PAMJET / Rama inspekton “Lungomare 3” dhe gjen “Babalen në Vlorë: Ky është origjinali, jo nga ata të kënetës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e Lungomare 3, vazhdimi i shëtitores së Vlorës që kalon buzë detit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i qytetit dhe përfaqësues të firmave që kryejnë punimet, Rama tha se shëtitorja e Vlorës do të vijojë deri në Orikum.

Ai u ndal në një restorant buzë detit me emrin “Babale”, e prej aty nuk kurseu as ironinë me opozitën. “Ky është Babalja origjinal, jo nga ata të kënetës”, u shpreh Rama.

Së bashku me pedonalen, Rama tha se po hapet edhe traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.

Aksident në Tiranë, shoferi përplas 17-vjeçarin në mes të rrugës!

Një 17-vjeçar është aksidentuar në Tiranë, pranë rrugës “Hekuran Deda”. Mësohet se drejtuesi S.K., ka përplasur të miturin i cili po ashtu drejtonte një motomjet pa leje.

“S. K., 61 vjeç, pasi në rrugën “Hekuran Deda” është përplasur me motomjetin me drejtues një të mitur 17 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçari pasi drejtonte motomjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

E rëndë! 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë

Një 17-vjeçare në Lezhë ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Mësohet se e mitura është transportuar me urgjendë në spitalin e Traumës, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Spitali rajonal Lezhë ka njoftuar Sallën Operative se është paraqitur për ndihmë mjekësore një 17 vjeçare e cila dyshohet se kishte pirë fotoksinë. 17-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Këmbimi valutor për sot, euro shënon sërish rënie! Çfarë po ndodh me monedhat e tjera!

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 23 mars 2025, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel, 23 mars 2025

DASHI

Mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Është një kohë e mirë për të nisur projekte që kërkojnë iniciativë dhe vendosmëri. Në dashuri pasioni juaj do të vlerësohet nga partneri juaj.

DEMI

Dita favorizon reflektimin dhe planifikimin. Merrni kohë për të vlerësuar prioritetet tuaja dhe për të vendosur objektiva realiste. Në planin sentimental, durimi do të jetë çelësi për zgjidhjen e çdo keqkuptimi.

BINJAKËT

Kurioziteti dhe dëshira juaj për të komunikuar do të jenë në plan të parë sot. Është një kohë ideale për të bërë miq të rinj ose bashkëpunime profesionale. Në dashuri, ndarja e mendimeve tuaja do të forcojë lidhjen me partnerin.

GAFORRJA

Mund të ndiheni më emocional se zakonisht, por kjo do t’ju lejojë të kuptoni më mirë nevojat tuaja të brendshme. Në punë, mbështetuni tek intuita për të marrë vendime të rëndësishme. Në dashuri, shfaqja e dobësisë mund t’ju afrojë më shumë me partnerin.

LUANI

Krijimtaria juaj do të jetë në kulmin e saj sot. Përdoreni këtë energji për t’u shprehur përmes artit ose për të krijuar ide novatore në punë. Në sferën sentimentale, surpriza e partnerit me gjeste të papritura do të forcojë bashkëfajësinë tuaj.

VIRGJËRESHA

Dielli del nga kundërshtimi me shenjën tuaj, duke reduktuar tensionin dhe angazhimin e kërkuar në muajin e fundit. Mund të relaksoheni dhe të vlerësoni situatën, si në marrëdhëniet tuaja personale ashtu edhe në ato profesionale. Sot gëzoni një privilegj të veçantë në punë, fati është me ju.

PESHORJA

Vendosmëria juaj do t’ju çojë të kapërceni pengesat që dukeshin të pakapërcyeshme. Është kohë e mirë për të trajtuar situata komplekse dhe për të gjetur zgjidhje efektive. Në sferën sentimentale pasioni juaj do jetë ngjitës.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 23 mars 2025), mund të ndiheni më emocionues se zakonisht, por kjo do t’ju lejojë të kuptoni më mirë nevojat tuaja të brendshme. Në punë, mbështetuni tek intuita juaj për të marrë vendime të rëndësishme. Në dashuri, shfaqja e dobësisë mund t’ju afrojë më shumë me partnerin.

SHIGJETARI

Mund të ndiheni të tërhequr nga njohuritë dhe kulturat e reja. Është një kohë ideale për të planifikuar udhëtime ose për t’u thelluar në studime për të cilat jeni të apasionuar. Në dashuri, mendjehapuri do ta pasurojë marrëdhënien.

BRICJAPI

Disiplina dhe përkushtimi juaj në punë do të njihet. Mos hezitoni të bëni një pushim për të rimbushur bateritë. Në sferën sentimentale, vlerësimi për partnerin do të forcojë lidhjen tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 23 mars 2025), origjinaliteti juaj do të vlerësohet në fushën profesionale. Sot është koha për të propozuar ide novatore dhe për të dalë nga modelet tradicionale. Në dashuri, spontaniteti do të sjellë freski në marrëdhënie.

PESHQIT

Dashamirësia e yjeve do të jetë pothuajse totale sot, ndaj përgatituni të përjetoni një ditë me frekuencë. Dielli në shenjën tuaj do t’ju sigurojë të gjithë energjinë fizike që ju nevojitet.

Berisha: Do të nis së shpejti kërkesën dhe lobimin për heqjen “non grata”. E vërteta për udhëtimin në SHBA?

I pyetur në emisionin “Kjo Javë”, Berisha konfirmoi se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane.

Megjithatë, ish-kryeministri shton se së shpejti do të ndërmarrë nismën për të shfuqizuar vendimin e Antony Blinken që i ndalon atij hyrjen në territorin e SHBA.

“Unë nuk e kam nisur lobimin akoma sepse kam pritur që të ndodhin ndryshimet e nisura në administratën e SHBA, ka procedurat e veta atje. Unë kam deklaruar se do të nis kërkesën për lobimin, me qëllim heqjen, sapo administrata të jetë vendosur në punë”, u shpreh Berisha, shkurtimisht.

Berisha përgënjeshtroi lajmet për një udhëtim drejt SHBA, ai tha se nuk ka asgjë të re në këtë moment.

“Nuk ka asnjë të vërtetë për momentin. Se çfarë ndodh në të ardhmen mbetet për t’u parë, por për momentin në agjendën time nuk është”, tha ai.

(BalkanWeb)

Licencohen 138 fshatra për kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, ja vendet ku do të lejohet (VIDEO)

Në Shqipëri do të jenë 138 fshatra, në shtatë qarqe të vendit që janë licencuar për kultivimin e kanabisit mjekësor. Me 6 mars 2025, këshilli i ministrave miratoi zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale.

Vendin e parë e mban Gjirokatra me 53 fshatra, ndërsa pasohet nga Kukësi me 23 fshtatra, Shkodra me 17 të tillë, në Vlorë janë licencuar 15 fshatra ku do të kultivimi i kanabisit. Ndërsa Fieri ka numrin më të vogël të fshatrave të licencuar plot 4 të tillë.

https://youtube.com/watch?v=XrUCMl_o-w8%3Ffeature%3Doembed

Më parë qeveria ka miratuar edhe standardet për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore.

Standardet për kultimin e cannabis-it parashikojnë që zonat e kultivimit nuk duhet të jenë brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, zonave ushtarake dhe atyre që janë të të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.

Largësia e këtyre parceleva duhet të jetë të paktën 3 km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë, si dhe nga zonat ushtarake. Shqipëria e miratoi ligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor në 2023 dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, pritet të nisë nga puna për të licencuar kompanitë që do të shfaqin interes për këtë biznes.

Vec eksperiencës, kompanitë duhet të investojnë minimalisht 10 milionë euro dhe duhet të sigurojnë kontrata eksporti për jashtë vendit, pasi kanabisi mjekësor është i destinuar vetëm për eksport.

(BalkanWeb)

Dalin pamjet/ S.herr me t hika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gje ndje kritike

Një sherr i përgjakshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur pasditen e së premtes në Evosmos të Selanikut.

Ata kanë goditur me thikë njëri-tjetrin, ndërsa gjendja e njërit prej tyre raportohet kritike.

Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shqiptarë të moshës 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri mes tyre.

Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendit ku ndodhej njëri prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë policie.

26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë.

Arkeologët thonë se kanë zbuluar një “qytet të madh” poshtë Piramidave të Gizës, por ekspertët ngrenë dyshime

Një teori e re e arkeologëve po trondit botën. Një grup studiuesish nga Italia dhe Skocia pretendojnë se kanë zbuluar një qytet të madh nëntokësor, i cili shtrihet poshtë Piramidave të Gizës dhe mendohet se mund të jetë më i madh se sa vetë sipërfaqja e piramidave.

Sipas informacioneve të mediave të huaja, mendohet që “zbulimi” të jetë bërë në sajë të pajisjeve teknologjike të sofistikuara.

Një deklaratë për shtyp i përshkroi gjetjet si ‘novator’ dhe nëse janë të vërteta mund të rishkruajnë historinë e Egjiptit të lashtë. Teknika e re e radarit, e cila është përdorur për studimin funksionon duke kombinuar të dhënat e radarit satelitor me dridhjet e vogla nga lëvizjet sizmike që ndodhin në mënyrë natyrale, për të ndërtuar imazhe 3D të asaj që shtrihet nën sipërfaqen e tokës, pa bërë asnjë gërmim fizik.

Arkeologët thonë se kanë zbuluar një “qytet të

Megjithatë, disa ekspertë të pavarur kanë ngritur shqetësime serioze në lidhje me studimin. Një ekspert i radarëve në Universitetin e Denverit, i cili fokusohet tek zbulimet arkeologjike tha për “Daily Mail” se teknologjia nuk mund të depërtojë aq thellë në tokë, duke e bërë idenë e një qyteti nëntokësor ‘një ekzagjerim të madh’.

Ai shprehet se është e imagjinueshme se ka struktura të vogla, të tilla si boshte dhe dhoma, poshtë piramidave që ekzistonin përpara se të ndërtoheshin, sepse vendi ishte ‘i veçantë për njerëzit e lashtë’. Sipas tij se e vetmja mënyrë për të vërtetuar nëse zbulimet janë të vërteta do të ishin gërmimet.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë të ditur se kërkimet e grupit të arkeologëve do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2025, duke hedhur dritë mbi atë që “fshihet” poshtë Piramidave të Gizës.