Grabitje spektakolare në Itali/ Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Livornos në Itali, ku 2 automjete të blinduara që transportonin para u sulmuan nga një bandë e armatosur dhe u grabitën miliona euro.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rrugën shtetërore Aurelia, me drejtim jug, pas orës 18:00 të së premtes.

Po ashtu bëhet e ditur se dy automjete të blinduara nga kompania e sigurisë Battistolli ishin në dalje të tunelit San Carlo, në komunën e San Vincenzo. Ata u larguan nga selia e San Pietro-s në Palazzi, në Cecina, njëri i ngarkuar me para dhe tjetri bosh për të vepruar si eskortë. Ata po transportonin 4.5 milionë euro që përdoren për të paguar pensionet e zonës Grosseto, ku ishin drejtuar mjetet e blinduara.

Rruga në vendin e ngjarjes ngushtohet për shkak të një kantieri të hapur ndërtimi dhe trafiku vazhdon vetëm në një korsi. Kjo është gjëja dhe momenti i duhur për të ndërmarrë veprime. Dy furgonë të tjerë – të cilëve më vonë do t’u vihet flaka pas sulmit – bllokojnë dy mjetet e blinduara dhe të paktën gjashtë banditët me kapuç të veshur me të zeza dhe kallashnikovë, drejtojnë armët te pesë rojet e sigurisë në detyrë. Ata i detyrojnë të dalin dhe të largohen, më pas ata copëtojnë furgonin e blinduar të ngarkuar me para dhe ikin me tre makina që u ngjitën nga pas.

Këto janë momente terrori absolut, skena të ngjashme me filmat. Motoristët dhe kalimtarët e rastit, si dhe disa banorë që dolën në rrugë kur dëgjuan shpërthimin, e shikonin ngjarjen me mosbesim dhe frikë.

“Pa fjalë” është kryetari i bashkisë së San Vincenzos, Paolo Riccucci, i cili në mbrëmje komentoi në Facebook: “Imazhe që ne ende luftojmë t’i inkuadrojmë në rrafshet e realitetit.

Foto/ Ja si qëndron e vërteta e lidhjes së Eglit Takos me instruktorin e palestres!

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se Egli Tako është në një lidhje me Mario Olldashin, një instruktor palestre, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë partneri i saj jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Por në të vërtetë, Mario dhe Egli janë vetëm miq, dhe ai është thjesht instruktori i palestrës ku moderatorja stërvitet.

Aludimet për një romancë mes tyre nuk janë të reja, pasi një situatë e ngjashme ndodhi edhe pas ndarjes së Eglit me Olsi Bylykyn.

Asokohe, Egli reagoi ashpër ndaj këtyre lajmeve, duke shkruar: “Si dreqin jeni kaq të pangopur? Kaq të pacipë dhe të këqinj?”

Tërmeti në Tajlandë, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka!

Turistët në Tajlandë nuk mund t’u besonin syve të tyre pasi një tërmet i fuqishëm tronditi hotelin e tyre, duke shkaktuar valë të mëdha në një pishinë në çati. Një burrë britanik dëgjohet duke bërtitur “What the f**k” ndërsa ndjen tërmetin, shkruan Daily Mail.

Një tjetër video dramatike tregon një pishinë në majë të një apartamenti luksoz duke u tronditur nga tërmeti, ndërsa një familje e re e shikon me tmerr. Familja, që thuhet se janë turistë koreanë, strehohen në ambiente të mbyllura me fëmijën e tyre të vogël ndërsa uji përplaset me dritaret.

Ndryshe, shkalla e tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi Myanmarin dhe shkatërrimet që ai ka shkaktuar, janë zbuluar në pamjet tronditëse të katastrofës. Kanë qarkulluar video të shumta që tregojnë pishinat në majë të ndërtesave të larta në Bangkok duke u zbrazur ndërsa tërmeti hodhi ujin prej tyre.

Miliona njerëz nxituan të dilnin nga ndërtesat ndërsa tërmeti goditi kryeqytetin tajlandez, me pamje dramatike që shfaqnin vendasit dhe turistët e panikuar duke bërtitur ndërsa shtynin njëri-tjetrin.

https://x.com/i/flow/login?redirect_after_login=https%3A%2F%2Fx

“Para jush trëndafili i Athinës”, Laerti dhuron spektakël me kërcimin  para banorëve

Një festë e zakonshme në suitë u shndërrua në një spektakël të vërtetë falë energjisë dhe shpirtit të lirë të Laertit.

Vajzat kishin organizuar një festë pizhamesh, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e këndshme, kur në dhomë u bashkuan edhe Jozi, Laeri dhe Kelly, duke e bërë ambientin edhe më të gjallë.

Si gjithmonë, Laerti nuk mund të qëndronte indiferent ndaj një feste dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve. Me natyrën e tij spontane dhe të çlirët, ai nisi të kërcejë mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të banorëve të tjerë.

Teksa Vëllai i Madh vendosi një melodi më sensuale, Laerti e çoi performancën e tij edhe më tej duke zhveshur disa nga rrobat dhe duke e kthyer momentin në një shfaqje argëtuese.

Banorët nuk mundën t’i përmbanin të qeshurat, ndërsa ai vazhdonte të vallëzonte me lëvizje plot humor dhe karizëm.

Festës iu shtua edhe më shumë energji, dhe atmosfera në suitë u mbush me entuziazëm dhe hare.

Momenti i tij i veçantë jo vetëm që krijoi një kujtim të paharrueshëm për të gjithë, por tregoi edhe një herë shpirtin e tij të lirë dhe dëshirën për të argëtuar të tjerët.

Laerti edhe një herë dëshmoi se di të jetë në qendër të vëmendjes dhe të dhurojë spektakël në çdo situate.

Pse tërmeti në Mianmar ishte kaq i fuqishëm?! Ja paralajmërimi që kishin dhënë shkencëtarët kinezë!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin dhe Tajlandën këtë mëngjes, duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme katastrofike.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), numri i viktimave mund të variojë nga 10,000 deri në 100,000 persona.

Tërmeti u regjistrua pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, dhe u pasua 12 minuta më vonë nga një tjetër goditje me magnitudë 6.4. Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë tërmete të tjera në vijim.

Mianmari shtrihet mbi Sagaing Fault, një zonë tejet aktive sizmike, ku pllakat tektonike indiane lëvizin me shpejtësi 49 mm në vit. Kur këto pllaka ngecin dhe më pas çlirojnë energji të grumbulluar, krijohen tërmete të fuqishme si ky i sotmi.

Sipas USGS, tërmeti ndodhi në një thellësi prej vetëm 10 km, duke e bërë atë jashtëzakonisht shkatërrues për zonat e banuara. Goditja u ndje edhe në provincën Yunnan të Kinës, ku autoritetet kineze e matën me magnitudë 7.9.

Alarmi u lëshua edhe në Bangkok dhe qytete të tjera të Tajlandës rreth orës 13:30 me orën lokale.

Lëkundjet e forta shkaktuan panik, ndërsa ndërtesa dhe infrastruktura u dëmtuan rëndë.

Profesor Bill McGuire nga University College London tha se ky është ndoshta tërmeti më i madh në Mianmar në 75 vitet e fundit.

Pse tërmeti në Mianmar ishte kaq i fuqishëm dhe

Ai paralajmëroi për rrezikun e pasgoditjeve të shumta, të cilat mund të shembin ndërtesat e dëmtuara dhe të rrezikojnë ekipet e shpëtimit.

Një raport i shkencëtarëve kinezë muaj më parë paralajmëronte se zona qendrore e Sagaing Fault ishte “e bllokuar” për një kohë të gjatë, duke sugjeruar mundësinë e një tërmeti të madh. Fatkeqësisht, paralajmërimet u bënë realitet sot.

Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, ekspertët theksojnë se mungesa e sigurisë në ndërtime e ka bërë situatën edhe më të rëndë.

Ledri Vula, e shkuar e harruar! Sara Hoxha nis romancë të re pas ndarjes nga reperi, kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën blogeres

U bë gati 2 vite që jeta e saj private është kryefjalë e mediave. Gjithçka nisi kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula i dhanë fund raportit të tyre sentimental, pas disa vitesh së bashku dhe një fëmije që kanë. Që prej asaj dite, të shpeshta kanë qenë lajmet që vijnë nga blogerja, e cila vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë duket se një lajm nga jeta private e saj ka mbërritur. Bëhet me dije se kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.

Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre. Por ajo që dihet me siguri është fakti se Sara dhe djaloshi janë parë së bashku. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, blogerja pranoi se ishte ende e dashuruar me Ledrin, dhe se nuk ishte gati për një raport sentimental.

Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedh të mos e prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.

“A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”. Në një emision televiziv ku edhe ishte e ftuar, pak kohë më parë, Sara aludoi për një lidhje të re të sajën. Një moment në bisedën mes tyre, Sara la të nënkuptuar se mund të jetë në një lidhje të re dashurie.

Pyetjes nëse partnerin e ka brenda apo jashtë fushës (balerin), Sara iu përgjigj duke nënkuptuar se ai i përket fushës së kërcimit. Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë. Sakaq Ledri duket se po e shijon sërish dashurinë, këtë herë në krah të Rina Zaitit, një emër i njohur në Kosovë.

Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.

Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjesi Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.

Ndërsa ka folur për eksperiencën e tij si baba, Ledri ka treguar që me ish-partneren e tij Sarën ndan një raport miqësor “Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”, u shpreh këngëtari në rubrikën ‘Galeria’.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit. Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore. Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën bëri xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci.

Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA

Jeta e saj private ka qenë në qendër të mediave rozë. Pas kalvarit që kaloi me ish-të fejuarin Mërgim Berisha, Vesa u duk se rigjeti dashurinë. Pas akuzave që përfunduan edhe në Gjykatë, historia me futbollistin u mbyll, por Vesa nuk hoqi dorë nga futbollistët.

vesa vllasaliu mirlind daku

Dy muaj më parë raportuam për lidhjen e saj me Mirlind Dakun. Por mesa duket gjithçka u mbyll shumë shpejt. Dy javë më parë, modelja fluturoi për në New York, ku edhe u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale. E tashmë, është vetë Vesa që ka publikuar foto e përqafuar me një mashkull, duke preferuar që mos ta zbulojë imazhin e mashkullit që ka përkrah.

vesa

Nuk dihet se kush është djaloshi në fjalë, por ajo që dihet me siguri është fakti se tashmë modelja ka një lidhje të re. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shkruhet se është pikërisht ky raport i ri, që e ka larguar Vesën nga Mirlindi.

Vesa Vllasaliu

Deri më tani, vetë ish-banorja e “Big Brother” ka preferuar që mos të ketë asnjë prononcim në lidhje me këtë histori të re dashurie, duke preferuar që të shijojë gjithçka sa më larg zhurmës mediatike.

Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

Dy muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.

vesa vllasaliu mergim berisha

Advertisements

Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.

vesa vllasaliu edona berisha

Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”– ka shkruar Vesa krahas fotos.

vesa vllasaliu mergim berisha3

Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

vesa vllasaliu
vesa vllasaliu mergim berisha2

Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës

Historia e motrave Berisha dhe Klea Prengës është duke u trajtuar në dyert e Gjykatës. Javën që lamë pas, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën.

Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Por teksa telashet për motrat Berisha nuk kanë të përfunduar, Klea Prenga nuk i ndal postimet në rrjetet e saj sociale. Këtë herë blogerja kishte udhëtuar në Barcelonë.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se, në fakt, ajo ka nisur një lidhje të re dashurie, pas asaj që kishte me ish-partnerin e Marinelës dhe se tashmë historia e saj me dy motrat ka përfunduar, bashkë me lidhjen që kishte me biznesmenin, me të cilën Marinela ka një fëmijë.

Në postimet e saj, ajo është shfaqur gjithnjë e vetme, por fansat nuk kanë qëndruar indiferent, duke komentuar se, në fakt, në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga një mashkull. Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici në 16 tetor pasi më shumë se dy muajsh në kërkim. Gjatë seancës gjyqësore Marinela Berishaj kërkoi falje dhe mëshirë duke u shprehur se është nënë me një fëmijë 2 vjeç.

“Jam në një bashkëjetesë dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo. Para togave të zeza ajo është shprehur po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha Marinela Berishaj para gjykatës.

Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berishaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanë qenë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga. Antonela kërkoi ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.

Nuk ndalen fatkeqësitë për popullin e Mianmarit, pas tërmetit sulmohen nga dronët

Vazhdojnë sulmet ajrore në Mianmar edhe pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë.

Këshilli ushtarak ka vazhduar sulmet me dronë, duke përfshirë një në rajonin Sagaing, i cili ka parë dëme të mëdha dhe viktima nga tërmeti.

Sipas Forcave të Mbrojtjes Popullore të Komunës Chaung U, rreth orës 19:40 me orën lokale, fshati Nwe Khway në qytezën Chaung U, Sagaing, u bombardua dy herë.

Dy sulmet e tjera ishin në Ley Wah, në shtetin Kayin, pranë selisë së Unionit Kombëtar Karen dhe në Pyu në rajonin Bago.

Nuk ka ende informacion nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga këto sulme.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në mbi 1000.

Shokon Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet…

I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:

Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

Ai shtoi më pas se:

Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?

Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.

Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

Gerti: Po, po.

Atalanta: Ju e njihni?

Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.

Atalanta: Ju e njihni atë djalin?

Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.

Atalanta: Keni një emër?

Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.

Gerti më pas u shpreh se:

Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.