Përplasja e ashpër Zelensky-Trump, reagon Musk: E sh…

Takimi mes presidentit Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt u mbyll me anulimin e një konference të përbashkët për shtyp si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet.

Pas përplasjes mes Trump dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale, nuk mund të mungonte një reagim nga Elon Musk, i cilësuar si krahu i djathtë i Presidentit të SHBA-vë, Donald Trump.

Në reagimin e tij Musk thekson se Zelensky ka shkatërruar veten në sytë e amerikanëve.

”Zelensky e shkatërroi veten para syve të amerikanëve’’, deklaroi Musk.

Në takimin live për mediat kudo në borë, mes fjalëve të rënda dhe akuzave të njëpasnjëshme, Trump dhe Vance akuzuan administratën e mëparshme dhe presidentin Zelensky për mosmirënjohje, teksa i kujtuan se nuk është në kushte të favorshme për të bërë kërkesa të reja.

Presidenti ukrainas ndodhej në Uashington DC për të bindur homologun e tij amerikan që të ofrojë mbështetje për sigurinë kundër çdo agresioni të ardhshëm rus, në këmbim të një marrëveshjeje ekonomike për burimet e rralla minerale të Ukrainës. Por takimi në Zyrën Ovale përfundoi në mënyrë të paprecendentë.

Prapaskenat/ Si u ‘përzu’ Zelensky nga Shtëpia e Bardhë pas sherrit me Trump, kë telefonoi presidenti ukrainas pas largimit

Detaje të reja janë zbuluar pas takimit me tone të larta mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Mediat amerikane shkruajnë se pas replikave të ashpra, delegacioni ukrainas u largua nga Zyra Ovale në një “dhomë të ndarë”, menjëherë pas konfliktit.

Atje, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio u thanë atyre që të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS

Presidenti amerikan i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, Rubio që të njoftojë delegacionin ukrainas se duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe se do të ketë mundësi të kthehet vetëm nëse do të jetë i gatshëm për armëpushim.

Ndërkohë që mësohet se menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Zelensky ka pasur një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Por kjo përballje nuk është parë mirë as brenda Shteteve të Bashkuara. Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer deklaroi disa minuta pas takimit se në këtë mënyrë Donald Trump dhe mëkëmbësi i tij Vance po luajnë lojën e pisët të Vladimir Putini.

Olaf Scholz: Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe te Evropa

Pas përplasjes Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ka reaguar edhe Olaf Scholz, kancelari aktual i Gjermanisë nga Partia e Social-Demokratëve, i cili tha se askush më shumë se ukrainasit nuk e dëshiron paqen. Prandaj, sipas tij, Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa.

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se sa ukrainasit. Prandaj ne po punojmë në një rrugë të përbashkët drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa,” shkroi Olaf Scholz.

Edhe kancelari i ardhshëm gjerman përkrah Ukrainën

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se qëndron krah Ukrainës në kohë të mira dhe të vështira. Ai shton se nuk mund të krahasohet agresori me viktimën, reagim ky i nisur nga takimi mes Trump-it dhe Zelensky-t ditën e sotme, takim i cili u mbyll pa një marrëveshje.

Në një postim në X, Merz i drejtohet Presidentit të Ukrainës në formë mbështetje.

“I dashur Volodymyr Zelensky, ne qëndrojmë me Ukrainën në kohë të mira dhe në prova. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme”, tha ai.

Shefja e BE-së del në mbështetje të Zelensky

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën përmes një mesazhi në rrjetet sociale:

“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.

Viktor Orban, i vetmi europian në mbështetje të Trump

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, reagoi në mbështetje të presidentit të SHBA, Donald Trump, pas përplasjes së këtij të fundit me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Orban theksoi se “njerëzit e fortë bëjnë paqen” ndërsa falënderoi Trumpin për qëndrimin e tij.

“Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot, presidenti Donald Trump qëndroi me guxim për paqen, edhe sikur të ishte e vështirë për shumë të tjerë ta pranonin. Faleminderit, zoti President!”, shkroi Orban.

Gary Kokalari: Lëreni Sali Enver Berishën të sjellë një cirk politik në Shqipëri! LaCivita vetëm kontratë mijëra dollarë,nuk ka asnjë mbështetje nga Trump

Nga Gary Kokalari

Lëreni Sali Enver Berishën të sjellë një cirk politik në Shqipëri. Libri i tij i lojërave është bërë i parashikueshëm—ai shpenzon bujarisht për të sjellë “konsulentë” amerikanë në Shqipëri për të krijuar iluzionin se Donald Trump e mbështet atë. Objektivi i fundit i Berishës me këto shfaqje është të lajë fytyrën e tij të pistë dhe shpreson të kthehet në pushtet për të vazhduar aty ku e la—të pasurohet dhe të pasurojë familjen e tij.

Këtë herë, Saliu angazhoi Chris Lacivita, një ish-menaxher fushate për Donald Trump. Qarkullojnë thashetheme se Lacivita ka rënë në disfavor me disa anëtarë kyç të rrethit të brendshëm të Trump-it, çka mund të shpjegojë pse ai nuk ka një pozicion në administratën Trump.

Gjithsesi, do të ishte e pamundur të besohej se Lacivita shkoi në Shqipëri pa një honorar të majmë nga Berisha. Prandaj, nëse dikush beson se Lacivita është motivuar nga altruizmi, do t’i them se është gabim. Nuk do të më çudiste nëse Shqipëria nuk do të kishte qenë as në horizontin e tij derisa të takonte Fatmir Mediun që shpërndan premtime për shpërblime nga xhepi i Sali Berishës.

Pse ka dalë Chris Lacivita dhe ka sqaruar rolin e tij si konsulent fushate, dhe jo si lobist?

Me shumë mundesi mund të jetë sepse ai kupton se mund të shkelë mbi një vijë të ngushtë midis kufijve ligjorë dhe atyre etikë. Ndërkohë që nuk jam ekspert në këtë fushë, atij mund të mos i kërkohet të regjistrohet pranë Departamentit të Drejtësisë nën Ligjin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) nëse ai vepron si konsulent fushate në Shqipëri, dhe jo si lobues për Berishën në Uashington. Deri tani, nuk ka asnjë gjurmë të një regjistrimi të tillë FARA, të cilin Lacivita do të kishte qenë i detyruar ta dorëzonte brenda dhjetë ditëve pas regjistrimit si agjent apo lobues i huaj.

Të punosh si konsulent për një fushatë politike të huaj mund të jetë një tjetër histori, por Lacivita duhet të ecë me kujdes. Për shembull, nuk ka asnjë provë që Trump mbështet Berishën—nëse Lacivita thotë të kundërtën, ai rrezikon pasoja të rënda nga qeveria amerikane.

Gjithashtu, nëse ai do të sugjeronte se po ndihmon Berishën të heqë njollën e sanksioneve të Departamentit të Shtetit pa një autorizim të qartë, mund të kalonte kufijtë ligjorë. Dhe ka një problem tjetër: marrja e parave nga një individ i sanksionuar si Berisha, i cili nuk ka burime të dukshme financiare, por ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të hequr sanksionet dhe avancuar interesat e tij (siç ka bërë edhe djali i tij, Shkelzeni)—ngre shumë pikepyetje.

Burimet sugjerojnë se Lacivita mund të ketë nënshkruar një kontratë me vlerë deri në 250,000 dollarë për të shërbyer si “konsulent” i Berishës. Çfarëdo shume të jetë, Lacivita duhet të jetë i kujdesshëm dhe të sigurohet që paratë që merr janë të pastra—mosdija nuk mund të jetë mbrojtje. Askush nuk duhet të jetë aq naiv sa të mendojë se Lacivita është në Shqipëri sepse e sheh Berishën si një kampion të demokracisë. Por nëse ai vërtet flet në emër të Trump-it, do të doja ta dëgjoja ta thotë këtë hapur dhe qartë herën tjetër kur të lavdërojë Saliun—një nga adhuruesit më të flaktë të Enver Hoxhës.

Lacivita është i njohur për taktikat e tij agresive, sidomos për “Swift-boating”-un e John Kerry gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, ku ai vuri në dyshim patriotizmin e Kerry-t. Pavarësisht nëse akuzat ishin të vërteta apo jo, ato mbetën te tilla dhe Kerry humbi ndaj George W. Bush. Tani, Lacivita po përpiqet të përdorë të njejtën taktikë ndaj Edi Ramës, duke përdorur lidhjet e Ramës me familjen Soros.

Nuk është sekret që Rama ka lidhje me Soros, por ndryshimi ndërmjet Edit dhe Saliut është se Edi fitoi mbështetje nga Soros – Saliu e provoi por u refuzua. Sa i përket pretendimit se Soros ka orkestruar sanksionet kundër Berishës, ende nuk kam parë prova të besueshme për të mbështetur këtë teori konspirative – por ka mjaft prova që sugjerojnë se Berisha është i korruptuar. Në fakt, disa prej tyre i kam zbuluar vetë.

Megjithatë, asgjë nuk e ndalon Lacivita-n të përpiqet të lidhë Edi Ramën me George dhe Alex Soros si treshe Sijameze. Ai përdori një taktikë të ngjashme gjatë fushatës së Trump, duke demonizuar Soros për të ndezur votuesit e MAGA-s. Tani, Lacivita po mendon që kjo taktikë do të funksionojë në Shqipëri, duke shtyrë narrativën se nëse je mik i Soros, nuk mund të jesh mik i SHBA-s.

Kjo ngre disa pyetje për Lacivita-n. Për shembull, Jared Kushner ishte një partner biznesi i George Soros dhe Peter Thiel (një donator i madh i Trump) në një kompani të quajtur Cadre. Ivanka Trump dhe Jared Kushner gjithashtu kanë shoqëruar Alex Soros në Southampton, një nga resortet më ekskluzive të verës në New York. A beson Lacivita që Ivanka dhe Jared nuk janë dashamires të SHBA-s?

Për më tepër, Scott Bessent, i cili Trump e emëroi si Sekretar i Thesarit, ndërtoi pasurinë e tij duke punuar për George Soros, mentorin i tij. Gjatë kohës që punonte per Sorosin, Bessent ndihmoi në orkestrimin e shkurteses së famshme të paundit britanik – e cila i solli Sorosit një fitim prej një miliard dollarësh dhe gati shkatërroi Bankën e Anglisë. Është e sigurt të thuhet se kjo nuk e bëri Soros të dashur për zyrtarët britanikë, por a beson Lacivita se Britania e ka sanksionuar Berishën si një lloj favori për Soros? Bessent më vonë u largua nga Soros për të nisur fonde të tij të investimeve me mbështetje prej 2 miliardë dollarësh nga Soros. Ai gjithashtu ruan marrëdhënie miqësore me familjen Soros. Dhe sipas logjikës së Lacivita-s, a do të thotë kjo se Scott Bessent nuk mund të jetë mik i SHBA-s gjithashtu?

Kur Berisha ishte Kryeministër dhe Fatmir Mediu ishte Ministër i Mbrojtjes, ata miratuan shitjen e municioneve të vjetra dhe të kalbura kineze me vlerë 300 milion dollarë qeverisë amerikane – një skandal që u dha në faqen e parë të The New York Times.

Marrëveshja u krye përmes AEY, një kompani amerikane, e cila përdori një kompani të bazuar në Qipro, të kontrolluar nga Henri Thomet, një tregtar armësh të zeza, i ndaluar të bënte biznes me qeverinë amerikane.

Çdokush që e njeh Berishën di se ai është një mikro-menaxher, dhe të besosh se ai nuk ishte në dijeni të detajeve të kësaj marrëveshjeje është iluzion. Shumë shqiptarë e kujtojnë bisedën e regjistruar të Kosta Trebickës me Ephraim Diveroli, presidentin e AEY, ku Diveroli thotë se marrëveshja “shkoi më lart te Kryeministri (Berisha) dhe djali i tij (Shkelzeni).”

Dhe një nga bashkëpunëtorët e AEY më vonë e identifikoi Shkelzen Berishën si “djalin e ri me sy si peshkaqen, i veshur me kapelë bejsbolli”, që u ul në këndin e dhomës ndërsa ata negocionin marrëveshjen me qeverinë shqiptare.

Nëse kjo është e vërtetë, çfarë po bënte Shkelzeni atje?

Ky tregim është i detajuar në War Dogs, librin e Guy Lawson, i cili më pas u adaptua në një film me Bradley Cooper dhe Jonah Hill.

Diveroli dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan për mashtrim ndaj qeverisë amerikane, por askush në Shqipëri nuk u hetua. Pse? Sepse Berisha ishte Kryeministër në atë kohë dhe kontrollonte gjykatat.

Le të pyesim Lacivita-n: Nëse Berisha e mundësoi me vetëdije një skemë për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, a e bën kjo atë një mik të Amerikës? Po për Fatmir Mediun? Lacivita duket se është i impresionuar nga përrallat e tij për luftën kundër komunizmit dhe George Soros, por çfarë mund të thuhet për rolin e tij në shitjen e municioneve të dëmshme dhe të paligjshme kineze, qeverisë amerikane?

A e bën kjo Fatmirin një dashamires të SHBA-së? Dhe ndërsa jemi te kjo, a mund të na thotë Lacivita diçka për lidhjet e Fatmirit me Gazmend Mahmutaj?

Pavarësisht teorive të konspiracionit të Berishës për t’u targetuar nga George Soros, mund të them me 100% siguri se Soros nuk kishte asnjë lidhje me zbardhjen e përpjekjes së qeverisë Berisha për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes – sepse Berisha më ka mua, që të më fajësojë!

Unë kam bashkëpunuar me C.J. Chivers, një gazetar i shpërblyer me Çmimin Pulitzer, për të zbuluar historinë e AEY.

Chivers, një ish-Kapiten i Marinsave të SHBA-së dhe një nga gazetarët më të njohur të luftës në dekadat e fundit, besonte se marrëveshja rrezikonte trupat amerikane në Afganistan, duke furnizuar municione të pasigurta për ushtarët afganë që luftonin krah SHBA-së kundër talibanëve. Si ish-Marin, a ndan Lacivita shqetësimet e Chivers?

Lacivita duhet të mendojë dy herë para se të përdorë taktikat e tij të “Swift-boat”-it për të mbështetur Berishën. Ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe të shmangë shkelmimin e kufijve ligjorë, sidomos kur paraqet Berishën për mbështetje nga Trump. Kam një ndjenjë se aktivitetet e tij do të rishikohen me kujdes, dhe çdo gabim ligjor mund të përfundojë duke u shënuar për Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit dhe mediat amerikane.

Përkundër kritikave publike ndaj George Soros dhe agjendës së tij politike progresive, kam pranuar gjithashtu se një fondacion i lidhur me Soros ka bërë një dhuratë për një organizatë ndihme humanitare që kam bashkëthemeluar në vitet 1990. Kjo ishte një pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të shpërndarë miliona dollarë ndihma për Shqipërinë. Por ne nuk kemi takuar Soros, dhe nuk kishte asnjë kusht të lidhur me këtë. Sidoqoftë, fondet që ngritëm nga Soros, si dhe nga UNDP, OJQ-të dhe shqiptarët amerikanë, ndihmuan shumë shqiptarë që po vuanin pasojat e komunizmit.

Tani, në lidhje me Erion Veliajn: Unë e konsideroj atë një mik. Kemi punuar së bashku për të sfiduar fushatat politike të Fatos Nanos dhe Sali Berishës, dhe mendoj se është e drejtë të themi që kishim sukses. Bashkëpunimi ynë ishte i fokusuar në luftimin e korrupsionit në Shqipëri, kështu që nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta, do të ishte një zhgënjim. Por do të ishte po ashtu shqetësuese nëse ai do të burgoset për akuza të motivuara politikisht. Nëse është i korruptuar, ai duhet të përballet me pasojat, por ai meriton të dalë në gjykatë, jo muaj të tërë në burg. Me fushatat zgjedhore parlamentare në Shqipëri duke u zhvilluar, shqiptarët duhet të pyesin: A ishte kohëzgjatja e lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak dhe burgosja e Erion Veliajt një rastësi – apo një tentativë e kalkuluar për të shtrembëruar zgjedhjet në favor të Berishës?

Kam lexuar raporte të kohëve të fundit që prokurori i Erion Veliajt në SPAK, Ols Dado, ishte protezheja e Ina Ramës, e cila ishte përgjegjëse për ngritjen e tij nga noter në prokuror. Është e njëjta Ina Rama që kryesoi farsën e gjyqit për korrupsionin e Ilir Metës, pas publikimit nga Dritan Prifti të një videoje ku Meta diskutonte një ryshfet prej disa qindra mijëra dollarësh. Por pas disa manovrave prapa skenës nga Berisha dhe Meta, gjykata vendosi qe videoja ishte manipuluar, dhe Meta u shpall i pafajshëm. E kam parë atë video shumë herë – ajo është ende e disponueshme në Youtube. Përfundimi im? Ilir Meta ishte po aq i pafajshëm sa O.J. Simpson. Dhe shumica e shqiptarëve do të bien dakord. Kjo është e njëjta Ina Rama që injoroi email-et e mia të përsëritura në lidhje me praktikat korruptive të Berishës, përfshirë detaje specifike rreth Armo, Albpetrol dhe AEY. Ato marrëveshje të pista që përfshinin pasuri shtetërore që kapnin mbi një miliard dollarë. Por për një arsye, zonja Rama nuk ka hapur asnjë hetim. Pse ndodhi kjo?

Që nga ajo kohë, Rezart Taci, shoku i Berishës që orkestroi skemat e Armo dhe Albpetrol, ka ikur nga vendi si një i arratisur, i kërkuar për mashtrim dhe pastrim parash për mafian italiane.

Trafikantët e armëve të AEY shkuan në burg. Dhe Kosta Trebicka, i cili punoi me mua për të zbuluar AEY-në, u gjet i vdekur në një rrugë të largët në jug të Shqipërisë. Shumica e provave që unë i ofrova Ina Ramës gjithashtu i ishin ofruar Alfred Dumanit, prokurorit kryesor të SPAK, i cili ka mundësinë të aksesojë email-et e Ina Ramës. Megjithatë, në vend që të hetonin një mashtrim prej një miliardë dollarësh, Dumani dhe Dado duket se janë më të interesuar për të shqyrtuar shpenzimet me kartë krediti të gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxo.

Berisha ka kaluar vite duke bërë akuza të pafundme për korrupsion kundër Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Por ai nuk mund t’i quajë ata kurrë vrasës – diçka që ai nuk mund ta thotë për veten e tij. Shumë shqiptarë ende e shohin Salin si një njeri me gjak në duar nga katastrofa e piramidave të vitit 1997, ku humbën jetën mijëra njerëz, masakra e 21 janarit, dhe shpërthimi në Gerdec që vrau 26 persona. Dhe pastaj është vrasja e Azem Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës pasi u rrëmbye nga Sigurimi i Berishës, dhe vdekja misterioze e Kosta Trebickës. Sali Berisha mbetet një i dyshuar për këto vdekje në mendjet e shumë shqiptarëve.

Unë kam vizituar Shqipërinë disa herë kur Berisha ishte President dhe Kryeministër, dhe përsëri verën e kaluar. Nëse krahasoj Shqipërinë e Berishës me Shqipërinë e sotme? Nuk ka asnjë krahasim. Nën Berishën, Tirana ishte pa ngjyra, ndërtesat po shembeshin dhe vendi ishte i mbushur me plehra. Do të përdorja një metaforë të Donald Trump-it për të përshkruar kushtet, por do të ofendoja shumë shqiptarë. Nën Edi Ramën dhe Erion Veliajn, Tirana është shndërruar në një qytet të gjallë europian, dhe Shqipëria tani është një nga destinacionet më të bukura turistike në botë.

Akuzat e Berishës për eksodin e shqiptarëve janë të qeshura, sepse dy personat që janë më përgjegjës për “largimin e trurit” janë Enver Hoxha – dhe dishepulli i tij, Sali Berisha.

Zoti Lacivita duhet të edukojë veten për karakterin e vërtetë të Sali Berishës – ato pjesë që Fatmir Mediu i harron të përmendë. Hamendesoj une? Edhe nëse e bën këtë, ai do të mbyllë sytë derisa paratë vazhdojnë të rrjedhin.

Berisha ka qenë një kancer për Shqipërinë – por shpresojmë që zgjedhjet e majit do të jenë të fundit për të. Trashëgimia e tij e korruptuar dhe shkatërruese duhet të pastrohet që vendi të vazhdojë përpara si një demokraci dhe të arrijë qëllimin e tij për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Kjo do të kërkojë krijimin e një partie opozitare legjitime – pa Sali Berishën!

Tjetër zarf i zi? G Bani shpërthen keq ndaj Gjestit: K….! (Video)

Në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania, G-Bani shpërtheu ndaj bashkëkonkurrentit të tij, Gjestit, duke e ofenduar me fjalë të rënda, nga “llum” deri tek “karakter i shëmtuar” dhe “idiot”.

Ky veprim pason një histori të mëparshme të G-Banit me sjellje agresive, përfshirë një ndëshkim me zarf të zi për përplasje fizike dhe fjalë ofenduese.

Shpërthimi i tij ishte veçanërisht i ashpër, duke sulmuar karakterin dhe integritetin e Gjestit.

Një zarf i zi mund të vijë si pasojë e kësaj sjelljeje.

SHIKO VIDEON KËTU

Detaje nga aksioni i SPAK/ Kush është avokati i njohur i ndaluar dhe çështja ku ndikoi

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë. Arrest në shtëpi është caktuar për avokatin Fatbardh Koçi, ndërsa një masë sigurie është vendosur edhe për një shtetas tjetër.

Janë kryer 4 kontrolle banesash dhe personale, ndërsa është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit në Policinë Shkencore. Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi për ndërhyrje në një dosje që ishte nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe po shqyrtohej nga gjykata.

ProfitSence Logo
Në kohën e kryerjes së veprës penale, avokati Koçi ka qenë i punësuar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ka dyshime se avokati ka ushtruar ndikim të paligjshëm, bashkë me funksionarë të tjerë të policisë dhe drejtësisë, për lehtësimin e pozitës penale të një personi në konflikt me ligjin.

Operacioni ka përfshirë ushtrimin e 4 kontrolleve banesash dhe personash, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit të policisë shkencore.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjithë rrethanat dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprim të paligjshëm.

“Edhe unë do hidhesha nga muri…”/ Sara Hoxha mbështet veprimin e Gjestit? Deklarata e saj shtang rrjetin

Veprimi i Gjestit, i cili kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe mes banorëve të shtëpisë.

Kjo lëvizje e papritur ka sjellë spekulime mbi arsyet që e çuan atë të largohet në këtë mënyrë. Ndërkohë, edhe producentja Sara Hoxha ka reaguar me humor ndaj situatës.

Sipas një llogarie në TikTok, ajo ka publikuar një foto në Instastory ku etiketon një biznes dhe shkruan:

“Më shpëtoi në moment të fundit, ndryshe do hidhesha dhe unë nga muri.”

Çfarë ndodhi ? Vëllai i Madh dërgon zarfin e Zi: Nuk ju toleroj më, bëni gati valixhet…

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit.

Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme.

Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë sendet e fshehura, përfshirë cigaret.

Sonte do të merren masa të rrepta, bëni gati të gjithë valixhet.

Këmbimi valutor, 1 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 119.2 lekë dhe do shitet me 120.4 lekë.

Mediat amerikane: Trump u ofendua nga veshja e Zelenskyt! Presidenti ukrainas u këshillua të vishej me kostum, por ai…

Sky News raporton se, presidenti ukrainas ishte këshilluar të vishte kostum në Shtëpinë e Bardhë dhe se Donald Trump u ofendua kur pa që Zelensky ishte veshur me veshje te thjeshtë.

“Përpara takimit të nxehtë, Volodymyr Zelensky u këshillua nga ekipi i Trump që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak dhe të veshë diçka më formale”, raporton Axios.

Megjithatë, Zelensky nuk e dëgjoi këshillën dhe përkundrazi ai vendosi të vishet me të zeza, shkruajnë mediat ameriane.

Sipas dy burimeve që folën për Axios, veshja e Zelenskyt e irritoi Trumpin.

Gjithashtu gjatë pytjeve me gazetarët dje në Shtëpinë e Bardhë, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn, “pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti për Amerikën.

https://twitter.com/i/status/1895555635829514734

Kujtomë se gjatë takimit të djeshëm, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përplasur verbalisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.

Trump akuzoi Zelensky për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, ndërsa Zelensky tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi i dy liderëve në Zyrën Ovale u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione.

Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e paralajmeroi me tërheqje të mbështetjes amerikane.

Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës.

Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare.

Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.

Por presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.

“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelensky.
Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.

“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.

Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.

Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.