Diola Dosti nuk e fsheh më shtatzaninë, kjo fotografi tregon gjithçka

Prej disa kohësh përfolet se dietologia Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu mund të jenë në pritje të fëmijës të parë bashkë.

Mirëpo, këto zërat asnjëherë nuk janë konfirmuar ose mohuar nga ana e tyre. Një fotografi të postuar së fundmi, duket se “lajmi” i pakonfirmuar zyrtarisht mori dhenë.

Aty shihet Diola krahë Erolldit po mori vëmendje fustani i saj, i cili qëndron i fryrë tek pjesa e barkut. Se si qëndron e vërteta presim deri në reagimin e tyre.

Kanadaja i kundërpërgjigjet Trump me tarifa 25% ndaj importeve amerikane, Meksika i njofton të dielën

Kanadaja i është përgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump me të njëjtën monedhë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sot një taksë prej 25% për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë, që hyn në fuqi menjëherë.

Tarifat për 125 miliardë dollarë të tjerë në mallra amerikane do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, shtoi ai.

Presidentja e Meksikës tha se tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së do të njoftohen të dielën.

Në mesnatë, tarifat 25% për dy fqinjët e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, hynë në fuqi. Presidenti Trump vendosi gjithashtu një tarifë shtesë prej 10% për importet kineze, duke dyfishuar taksën prej 10% që ai kishte vendosur ndaj Pekinit në fillim të shkurtit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se lëvizjet agresive të presidentit Trump mund të shkaktojnë pasoja negative globalisht, duke përfshirë nxitjen e inflacionit që mund të dëmtojë konsumatorët.

Trag jike/ Po stërvitej, makina përplas për υdekje atleten shqiptare në Irlandë! Anila Muçaj nënë e dy fëmijëve

Atletja shqiptare Anila Muçaj ka ndërruar jetë të dielën (2 mars) në Tralee të Irlandës. 48-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, u përplas nga një makinë në kohën kur së bashku me dy mikeshat e saj ishin duke vrapuar (stërvitur) në një rrugë të ngushtë dhe të sheshtë, në zonën që të dërgon nga qyteti Tralee për në urën Blennerville.

Sipas raportimeve në mediet irlandeze, drejtuesi i mjetit ishte një 80-vjeçar i cili kishte shfaqur probleme mjekësore dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit. Zona ku ndodhi ngjarja është e njohur dhe përdoret për vrapim, çiklizëm dhe ecje.

Atletja Anila Muçaj u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në “Spitalin Universitar Kerry”, por pa mundur të mbijetonte nga goditja. Dy mikeshat e saj kanë lëndime, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi i mjetit u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kush ishte Anila Muçaj

Shqiptarja njihej në komunitetin e qytetit të saj si një atlete e apasionuar dhe vitet e fundit kishte marrë pjesë në disa Maratona. Klubi “Born to Run” reagoi me një një komunikim ngushëllues.

“Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën e vrapimit, mendimet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet”, thuhej në reagimin prekës.

Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy në takimin e mëngjesit të së hënës të Qarkut Komunal të Tralee tha se vdekja e Anilës në një mëngjes të bukur të së dielës ndërsa po vraponte ishte “një tronditje e madhe” për qytetin. ‘Anila ishte një vrapuese me përvojë dhe e përkushtuar ndaj bashkëshortit dhe dy fëmijëve’, u tha në takim.

U rrejtje ndaj Musk? I vihet flaka dyqanit me makina Tesla në Francë

Disa makina Tesla janë djegur në një sulm të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një dyqanmakinash në Francë.

Një hetim është hapur për incidentin pranë qytetit jugor të Toulouse, i cili la tetë automjete të djegura dhe katër të dëmtuara rëndë.

Sipas zyrës së prokurorit ka prova që flakët “nuk ka qenë aspak aksidentale”.

Philippe Guyot, kryebashkiaku i Plaisance-du-Touch, i tha AFP se zjarrfikësit përcaktuan shpejt se shkaku i zjarrit ishte kriminal, duke shtuar se ambientet e tregtimit nuk ishin shënjestruar.

Një numër veprimesh anti-Tesla kanë ndodhur në Evropë që nga afrimi i Elon Musk me Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mbështetja e tij ndaj partive evropiane të ekstremit të djathtë dhe sulmet ndaj diversitetit.

Në Gjermani, aktivistët e krahut të majtë projektuan një imazh gjigant të Musk duke bërë një gjest që është krahasuar me një përshëndetje naziste së bashku me fjalën “heil” në fabrikën e Tesla-s në Berlin.

Qendra e Gjermanisë për Bukurinë Politike dhe grupi në Mbretërinë e Bashkuar Led By Donkeys projektuan një foto të Musk me krahun e shtrirë, të cilën ai e bëri në një tubim të Trump në janar, në ndërtesën nëntë metra të lartë të mërkurën mbrëma.

Ata gjithashtu projektuan fjalët “heil” dhe “bojkot” krahas logos së Tesla-s, ku lexohej “heil Tesla” ose “bojkotoj Tesla”.

Aktivistët projektuan një video që tregon postimet e Musk në Twitter në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa për Gjermaninë.

Urrejtje ndaj Musk? I vihet flaka dyqanit me makina Tesla në Francë

Plas sh* rri në urbanet e Tiranës, gr. υshte e shk*Ιma mes pasagjerëve dhe fatorinos (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok, po bën xhiron e rrjetit, teksa në një nga autobusat e linjës së ‘Tiranës së Re’, është regjistruar një incident mes fatorinos dhe pasagjerëve.

Në video shfaqet fatorino duke u dhunuar nga pasagjerët, ku këta të fundit e godasin me shkelma edhe në momentin që ai është i rrëzuar, ndërsa edhe punonjësi i linjës së transportit publik i kundërpërgjigjet me grushte.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e dhunës, në një nga linjat më të mbingarkuara dhe më problematike.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që dhuna është e pranishme në urbanët e kësaj linje.

SHIKO VIDEON KËTU

“A do ta kalosh oqeanin?”/ Çfarë paralajmëron Rama? Kryeministri i Përgjigjet komentuesit: Sa herë të dua! Dua t’jua lë surprizë ty dhe…

Kryeministri Edi Rma ka nisur edhe sot komunikimin “Sy m’sy”, ku sot po zhvillohet nga Berlini, ku Rama ndodhet për Panairin e Turizmit.

“Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Të jesh i sigurt qe re kaloj sa herë të dua. Edhe mos u çudit kur ta shohësh që jo do ta kaloj, por… nuk po flas më shumë, sepse dua t’ju bëj një surprizë të këndshme ty dhe kënetës”, tha ai.

Çfarë nuk shkoi me Mentorin muajt e fundit? Flet gruaja e Unikkatilit! (Video)

Bota e të famshmëve shqiptarë u trondit dje.

Pasdite, u bë i ditur lajmi se Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil u gjet pa shenja jete në lagjen Arbëria në banesën ku jetonte.

Lajmi shokoi jo vetëm opinionin publik por edhe miqtë e tashmë të ndjerit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, lajmin e morën vesh përmes portaleve.

Shkaku i vdekjes është ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Çka dihet është se në vendin e ngjarjes janë gjetur substanca narkotike dhe armë zjarri.

Gruaja e Unikkatil është rrëfyer mbi vdekjen e papritur të Mentorit.

“Ti gjithmonë më falënderoje që solla në jetë Rronin, nipin tënd, personin që e doje më shumë nga të gjithë, sepse kështu vazhdimi i mbiemrit tënd ishte i siguruar”, tha ajo mes tjerash në prononcim.

Prive ka siguruar edhe detaje të reja kjo ngjarje e rëndë, të cilat mund t’i kuptoni përmes video materialit të mëposhtëm.

Von der Leyen njofton planin “Riarmatimi i Europës”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Europian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanive europiane të prodhimit të armëve.

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë europiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së.

“Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin Riarmatimi i Europës. Nuk ka asnjë dyshim se ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes forcës, që fillon me forcimin e vetes sonë”, tha ajo.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë.

Njoftimet për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, shkaktuan një rritje të aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve në Evropë.

Monedha europiane Euro u forcua, duke shënuar një rritje në tregun e këmbimit të valutave kundrejt dollarit, ndërsa investitorët u dyndën në tregun europian të aksioneve, ku një indeks i kompanive të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “.SXPARO” arriti nivele rekord.

Evropa është përballur me trysni për të shpenzuar më shumë për sigurinë e saj pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe nevoja për të vepruar është bërë urgjente, pasi europianët, përfshirë Ukrainën, janë lënë mënjanë në bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të dielën se palët në bisedime për të formuar qeverinë e re të Gjermanisë po shqyrtojnë krijimin e një fondi të mbrojtjes.

Në mesditë, aksionet në kompaninë më të madhe të mbrojtjes në rajon “BAE Systems” u rritën me rreth 15%, ndërsa ato të kompanisë gjermane “Hensoldt”, e cila prodhon sisteme elektronike për avionët luftarakë “Eurofighter”, u rritën me 22%, duke arritur në një nivel rekord.

Aksionet e prodhuesit të tankeve “Leopard 2”, “Rheinmetall” u rritën me 12%, ato të kompanisë italiane të mbrojtjes “Leonardo” me 11% dhe aksionet e kompanisë më të madhe europiane të teknologjisë së mbrojtjes “Thales” u rritën me rreth 13%.

Analistët e kompanisë “JPMorgan” thonë se ngjarjet e dy javëve të fundit kanë “forcuar” tezën e tyre për një cikël riarmatimi të Evropës.

Bashkimi Europian beson se 500 miliardë euro investime janë të nevojshme gjatë dekadës së ardhshme. Por rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në nivel 3% të prodhimit të brendshëm do të kërkonte gati 200 miliardë euro në vit më shumë./VOA

Çfarë ka ndodhur me Trump? Presidenti shihet duke çaluar në një video, shtohen spekulimet për gjendjen shëndetësore

Një video e publikuar në Instagram nga rezidenca Mar-a-Lago ka ndezur spekulime për gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan Donald Trump.

Në pamjet e fundjavës, ish-presidenti duket se ka vështirësi ndërsa del nga karroca e golfit, duke tërhequr këmbën e djathtë gjatë përgatitjes për të goditur topin.

Kjo nuk është hera e parë që Trump është filmuar në një gjendje të tillë, çka ka rritur dyshimet për shëndetin e tij fizik në mesin e ndjekësve dhe mediave.

Pavarësisht spekulimeve, ekipi i Trump nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

https://twitter.com/i/status/1896265388654235976

“Kaq shumë kujtime, të qara së bashku…” Aurela Gaçe humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi prekës i këngëtares

Këngëtarja shumë e njohur Aurela Gaçe ka ndarë lajmin e hidhur se një mik i ngushtë i saj, Ardi Plaku, është ndarë nga jeta.

Teksa ka ndarë disa foto me të ndjerin në Instagramin e saj, Aurela i ka dhënë lamtumirën mikut që ajo e konsideronte si vëlla.

“Shoqëri e nisur që në 1995,” shkruan këngëtarja ku shton se së bashku kanë qarë shumë halle dhe kanë krijuar shumë kujtime.

“Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku në fund dëgjoja zërin tënd që thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirë,” shkruan Aurela.

Postimi i plotë: “Lamtumirë Ardush!Shoqeri e nisur që në 1995

Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku ne fund dëgjoja zërin tënd qe thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirê .

Kam postuar vetëm foto të gezuara, video e fotot tona duke kërcyer e duke qeshur , sepse kështu ishe ti. Vetëm dashuri jepje

Sot nuk më besohej lajmi për ty . Keshtu te qeshur do të të kujtoj gjithmonë!”