Një video e publikuar në Instagram nga rezidenca Mar-a-Lago ka ndezur spekulime për gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan Donald Trump.
Në pamjet e fundjavës, ish-presidenti duket se ka vështirësi ndërsa del nga karroca e golfit, duke tërhequr këmbën e djathtë gjatë përgatitjes për të goditur topin.
Kjo nuk është hera e parë që Trump është filmuar në një gjendje të tillë, çka ka rritur dyshimet për shëndetin e tij fizik në mesin e ndjekësve dhe mediave.
Pavarësisht spekulimeve, ekipi i Trump nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
https://twitter.com/i/status/1896265388654235976