër të babait, Enver Palushi”. E ke dhënë ti zotëri.

Arben: E kam dhënë!

Eni Çobani: Tani, ku është çudia tjetër, e fundit? Janë celebruar më 04.04.2016, 4 ditë pasi është bërë kjo deklaratë.

Liliana: Pse e bëre? Nga kush kishe frikë? Nga kush kishe frikë, prej meje?

Gjykata e Lartë jep 3 shekuj burg për “grupin e zjarrit” të Lazaratit! Albion Aliko dhe Bajram Boçi u lanë në burg përjetë për sulmin ndaj RENEA-s në vitin 2015

Gjykata e Lartë ka dhënë vendim në lidhje me pjesëtarët e skuadrës së zjarrit në Lazarat, akt i ndodhur një dekadë më parë.

Dosja e grupit që qëlluan me armë kundër forcave speciale do të përfundonte në këtë shkallë gjykimi pasi të pandehurit të dënuar bënë rekurs për shkak të masave të rënda të dënimit që ishin dhënë në shkallët e tjera. Dy prej anëtarëve të grupit sërish janë lënë në burg përjetë ndërsa ata që kanë mundur të përfitojnë ulje dënimi kanë qenë të pandehurit që aso kohe ishin në moshë të mitur.

Në fakt, ngjarja aso kohe bëri bujë të madhe, për shkak se një oficer i Forcave Speciale të RENEA-s, i cili sapo kishte lënë forcat e Armatosura të Ushtrisë për t‘iu bashkëngjitur RENEA-s humbi jetën. U tha se një grup personash iu zunë pritë makina të policisë teksa tentonin të hynin në Lazarat.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin e saj për rekursin e 11 të pandehurve të çështjes së përfunduar në Apelin e Krimeve të Rënda më 20 nëntor 2018 dhe të ankimuar në shkallën e tretë. Albion Aliko dhe Bajram Boçi mësohet se do të vuajnë dënim me burgim të përjetshëm për sulmin ndaj Forcave Speciale RENEA më 2015, ku u vra efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet, ndërsa uli dënimet për dy të akuzuar të tjerë, duke marrë parasysh ligjin për të miturit. Vendimi është marrë më 27 shkurt. Ndërkohë 5 të dënuar të tjerë do të rigjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që lidhen me fashikullin e dytë të dosjes. Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar dënimin ndaj Albion Alikos dhe Bajram Boçit, të akuzuar si anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat, që sulmoi forcat speciale RENEA gjatë një operacioni ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015. Shkalla e tretë e gjyqësorit ka ndryshuar dënimet vetëm për Alban Alikon dhe Elson Kasmën, që po ashtu ishin të përfshirë në ngjarje, sipas akuzës, duke dhënë 12 vite izolim. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë përcaktoi se ata do të vuajnë nga 12 vite burg, dhe jo nga 20 dhe 18 vjet heqje lirie që ishin dënuar me parë. Rreth dy muaj më parë, po kjo gjykatë ka vendosur të rigjykojë atë që njihet si dosja e parë Lazarati, ku nën akuzë janë Arbjon Aliko, Gërgu dhe Enrik Skënderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimi.

Këta persona u dënuan me 52 vite burg në total, por Gjykata e Lartë ka gjetur shkelje procedurale në vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit dhe në zbardhje e tij. SULMI Në mesnatën e datës 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën operacion në zonën e Lazaratit, pasi po qëllohej me armë nga qendra e fshatit. Në momentin që furgoni po afrohej drejt zonës së zjarrit, ndaj tij është qëlluar me armë nga një largësi rreth 200 metra, pasi grupi kishte ngritur një pritë të organizuar. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Më pas procedimi u nda në dy grupe, ku tashmë të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’ i Lazaratit, u njohën me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë, plagosjen e dy të tjerëve dhe armëmbajtjen pa leje.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

1-Albion Aliko – burgim i përjetshëm

2- Bajram Boci – burgim i përjetshëm

3- Alban Aliko -12 vite burg

4-Elvis Boci -35 vite burg

5-Elson Kasma -12 vite burg

6-Xhulio Malo -10 vjet burg

7-Klodian Selimi -13 vjet burg

8-Oltion Proko -9 vite burg

9-Dervish Gaba -15 vite burg

10-Luan Hija -15 vite burg

11-Iljaz Xhaferri -15 vite burg

/Gazeta Panorama