Kush fiton në 11 maj? Ndryshimi i shifrave mes PS dhe PD

News24 në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë të publikuar këtë të hënë.

Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit. 36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë.

6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë. Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%.

PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin. Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim. Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.

Të dhënat e sondazhit

Partia Socialiste-45.5% (43.5%-47.5%)

Koalicioni PD-ASHM-36% (34%-36%)

Partia Mundësia-6.5% (5.5%-7.5%)

Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet-5.5% (4.5%-6.5%)

Partia Socialdemokrate-2% (1%-3%)

Lëvizja Bashkë-2% (1-3%)

Koalicioni Euroatlantik-1% (0-2%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim-0.5% (0-1%)

Tjetër-1% (0-2%)

“Unë dhe Gjesti kemi vendosur…”/ Egli befason, ja çfarë po ndodh mes saj dhe fituesit të ‘BBVA’

Në emisionin “Post Big Brother VIP”, u diskutuan disa nga dinamikat më të bujshme të këtij edicioni. Mes të ftuarve ishin edhe disa nga ish-konkurrentët më të përfolur, ndër ta Egli, një nga finalistet, si dhe Gjesti, fituesi i këtij edicioni.Një nga momentet më të pritura nga publiku ishte pikërisht diskutimi rreth marrëdhënies së Eglit dhe Gjestit, të cilët nisën një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.

E pyetur nga moderatori Ledion Liço për gjendjen e saj pas përfundimit të BBV dhe për ecurinë e marrëdhënies me Gjestin, Egli u shpreh:

“Jam mirë, patjetër pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të marrë kohë për veten time, të shoh familjen, të merrem me disa angazhime dhe projekte të miat. Nga ana tjetër pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani. Kemi komunikuar, jemi takuar, kemi ndenjtur bashkë. Të shohim si do të vazhdojë më mbrapa, deri tani gjërat duken mirë, por kanë kaluar shumë pak ditë” – tha Egli. Tashmë pritet të shihet se si do të evoluojë lidhja e çiftit jashtë mureve të shtëpisë së famshme.

“A ju ka marrë malli për…”/ Postimi i Gjestit që u pëlqye menjëherë nga fansat

Vetëm pak ditë pas triumfit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ka nisur të fokusohet në karrierën muzikore.

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë emisionit “Post Big Brother VIP Albania”, ku nuk munguan debatet dhe zbulimet për projektet e reja, këngëtari konfirmoi se së shpejti do të sjellë materiale të reja për fansat e tij.

Por jo vetëm kaq, pasi përmes një postimi në “Instastory”, Gjesti ka paralajmëruar se një projekt i ri muzikor mund të publikohet më shpejt se sa pritej, duke rritur pritshmëritë e publikut.

“A ju ka marrë malli për (muzikë)”, ka shkruar fituesi i edicionit të katërt të BBV në foton ku shfaqet ai.

Rrëshqitje dheu në Turqi, 3 persona humbin jetën jetën, dalin pamjet!n

Një rrëshqitje dheu është regjistruar në lagjen Canik të Samsunit në Turqi duke rezultuar në bllokimin e një automjeti nën rrënoja.

Nga ngjarja raportohet se mbetën të vdekur tre persona. Incidenti ndodhi pranë një stacioni karburanti, konkretisht në zonën e larjes së makinave pranë një qendre tregtare në autostradën Samsun-Ordu.

Rrëshqitja e dheut, e cila u shkaktua nga shkëmbinjtë dhe dheu që binin nga një mal aty pranë, bllokoi automjetin dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonë. Sipas raporteve fillestare, një person u shpëtua nga rrënojat, ndërsa një baba humbi jetën në rrëshqitjen e dheut së bashku me dy vajzat e tij.

Ekipet shëndetësore janë thirrur për të ndihmuar në operacione. Besohet se pasagjerët e automjetit përfshijnë një grua, burrin e saj dhe fëmijët e tyre, ndërsa gruaja është shpëtuar tashmë dhe është dërguar në spital.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, pasi ende ekziston rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme të tokës në zonë.

Meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti në muajin maj, si priten të jenë temperaturat

Këtë të hënë, meteorologia e njohur Ladja Porja, në një lidhje telefonike në “Vila 24”, ka treguar se si do të jetë moti për muajin maj.

Sipas saj, java e parë e majit, do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave, që pritet të arrijnë deri në 29-30 gradë Celsius, duke sjellë kushte të ngrohta për shumicën e vendit.

Megjithatë, Porja theksoi se moti nuk do të mbetet i qetë gjatë gjithë muajit. Shirat do të rikthehen gjatë javës së dytë të majit, duke sjellë një rënie të temperaturave dhe kushte më të paqëndrueshme.

Në fundjavë, temperaturat do të jenë më të ngjashme me ato të muajit qershor, duke shënuar një periudhë më të ngrohtë dhe të qetë për fundjavën.

“Do të ketë një rritje të temperaturave rreth 29- 30 gradë javën e parë të majit. Por shirat do të rikthehen javën e dytë të muajit. Java që po lëmë pas do të ketë kohë të qëndrueshme , me diell. Do të ketë më pak rreshje. Në fundjavë temperaturat do të jenë si në muajin qershor”, u shpreh ajo

La Marion për Gjestin? Egli tregon të ‘vërtetën’, tregon a ka qenë në lidhje me instruktorin e palestrës

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako u bë shpesh pjesë e mediave rozë dhe diskutimeve në rrjete sociale, si për lojën brenda shtëpisë, ashtu edhe për jetën private.

Në atë kohë filloi të qarkullonte lajmi se Egli kishte qenë në një romancë me instruktorin e palestrës ku stërvitej, Mario Olldashi, pak para se të hynte në reality show.

Për t’i dhënë fund këtyre aludimeve, ka reaguar vetë Egli Tako.

“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli.

Me këtë deklaratë, ajo sqaroi publikisht se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike para pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

E trishtë! Gjendet pa shenje jete shkrimtarja e njohur (Emri+ Foto)

Alexandra Fröhlich, shkrimtarja e njohur gjermane, është gjetur e pajetë të martën në mëngjes në një varkë pranë shtëpisë së saj, në bregun Holzhafen të lumit Elba, në distriktin Moorfleet të Gjermanisë. Ajo ishte 58 vjeç dhe romanet e saj janë ndër më të shiturat në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, trupi i Fröhlich u gjet nga djali i saj, i cili e zbuloi atë mëngjesin e 27 prillit. Policia ka nisur hetimet për vrasje dhe ka njoftuar se hetuesit po kërkojnë të dyshuarit e mundshëm. Dyshimet fillestare lidhen me mundësinë që vrasësi mund të ketë qenë i njohur për shkrimtaren.

Sipas autoriteteve, ajo besohet se ka ndërruar jetë midis mesnatës dhe orës 5:30 të mëngjesit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ky krim të ketë pasur një lidhje personale me viktimën.

“Sipas informacioneve aktuale, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në skafin e saj dhe lajmëruan brigadën e zjarrfikëses, e cila ishte në gjendje vetëm të konfirmonte vdekjen e gruas”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale. Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese tani besojnë se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës”, thuhet në njoftim.

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale

Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në përditshmëri. Më së shumti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë, kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë.

Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jenë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim. Pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve, apo në shtatzani e mbipeshë.

Gjithashtu ënjtja e këmbëve mund të vijë dhe si një efekt anësor i ilaçeve. Por ka mjaft raste kur shkaktarët janë me të vërtetë të rrezikshëm, nga problematika me veshkat, zemrën, etj… Në lidhje me këtë tematikë – ënjtja e këmbëve, shkaktarët dhe sëmundjet që fshihen.

“Simptomat e para të ënjtjeve të këmbëve janë skuqjet në shputa, ndezje këmbësh, ënjtje, mavijosje dhe nxirje e këmbëve, por dhe formim ulçerash te pjesa midis gjurit dhe kyçi të këmbës”, nënvizon Merja në fillim të bisedës, duke vijuar me shkaqet më të zakonshme të enjtjes së këmbëve:

– Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ose në këmbë.

Probleme me zemrën: insuficiencë kardiake që çon në grumbullim të lëngjeve në trup

– Probleme me veshkat: pamundësia për të filtruar ujin dhe kripën, mbingarkesë lëngjesh

– Probleme me mëlçinë: ciroza çon në uljen e proteinave, lëngu kalon në inde

– Probleme me venat me variçe: valvulat venoze nuk mbyllen mirë

– Shtatzania: shtypje e venave abdominale dhe rritje e vëllimit të gjakut në vena

– Lëndime lokale: thyerje, ndrydhje, inflamacion

– Mbipesha çon në rritje presioni në venat e këmbëve

– Medikamentet e shumta: kortikosteroidet, për presionin e gjakut, estrogjenët, etj.

“Eshtë shumë e rëndësishme që çdo simptomë, çdo ndryshim në trupin tonë të mos e anashkalojmë. Duhet kërkuar ndihma mjekësore në rast se kemi ënjtje të papritur të këmbëve, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, pengesë në urinim. Gjithashtu nëse enjtja nuk largohet pas përdorimit të metodave natyrale apo kemi enjtje të njëanshme të këmbëve, të cilat mund të na rrezikojnë për trompozë”, këshillon Ylli Merja.

Bimët diuretike dhe anti-inflamatore më të mira janë: hithra nxit largimin e ujit të tepërt nga organizmi; lulerradhiqja forcon funksionin e veshkave dhe redukton mbajtjen e lëngjeve; bishta qershie shumë efektive për largimin natyral të ujit; këputja nxit urinimin; trëndafili i egër dhe rrënja e majdanozit gjithashtu. Ushqimet më të rekomanduara kundër enjtjes janë selino, shalqi, kastravec, panxhar, limon. Ndërsa bimët më të mira për përmirësimin e qarkullimit të gjakut janë: gështenja e egër forcon venat dhe zvogëlon edemat; lule murrizi dhe frut murrizi pastron venat, i jep elasticitet; molla e egër pastron arteriet dhe venat; gjethe ulliri përmirëson qarkullimin e gjakut.

“Kombinimi i ushqimeve të shëndetshme, bimëve natyrale, aktivitetit fizik të moderuar dhe masazheve, ndihmon në kontrollimin e ënjtjes së këmbëve”, nënvizon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon dhe disa teknika natyrale në trajtimin e këmbëve të enjtura.

– Përzieni 50 ml uthull molle me 100 ml ujë, 50 ml ekstrakt variçe dhe 1 lugë gjelle kripë. Lagim një nape dhe e mbështjellim në këmbë, e mbajmë 10-15 minuta, më pas këmbët i lyejmë me vaj livando ose rozmarine, ose mund t’i lyejmë me vajin Reumer. Masazhoni këmbët nga sipër poshtë drejt zemrës për 10-15 minuta. Pas kësaj këmbët mbahen lart mbi nivelin e zemrës 15-20 minuta. Ky veprim bëhet 2 herë në ditë.

– Çdo mëngjes pini një gotë ujë me lëng limoni dhe dy lugë uthull molle.

– Përdorni çajra diuretik për enjtje: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta një dorë radhiqe, një dorë hithra, një dorë bishta qershie, një dorë këputje. Pini 3×1 gotë në ditë.

– Përdorni çajra për qarkullimin e gjakut: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta 5 lugë gjethe çaj kolestomer + një dorë murriz lule + 1 dorë hithra + 1 dorë radhiqe + 2 lugë fruta pylli. Pini 3×1 gotë në ditë para buke.

“Thelbësore për çdo trajtim është së pari të gjejmë shkakun dhe më pas të nisim një kurim sa më të shpejtë dhe efikas”, rekomandon në fund të bisedës biofarmacisti Ylli Merja.

16-υj.eçαrja shqiptare kthehet nga Greqia, por ajo që e gjeti në Fier s’e kishte menduar (Video)

Një 16 – vjeçare, e cila jetonte në Greqi është kthyer për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një situatë të panjohur për të.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse.

Vajza, nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë, ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë,

por kur familja e ka kuptuar, e ka fejuar me një djalë i cili jetonte në Greqi.

“Një vajzë 16-vjeçare ka ardhur nga Greqia për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një realitet të panjohur.

Sapo ka ardhur vajza, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse dhe vajza

nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë.

Kur familja e ka marrë vesh e kanë fejuar vajzën me detyrim me një djalë që jetonte në Greqi dhe të bënte dokumentet”, raporton gazetari.

V. αjza e r e nga Lezha tregon si u Iidh me mbΙ.esëri: Ishte h. era e ρ arë që e …, i fe jυαri më ΒËRl atë

Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë.

Kjo është historia e rrëfyer .“Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare!

Nuk është e thënë që njeriun e zemrës duhet patjetër ta njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë.

Kështu të paktën më ka ndodhur mua. Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi. Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.

Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.Në fillim isha shumë skep tike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkësirave nuk ecin mirë.

Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.

Vetëm në filma kisha parë takime të tilla.

Që aty më rr.ahu zemra fort dhe jam emocionuar pa masë.E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje.

Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh.

Edhe jam me fat që e kam njohur. Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në Lezhë të paktën janë me pikatore.

Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrni djem që nuk ju respektojnë. Personi shihet që në takimin e parë…”, shkruan ajo.