Automjeti ra nga një lartësi mbi 120 metra, υde. sin 12 persona, ρΙαgosen disa të tjerë

Një aksident tragjik është regjistruar në Meksikë. Si pasojë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Automjeti me 16 pasagjerë ka rënë nga një greminë në një lartësi prej më shumë se 120 metrash, shkruajnë mediat e huaja.

Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Meksikë, për shkak të gjendjes së keqe të rrjetit rrugor dhe numrit të madh të automjeteve, si dhe shoferëve me shpejtësi.