Ia kaloi pronat babait 4 ditë para celebrimit, tashmë nuk ka asgjë edhe pse pret fëmijën e tretë

Aksidenti i vitit 2002 në Greqi kur ishte vetëm 22 vjeç, e la Arbenin në një karrige me rrota. Njëkohësisht, shteti fqinj e dëmshpërbleu me një shumë të konsiderueshme prej 700 mijë eurosh dhe një pension mujor.

Me këto para, prindërit mbuluan shpenzimet e spitalit, kujdesin për Arbenin dhe arritën të blinin dy apartamente në Tiranë pranë e pranë, 2+1 dhe 1+1. Siç tregon Arbeni në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, në të parin jetonte motra me familjen e saj dhe në tjetrin Arbeni e prindërit.

Në vitin 2012, Arbeni njihet me Lilianën e cila thekson se nuk dinte asgjë për paratë, por zgjodhi që të kalonte jetën me të. Ata kanë dy fëmijë dhe presin që të vijë i treti pasi Liliana është sërish shtatzënë.

Edhe pse të blera me paratë e tij, Arbeni nuk zotëron asnjë prej këtyre apartamenteve apo parave të dëmshpërblimit. Kjo e ka çuar në konflikt me Lilianën që thotë se nuk e pret më.

Eni Çobani: Në vitin 2013 u martuat direkt apo…

Liliana: Në 2016-ën është bërë celebrimi sepse e kam kërkuar unë të bëhet celebrimi. Ky, një muaj para se të bëhet celebrimi…

Arben: Nuk e kam bërë unë!

Liliana: Ka bashkëpunuar me të atin për të kaluar pronën në emër…

Arben: Prit pak! Nuk e kam bërë unë!

Liliana: Ore, ti e ke bërë se ti e ke dhënë atë deklaratë, s’e kam dhënë unë!

Arben: E kam dhënë, nuk e mohoj se e kam dhënë!

Liliana: Ku i ke sot more? Më lër rehat!

Arben: Atë dua të zgjidh edhe unë, por qëndromë në krah!

Liliana: Ore zotëri ke që në 2016-ën ti me këtë muhabet akoma? Nuk të pres më!

Sipas pretendimit të Lilianës, Arbeni ka bërë një deklaratë që çdo pasuri e tij t’i kalojë babait, Enverit pikërisht para celebrimit. Këtë e konfirmojnë edhe dokumentet: celebrimi është realizuar 4 ditë pas deklaratës.

Eni Çobani: Në 2015-ën keni nisur një vetëdeklarim për të bërë legalizimin e kësaj banese dhe çudia, sikundër thotë Liliana me të drejtë, pikërisht në datën 30.03.2016, ke vajtur përpara noteres Anila Çelaj dhe ke bërë një deklaratë noteriale. Tani të thuash që unë nuk e di se çfarë bëra, kjo është e tepërt sepse ti tani di të lexosh, di të kuptosh, ke jetuar në Greqi, pra ka shumë elementë këtu dhe ti me ndërgjegje ke shkuar dhe ke thënë: “Deklaroj dhe paraqes këtë deklaratë për procedurat e legalizimit përpara Agjencisë së Aluizmit për dy apartamente dhe dy garazhe, prona të cilësuara më lart, jam dakord të regjistrohen në emër të babait, Enver Palushi”. E ke dhënë ti zotëri.

Arben: E kam dhënë!

Eni Çobani: Tani, ku është çudia tjetër, e fundit? Janë celebruar më 04.04.2016, 4 ditë pasi është bërë kjo deklaratë.

Liliana: Pse e bëre? Nga kush kishe frikë? Nga kush kishe frikë, prej meje?

Gjykata e Lartë jep 3 shekuj burg për “grupin e zjarrit” të Lazaratit! Albion Aliko dhe Bajram Boçi u lanë në burg përjetë për sulmin ndaj RENEA-s në vitin 2015

Gjykata e Lartë ka dhënë vendim në lidhje me pjesëtarët e skuadrës së zjarrit në Lazarat, akt i ndodhur një dekadë më parë.

Dosja e grupit që qëlluan me armë kundër forcave speciale do të përfundonte në këtë shkallë gjykimi pasi të pandehurit të dënuar bënë rekurs për shkak të masave të rënda të dënimit që ishin dhënë në shkallët e tjera. Dy prej anëtarëve të grupit sërish janë lënë në burg përjetë ndërsa ata që kanë mundur të përfitojnë ulje dënimi kanë qenë të pandehurit që aso kohe ishin në moshë të mitur.

Në fakt, ngjarja aso kohe bëri bujë të madhe, për shkak se një oficer i Forcave Speciale të RENEA-s, i cili sapo kishte lënë forcat e Armatosura të Ushtrisë për t‘iu bashkëngjitur RENEA-s humbi jetën. U tha se një grup personash iu zunë pritë makina të policisë teksa tentonin të hynin në Lazarat.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin e saj për rekursin e 11 të pandehurve të çështjes së përfunduar në Apelin e Krimeve të Rënda më 20 nëntor 2018 dhe të ankimuar në shkallën e tretë. Albion Aliko dhe Bajram Boçi mësohet se do të vuajnë dënim me burgim të përjetshëm për sulmin ndaj Forcave Speciale RENEA më 2015, ku u vra efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet, ndërsa uli dënimet për dy të akuzuar të tjerë, duke marrë parasysh ligjin për të miturit. Vendimi është marrë më 27 shkurt. Ndërkohë 5 të dënuar të tjerë do të rigjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që lidhen me fashikullin e dytë të dosjes. Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar dënimin ndaj Albion Alikos dhe Bajram Boçit, të akuzuar si anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat, që sulmoi forcat speciale RENEA gjatë një operacioni ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015. Shkalla e tretë e gjyqësorit ka ndryshuar dënimet vetëm për Alban Alikon dhe Elson Kasmën, që po ashtu ishin të përfshirë në ngjarje, sipas akuzës, duke dhënë 12 vite izolim. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë përcaktoi se ata do të vuajnë nga 12 vite burg, dhe jo nga 20 dhe 18 vjet heqje lirie që ishin dënuar me parë. Rreth dy muaj më parë, po kjo gjykatë ka vendosur të rigjykojë atë që njihet si dosja e parë Lazarati, ku nën akuzë janë Arbjon Aliko, Gërgu dhe Enrik Skënderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimi.

Këta persona u dënuan me 52 vite burg në total, por Gjykata e Lartë ka gjetur shkelje procedurale në vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit dhe në zbardhje e tij. SULMI Në mesnatën e datës 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën operacion në zonën e Lazaratit, pasi po qëllohej me armë nga qendra e fshatit. Në momentin që furgoni po afrohej drejt zonës së zjarrit, ndaj tij është qëlluar me armë nga një largësi rreth 200 metra, pasi grupi kishte ngritur një pritë të organizuar. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Më pas procedimi u nda në dy grupe, ku tashmë të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’ i Lazaratit, u njohën me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë, plagosjen e dy të tjerëve dhe armëmbajtjen pa leje.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

1-Albion Aliko – burgim i përjetshëm

2- Bajram Boci – burgim i përjetshëm

3- Alban Aliko -12 vite burg

4-Elvis Boci -35 vite burg

5-Elson Kasma -12 vite burg

6-Xhulio Malo -10 vjet burg

7-Klodian Selimi -13 vjet burg

8-Oltion Proko -9 vite burg

9-Dervish Gaba -15 vite burg

10-Luan Hija -15 vite burg

11-Iljaz Xhaferri -15 vite burg

/Gazeta Panorama

Kjo dyshohet se është arsyeja e ude. kjes së vëllait të Unikkatilit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një 42 vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Arbëria”.

Viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar Viktor Palokaj (Unikkatil).

Në media raportohet se dyshohet që ai vdiq si pasojë e mbidozës të substancave narkotike.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet që të dihen shkaqet e vdekjes.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 120.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi javor nga data 3-9 mars 2025, zbuloni se çfarë thonë yjet për dashurinë, punën dhe shëndetin

DASHI

Horoskopi javor nga data 3 deri në 9 Mars 2025 sjell një periudhë që do të fillojë me një impuls të fortë energjie, që do t’ju nxisë në veprim. Megjithatë, nuk duhet të nxitoni në aventura, veçanërisht në sferën financiare.Ekziston një probabilitet i lartë për shpenzime të pamatura.

Në mes të javës do të shfaqet nevoja për njohuri apo trajnime të reja, të cilat do t’ju ndihmojnë të forconi pozicionin tuaj profesional. Në fund të javës, dëgjoni të dashurit tuaj, këshillat e tyre do t’ju jenë të dobishme. Ditët tuaja më të mira do të jenë të hënën dhe të mërkurën.

DEMI

Horoskopi juaj javor sjell një kohë për të rimenduar vlerat tuaja dhe për të gjetur një ekuilibër midis punës dhe jetës personale. Në fillim të javës mund të lindin çështje të rëndësishme financiare që kërkojnë kujdes.

Mesi i javës do të sjellë frymëzim dhe shtysë krijuese, e cila është veçanërisht e dobishme nëse jeni të përfshirë në art. Brenda fundjavës, shqetësimet familjare do të dalin në pah dhe mund të keni nevojë për mbështetjen e njerëzve të dashur. Ditët tuaja më të mira do të jenë e marta dhe e diela.

BINJAKËT

E diela është e favorshme për komunikim, takime dhe zgjerim të rrethit tuaj të njohjeve. Në fillim të javës mund të shfaqen propozime të reja biznesi që do t’ju hapin mundësi premtuese. Megjithatë, është e rëndësishme të qëndroni realistë dhe të mos ndikoheni nga premtimet e bukura.

Probleme të papritura shtëpiake mund të lindin në mes të javës që kërkojnë zgjidhje urgjente. Fundi i javës është i favorshëm për takime romantike dhe miqësore. Ditët tuaja më të mira do të jenë të enjten dhe të premten.

GAFORRJA

Horoskopi javor nga 3 deri në 9 Mars 2025 thotë se do të ndjeni dëshirën për të qenë vetëm dhe për të rregulluar emocionet tuaja. Në fillim të javës janë të mundshme ndryshime në proceset e punës, të cilat do të kërkojnë durim dhe fleksibilitet.

Mund të ketë një shans për të forcuar situatën tuaj financiare në mes të javës, por kjo do të kërkojë aftësi negociuese. Deri në fundjavë, do të dëshironi të kaloni kohë me familjen tuaj ose në një mjedis të njohur e të rehatshëm, duke rivendosur paqen tuaj mendore. Ditët tuaja më të mira do të jenë e mërkura dhe e shtuna.

LUANI

Kjo javë do të jetë një kohë e veprimit aktiv për ju! Do të jeni në gjendje të demonstroni cilësitë tuaja drejtuese, të fitoni besimin e kolegëve tuaj dhe madje të merrni oferta të reja premtuese.

Mosmarrëveshjet me partnerët janë të mundshme në mes të javës, ndaj është e rëndësishme të mos impononi këndvështrimin tuaj, por të kërkoni kompromise. Fundi i javës do të sjellë surpriza të këndshme nga njerëzit e dashur ose lajme të mira në lidhje me jetën tuaj personale. Ditët tuaja më të mira do të jenë të hënën dhe të dielën.

VIRGJËRESHA

E diela do jetë e ngarkuar dhe do kërkojë përqendrim maksimal nga ju. Në fillim të javës mund të lindin detyra që kërkojnë saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve. Priten ndryshime pozitive në sferën profesionale, sidomos nëse merrni iniciativën.

Të ardhura të papritura financiare ose oferta fitimprurëse janë të mundshme në mes të javës. Fundi i javës është i favorshëm për pushim, shëtitje në ajër të pastër dhe kujdes për shëndetin tuaj. Ditët tuaja më të mira do të jenë të enjten dhe të shtunën.

PESHORJA

Horoskopi javor nga data 3 deri më 9 mars 2025 sjell zbulime dhe mundësi të reja. Në fillim të javës është e rëndësishme të ruani harmoninë e brendshme, pasi mund të krijohen situata që kërkojnë taktika.

Mesjava do të sjellë mundësi për të shfaqur talentet tuaja ose për të bërë emër në sferën profesionale. Në fundjavë, është e dobishme t’i drejtoheni kreativitetit ose një hobi për të mbushur veten me energji pozitive. Ditët tuaja më të mira do të jenë të martën dhe të premten.

AKREPI

Kjo javë do t’ju ofrojë një mundësi për transformim. Në fillim të javës janë të mundshme biseda të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të rregulloni marrëdhëniet ose të realizoni dëshirat tuaja të vërteta.

Në mes të javës do të dalin në pah çështjet e karrierës dhe ato financiare që kërkojnë planifikim të qartë. Fundi i javës është i favorshëm për rritje shpirtërore. Prisni një njohje interesante me një person të seksit të kundërt. Ditët tuaja më të mira do të jenë e shtuna dhe e diela.

SHIGJETARI

Për ju, java do të fillojë me ide dhe plane të papritura. Përgatituni për njohje të reja që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen. Një propozim për bashkëpunim është i mundur në mesjavë, por përpara se të bëni një marrëveshje është e rëndësishme të analizoni gjithçka me kujdes.

Në fund të javës, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje shëndetit dhe pushimit, pasi tensioni nervor mund të ndikojë në mirëqenien tuaj të përgjithshme. Ditët tuaja më të mira do të jenë të hënën dhe të enjten.

BRICJAPI

Ju mund të prisni një javë produktive, por do t’ju duhet të tregoni qëndrueshmëri dhe durim. Në fillim të javës mund të lindin tundime që do t’ju kërkojnë të jeni në gjendje të mbani nën kontroll emocionet tuaja.

Në mes të javës do të krijohen mundësi për të forcuar pozicionin tuaj në karrierë. Është e rëndësishme të kushtoni kohë për familjen tuaj në fund të javës, pasi mbështetja e njerëzve tuaj të dashur do t’ju ndihmojë të rifitoni forcën tuaj. Ditët tuaja më të mira do të jenë të mërkurën dhe të premten.

UJORI

Për ju, kjo është një kohë e mundësive të reja dhe zbulimeve të papritura. Në fillim të javës do të shfaqet frymëzimi që do t’ju ndihmojë të realizoni projekte kreative apo inovative.

Në mes të javës, ka të ngjarë që udhëtimet ose takimet e rëndësishme të hapin mundësi premtuese për ju. Fundi i javës duhet t’i kushtohet pushimit për të rimbushur burimet tuaja të energjisë. Ditët tuaja më të mira do të jenë e marta dhe e shtuna.

PESHQIT

Horoskopi javor nga data 3 deri më 9 mars 2025 sjell ditë të ngarkuara dhe emocionale. Në fillim të javës është e rëndësishme të dëgjoni intuitën tuaj sepse kjo do t’ju ndihmojë të shmangni gabimet.

Në mes të javës mund të lindin çështje financiare që kërkojnë kujdes. Në fund të javës, është më mirë të angazhoheni në zhvillim personal, praktika shpirtërore ose t’i kushtoni kohë aktiviteteve tuaja të preferuara që sjellin paqe mendore. Ditët tuaja më të mira do të jenë të hënën dhe të mërkurën.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 3 mars 2025

DASHI
Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim jetes suaj. Disa mund te kalojne ndonje moment te tensionuar. Beqaret duhet te bejne kujdes. Hena do iu beje kerkues dhe do kerkoni nje “qenie” perfekte. Nuk keni per ta gjetur nese nuk tregoheni realiste. Me financat gjerat do shkojne mire. Me ne fund.


DEMI


Gjate kesaj dite lidhja qe keni krijuar do te perforcohet edhe me shume. Do jeni shume joshes dhe partneri do ndihet mire qe iu ka ne krah. Beqaret nga ana tjeter do kerkojne pafund dhe do kene sukses. Me ne fund edhe ju nuk do ndiheni me vetem. Financat duhet menaxhuar me shume maturi. Mos e humbni kthjelltesine dhe mos u hidhni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve.

BINJAKET

Edhe pse lidhja juaj eshte shume e rendeishme duhet te merreni pak me shume me veten dhe familjaret sot. I keni lene pas dore kohet fundit. Beqaret, edhe pse nuk eshte ne stilin e tyre, do fillojne aventura, e ardhmja e te cilave nuk dihet aspak. Marsi do influencoje me shume tek financat. Buxheti do te ekuilibrohet dhe ju do mund te beni pak me shume shpenzime sesa zakonisht.

GAFORRJA

Jeta juaj ne cift mund te jete e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa me pare sepse ne te kundert situata mund te perkeqesohet me teper. Tregohuni pak me tolerante dhe te kuptueshem. Beqareve mund t’iu ndryshoje jeta teresisht fale nje takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni. Do jete nje dite pa probleme ne kete fushe.

LUANI

Ata qe jane ne cift do jete me te perkedhelur nga yjet sot. Dita do jete shume animuar dhe e kendshme. Beni vetem kujdes mos tregoheni idealiste dhe mos kritikoni me shume sesa duhet. Beqaret do kene mundesi me shumice per te dale neper takime. Tregohuni sa me te hapur qe te mundeni. Ne planin sentimental duhet te tregoheni sa me vigjilente. Mos shpenzoni pa u menduar mire.

VIRGJERESHA

Humori juaj do te ndryshoje gjate kesaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme me partnerin tuaj. Tregohuni te kujdesshem sepse perndryshe do kaloni nje dite te veshtire. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si jane, por nje person qe do takoni do iu beje per vete dhe mund te lindin ndjenja te forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhatin dhe do tregoheni te matur me shpenzimet. Bravo!

PESHORJA

Nuk do iu pelqejne aspak detyrimet dhe te zakonshmet ne jeten tuaj ne cift. Do kerkoni te provoni gjera te reja qe t’iu sjellin me shume e mocione. Kujdes mos tentoni te shikoni dike tjeter sepse kur ta humbni partnerin do iu vije shume keq. Jupiteri dpo jete planeti qe do ndihmoje beqaret do iu sjelle fat. fale disa shpenzimeve te papritura qe do beni financat do te dobesohen.

AKREPI

Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Lereni pas rutinen dhe [provoni gjera te reja se bashku. Do ndiheni mire dhe do iu duket sikur do te rilindni. Beqaret do takojne dike dhe do e idealizojne menjehere. Ky eshte gabimi me i madh. Mos ndertoni lidhje sot sepse do lendoheni. Periudhe e favorshme per financat. Plutoni do iu mbeshtese dhe do beni investimet e nevojshme.

SHIGJETAR

Per disa prej atyre qe jane ne nje lidhje dita do jete e veshtire dhe me probleme. Mos e humbni ne asnje moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jene te perkedhelurit e yjeve. Jo vetem qe do kene takime interesante por mund te fillojne edhe lidhje pasiononte. Kujdes me operacionet e medha financiare. Situata nuk eshte shume e qendrueshme qe ju te merrni vendime.

BRICJAPI

Projektet ne cift do jene shume te favorizuara gjate kesaj dite. Shprehini secili mendomet dhe me pas vendosni per ate qe iu intereson te dyve. Tregohuni edhe pak me te ngrohte me ate qe keni ne krah. Beqaret do marrin nje propozim shume te vecante. Mendohuni mire para se te jepni pergjigje. Financat do jene ne gjendje shume te mire sot. Mund te beni edhe ndonje shpenzim me shume.

UJORI

Duke qene se asnje planet nuk do ndikoje tek jeta juaj ne cift pritet nje dite e bukr dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat qe do keni dike i partneri prane. Saturni do i beje beqaret me te hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnje rast. Situata financiare do jete e pa stabilizuar. Do iu duhet te hiqni dore nga disa shpenzime qe kishit menduar. Eshte me mire keshtu.

PESHQIT

Ne planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikoni por qetesohuni dhe flisni me shume me partnerin. vetem keshtu do mund te rivendosni klimen e ngrohte. Beqaret duhet te merren me shume me ceshtjet e dashurise. Nese nuk kerkoni vete mos prisni qe te tjeret t’ua servirin gjithcka. Ka mundesi qe me financat te keni fat. Gjithsesi qendroni me kembe ne toke.

Zelensky: Marrëveshja e mineraleve me SHBA është gati për t’u nënshkruar! Nuk pranojmë kurrë t’i japim Rusisë territoret e pushtuara

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky thotë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve me SHBA-në.

I pyetur nga gazetarët për udhëtimin e tij në Shtëpinë e Bardhë të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli për vështirësinë e zhvillimit të çdo negociate të ndjeshme në publik.

Në një video të transmetuar nga BBC, ai tha se “nuk ishte e drejtë” të mbaheshin bisedime të tilla plotësisht të hapura dhe as “armiqtë nuk mund të përfitojnë” nga ndonjë mosmarrëveshje midis aleatëve.

Ai tha se nuk donte të fliste për grindjet, por përkundrazi ishte i fokusuar në kalimin në bisedime “konstruktive” për të ardhmen.

“Nëse jemi konstruktiv, do të vijë rezultati pozitiv”, tha ai.

Ai u pyet gjithashtu nëse ishte gati të “kthehej dhe të provonte përsëri” për të diskutuar këto çështje me Trump.

“Unë nuk kam ardhur të provoj. Unë kam udhëtuar në tren për 12 orë, pastaj kam fluturuar për 11 orë, sepse presidenti i Shteteve të Bashkuara më ka ftuar dhe ky është një nga partnerët tanë kryesorë. Për mua është një gjest respekti të jem në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti më fton”, tha ai.

Ai këmbënguli se kurrë nuk kishte për qëllim të “fyente” askënd dhe ishte gjithmonë i fokusuar në bisedimet dypartiake me të gjitha palët në SHBA.

Por ai tha se ishte “shumë e rëndësishme që qëndrimi ukrainas të dëgjohej”, por fokusi i tij ishte të vazhdonte angazhimin “konstruktiv” me SHBA.

Zelenskyy tha se marrëveshja për mineralet tani është gati për t’u nënshkruar.

Ai gjithashtu këmbënguli të kujtonte se Rusia ishte agresori në këtë konflikt dhe tha se “nuk do të donte që kjo luftë … të paraqitej në një dritë të re, se ka dy palë në luftë dhe është e paqartë se kush është agresori”.

Veçanërisht, Zelenskyy foli përmes një përkthyesi dhe refuzoi të fliste në anglisht.

Zelensky tha gjithashtu se ai nuk do të pranonte kurrë që Ukraina t’i jepte Rusisë territoret që ka nën pushtim.

“Të dua babi”, Klaudia Pepa humb të atin: Sa shumë luftove këtë vit

Klaudia Pepa ka njoftuar me dhimbje të madhe se ka humbur babain e saj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë balerina përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

Klaudia nuk ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen, por postimi i saj ka emocionuar ndjekësit dhe ka marrë reagime mbështetëse nga fansat dhe miqtë e saj.

"Të dua babi", Klaudia Pepa humb të atin: Sa shumë

Postimi i Klaudia Pepës

Postimi i Klaudia Pepës