“Bën veprime si …”/ G-Bani dhe Danja debatojnë, banori nuk heq dorë: Kam pëlqim…

Danja dhe G-Bani janë sqaruar sot pas përplasjeve të shumta mes tyre, dhe e gjitha nisi pasi ai i shprehu pëlqimin banores.

Kjo e fundit u shpreh se ka parë veprime jo të hijshme nga ana e G-Banit, ndërsa këngëtari u shpreh se nuk ka qëllim të keq ndaj saj por pëlqim. Madje veprimet që Danja i cilësoi si përndjekje, G-Bani tha se janë për përkujdesje.

Pjesë nga diskutimi

Danja: Mendova se do kthehej ndryshe. Ka qenë i egër dhe ka përdorur fjalë që nuk besoj se më takojnë. Ka bërë disa veprime që më duken veprime përndjekësish. Unë në gjumë, kam veshur disa pizhame të shkurtra, në mëngjes më vjen dhe më thotë ‘mos e hap jorganin natën’. Sot në prova u shpërfytyrua. Këtu është bërë e zakonit të të vinë në fytyrë, sot ishte agresiv.

Ledion: Ti beson se G-Bani ka një simpati a fiksim për ty apo është mënyra e tij për të qenë në qendër të vëmendjes duke qenë se ti e njeh prej kohësh.

Danja: Deri dy ditë pasi erdhi kam menduar hajde se bën lojën e vet. Kur zihemi ai ul tonet, Nuk kam më çfarë t’i them. I kam thënë mu zhduk. Ai po prap afrohet, më përmend pse qesh në shtëpi. Unë ngre duart në këtë situatë, i them ik nuk ikën. Unë ik dhe largohu ia kam thënë gjithmonë. Dua ta di nga ti G-Bani, për çfarë arsye më fut në shtëpi, është një fiksim i yti apo…

G-Bani: Si urdhëro. E përmend emrin tënd kur figura jote baltoset nga dikush.

Danja: Më shumë e baltos ti

G-Bani: Unë kam pëlqim. Dua të përgënjeshtroj Danjën, nuk i kam shkuar afër në mënyrë agresive. Dy veprimet që sipas Danjës jam përndjekës është për derën e banjës. Kam marr një çarçaf dhe ja kam hedh sipër. Se kam parë video të atashuara me këngë banale me Danjën dhe këtë nuk e duroj dot. Danja në sytë e mi është shumë e pastër nuk e lejoj të përdoret në montazhe për të përmbushur

Danja: Ça flet

G-Bani: E kam parë. Për këto dy pika, sa i përket kësaj pyetjes që iu bë Danjës pse nuk ja pret. Pres një mijë të zeza sot por që të shkaktoj njeriut të cilit pëlqej një gjyq publik për fajin tim këtë jo nuk e prisja por më lëndon e trishton. Nuk kam frikë nga karakteri i Danjës, për asnjë moment nuk më ka bërë buzëqeshje joshëse. I vetmi mëkat është që nuk sillet egër me mua. Më dhemb të më tallë Danja. I kam dhënë provat që e ndaj lojën nga simpatia.

SPAK shkakton “tërmet” në Policinë e Shtetit, arrestohen shefa krimesh të përfshirë në grupe kriminale, shpallet në kërkim Elvis Dërvishi

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me operacionin e përbashkët të SPAK, AMP-së dhe Policisë së Shtetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni i cili është shtrirë në disa qytetë të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën, janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Gjatë operacionit të SPAK, AMP-së dhe Policisë janë lëshuar 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se 4 masa të sigurisë janë për oficerë të policisë. Deri më tani janë ekzekutuar tre masa, ndërkohë që një tjetër nga radhët e bluve është shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është shefi i Krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska, i cili akuzohet për për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza si dhe kolegu Ruska. Ndërkohë, një tjetër akuzë e cila rëndon mbi Alisinanajn është dhe ajo e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Ndërkohë, personi tjetër mbi të cilin ka pasur urdhër arrest është Erdit Hazizaj. Sipas informacioneve paraprake ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike dhe përfshirje në grupe kriminale.

Sakaq, në kërkim është shpallur Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi. Ai akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se masa sigurie “arrest me burg” janë kërkuar edhe për 5 shtetas nga Saranda.

Vijon…

I zhdukur prej gati 3 vitesh, GJKKO bën njoftimin e papritur për Ervis Martinajn

Ervis Martinaj është zhdukur prej më tepër se dy vitesh, por jo për drejtësinë, e cila pavarësisht alibive dhe enigmave ka vendosur të respektojë procedurën.

Me këtë shpallje publike, Gjykata e Posaçme po shteron njoftimin publik për 43 vjeçarin për ta njoftuar atë se në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të pajustifikuara dhe të lidhura me familjarë të tij.

Gjykata ka urdhëruar në datën 17 shkurt që përmes afishimeve fizike por edhe online, Ervis Martinaj të njoftohet për çështjen për të cilën Martinaj duhet të informohet se seanca do të mbahet në datën 7 mars 2025 ora 9.30.

Ky njoftim është procedural por i pashmangshëm për gjyqtarin e çështjes , i cili duhet të provojë vënien në dijeni të Ervis Martinajt për të cilin nuk ka asnjë gjurmë prej gushtit 2022.

Si një protagonist i krimit i ekspozuar së pari përmes pendesës së Nuredin Dumanit, ndaj Martinajt gjykata zyrtarizoi masën e arrestit me burg në maj 2022.

Por tre muaj më vonë ai u zhduk duke lënë pas konspiracion. Dhe ndërsa më vonë SPAK firmosi përpos Plumbit të Artë edhe një masë të dytë të lindur nga Metamorfoza, hetimet nuk lanë në harresë edhe pasuritë e tij dhe të të afërmve.

SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e 42 aseteve të dyshuara sit ë ardhura nga krimi, dhe që janë nën emër të të afërmve. Mes tyre kazino me status të pezulluar që i përkiste 100 përqind Ervis Martinaj, lakuar si mbreti i lojërave të fatit.

Por përpara se gjykata të dëgjojë SPAK , duhet të bindet se i provoi të gjitha mënyrat që i shumë kërkuari ta mësojë se ç’po i ndodh me pasuritë./ TCH

Publikohen fotografitë e vjetra të Egli Takos, sa ka ndryshuar banorja e BBVA 4 ndër vite

Egli Tako është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, sidomos që pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e fundit të Big Brother VIP Albania.

Pjesëmarrja në këtë reality show i ka dhënë një vëmendje të madhe publike, duke bërë që çdo detaj nga e kaluara e saj të analizohet nga ndjekësit dhe mediat.

Së fundmi, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi të Eglit nga dhjetë vite më parë, ku ajo duket mjaft ndryshe nga imazhi i saj aktual.

Shumë prej fansave e kanë rikujtuar pjesëmarrjen e saj në spektaklin e talenteve “X Factor Albania”, ku ajo garonte si një këngëtare e re me ëndrra për të depërtuar në muzikë.

Në krahasim me pamjen e saj të tanishme në BBVA, ndryshimi është i dukshëm. Ndërsa disa ndjekës e komentojnë këtë transformim si rezultat të ndryshimeve estetike, të tjerë besojnë se është thjesht një evolucion natyral i pamjes për shkak të viteve dhe stilit të jetesës.

Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor/ Çfarë po ndodh me Presidentin amerikan?

Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë gjatë javëve të ardhshme, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Presidenti Donald J. Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë muajin e ardhshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare”, thuhet në njoftimin e datës 1 mars.

“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i karrierës që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak.

Pavarësisht moshës së tij, Presidenti Trump gëzon një gjendje të mirë fizike dhe plot me energji. Por në të kaluarën, kontrollet mjekësorë kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me transparencën e detajeve të rezultateve.

Ndonëse Presidenti Trump nuk konsumon alkool apo duhan, ai njihet për pasionin që ka për ushqimet e shpejta apo mishin e pjekur. Ushtrimi i vetëm fizik i tij është loja e golfit.

Një kontroll mjekësor gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018, sugjeronte se presidenti duhet të synojë të humbasë rreth 5 kilogramë peshë, por në përgjithësi gëzonte “shëndet të shkëlqyer”. Mjeku i tij tha se nuk kishte shenja të ndonjë problemi mendor dhe se me një dietë më të shëndetshme, ai mund të “jetojë deri në 200 vjet”.

Një vit më vonë, ekzaminimi mjekësor i udhëheqësit 1.9 metra të gjatë, tregonte se ai peshonte 110 kilogramë, rreth 3 kilogramë më shumë se para se të merrte detyrën dhe se ai po merrte ilaçe për të trajtuar kolesterinën.

Gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2015, mjeku i tij, Harold Bornstein, publikoi një letër ku thuhej se tensioni i gjakut i zotit Trump ishte “çuditërisht i shkëlqyer” dhe nëse zgjidhet, “zoti Trump, mund të them pa mëdyshje, do të jetë individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Mjeku Bornstein tha më vonë për rrjetin CNN se vetë zoti Trump “e diktoi të gjithë letrën. Unë nuk e shkrova atë letër”./ VOA

Driloni i dërgon dron, ky është reagimi i Gjestit!

Fituesi i këtij edicioni të BBVK, Drilon Rama i ka dërguar dron Gjestit.

Droni ka fluturuar mbi shtëpinë e BBVA, para pak çastesh, veprim ky që e ka lumturuar tej mase Gjestin.

”Jom i bindur që e ki fitu ti. Kysmet prej zotit ti atë Big Brother unë këta”, u shpreh Gjesti teksa shihte dronin.

Kujtojmë se Driloni që nga dalja e tij nga Big Brother ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Gjestin. /Prive.al

SHIKO VIDEON KËTU

I FUNDIT/ SPAK bastis ZYRAT e 2 Gjyqtarëve dhe dy Prokurorëve në Tiranë!

Hetimi për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion kanë bërë që Spak të marrë në gjykatën e tiranës dosjet e 2 gjyqtarëve.

WebLajm shkruan se dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë.

Në hetim janë vendosur dy prokuror të Tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M.

Këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës.

Kryenin ekspertiza duke manipukuar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë.

Në 3 raste shpërdorimi detyrës, ushtrimi ndikimit është provuar.

Ndërsa hetimet vijojnë për veprën penale të korrupsionit të magjistratëve dhe telefonat e sekuestruar e po ashtu edhe vendimet do ti nënshtrohen ekzaminimit nga BKH për të mbledhur prova.

Të hënën personat e dyshuar do të dalin para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat dhe akuzat ndaj tyre.

Misteri i VR* SJES së Pavlin Prekës, çfarë PA 19 vjeçari që e EKZ EKUTUAN në oborrin e banesës!

Për Policinë e Shkodrës mbetet e mistershme vrasja e 19-vjeçarit, Pavlin Preka.

Veç pistës së ndonjë konflikti banal, uniformat blu i kanë shtrirë hetimet edhe në pista të tjera.

Nuk përjashtohet mundësia që i riu të ketë qenë dëshmitar në ndonjë ngjarje apo aktivitet të paligjshëm.

Referuar edhe dëshmive të të afërmve të tij, viktima nuk kishte konflikte, ndërsa nuk rezulton si i përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme.

Grupi hetimor vijon kqyrjen e telefonit të tij për të parë komunikimet e fundit dhe nëse ato do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

19-vjecari u gjet i pajetë të enjten në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Ai kishte marrë një plumb në pjesën e gjoksit ndërsa ishte xhaxhai i tij ai që njoftoi autoritetet.

Fqinjë të familjes Preka nuk treguan para bluve të kenë parë lëvizje të dyshimta të ndonjë personi, ndërsa jo shumë larg shtëpisë ndodhet edhe një kamera sigurie e cila është sekuestruar nga uniformat blu.

I riu jetonte me të atin ndërsa merreshin me blegtori në zonën e Dukagjinit.

Shpeshherë ai zbriste edhe në banesën e tyre në fshatin Guci e Re ku u gjet edhe i pajetë.

Livia poston foto nga shtëpia e Rozanës, ish-banorja mbështet dhe jashtë “BBV” këngëtaren!

Livia, ish-banorja e Big Brother VIP, dikur kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Rozana Radin, e cila ende ndodhet në shtëpinë e famshme.

Megjithatë, pas disa keqkuptimeve mes tyre, raporti u duk i ftohtë kur Livia u eliminua nga gara dhe e takoi Rozin me distancë.

ProfitSence Logo
Pavarësisht kësaj, duket se Livia e ka lënë pas çdo debat dhe ka treguar mbështetje të fortë për Rozanën. Së fundmi, ajo është parë në shtëpinë e saj, duke forcuar idenë se miqësia mes tyre vazhdon dhe se, edhe pse jashtë lojës, Livia vijon ta përkrahë publikisht Rozin në rrugëtimin e saj brenda BBV