Emri/ Ky është bosi shqiptar që trafikonte emigrantë drejt Britanisë, si u “tradhtua” nga fotot në TikTok!

Një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Angli pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Kështu shkruan e përditshmja britanike Daily Mail në një artikull të botuar.

Alket Dauti, 36 vjeç ishte koka e një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë; përfshirë fëmijë më kamionë frigoriferikë nga Belgjika. Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, periferi në Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin e ardhshëm, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës. Në seancën e tij gjyqësore u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.

Një hetim i Mail on Sunday ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet burg në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës. Ndërkohë sipas llogarive të Dautit në TikTok , Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar.

Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon e publikuar.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha:

“Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit për kthimin e tij në Britani, ai paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojnë më në shtëpinë e tij. Alket Dauti u tha gazetarëve të Mail on Sunday, se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar “ligjërisht” që nga qershori i vitit të kaluar.

Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u ka shërbyer gazetarëve të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht./Daily Mail

Gjesti firmos kontratë me Top Channel, ja kushtet që është detyruar të pranojë këngëtari!

Gjesti ka nënshkruar një marrëveshje me Top Channel.

Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u bërë pjesë e diskutimeve pas suksesit të Gjestit, i cili ka arritur një popullaritet të ngjashëm me atë të Luiz Ejllit.

Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore, sipas prive.

Një detaj i rëndësishëm është ndryshimi i emrit të kanalit të Luiz Ejllit, tani Top Media Music, që mund të lidhet me këtë marrëveshje të re dhe planifikimin e një risie muzikore.

Projekti i parë i Gjestit, që pritet të publikohet së shpejti, do të shoqërohet me një videoklip të realizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Paralajmërimi i admiralit amerikan: Fundi i NATO-s nuk është larg

Admirali James Stavridis, një amerikan që shërbeu si komandant i NATO-s për Evropën nga 2009-2013, tha se ne mund të jemi dëshmitarë të “ditëve të fundit” të aleancës dhe fillimit të një “Organizate të Traktatit Evropian”.

Bëhet e ditur se këmbëngulja e presidentit amerikan, Donald Trump, për liderët evropianë që të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes, e kombinuar me mosmarrëveshjen e tij me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale, ka ngjallur shqetësim tek anëtarët e aleancës.

“Ne mund të shohim ditët e fundit të NATO-s”, tha Admirali Stavridis.

“Kjo është një çështje e thellë se kë do të mbështesni? Një demokraci që është nën sulm, apo do të mbështesni një diktator në Moskë?”, shtoi ai.

“Ne mund të shohim fundin e NATO-s dhe fillimin e asaj që mund të quhet Organizata e Traktatit Evropian, ETO”, vazhdoi komandanti.

Raportohet se komentet e tij vijnë ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë evropianë mblidhen për një samit në Londër, shkruan the Telegraph.

Por duket se bisedimet, të planifikuara nga Keir Starmer i Britanisë së Madhe për të përditësuar homologët e tij mbi diskutimet me Trumpin, janë lënë në hije nga takimi shpërthyes i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyn të premten.

Zelensky kishte mbërritur në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje mineralesh me Trumpin, por takimi u përcoll me debate të ashpra.

Ndryshe, spekulimet janë rritur në javët e fundit nëse Trump planifikon të tërheqë SHBA-në nga NATO.

Presidenti u ka bërë vazhdimisht thirrje anëtarëve që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 2% të GDP-së.

Në muajin e kaluar, presidenti amerikan ka përshkallëzuar kërkesat e tij, duke inkurajuar anëtarët e NATO-s që të rrisin më tej shpenzimet e mbrojtjes deri në 5%.

Ndërkohë, samiti në Londër ka të ngjarë të mbizotërohet nga diskutimet mbi nevojën që Evropa të rrisë bashkëpunimin mes frikës nëse aleanca mund të vazhdojë “të mbështetet në mbështetjen e SHBA-së”.

A do ta burgosë Ramën nëse vjen në pushtet? Ja si përgjigjet Sali Berisha për mediat greke!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë me median greke “enikos.gr”, ku ka folur për tema të ndryshme mes tyre dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lideri i opozitës ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se do të përballet me drejtësinë sapo PD të marrë qeverisjen e vendit.

E keni quajtur Ramën narkodiktator. A keni ndërmend ta burgosni kur të vini në pushtet?

Sali Berisha: Dëmi që ka pësuar Shqipëria në vitet e narkodiktaturës është i jashtëzakonshëm. Dhe, unë nuk mund të them se përgjegjësit kryesorë, ndër të cilët është Rama, nuk do përballen me ligjin. Nuk është ndërmendja ime kjo. Por, pasojat e narkodiktaturës qenë të këtilla, saqë shumë vështirë të mendohet se do mund t’i shpëtojnë ligjit ata që vendosën narkodiktaturën në Shqipëri.

Narkodiktatura, thotë Samuel Huntington, është më e keqe se të gjitha diktaturat tjera, se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokratike dhe se grushtet-shtetet ushtarake. Nuk besoj se, nuk mund të mendohet se nuk do të veprojë ligji për ata të cilët kanë vendosur diktatura.

Rama mban marrëdhënie miqësore me Erdoganin. A do ta mbani këtë miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë me Turqinë?

Sali Berisha: Turqia është një aleat, një partner i Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk mund të jenë kurrë në dëm të një pale të tretë. Përkundrazi, Shqipëria do të ruajë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e vet, me Greqinë, me vende tjera, por natyrisht marrëdhënie me Turqinë do jenë marrëdhënie normale. Nuk mund të them se do të kenë karakterin e atyre marrëdhënieve që pati Rama-Erdogan, sepse nuk jam unë për ato lloj marrëdhëniesh. Jam për marrëdhënie normal, miqësore, dhe kjo është.

Cilat janë hapat e para që do të ndërmerrni për të forcuar lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Sali Berisha: Mendoj se, lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë në tërësi kanë zhvillimet e tyre pozitive, por problemet e krijuara këto vite janë probleme të cilat në një farë mënyre i ngadalësuan këto marrëdhënie, por edhe i dëmtuan.

Unë mendoj se, zgjidhja e Marrëveshjes së detit, rikthimi dhe vendosja e kësaj marrëveshje për zgjidhje është një nga objektivat e mia. Nuk mund të imagjinohet në një vend demokratik që t’i merret mandati cilitdo për përkatësinë e tij etnike. Çdo shtetas shqiptar, me Kushtetutë, ka të drejtë dhe do ketë të drejtë të marrë çdo funksion që i besojnë qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë. Dhe kjo, besoj se është përgjigja më e drejtë ndaj aktit antikushtetues, antidemokratik të marrjes së mandateve, siç ndodhi me rastin Beleri.

Ju keni marrë Chris LaCivita menaxherin kryesor të fushatës së Donald Trump në skuadrën tuaj të fushatës. A e keni dhe mbështetjen e Presidentit Trump?

Sali Berisha: Unë nuk mund të them këtë. Kam mbështetje totale dhe të plotë të Chris LaCivita që bashkdrejtoi fushatën më të suksesshme të kohërave. Është kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, por nuk është i kontraktuar në emër të Presidentit Trump. Për shumë arsye, Partia Demokratike e Shqipërisë mbështeti Partinë Republikane Amerikane në zgjedhje, dhe në këtë aspekt ajo është një aleat shumë i çmuar i yni.

Çfarë do të bëni me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me pakicën shqiptare në këtë vend fqinj?

Sali Berisha: Ne jemi për marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Probleme nuk është se nuk janë krijuar këto kohë. Mendoj se, ne nuk do të pajtohemi me një regres të të drejtave të shqiptarëve në këtë republikë. Shpresoj që, dialogu, besoj gjithmonë tek dialogu, tek fryma konstruktive. Me dialog është plotësisht e mundshme të zgjidhim çdo problem që kemi.

Sa i takon bashkëpunimit me Italinë për emigracionin dhe për problemin e emigrantëve, marrëveshjes Rama-Meloni?

Sali Berisha: Ne, kemi qenë kundër kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, e sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese, ne do respektojmë këtë marrëveshje në afatin e vet 5-vjeçar.

Shkencëtarët zbulojnë elementin që do t’i furnizojë me ENERGJI për 60 mijë vjet!

Ky burim është thoriumi, një element radioaktiv që mund të përdoret për të krijuar një lloj centrali bërthamore me kripë të shkrirë…

Shkencëtarët në Kinë kanë deklaruar se kanë zbuluar një burim energjie “të pafund” që mund të furnizojë vendin me energji për të paktën 60,000 vjet.

Ky burim është thoriumi, një element radioaktiv që mund të përdoret për të krijuar një lloj centrali bërthamore me kripë të shkrirë, i cili mund të prodhojë sasi të mëdha energjie.

Sipas një studimi, kompleksi minierar i Bayan Obo në Mongolinë e Brendshme mund të ketë mjaft thorium për të plotësuar kërkesat energjetike të Kinës për një periudhë të jashtëzakonshme kohe.

Thoriumi është më shumë i pranishëm në natyrë se uraniumi dhe mund të prodhojë deri në 200 herë më shumë energji se uraniumi. Përdorimi i këtij elementi në reaktorët me kripë të shkrirë mund të reduktojë ndotjen dhe të eliminojë rrezikun e shpërthimit bërthamor. Kina ka nisur ndërtimin e centralit të parë bërthamor me thorium dhe planifikon ta ketë atë në funksion deri në vitin 2029, me qëllimin për të arritur pavarësinë energjetike.

Ky zbulim ka ngjallur shpresa për të ndryshuar mënyrën se si prodhohet energjia në botë, duke ofruar një alternativë të qëndrueshme ndaj karburanteve fosile. Kjo mund të revolutionarizojë industrinë e energjisë, duke ofruar një burim të pakufizuar energjie që mund të përdoret për shumë vite pa u shteruar.

Dalin për herë të parë pamjet e “arratisjes”, Gjesti tregon arsyen: Egli më rri gjithë kohës nga pas, ndihem keq

Për herë të parë janë publikuar pamjet e kapërcimit të murit të shtëpisë së Big Brother nga Gjesti pak ditë më parë.

Mbrëmjen e sotme ai ka treguar arsyen se përse e bëri atë veprim.

“Ka ditë që jam i ngarkuar, kam më shumë ditë se të gjithë në izolim dhe njëkohësisht po mbaj dhe ngarkesën e dy banorëve brenda.

Është puna dhe me Eglin, që ka kanë bërë disa gjëra të ndjehem keq.

Ka qenë një moment shumë i vështirë që e bëra atë gjest. Nuk dua të shikoj një vajzë gjithë kohës që qan për mua dhe jepet pas meje.

Më bën të ndihem shumë keq. E kam pasur dhe jashtë një situatë me një vajzë, që ka shkuar dhe në një gjë edhe më të keqe.

Jam i ngarkuar dhe i lodhur, pata një ngushtim në zemër, doja thjeshtë për të parë më shumë. I kërkoj falje publikut dhe familjes time, keni marrë masat dhe ju, kam fol me psikologen”, tha ai.

Zelensky takim me aleatët evropianë, Starmer zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar nga Lancaster House, ku u zhvillua një samit me liderët europianë, se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan për të ndaluar luftimet në Ukrainë, i cili do t’u paraqitet Shteteve të Bashkuara.

Starmer theksoi se qëllimi i takimit ishte bashkimi i aleatëve europianë për të adresuar këtë çështje të rëndësishme.

“Pika jonë fillestare duhet të jetë ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm tani,” u shpreh ai, duke theksuar se “çdo marrëveshje duhet të mbështetet nga forca”.

Ai theksoi se “çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë aftësi dhe mbështetje të ndryshme në tryezë, ndërsa të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për veprim dhe të rrisin pjesën e tyre të barrës.”

Starmer njoftoi disa hapa të rëndësishëm që u ranë dakord gjatë takimit:

Të vazhdohet rrjedha e ndihmës ushtarake dhe të rritet presioni ekonomik ndaj Rusisë për të forcuar Ukrainën.

Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë pjesë e tryezës.

Në rast të një marrëveshjeje paqeje, do të vazhdojë rritja e aftësive mbrojtëse të Ukrainës për të parandaluar çdo pushtim të ardhshëm.

Do të zhvillohet një koalicion i gatshmëve për të mbrojtur një marrëveshje në Ukrainë dhe për të garantuar paqen.

Starmer përfundoi duke shprehur angazhimin për të ndihmuar Ukrainën në këtë moment të vështirë.

“E simpatizoj…”/ Ky banor i “BBV” shpreh pëlqimin për Rizartën: Për moshën që ka…

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua me Mikelën ka shprehur se ka një simpati për Rizartën.

“E simpatizoj. Fjala admiroj është shumë e madhe por për moshën që ka, e admiroj. Dhe nëse ka diçka, nëse do ketë diçka, do jetë e vërtetë. Kështu 100 %. Por nuk është prioritet, nëse lind diçka, lind”– tha Aldo.

“Kështu duhet të jetë”- iu përgjigj Mikela e cila më pas e pyeti: “Si të duket nga ana tjetër deri tani, meqë thua e kupton?

Aldo u përgjigj se i duket që simpatia e Rizartës për të është reciproke, duke shtuar “Për më shumë nuk e di, për këto vlerësimet që po flisja, më duket reciproke”.

A do ia kthejë Rizarta ndjenjat Aldos?

“Me pagat jemi më mirë se në Greqi”- Rama nga Athina: Kemi taksa të ulëta! Do zhvillojmë panair pune edhe në Itali

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë, ku merr pjesë në panairin e punës, si një ftese për të gjithë emigrantët që të kthehen në Atdhe.

Kreu i qeverisë bashkëbisedoi me të gjitha kompanitë të cilat ofrojnë punë në vendin tonë, ndërsa deklaroi se tashmë kanë bindjen se Shqipëria i ka pagat më të mira sesa në Greqi.

Po ashtu Rama ftoi të gjithë emigrantët që të kthehen në Shqipëri, pasi sipas tij edhe taksat janë më të ulëta.

Kreu i qeverisë propozoi që të zhvillohen dy panaire në vit, ndërsa deklaroi se shumë shpejt do të bëhet edhe panairi i punës në Itali.

“Ideja është që të kemi një panair të pranverës, një panair të vjeshtës në Greqi dhe pastaj në Itali. Tani që ne kemi bindjen se me pagat jemi më mirë se këtu, jemi këtu. Besoj se për 1.5-2 vite do jemi si Italia”, tha nder të tjera Rama gjatë bisedave me përfaqësues të kompanive.

Presidentja e KE ngre alarmin, Von der Leyen: Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht!

Evropa duhet urgjentisht të riarmatoset dhe shteteve anëtare duhet t’u jepet hapësira fiskale për të kryer një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një takimi për mbështetjen për Ukrainën.

Von der Leyen shtoi se Evropa gjithashtu duhet t’i tregojë Shteteve të Bashkuara se është e gatshme të mbrojë demokracinë.

Ajo tha se ajo të paraqiste një “plan gjithëpërfshirës” në një samit të BE të enjten, duke shtuar, “ne duhet të kemi një rritje të mbrojtjes” dhe “duhet të rritemi masivisht”.

“Ne të gjithë e kemi kuptuar se pas një kohe të gjatë nën investime, tani është me rëndësi të madhe të rriten investimet e mbrojtjes për një periudhë të gjatë kohore. Është për sigurinë e Bashkimit Evropian,” tha ajo. Von der Leyen shtoi se plani për shembull mund të ndihmojë në zhvillimin e mburojave të avancuara ajrore.

Për sa i përket të ardhmes së Ukrainës së shkatërruar nga lufta, von der Leyen tha se “garancitë e sigurisë janë të një rëndësie të madhe. Ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë, në mënyrë që ajo të ketë mjetet për të forcuar veten dhe për të mbrojtur veten,” tha ajo.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer thirri samitin për të mbështetur mbështetjen për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas një tensionimi në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump që la shumë të pasigurt se ku qëndronin aleatët dikur të vendosur. Takimi i Londrës mori një rëndësi më të madhe në mbrojtjen e aleatit të shkatërruar nga lufta dhe rritjen e mbrojtjes së kontinentit.

Starmer, i cili mirëpriti liderët e më shumë se 12 vendeve dhe zyrtarë të tjerë, përqafoi Zelenskyn me mbërritjen e tij në Londër, duke thënë se ai është i vendosur t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.