Rama distancohet nga mbrojtja për Veliajn, ultimatum deputetëve të PS: Lini mandatin, pastaj bëni avokati publike për këdo!

Kryesocialisti Edi Rama ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike ne grupin Whats Up të skuadrës së deputetëve të Tiranës.

Mesazhi i Ramës i disponuar nga burimet e gazetarit të Top Channel, kërkon qëndrim pa ekuivokë të deputetëve të PS, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un.

Shkak për këtë mesazh shkruan Edi Rama, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive.

Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis”.

Ata deputetë socialistë thotë Edi Rama që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj ne çdo cep te kënetës mediatike.

I kërkon deputetëve të merren çdo moment me detyrat për një fitore triumfale në 11 Maj. Edi Rama u përcjell në mënyrë ultimative këtë kërkesë.

Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”.

Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit. /Top Channel

Pa kostum por të buzëqeshur, Zelensky dhe Mbreti Charles III shtrëngojnë duart

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky është takuar këtë pasdite me Mbretin Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

“Këtë mbrëmje, Madhëria e Tij Mbreti priti Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Sandringham House”, njofton familja mbretërore teksa shpërndan edhe foton nga takimi.

Charles III dhe Zelensky kanë shtrënguar duart dhe shihen të buzëqeshur, ndonëse presidenti i Ukrainës është shfaqur sërish pa kostum, për çka mori kritika të ashpra në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi vjen pas mbajtjes së samitit emergjent të liderëve të BE-së për Ukrainën në Londër.

Elon Musk mbështet largimin e SHBA nga OKB dhe NATO

Elon Musk tashmë po mbështet thirrjet për largimin e SHBA nga NATO dhe Kombet e Bashkuara.

“Jam dakord,” shkroi Musk në “X” në një përgjigje ndaj sugjerimit të një influenceri të “MAGA”-s, Gunther Eagleman, i cili tha se “Është koha të largohemi nga NATO dhe OKB”.

Musk nuk dha shpjegime se pse ai dëshiron që SHBA të tërhiqet nga NATO dhe OKB, por sugjerimi erdhi pasi disa përdorues të mediave sociale shpërndanë thirrjen e senatorit të Utah, Mike Lee për t’u tërhequr nga të dyja organizatat.

Të shtunën, Lee sugjeroi publikisht që SHBA të tërhiqet nga NATO, duke u ankuar për njoftimin e firmës norvegjeze të karburanteve “Haltbakk Bunkers” se do të ndalonte ndihmën ndaj Marinës amerikane që të furnizohej me karburant në shenjë proteste ndaj konfrontimit të presidentit Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Musk ka rënduar edhe akuzat ndaj presidentit të Ukrainës, Zelensky, duke sugjeruar se ai është “mizor” dhe “i pashpirt”.

I dashuri i saj “bullizoi” Zelenskin për veshjen, kongresmenia e Trump: Hollivudi na ka programuar të besojmë se rusët janë armiqtë

Reporteri konservator Brian Glenn ishte ai i cili “bullizoi” presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelensky duke e pyetur se përse nuk kishte veshur kostum gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërhyrja e Glenn u pa si e para planifikuar për të vënë Zelenskyn në pozita të vështira. Por prania e tij nuk ishte rastësore në grupin e gazetarëve që u lejuan të merrnin pjesë. Prej ardhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, gazetarët që do jenë të pranishëm në këto evente të rëndësishme i zgjedhin vetë republikanët dhe jo më organizata e gazetarëve që ka funksionuar prej vitesh.

Kjo bëri që të pranishëm të ishin miq të ngushtë të rrethit të Trump dhe të mungonin reporterë seriozë të Associated Press dhe Reuters, si edhe një gafë tjetër të raportuar nga CNN ku në Shtëpinë e Bardhë u lejua të hynte një gazetar i medias shtetërore ruse TASS.

I dashuri i saj “bullizoi” Zelenskin për veshjen, kongresmenia

Brian Glenn

Por Brian Glenn është në fakt i dashuri i kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene. Kjo e fundit njihet për qëndrimet e saj pro-ruse, si dhe për qëndrimet armiqësore ndaj Ukrainës dhe Zelenskyt.

Madje kjo e fundit ka habitur jo pak njerëz me një deklaratë që ka bërë së fundmi në rrjetin social “X” të Elon Musk.

Ajo ka pretenduar se Hollivudi është fajtor që për vite të tëra i ka programuar amerikanët të besojnë se rusët janë “të këqinjtë”.

Ja çfarë shkruan ajo në “X”:

A e keni vënë re ndonjëherë sesi për dekada tani Hollyëood-i e bënte gjithmonë Rusinë djalin e keq në filmat e tyre? Është sikur amerikanët janë programuar të besojnë se Rusia duhet të jetë armiku në çdo kohë.

Dhe tani pas viteve të dërgimit të miliarda e miliarda dollarëve në Ukrainë dhe mbështetjes së një lufte me Rusinë, gjithçka që ka çuar është mbi 1 milion të vdekur dhe të vrarë ukrainas dhe rusë, dhe gjithashtu shumë sanksione ekonomike që kanë nxitur inflacionin në të gjithë botën.

Është koha për diplomaci dhe koha për paqe. Është koha për të rivendosur marrëdhëniet e mira dhe për të hequr sanksionet dhe për të zhvilluar partnerë të mirë tregtarë jo vetëm me Ukrainën, por edhe me Rusinë.

Kjo do të çojë në botë, paqe dhe prosperitet për të gjithë.

Të forta kanë qenë reagimet, duke i vënë në dukje asaj se përshkrimi i rusëve të “të këqinj” në filma është bërë për shkak se për vite të tëra rusët kanë qenë “të këqinjtë” edhe në jetën reale.

https://twitter.com/RepMTG/status/1895842586645971433?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1895842586645971433%7Ctwgr%5E1580a466f0a9ce17a9fd02f4b44d22e9df36db5d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fi-dashuri-i-saj-bullizoi-zelenskin-per-veshjen-kongresmenia-e-trump-h-i86642

FOTO/ Armando Broja  zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën!

Në fushat e blerta po kalon një periudhë të vështirë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për jetën e tij sentimentale.

Armando Broja ka zbuluar për ndjekësit, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Në profilin e tij, sulmuesi ka postuar foto me partneren e re, në një ambient romantik.

FOTO/ Armando Broja harron TRADHTINË e së dashurës së

Nuk ka zbuluar identitetin e saj, por Broja shihet teksa ka surprizuar të dashurën, me trëndafila dhe tullumbace të kuqe.

23-vjeçari konfirmon se ka hedhur pas të shkuarën e tij, ku ka qenë shumë i përfolur për anën sentimentale.

Para pak muajsh, Broja ishte në një lidhje me influenceren angleze, Jade Alyssa Wills, me të cilën ndërpreu marrëdhënien në verën e kaluar dhe tani ka nisur një romancë të re.

“Të hyjmë në BE para se të na dredhin përsëri bishtin”, Rama: Ky moment nuk do zgjasë përgjithmonë!

Kryeministri Edi Rama nga Athina tha se Bashkimi Evropian e do Shqipërinë ta ketë brenda vetes, ndaj duhet të shfrytëzohet ky moment, pasi nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet të futet në Bashkimin Evropian përpara se sic tha ai “të na e dredhin përsëri bishtin”.

Shqipëria, tha Rama: Do ta ngrejë flamurin në BE dhe do të jetë e barabartë mes të gjitha vendeve të tjera.

“Sic ne duam të hyjmë në BE edhe BE do të na bëjë ne pjesë të vetën, kemi një afat kohor që kemi dakordësuar me ta. Brenda 2027 të mbyllim procesin e negociatave. Është afati më i shpejtë që i është  dhënë ndonjë vendi në historinë e negociatave. Kjo sepse ata duan që të kenë Shqipërinë brenda vetes. Ky është një moment që nuk është gjithmonë. Ne duhet ta shfrytëzojmë tani. Ne këtu kemi qenë edhe kur i bënim mirë dhe ata na dridhnin bishtin. Kështu që para se gjërat të ndryshojnë dhe ata të na dredhin bishtin përsëri ne na duhet që të hyjmë brenda. Kur dera të mbyllet dhe historia të fillojë nga e para ne duhet të jemi anëtarë me të drejta të barabarta dhe të ulemi sic uleni ju sot në të njëjtën tryezë me fqinjin grek. Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj. Si ne si Greqia të jemi bashkë tek yjet e verdha të BE. Ky është momenti, është momenti historik. Është ngritja e dytë e flamurit. U ngrit në 1912 për tu ndarë nga një perandori që ra, por në këto vite të sovranitetit të brendshëm ne nuk patëm sovranitet të jashtëm, në kuptimin që u pamë dhe u trajtuam si inferiore edhe për shkakun tonë. Sot duke ngritur flamurin shqiptar atje, këtij sovraniteti i japim dimensionin e lirisë së garantuar”, tha kryeministri Rama

Publikohet imazhi i ish-partneres së G Banit! Ka një ngjashmëri të frikshme me Danjën!

G Bani kishte shprehur një pëlqim për Danjën thuajse nga fillimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP.

Ai edhe pas rikthimit i ka shkuar nga pas duke i dhënë vazhdimisht komplimente, edhe pse ka një lidhje jashtë.

Së fundmi u diskutua raporti i tyre, ku Danja tha se po i pengon kjo gjë, duke ditur se është e lidhur.

Në Fan Club u publikua së fundmi një fotografi e G Banit me ish-të dashurën e tij suedeze. Kjo pasi reperi i kishte thënë vazhdimisht Danjës se po ngjason me ish-partneren që ka pasur. Duket se kanë një ngjashmëri në dukje, marrë parasysh që të dyja janë bionde.

Sidoqoftë, G Bani ka vendosur që të tërhiqet dhe ka thënë që nuk do i shkojë më nga pas.

Moti bën kthesën e papritur të martë, ja si parashikohet java e parë e muajit Mars (Tabela)

Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë e në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm, me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/s, dhe valëzimi në detet Adriatik e Jon, i ulët i forcës 1-2 ballë.

Paratë publike në lëvizje/ Dokumentet që nxjerrin zbuluar skemën financiare nga Kumbaro tek Xoxa

Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohen me fakte dhe prova të gjitha institucionet që kanë bekuar me fonde kompanitë e Ajola Xoxës. Një ndër këto institucione është edhe Ministria e Kulturës, e cila drejtohej nga Elva Margariti.

Në dosje rezulton që fondet publike në favor të OJF-ve kontrollohen faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, ato nuk janë shpërndarë vetëm nga Bashkia Tiranë, por edhe institucione të tjera publike si Ministria e Kulturës po ashtu dhe Ministria e Turizmit, e cila drejtohet nga Mirela Kumbaro që nga viti 2021.

Kjo vlen për të kuptuar akoma më mirë mekanizmin e kalimit të të hollave nga Institucionet Publike tek OJF-të, prej tyre tek sh.p.k.-të dhe individët, të gjithë të kontrolluar, por edhe të lidhur ngushtë me shtetasen Ajola Xoxa dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Lidhjet Ministria e Kulturës me OJF e Ajola Xoxës

Konkretisht, me vendimin date 23.12.2024 të prokurorit, “Për Këqyrje/marrjen e dokumenteve”, janë administruar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit akte të cilat lidhen me:

1) Projektin “International Contemporary Dance Festival Tirana 2022”, ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.

2) Projektin “International Contemporary Dance Festival Tirana 2023”, ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.

3) Kontrata të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe shoqërisë “Rametal” sh.p.k., ku përfshihen transaksione, pagesa e fatura.

Nga këqyrja e dokumentacionit të administruar në fashikullin penal, ka rezultuar se me anë të procesverbalit nr. 6446/5 datë 11.02.2022, Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, ka dokumentuar shqyrtimin e projekteve të paraqitura.

Ndër to, në subjektin me numër 44 në renditje, konstatohet Subjekti “HARABEL – QENDRA E ARTIT BASHKËKOHOR”, për projektin “Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri”, në shumën 1,000,000 lekë.

Në vijim, më datë 14.06.2022, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr. 3260 Prot, datë 14.06.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, sipas Urdhrit të Ministrit të Kulturës nr. 93 prot., datë 21.02.2022, dhe Driant ZENELI, në cilësinë e përfaqësuesit të Qendres “HARABEL”.

Në këtë kontratë përcaktohet vlera e financimit në shumën 1.000.000 lekë, në të cilën është përfshirë TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar. Të dhënat e llogarisë bankare të individit përfitues tregojnë që bëhet fjalë për “HARABEL”.

“Nga këqyrja ka rezultuar se për këtë rast është nënshkruar Urdhër-Shpenzimi Nr. 468 datë 17.06.2022 i Ministrisë së Kulturës me të dhëna: Kreditor Përfitues: Qendra Harabel. Objekti i shpenzimit: Projekti: Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri, 60% sipas kontratës. Shuma në lekë: 600.000. Bashkëlidhur Fatura elektronike nr.6/2022 date 15.06.2022, Me Shitës: Qendra Harabel dhe Blerës: Ministria e Kulturës. Vlera: 600.000,00 lekë. 76. Me datë 15.09.2022 Balkan Youth Link Albania (BYL-A) në bashkëpunim me D18 Paris i drejtohet Ministrisë së Kulturës për zhvillimin e festivalit të kërcimitKRE “International Contemporary Dance Festival in Tirana”.

Me datë 31.10.2022, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr.5801/6 Prot, datë 31.10.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, dhe “Balkan Youth Link Albania” me Ina Goxhaj, përfaqësuese e Qendrës Drejtore Ekzekutive, në cilësinë e drejtuesit të projektit”, thuhet në dosjen hetimore.

Në këtë kontratë shpjegohet vlera e financimit në shumën 3.100.000 lekë, ku përfshihet TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar. Pagesa do realizohet në 2 faza.

KOMUNIKIMET DHE DETAJET

Në faqen 1035 të komunikimeve rezulton se Adela njofton Ketrinën që leket e Ministrisë së Kulturës kanë kaluar te BYL-A dhe i thotë që të mbyllin pagesat të nesërmen.

Dorëzimi i lekëve tek shtetasja Ajola Xoxa nga OJF në fjalë provohen nga komunikimet e ndodhura në faqen 1050.

Shtetasja Adela Kondakçiu thotë: “Keti po për ato puantet nuk të ktheu me përgjigje ajo Alisa. Se une do t’ia dorëzoj cfare më ka mbetur Ajolës nesër”. Në fakt, përgjigjja e Alisës nuk pritet gjatë për pagesën e puanteve.

Në faqen 1063-1064, ndërsa Ketrina i thotë që po interesohet për puantet, Adela i përgjigjet se është vonë dhe shton: “Unë ja dorëzova Ajolës (lekët).” Në faqen 1065 Ketrina e pyet nëse mund t’ia merrte Xhoit (Skënderasi), por Adela i thotë se ajo nuk ka. Adela shton se duhet të flasë me Ajolën nëse është.

Nga këto komunikime rezulton e provuar se si fondet publike, të akorduara në këtë rast nga Ministria e Kulturës, fillimisht kalojnë në dy Organizata Jofitimprurëse nën kontrollin faktik të shtetases Ajola Xoxa.

Më pas, nga këto organizata fondet kalojnë te shtetasja Ajola Xoxa, “Arts Lab” sh.p.k. në pronësi ligjore të dajës së shtetases Ajola Xoxa (Erald Simixhiu), por në pronësi faktike të kësaj të fundit, tek shtetasi Valmir Xoxa, kushëri i afërt i shtetases Ajola Xoxa, dhe shtetasi Ergys Krisiko, njohje e afërt me shtetasen Ajola Xoxa.

Ministria e Turizmit

Kontrolli i plotë i shtetases Ajola Xoxa në çdo drejtim që lidhet me funksionimin e OJF-ve në fjalë, duke nisur që nga momenti i aplikimit për projekte në institucionet shtetërore, rezulton edhe nga komunikimet e faqe 1076.

Ketrina Braho i thotë Adelës: Më erdhi njoftimi nga Ajola të aplikojmë te Ministria e Turizmit. Adela i përgjigjet O zot i madh, duke shtuar se edhe Linda (Kazani) po aplikon. Po këtë herë, Adela i thotë Ketrinës se do merren vetë, pasi ato janë të tmerrshme.

Sipas të dhënave në vendimin e gjykatës rezulton që kompania “Harabel” e Ajola Xoxës është financuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit, dhe kontrollohet tërësisht nga Ajola Xoxa, bën pagesa në favor të “Ava Studio” shpk, në pronësi ligjore të nënës së saj.

KOMUNIKIMET DHE DETAJET PER MINISTRINE E TURIZMIT

Në faqen 1769 të komunikimeve, Adela Kondakçiu njofton Ketrina Brahon se lekët kaluan, si nga Bashkia Tiranë ashtu edhe nga Ministria e Turizmit.

Në faqen 997 Ketrina njoftohen nga Adela se lekët e Ministrisë së Turizmit kishin kaluar, duke shtuar se: të paktën 1 u mbyll. Gjithashtu, i kërkon të bëjë të nesërmen ndryshimet te KRK të letrave me kokë që kishin bërë gabim, në mënyrë që dosja të çohej të premten.

Advertisements

Në faqen 1211 nis një komunikim që lidhet me projektin që po bëjnë me Ministrinë e Turizmit.

Adela pyet se kur mbaron projekti, por Ketrina i thotë që as ka nisur akoma. Në lidhje me këtë projekt, Ketrina shprehet se duhet të përcaktojnë me Ajolën kush do të jenë personat dhe kompanitë të cilat do të marrin pagesat që në atë moment.

Në këtë faqe përmbahet edhe një screenshot i një mesazhi të shkëmbyer mes Ketrina Brahos dhe një personi të regjistruar në telefon si ‘Enkeleda Ministria e Turizmit’.

Ketrina i bën një pyetje në lidhje me raportimet nga pagesat e personave që janë në buxhet. Ketrina vijon duke i thënë nëse mund të jenë personat të stafit dhe i deklarojnë si pjesë rroge.

Personi i cili duket se punon në Ministrinë e Turizmit i përgjigjet: do pyes dhe do të them. Më pas, i njëjti person i thotë: Po, mund të jenë por duhet të sillni një bordero të firmosur dhe vulosur.

Në lidhje me zërat, Adela i thotë Ketrinës se do jenë për kurator dhe menaxher produksioni. Pra, është e qartë se dhe vendosja e zërave por edhe personat që supozohet do kryejnë shërbimet, të cilët vendosen nga pjesa e stafit të “Harabel”, janë fiktive.

Si “lidhet” Mirela Kumbaro me drejtorin ekzekutiv të Harabel të Ajola Xoxës, Driant Zenelin
Në vitin 2018, në kohën që Mirela Kumbaro drejtonte ministrinë e Kulturës, shprehte bindjen për përfaqësimin e Shqipërisë në Bienalen e Artit 2019 me projektin e Driant Zenelit, që ishte drejtues i një prej komapnive të Ajola Xoxës.

“E bindur për përfaqsimin dinjitoz të Shqipërisë në Bienalen e Artit 2019, me projektin e Driant Zenelit

Si komisioner i pavijonit shqiptar, ia besuam projektin e artit, që do të përfaqsojë Shqipërinë në ngjarjen më të madhe botërore të Artit, artistit Driant ZENELI, me projektin me titull

“Maybethe cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”.

Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Drianti, i cili drejtoi me shumë sukses vitin e kaluar në Tiranë Bienalen e Mesdheut të Krijuesve të Rinj, ndërton skuadër me kuratoren Alicia KNOCK, kuratore në Qendrën e Artit Bashkekohor në Paris “Georges Pompidou”, në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris, të krijuar dhe drejtuar nga Christine MACEL.

Pas pesë edicioneve shumë të suksesshme,

në vijim të pavijoneve të realizuara nga artistë si Edi Hila e Adrian Paci, Armando Lulaj, Leonard Qylafi, por edhe nga arkitekte si Simon Battisti, apo skuadra energjike e arkitekteve te paviojnit #TiranaZeroSpace qe vijon te jete i hapur,

Shqipëria është e angazhuar të ndajë me publikun e kritikën ndërkombëtare pjesën e vet më të mirë: Artin dhe Kulturën.

Suksese me gjithë zemër Driantit në këtë sfidë të re të përbashkët në La Biennale di Venezia”, shkruante Mirela Kumbaro.

Pra duket qartë lidhja e ministres Kumbaro me njerëzit që punonin në kompanitë e Ajola Xoxës, në këtë rast Driant Zeneli, i cili rezulton të jetë drejtori i Harabel.

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi ashpër homologun amerikan, Donald Trump, për sjelljen e tij gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale.

Takimi mes dy liderëve në Uashington u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, me momente të dukshme të mosmarrëveshjeve dhe ftohtësisë mes tyre. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga liderë botërorë dhe analistë politikë, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë.

Steinmeier, i njohur për qëndrimet e balancuara në diplomacinë ndërkombëtare, nuk nguroi të shprehte zhgënjimin lidhur me mënyrën se si u trajtua gjatë takimit lideri ukrainas.

“Diplomacia dështon kur partnerët e negociatave poshtërohen para gjithë botës”, tha ai për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, duke lënë të kuptohet se sjellja e presidentit amerikan ndaj liderit ukrainas ishte e papranueshme.

Presidenti gjerman shprehu habinë dhe shqetësimin për situatën aktuale, duke theksuar se Evropa po përballet me një realitet të ri gjeopolitik.

“Skena në Shtëpinë e Bardhë dje më la pa fjalë. Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të vinte një ditë kur do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA-ja”, shtoi ai.

Komentet e Steinmeierit pasqyrojnë shqetësimin në rritje brenda Bashkimit Evropian për ndryshimet në politikën e jashtme amerikane dhe pasiguritë që mund të sjellin këto zhvillime për stabilitetin në Evropë.

Gjermania dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke e konsideruar ndihmën e vazhdueshme jetike për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Reagimi i Steinmeierit vjen në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po përballen me sfida të mëdha dhe kur debati mbi rolin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më i ashpër.

Me situatën në Ukrainë ende të paqartë, mbetet për t’u parë se si do të evoluojë qëndrimi i Uashingtonit dhe çfarë ndikimi do të ketë në marrëdhëniet me aleatët evropianë.