Kapet hajduti në Tiranë, 40-vjeçari kishte “zënë karar” me një dyqan të vetëm, në 4 muaj vodhi 11 mijë euro syze

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”.

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tron ditëse në Itali! 34 υjecari υr. et dy fqinjët e tij dhe më pas υ eten

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e qetë të Volverës, rreth 25 kilometra nga Torino, ku një mosmarrëveshje për çështje bashkëpronësie përfundoi në një masakër.

Andrea Longo, 34 vjeç, shofer kamioni me precedentë penalë, goditi për vdekje dy fqinjët e tij me një thikë zhytjeje, përpara se të vriste veten.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë në Via XXIV Maggio, ku Longo shkoi në banesën e fqinjëve të tij, Chiara Spatola (28) dhe Simone Sorrentino (23).

Sipas hetimeve paraprake, pas një debati të ashpër, ai nxori një thikë dhe i goditi të dy disa herë. Dy të rinjtë tentuan të arratiseshin, por autori i ndoqi dhe i kapi në oborrin e ndërtesës, ku i goditi për herë të fundit në mënyrë fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të karabinierëve të Pinerolos dhe ekipeve të urgjencës 118, të tre personat u gjetën të pajetë në vendngjarje.

Motivet që çuan në këtë akt të tmerrshëm janë ende nën hetim. Dëshmitë e para flasin për konflikte të mëparshme mes palëve dhe për planet e çiftit të ri për t’u zhvendosur në një zonë tjetër, konkretisht në Rivalta Torinese.

Autoritetet janë në proces të mbledhjes së mëtejshme të provave dhe dëshmive për të ndriçuar tërësisht këtë ngjarje të rëndë që ka lënë të shokuar banorët e zonës.

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhυ* nojnë zγrtarin e njësisë administrative, policia e referon ngjarjen në SPAK! Çfarë ndodhi pas takimit elektoral të PD-së në Bulqizë

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

Mësohet se personi i dhunuar është Kalosh Murra, zyrtar i njësisë administrative.

Policia ka referuar materialet ne SPAK për deputetin e PD, Xhelal Mziu dhe nipin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thote policia.

Ek z*kυtimi i bosit mafioz grek si në skena filmash aksion, çfarë panë dëshmitarët

Një ekzekutim i stilit mafioz ndodhi pasditen e së enjtes, në një nga rrugët më të frekuentuara të Chalandrit, Athinë, kur ekzekutorët qëlluan me kallashnikov Giorgos Moschouris jashtë një qendre diagnostike dhe më pas u larguan.

Një grua me banim në lagje përshkroi në televizionin ANT1 atë që ndodhi pasditen e së enjtes në zemër të Chalandrit, kur persona të panjohur “qëlluan” me kallashnikov me gjakftohtësi jashtë një qendre diagnostike një 55-vjeçar, i njohur si pjesë e grupeve kriminale.

Autorët e tij kishin ngritur një pritë dhe automjeti i tyre ishte parkuar në një rrugicë pas qendrës diagnostikuese. Vrasësit e tij e prisnin të dilte nga klinika dhe sapo e panë, zbritën nga automjeti dhe e qëlluan në mes të rrugës.

“Dëgjuam që zotëria u qëllua. Ata ishin fshehur në një pallat. Pesë minuta më parë kalova pranë vendit ku ndodhi vrasja”, tha dëshmitarja.

Në fakt, plumbat kanë depërtuar në xhamin e pasmë të një automjeti që po lëvizte në vendngjarje, duke e lënë shoferin të tronditur. Një tjetër video-dokumentar përshkruan një motoçiklist duke u tronditur nga zhurma e armëve dhe duke rënë nga motori i tij.

Po ashtu xhamat kanë kapur edhe xhamat e klinikës dhe bindësve pranë vendit të ngjarjes

E rëndë/ Gjimnazisti υ ret shokun dhe ρΙ. agos tre të tjerë

Një djalë 15-vjeçar vrau një shok shkolle dhe plagosi tre të tjerë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin perëndimor francez të Nantes, thanë autoritetet policore. BFM TV raportoi se studenti që vdiq ishte një vajzë dhe se tre studentët e plagosur ishin djem. Policia nuk konfirmoi moshën apo gjininë e viktimave. Stafi mësimor neutralizoi sulmuesin në shkollën Notre-Dame-de-Toutes-Aides, një shkollë private katolike, para se të mbërrinin forcat e rendit, tha një zëdhënëse e policisë.

Ajo tha se nuk kishte asnjë të dhënë që të tregonte për një motiv terrorist. Studentët u mbajtën brenda shkollës pas sulmit të mesditës, por u lejuan të largoheshin në orët e pasdites nën mbrojtjen e policisë. Dhjetëra prindër pritën jashtë shkollës.

“Po presim të mund t’i mbajmë në duar… për t’i ndihmuar ata të përballen me stresin që do të ketë shkaktuar kjo,” tha një prind i shkollës, Nicolas.

Një shok i klasës së djalit tha për gazetarët se sulmuesi kishte shprehur simpati për Nazizmin.

E rëndë/ 22-vjeçarja në gjendje të dehur thyen pajisjet në biznesin e tyre, babë e bir në Tiranë e go. dasin me grushte

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për tre persona, pas një incidenti ndodhur mes një vajzë të re dhe babë e bir, pronar të një subjekti.

Sipas policisë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 persona, shtetasit E. Q., 33 vjeç, P. Q., 62 vjeç (babë e bir) dhe A. Q., 22 vjeçe.

Sipas policisë, shtetasja A. Q. dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer disa pajisje në subjektin e 62-vjeçarit, i cili bashkë me djalin e tij, ka goditur me grushte 22-vjeçaren.

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH.

Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Votimi ditën e enjte

Emrat dhe votat:

Eni Vasili 5 Vota

Xhoi Jakaj 2 Vota

Engjëll Musai 2 Vota

Ermal Hoxha 1 Votë

Flamur Buçpapaj 1 Votë

Show me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës para katër vitesh në Kukës

Dikur në opozitë, Edi Rama deklaronte me gojën plot se ata që u thonë se do ngremë aeroporte të reja në një vend aq të vogël sa Shqipëria iu gënjejnë, ndërsa tani po e përdor të njëjtën fabul për fushatë elektorale. Njësoj siç u veprua katër vite më parë me aeroportin e Kukësit sot po bëhet me atë të Vlorës.

“Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të hapet në ditët e para të maji” ka deklaruar së fundi zv kryeministrja Belinda Balluku, duke theksuar se gjithçka po bëhet gati për fluturimin inagurues që do të kryhet prej kompanisë shqiptare “Air Albania”.

“Sot, jemi vetëm pak ditë larg nga ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. Në ditët e para të majit, Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal” tha ajo.

Por sipas të gjithë specialistëve aeroporti i Vlorës ende nuk është gati. Fluturimi që do të bëhet nga kompania ajrore që e përdor edhe Edi Rama për çareterin e tij privat, duket se do të ketë qëllime elektorale. E njëjta fabul, si tani me Vlorën, u përsërit edhe në prag të zgjedhjeve të vitit 2021 me aeroportin e Kuksit.

Atëhere një avion i kompanisë Wiz Air, u nis nga Londra në Tiranë dhe pasi ndaloi aty sepse kaq i lejohej për një fluturim ndërkombëtar bëri edhe një rrugëtim tjetër Tiranë- Kukës. Rama e përdori këtë zbritje të sforcuar, në 18 prill 2021, për të thënë se ata emigrantë tifozë të PD-së që e kishin akuzuar si gënjeshtar po e shihnin këtë ëndër të bëhej realitet.

Video/ Kryeministri takon adashin në avion: Ky është Edi Rama dhe

⇑Edi Rama në prill 2021 në linjën Tirane Kukës me një pasagjer qe e paraqiti si opozitar qe nuk i kishte besuar kësaj endërre. Poshte pergatitjet e kesaj ceremonie elektorale⇓.

Natyrisht udhëtimi qe një fallcitet propogandistik që u organizua vetëm si shou për zgjedhjet. Atëherë kryeministri e justifikoi këtë fakt me rregullin se aeroportet e reja fillimisht provojnë me linja lokale për të kaluar më pas tek ato ndërkombëtare.

Por fama e atij që kryeministri e konsideronte me mburje si Porta e dytë ajrore e Shqipërisë zgjati pak. Pasi ibëri edhe një inagurim tjetër dhe Zbriti në shkurt 2022 bashkë me ministret në Kukës ku u tha se do kishte nga dy fluturime në javë me destinacion Gjermaninë Austrinë dhe Zvicrën, ky aeroport sot nuk funksionon më. Prej tij nuk ngrihet apo ulet asnjë kompani ndërkombëtare. Ai më tepër shërbeu si shou për fushatën e katër viteve më parë për të gënjyer emigrantët nga veriu, sidomos çunat e Londrës, se do të vinin më lehtë pranë shtëpive të tyre.

E njëjta fabul po përdoret edhe tani në prag të 11 majit, kur Belinda Balluku, në rakordim me Air Albania po oganizojnë një udhëtim të vetëm sa për efekt të fushatës. Sipas parashikimeve më realiste fluturimet reale nga ky aeroport nuk mund të fillojn përpara nëntorit të këtij viti dhe ajo që do të organizohet para zgjedhjeve është thjeshtë një spektakël.

Ky njoftim vjen pas përhapjes së lajmit se kompania Munich Airport International (MAI), një degë e Flughafen München GmbH, ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi i saj në projektin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar në Vlorë. U pretendua se gjermanët e ndërprenë bashkëpunimin  kritikave të shumta nga organizatat mjedisore dhe institucione ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të aeroportit në zonën e mbrojtur të Vjosës dhe lagunës së Nartës, një habitat i rëndësishëm për shpendët e rrallë.

Dhe që asgjë të mos njollosë punët madhështore të qeverisë është rekrutuar kompania me flamur shqiptar që të kryejë një fluturim simbolik para zgjedhjeve.

©Lapsi.al

22-υje çαrja nùk ndαhet dot prej d.jaIit nga Tirana, edhe pse ka t. jetër unë…

Një vajzë 22-vjeçare ka treguar historinë e saj të dashurisë me një djalë i cili njëkohësisht ishte i lidhur prej 3 vitesh me një vajzë tjetër.

Vajza shprehet se e dashuron atë dhe kjo ka bërë që të mos e lërë.

Une jam nje vajze 22 vjec..kam jetuar dhe punuar per 6 vjet ne greqi aty ku u njoha me nje djal nga tirana..u dashurova me nj djal 23 vjc ne pun.

nfillim ishim thjesht kolg pune pastj …por koha kalonte na bente me te lidhur me njeri tjtrin deri sa u dashuruam

marrezisht ..por pasi ta njihja un ai kishte nj lidhje 3 vjecare me nj vajz tjtr..ai vendosi qe lidhja e tij 3vjcare t vazhdonte pa djenin e saj nderkoh qe t ishte bashk dhe me mu ..un e pranova ashu sic ishte seps edoja dhe edua shum…

dhe sot bej 1 vit qe jam akoma me ate edhe pse me vr  e t ndergjegja lend o hem duke I shikuar bashke..dashuria me ka ber te mos heq dor nga ai …

edi qe esht nje lidhje n de rlikuar ….si mendoni a eshte nje dashuri e pa fajshme..??”,-përfundon letra e vajzës.

“Kαm 5 vite pa b. ërë …. ks”, gr. υaja tregon arsγen pse b. υrri e refυzun

Një gr.ua e martuar, ka ndarë me ps.iko.loge Deidren problemin e saj që e shqe.tëson prej vitesh. Ajo zbuloi se kishte plot pesë vite që nuk kishte bërë s* ks me bashk.ëshortin e saj.

Por më e keqja është ju.stifikimi që i jep i shoqi… ai i thotë se nuk e shikon më si femër tër.heq.ëse pasi pas lindjes së fëm.ijës ka shtuar në peshë.

“A duhet të largohem? Burri dhe unë kemi qenë së bashku për 23 vjet dhe kemi dy fëmijë, por ne nuk kemi kryer

ma.rrëd.hënie s*ks.ua.le në gati pesë vjet. Burri im thotë se nuk më sheh më tër.heq.ëse pas li.ndjes së fëmijëve sepse kam shtuar në peshë.

Pasi dëgjoi historinë e saj, psik.ol.ogia De idre u mundua që t’i japë këshillën më të mirë të mundshme.

“Të jesh i vetmuar në mar.rëdh.ënien tënde është një she.një e qartë se diçka nuk është në rregull.

Duket sikur ma.rrëdh.ënia juaj po kalon në shumë sfida. A duhet të largohesh? Mbase. Megjithëse ka hapa të tjerë që mund të dëshirosh të provosh përpara se ta bësh atë.

Nëse ai nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje bashkë me tz për të shpëtuar këtë lidhje, atëherë është mirë që të nd.aheni dhje të gjeni veten tuaj. Më besoni, e ardhmja juaj larg tij do të jetë më e ndritur”.