Horoskopi i detajuar për muajin prill 2025 për çdo shenjë të zodiakut: Këto shenja do jenë në qendër të vëmendjes

Dashi

Ky muaj do të sjellë një shpërthim të ri energjie për ty, ndaj është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Ana jote udhëheqëse do të jetë shumë e theksuar, gjë që do të të ndihmojë të marrësh situatat në kontroll. Përqendrohu te vetja – ke nevojë për përmirësime, qoftë në rutinën e fitnesit apo në zhvillimin e aftësive të reja. Kujdes, mos e kalo kufirin mes vetëbesimit dhe agresivitetit. Përdore këtë energji për të nisur nisma të duhura, dhe do të shohësh që të tjerët do të frymëzohen prej teje. Ky është momenti yt, Dash – mos e lër të të ikë!

Demi

Ky është momenti i duhur për të hyrë më thellë në mendimet e tua, për të eksploruar ëndrrat dhe për t’u përballur me frikërat apo ankthin që të ka penguar deri tani. Do të ndjesh një nevojë të fortë për t’u tërhequr dhe për t’u çlodhur – ndiqe këtë ndjenjë. Merr pak kohë për veten, për të zbuluar anën tënde të brendshme. Meditimi ose lidhja me natyrën do të jenë shumë të dobishme në këtë periudhë. Është gjithashtu një moment i mirë për të mbyllur kapituj të vjetër dhe për të shëruar plagë të së kaluarës. Deri në fund të muajit, syno të dalësh më i rigjallëruar, gati për të përballuar botën me një mendje të qartë dhe një zemër të lehtësuar.

Binjakët

Binjakë, ky muaj të fton të përqendrohesh te marrëdhëniet sociale dhe angazhimi në komunitet. Është koha e duhur për të zgjeruar rrethin tënd shoqëror – lidhu me njerëz me interesa të përbashkëta ose me kauza që të frymëzojnë. Ky është një moment i mirë për të krijuar lidhje të rëndësishme me njerëz që mund të luajnë një rol të madh në të ardhmen tënde. Bashkëpunimi dhe puna në ekip do të jenë çelësi i suksesit – idetë e tua mund të marrin hov përmes përpjekjeve të përbashkëta. Gjithashtu, merr kohë për të rishikuar objektivat e tua dhe për t’i përshtatur ato me marrëdhëniet që ke.

Gaforrja

Karriera dhe imazhi yt publik janë në qendër të vëmendjes këtë muaj. Tani ke mundësi të rritesh dhe të njihesh për aftësitë e tua, ndaj shfrytëzo çdo rast për të treguar përkushtimin tënd. Ky është momenti ideal për të reflektuar mbi synimet afatgjata të karrierës ose për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt tyre. Figura të rëndësishme dhe mentorët mund të luajnë një rol të madh në këtë periudhë, ndaj është e rëndësishme të jesh i hapur ndaj këshillave. Po ashtu, do të ndjesh nevojën për të kuptuar nëse karriera jote është në përputhje me vlerat e tua personale – të qenit i vërtetë do të të ndihmojë shumë.

Luani

Luan, këtë muaj do të ndjesh një shpirt aventuresk dhe një dëshirë të fortë për të mësuar. Do të të ndihmojë shumë të zgjerosh horizontet përmes udhëtimeve, edukimit ose eksplorimit të filozofive të reja të jetës. Ky është momenti i duhur për të dalë nga rutina e zakonshme dhe për të provuar diçka të re. Mund të regjistrohesh në një kurs që të intrigon ose të planifikosh një udhëtim në një vend që ke ëndërruar gjithmonë ta vizitosh. Dëshira jote për njohuri jo vetëm që do të të çojë drejt rritjes personale, por edhe do të të hapë dyer të reja në jetën dhe karrierën tënde.

Virgjëresha

Virgjëreshë, ky muaj shënon një periudhë ndryshimesh dhe reflektimesh të thella. Do të përballesh me disa nga temat më të rëndësishme të transformimit në jetën tënde, si marrëdhëniet intime, financat e përbashkëta dhe zhvillimi personal. Mund të të duhet të menaxhosh financat e partnerit ose të marrësh vendime të rëndësishme në këtë aspekt. Është një periudhë e mirë për vetë-analizë dhe rifreskim shpirtëror. Reflekto mbi zakonet ose frikërat që duhet të lësh pas për të ecur përpara. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u shëruar dhe për të shfrytëzuar energjinë e transformimit për të bërë hapa të rëndësishëm drejt rritjes personale.

Peshorja

Peshore, këtë muaj marrëdhëniet dhe partneritetet do të jenë në qendër të vëmendjes. Aftësia jote për të krijuar lidhje të forta, qoftë në biznes apo në jetën personale, do të jetë e theksuar. Ky është momenti ideal për të forcuar lidhjet ekzistuese dhe për të krijuar të reja. Komunikimi do të luajë një rol kyç – ji i hapur, i sinqertë dhe përpiqu të gjesh ekuilibrin për harmoni të ndërsjellë. Para se të shprehësh nevojat e tua, përpiqu të kuptosh të tjerët dhe pritshmëritë e tyre. Gjithashtu, çështjet ligjore ose kontraktuale mund të kërkojnë vëmendje, ndaj vepro me kujdes dhe përpikmëri.

Akrepi

Ky muaj është koha më e mirë për të reflektuar dhe për të ndryshuar zakonet në mënyrë që të jenë më të shëndetshme dhe produktive. Ndryshimi i dietës, vendosja e një rutine ushtrimesh apo edhe organizimi i hapësirës së punës mund të duken të vogla, por kanë një ndikim të madh në mirëqenien tënde. Do të kesh mundësi të rrisësh efikasitetin dhe të zhvillosh aftësi të reja. Kujdesu për detyrat dhe shëndetin tënd. Sa më shumë disiplinë të praktikosh, aq më shumë do të arrish suksese si në aspektin fizik ashtu edhe në produktivitetin e punës.

Shigjetari

Është koha për të shprehur veten dhe për t’u marrë me ato aktivitete që të bëjnë të ndihesh mirë. Arti, romanca apo thjesht një periudhë çlodhjeje – lëre veten të lirë dhe shijo gëzimet e jetës. Ky muaj është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për dashurinë, qoftë një lidhje e re emocionuese apo rizgjimi i një romance të vjetër. Merre seriozisht çfarë të frymëzon ose provo një hobi të ri krijues. Kjo është gjithashtu një periudhë e mirë për të kaluar momente të bukura me fëmijët ose për t’u kënaqur me aktivitete që të kthejnë në fëmijërinë tënde. Shijo këtë fazë të gëzueshme, Shigjetar, sepse sa më i lirë dhe i lumtur të ndihesh, aq më shumë momente të bukura do të tërheqësh në jetën tënde!

Bricjapi

Këtë muaj, vëmendja zhvendoset te shtëpia dhe familja – te ajo pjesë e jetës tënde që ka nevojë për kujdes dhe ngrohtësi. Do të kesh mundësinë të forcosh lidhjet me të afërmit dhe të zgjidhësh çështje shtëpiake. Mundohu ta bësh hapësirën tënde më të rehatshme dhe më të sigurt, sepse kjo do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien tënde të përgjithshme. Gjithashtu, ky është një moment i mirë për të reflektuar mbi rrënjët dhe historinë tënde familjare, si dhe mbi sigurinë emocionale që vjen prej tyre. Nëse ka çështje të pazgjidhura brenda familjes, ky muaj mund të sjellë një qartësi të re për t’i adresuar ato.

Ujori

Ujor, komunikimi do të jetë arma jote më e fortë këtë muaj! Do të kesh shumë ndërveprime – nga bisedat e zakonshme e deri te temat më të thella me miq, fqinjë apo të afërm. Ky është një moment i shkëlqyer për të mësuar gjëra të reja, për të dhënë mësime apo për të ndarë njohuritë e tua me të tjerët. Mos hezito të marrësh pjesë në diskutime apo të ndërmarrësh një udhëtim të shkurtër për të rifreskuar mendjen dhe për t’u lidhur me njerëz të rinj. Do të ndihesh i tërhequr nga hobi të reja ose nga aftësi që të ndihmojnë të kuptosh më mirë botën rreth teje. Gjithashtu, do të jetë një periudhë shumë e favorshme për të shkruar, për të folur publikisht ose për çdo formë tjetër të komunikimit të mendimeve të tua.

Peshqit

Ky muaj do të ketë në qendër të vëmendjes financat dhe vlerat personale. Do të jetë një periudhë e mirë për të menduar mbi burimet e tua – të ardhurat, kursimet dhe asetet që të japin siguri dhe rehati. Ky është momenti ideal për të organizuar buxhetin dhe për të planifikuar me kujdes të ardhmen financiare, duke u siguruar që të jetë në përputhje me nevojat dhe synimet e tua. Mund të lindin mundësi për të gjetur burime të reja të ardhurash ose për të menaxhuar më mirë ato që ke. Po ashtu, është një kohë e mirë për të reflektuar mbi atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ty – jo vetëm në aspektin material, por edhe në atë shpirtëror dhe emocional. Kultivo ndjenjën e mirënjohjes për atë që ke dhe përpiqu të krijosh një marrëdhënie më të qëndrueshme me pasuritë e tua.

“Kokë më kokë me Eglin…”/ Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj

Prindërit e Gjestit kanë dhënë një intervistë për “Fan Club” menjëherë pas takimit që patën me banorin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Babai i Gjestit ka komentuar debatet e djalit të tij me G-Banin dhe Jozin, ku që të dy dolën me Zarf të Zi nga gara e BBV 4.

Por jo vetëm kaq, pasi ata u pyetën edhe në lidhje me raportin e Gjestit me Eglin, ku shprehën respekt për banoren dhe familjen e saj.

“E gjitha varet nga ata të dy, ne prindërit çfarëdo që të ndodhë e përkrahim”, tha babai i Gjestit kur u pyet nëse mund të ketë një romance mes tyre.

Pjesë nga intervista:

Në raport me Eglin çfarë mund të na thoni dy fjalë?

Babai: E falenderojmë shumë dhe respekte për familjen e Eglit, edhe për çdo gjë që kërkoi falje Gjesti, kërkojmë edhe ne Eglit dhe familjes së saj. Nuk kemi qejf në asnjë moment me vendos në pozitë të keqe, kemi qejf me e parë sa më të lumtur dhe suksese gjithë jetën.

A mendoni se do lindë një romance mes tyre?

Mami: Se di

Babai: E gjitha varet nga ata të dy, ne prindërit çfarëdo që të ndodhë e përkrahim.

Sipas jush, kush është kundërshtari/ja e tij më e fortë në lojë?

Babai: Nuk e di, të gjithë janë të fortë, nuk mund të bëj dallime.

Po nëse Gjesti del kokë më kokë me Eglin në finale?

Babai: Kokë më kokë kam qejf o me fituar të dy, ose me dale të dy.

SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan.

Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.

Aksioni nisi që në në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli.

Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.

SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.

Shpërthimi në katin e 4-ët të pallatit në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.

U zunë për das hnor? Rezarta befason me fjalët për Rozanën (Video)

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pas përmendjes së një konflikti të vjetër mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës. Komentet nisën të vërshojnë online dhe videot e vjetra nisën të qarkullojnë si rrufe, por mesa duket, e vërteta është pak më ndryshe.

Rezarta Shkurta ka reaguar në mënyrë publike në rrjete sociale, duke hedhur dritë mbi atë që sipas saj ka ndodhur realisht mes saj dhe Rozanës. Ajo tregon se “konflikti” që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal mbi… pastat! Po, po, pastat me salcë apo me domate të freskëta.

Por ajo që ndezi më shumë kureshtjen ishte pikërisht pjesa që ka të bëjë me “dashurickat”, një temë që gjithmonë bën bujë në botën e showbizit. Në reagimin e saj, Rezarta mohon kategorikisht që përplasja e dytë me Rozanën në vitin 2012 të ketë pasur ndonjë lidhje me çështje dashurie apo partnerësh.

“Kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për ‘dashuricka’, siç është përfolur nëpër portale,” – shkruan ajo prerazi, duke iu referuar spekulimeve që kanë qarkulluar ndër vite.

Me pak fjalë, “dashurickat” nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e ekuacionit mes tyre – thjesht trillime për të krijuar pak drama e zhurmë në rrjet.

Rezarta e mbyll reagimin e saj me ton të matur, duke e bërë të qartë se sot nuk mban asnjë mëri, madje vlerëson ndryshimin pozitiv të Rozanës që po shfaqet në BBVA: “Në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë.”

Reagimi i plotë, në vijim. /Prive By Liberta Spahiu

Egli e lidhur jashtë shtëpisë së BBV? Kunati i saj zbulon marrëdhënien

Ditën e sotme në ’’Big Brother VIP Albania Fun Club 4”, në një bisedë telefonike ka qenë i ftuar kunati i Egli Takos, Xhulio Todhe.

Arsyeja e telefonatës së tij është për lajmet që qarkullojnë nga ish banori i asaj shtëpie, Gert Ferra i cili tha se artisja është e lidhur jashtë me një instruktor palestre.

Xhulio Todhe i hodhi poshtë këto lajme, ku u shpreh se banoren e ka shoqëruar ai në studiot e “Top Channel” dhe ajo nuk është në një lidhje me instruktorin e palestrës, Mario.

Ndër të tjera, ai shprehet se duhet pasur kujdes nga kush dalin këto lajme, duke ironziuar Gert Ferrën.

’’Eglin e kam shoqëruar vetëm unë në Top Channel, unë dhe motra e jemi familjarët e saj. Mua në Top Channel më njohin të gjithë, i mohoj të gjitha lajmet. Marion e kam shokë, edhe shokun ta bëjnë dashnorë”, u shpreh ai.

“Çme ndet” 35-vjeçari në Fier, ja çfarë i bëri kunatës dhe fëmijëve të saj

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë Fier

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.

Dalin pamjet e sherrit mes Rozanës dhe Rezarta Shkurtës (Video)

Mbrëmjen e djeshme në Prime-n e Big Brother VIP Albania 4, një debat ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t, pasi ky i fundit përmendi një ngjarje të ndodhur vite më parë, kur Rozana ishte pjesë e një tjetër spektakli dhe pati një përplasje fizike me Rezarta Shkurtën.

Kelly i tha Rozanës se kishte parë pamjet e sherrit të saj me Rezartën në rrjetet sociale, gjë që e revoltoi menjëherë këngëtaren.

Ajo e kundërshtoi ashpër, duke i thënë se ai e kishte gabim dhe se konflikti nuk kishte ndodhur brenda spektaklit, por jashtë tij.

Rozana sqaroi se sherri mes saj dhe Rezartës kishte shkuar deri në gjykatë, ku ajo u shpall e pafajshme. Përplasja mes dy ish-mikeshave ka qenë një nga temat më të përfolura të viteve të kaluara në showbiz-in shqiptar.

Ndërkohë, pas debatit të djeshëm, në rrjet kanë qarkulluar sërish pamjet e konfliktit të asokohe, duke ndezur diskutime të reja për ngjarjen që prej kohësh ishte lënë në harresë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpolitikashqiptaare%2Fvideos%2F1336455017595311%2F&show_text=false&width=267&t=0

Supernova mund të ketë fshirë jetën në tokë jo një herë, por dy herë

Jeta në Tokë është përballur me trazira të papritura, dramatike në të kaluarën e largët, por jo të gjitha janë kuptuar plotësisht. Ndërsa vullkanet dhe ndikimet e asteroideve shpesh marrin fajin, disa ngjarje zhdukjeje mbeten një mister.

Sipas 9News , studiuesit po hetojnë nëse këto shpërthime masive yjore mund të kenë ndryshuar në heshtje rrugën evolucionare të planetit, duke lëshuar rrezatim që riformoi atmosferën e Tokës dhe ndoshta zhduku ekosisteme të tëra.

Supernovat janë vdekjet shpërthyese të yjeve masive. Kur largohen, ato lëshojnë shpërthime intensive të rrezatimit kozmik të aftë për të depërtuar thellë në atmosferat planetare. Nëse një do të ndodhte mjaft afër Tokës – brenda rreth 65 vite dritë – mund të zhvesh shtresën e ozonit, mburojën e Tokës kundër rrezatimit ultravjollcë.

Shpërthimet e supernovës sjellin elementë të rëndë kimikë në mjedisin ndëryjor, të cilët më pas përdoren për të formuar yje dhe planetë të rinj, tha Alexis Quintana , autori kryesor i studimit.

Por nëse një planet, përfshirë Tokën, ndodhet shumë afër kësaj lloj ngjarjeje, kjo mund të ketë efekte shkatërruese.

Pa këtë mbrojtje, rrezet e diellit bëhen toksike. Rritet ekspozimi ndaj ultravjollcës , ekosistemet destabilizohen dhe mund të pasojë një efekt ftohës—ndoshta edhe akullnaja. Shkencëtarët tani besojnë se një ngjarje e tillë mund të ketë shkaktuar dy periudha të mëdha zhdukjeje, Devonianin e Vonë (~ 372 milionë vjet më parë) dhe Ordovicianin e Vonë (~ 445 milionë vjet më parë).

Nëse një yll masiv do të shpërthente si një supernova afër Tokës, rezultatet do të ishin shkatërruese për jetën në Tokë – tha Nick Wright , një astrofizikan në Universitetin Keele në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky studim sugjeron se kjo mund të ketë ndodhur tashmë.

Këto dy zhdukje kanë habitur prej kohësh studiuesit. Ngjarja Ordovician vrau rreth 85% të specieve detare, ndërsa Devoniani zhduku një gamë të gjerë bimësh dhe peshqish të hershëm. Asnjë shpjegim i vetëm – vullkanet, ndryshimi i nivelit të detit ose ndikimi i asteroidit – nuk llogarit plotësisht asnjërën.

Lidhja e tyre me ato zhdukje masive, veçanërisht me Ordovicianin e Vonë, është sepse një pasojë e sugjeruar e një shpërthimi të tillë afër Tokës do të ishte akullnaja, që ne e dimë se ndodhi atëherë,

shpjegoi Mike Benton , një profesor i paleontologjisë së vertebrorëve në Universitetin e Bristolit.

Pra, është një hipotezë e hapur, por nuk ka prova .

Teoria e re nuk pretendon se një supernova shkaktoi drejtpërdrejt zhdukjet. Në vend të kësaj, ai sugjeron një shkas të besueshëm që përputhet me kohën, bazuar në shkallën e llogaritur të supernovave lokale. Shkencëtarët vlerësojnë se Toka goditet nga shpërthime të tilla rrezatimi rreth një herë në 400 milionë vjet – pikërisht dritarja e kohës në të cilën ndodhën këto dy zhdukje.

Ndihmon me humbjen e peshës dhe rënien e flokëve, zbuloni benefitet e mëdha të kombinimit të kanellës dhe mjaltit
Do të doja të shihja një kalibrim të ngjarjeve të tilla historike për të treguar se njëra ndodhi në të njëjtën kohë me zhdukjen masive në fjalë – ne i kemi ato ngjarje gjeologjike të datuara mjaft mirë, por na duhet një mënyrë për të datuar shpërthimet e supernovave të së kaluarës së thellë – shtoi Benton.

Pra, si e dimë nëse një shpërthim ylli ka prekur Tokën miliona vjet më parë? Përgjigja mund të qëndrojë në elementët gjurmë si hekuri-60, një izotop radioaktiv i krijuar në supernova, por që rrallë gjendet natyrshëm në Tokë. Shkencëtarët po kërkojnë shtresat e lashta të sedimentit për këto gjurmë gishtash atomike.

Një e dhënë kryesore në një zhdukje të ndryshme – ajo që i dha fund dinosaurëve – erdhi nga një burim i papritur: iridiumi, një element tjetër kozmik. Prania e tij në shkëmbinj në mbarë botën ndihmoi në konfirmimin e teorisë së ndikimit të asteroidit. Hipoteza e supernovës ka nevojë për një “armë duhanpirëse”.

Ndërsa Toka nuk është nën kërcënim të menjëhershëm, disa yje masivë si Betelgeuse dhe Antares po vëzhgohen nga afër. Të dyja janë më shumë se 500 vite dritë larg, kështu që edhe nëse shpërthejnë, ndoshta janë mjaft larg për të shmangur dëmtimin.

Por ideja se Toka tashmë është prekur – dy herë – nga yjet që shpërthejnë i jep peshë të re cenueshmërisë së planetit tonë ndaj hapësirës së thellë. Ai gjithashtu riformulon vendin tonë në galaktikë: jo vetëm i formuar nga ajo që ndodh në Tokë, por nga ajo që ndodh vite dritë larg.

Supernovat janë thelbësore për jetën. Ata prodhojnë karbonin në qelizat tona, hekurin në gjakun tonë dhe kalciumin në kockat tona. Pa to, nuk do të kishte planetë, njerëz, as jetë siç e njohim ne.

Në moshën 108-vjeçare, kjo grua japoneze sapo është kurorëzuar si parukierja më e vjetër në botë
Megjithatë, të njëjtat shpërthime që krijojnë jetë mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për rivendosjen e saj. Nëse gjetjet e reja qëndrojnë, do të thotë se zhdukjet masive mund të mos vijnë gjithmonë nga Toka – por nga vetë universi.

Hapi tjetër? Kërkimi i shkëmbit të lashtë për gjurmët e gishtërinjve kozmikë dhe rishkrimi se si e kuptojmë jetën, vdekjen dhe rilindjen në planetin tonë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa mori pjesë në faljen e namazit në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Ai në një deklaratë për mediat vlerësoi vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke theksuar se ky shembull duhet që ndiqet nga e gjitha bota.

Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit.

Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

Një limuzinë që i përket ‘flotës’ së Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë.

Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte duke hipur në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Raportet tregojnë se shpërthimi i limuzinës mund të jetë gjithashtu një atentat.Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

https://twitter.com/i/status/1906066537368445191