Aks ident në Greqi/ Automjeti përρlaset me motorin, hυmb je. tën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

Përplasja ka qenë e fortë, fillimisht 42-vjeccari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi t’u rezistonte lëndimeve të marra, duke ndërruar kështu jetë vetëm 2 orë më vonë.

Gjesti shënon sërish një tjetër rekord! Ja çfarë po ndodh me fansat e tij në rrjetet sociale!

Java që sapo lamë pas ka qenë historike për këngëtarin Gjesti, i cili më 19 prill u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke marrë me vete edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Finalja madhështore e spektaklit u shoqërua me emocione të shumta dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku, i cili e mbështeti Gjestin deri në momentin e fundit. Por triumfi i tij nuk përfundoi aty. Në vetëm pak ditë pas fitores, profili i tij në “Instagram” ka arritur në 601 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon dashurinë dhe entuziazmin që publiku ka për të.

Ky shpërthim në rrjetet sociale e kthen atë në një nga personazhet më të ndjekur në showbiz-in shqiptar. Fraza e tij e fundit në finale: “Natën e mirë!”, ka marrë kuptimin e një përshëndetjeje simbolike që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij publike.

Me fitoren e “Big Brother VIP 4” dhe përkrahjen masive nga publiku, Gjesti pritet të jetë një nga emrat më të zëshëm të muzikës dhe medias shqiptare në muajt në vijim, ndërsa projektet e reja dhe daljet publike tashmë janë vetëm çështje kohe.

“Po t’a donin në Kosovë Gjestin, do ia kishin dhënë vetë fitoren…/ Olta Sheta: Ka thyer një tabu…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të diskutuar mbi disa nga ngjarjet më të bujshme që ndodhën gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP 4″…

Si e komenton ajo ndasinë që u krijua në rrjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë, lidhur me mbështetjen ndaj Gjestit në BBV4?

Μ

Nëse publiku i shqiptarëve të Kosovës do e donte Gjestin kaq shumë, mendoj që do ia kishin dhënë fitoren. Ishim ne shqiptarët e Shqipërisë që ia dhamë fitoren Gjestit dhe jo “Big Brother VIP Kosova”. Gjesti në “Big Brother VIP Kosova” nuk doli as në finale.

Ky populli i Kosovës që e donte kaq shumë këtë Gjestin, që na u hodhën kundra, sepse këta dinë të përdorin vetëm rrjetet sociale asgjë tjetër, thonin se ne po i bënim padrejtësi Gjestit. Nuk e kuptoj çfarë padrejtësie po i bënim ne, kur ne i dhuruam fitoren. Kjo do të thotë që më shumë e paskemi dashur ne Gjestin që i dhamë fitoren dhe më shumë e kemi votuar ne. Sepse këta po ta donin, ia kishin dhënë fitoren në vendin e vet. Madje do kishte ngritur trofeun, jo të mos e çonin as në finale. Por Gjestit i bëri mirë ajo trampolina brenda 24 orëve, nga “Big Brother Kosova” në “Big Brother Shqipëria”. Aty e mori famën, sepse askush nuk e njihte. Gjesti ka thyer një tabu që më ka pëlqyer. Gjesti në “Big Brother” tregoi që nuk fitohet nga emri që ti ke jashtë, nuk futesh me një background që ti ke krijuar nga jashtë, sepse njerëzit duan të shikojnë lojën që ti bën brenda. Këtë tabu ka thyer Gjesti dhe bravo i qoftë. Duhet t’i japim meritat aty ku i takon dhe duhet ta kritikojmë aty ku duhet. Kritikat nuk i bëjnë dëm askujt, por e bën që të jenë më të fortë e të mësojnë më shumë. /TAR/

G-Bani shpërthen ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

Pas deklaratave të fundit të Laert Vasilit, ku aktori paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar përgjigja e G-Banit, ish-banori i edicionit të katërt. Përmes një reagimi të gjatë e në rrjete sociale, G-Bani shprehet i revoltuar ndaj qëndrimeve të Laertit dhe e akuzon atë për hipokrizi.

Në reagimin e tij, G-Bani përmend edhe momentet brenda shtëpisë, duke nënkuptuar një sjellje kontradiktore të Laertit: “Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”

Ai thekson se produksioni ka pasur një rol të madh në rrugën e Laertit drejt finales, por nuk lë pa përmendur edhe ndihmën që sipas tij i kanë dhënë disa banore: “Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër.”

Në fund, G-Bani i kthehet edhe çështjes së artit e krijimtarisë, duke u shprehur: “Babai im ishte oficer, por shkruante poezi e vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

“Sa herë bën shaka, kontrolloni xhepat se ju vjedh”/ Berisha: Fushata e Ramës me batuta, tregon kulturën që ka

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Borsh mesditën e sotme në takim me qytetarët për fushatën e 11 majit.

Berisha sulmoi Ramën, teksa u shpreh se fushata e tij është e përqendruar tek batutat për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e qeverisë.

Më tej kritikoi Ramën pasi ky i fundi ftoi të rinjtë të shikojnë pamjet e tij nudo në internet.

Saka, sipas Berishës kryeministri ka filluar tani bën dhe viktimën.

Berisha: Fushata e tij le ta quajmë fushata e batutës, se ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizmi socialist dhe të tëra i vijnë nga filmat e asaj kohe. Edi Rama ngjason me atë hajdutin dhe të vjen të bën me qesh dhe ndërkohë të ka futur dorën për të marrë kuletën. Pas çdo batute fshihet një akt vjedhjeje. Vërtet buzëqesh, kur thotë zhapikët, hardhucat, por ai nuk buzëqesh, fut dorën në xhep dhe vjedh. Nuk është batuta që krijon vendet e punës.

Batuta përdoret për të maskuar largimin e të rinjve. Nuk i ndihmon batuta pensionistët, përdoret për të fshehur gjendjen e mjerë të njerëzve. Kur të dëgjoni batutat e tij, të kontrolloni xhepat se diçka ju ka vjedhur. Pasi përpiqet me çdo kusht të shndërrojë fushatën e tij në një parodi, pastaj bën viktimën. Çfarë ti themi? Nëse fton ti në ekran televiziv fëmijët, ose bën thirrje shikoni videot e nudove të mia, njoftoni televizorët vendosni pullën e kuqe se kam këtë fjalor. Tani thotë lavdi hajdutëve të mi. Jam krenar, me Tahirin, Krifcën, Veliajn. Këta janë bërë një tabor. Tani krenari. Që të gjithë këta kanë vjedhur. Ta dini një gjë që po vodhi ministri, nuk mund të vjedhë kurrë pa e kapur kryeministri. Ata vidhnin se vidhte ky.

Sekreti i jetëgjatësisë 100-vjeçare, gruaja japoneze: Ja çfarë duhet bërë

Japonia është e famshme për numrin e saj të madh të njëqindvjeçarëve dhe ka jetëgjatësinë më të lartë për gratë në botë.

Pra, cili është sekreti për një jetë jashtëzakonisht të gjatë dhe të shëndetshme? Në një intervistë për CNBC, mbesa e një gruaje japoneze njëqindvjeçare zbulon sekretet e tezes së saj për të ruajtur shëndetin dhe lumturinë e saj me kalimin e viteve.

Fuqia e mirënjohjes

Michiko Tomioka, një nutricioniste e certifikuar dhe eksperte e jetëgjatësisë, përmend tezen e saj si model. Çdo ditë, pa përjashtim, ajo thotë “arigato” – faleminderit në japonisht.

Ajo është mirënjohëse për paraardhësit e saj, komunitetin e saj fetar dhe shëndetin e mirë që ruan.Më mësoi të mos humbas kohë dhe energji për gjëra që nuk mund t’i kontrolloj,” thotë Michiko.

Kufizimi i mishit të kuq

Dieta luan një rol vendimtar në jetëgjatësinë e japonezëve. Siç ka deklaruar Dr. Sophie Ortega, “ushqyerja është arsyeja kryesore e vitalitetit dhe jetëgjatësisë së tyre”. Ky njëqindvjeçar ndjek këtë filozofi. Ajo pi çaj jeshil çdo ditë dhe e bazon dietën e saj në perime, tofu dhe peshk, duke shmangur duhanin dhe duke kufizuar ndjeshëm konsumin e mishit të kuq.

Ajo është një besimtare e madhe në “ngrënjen e ndërgjegjshme”, që do të thotë të përtypet ngadalë dhe të shijojë çdo kafshatë. Kështu zhvillon mirënjohjen për ushqimin. Fruti i saj i preferuar është yuzu, një frut agrumesh i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e tretjes.

Kë keni rreth jush ka rëndësi.

Një nga sekretet e saj më të mëdha për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme janë njerëzit që e rrethojnë. Siç thotë Michiko, tezja e saj i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve. “Familja, miqtë, njerëzit në komunitet.”

Ajo gjithmonë i mirëpret mysafirët e saj me çaj dhe dashamirësi dhe nuk e lë askënd të largohet pa një dhuratë të vogël dhe të menduar. Kjo ndjenjë ngrohtësie dhe lidhjeje me të tjerët duket se është një themel i jetëgjatësisë.

Pranimi i konsumimit, pa ndërprerje të veprimit

Të plakesh me dinjitet do të thotë të pranosh kufizimet e tua. Kjo grua aktive vlerëson gjithçka që mund të bëjë ende dhe nuk heziton të kërkojë ndihmë kur është e nevojshme. Aktiviteti është vlera e saj thelbësore: ajo ngjit shkallët, bën banjë vetëm dhe takohet me miqtë tre herë në javë. Edhe fakti që ajo vazhdon të gatuajë vetë vaktet e saj tregon se sa aktive dhe e pavarur mbetet ajo.

Rëndësia e spiritualiteti

Ajo ngjitej në një mal të pjerrët çdo vit me komunitetin e saj fetar. Sot, ajo vazhdon të recitojë lutjet çdo ditë, duke demonstruar besimin e thellë dhe forcën e brendshme që e mban të fortë fizikisht dhe mendërisht.

“Halla ime është një frymëzim i vërtetë dhe ndihem me fat që e kam në jetën time. Duke adoptuar stilin e saj të jetesës, kam gjetur paqen dhe guximin që qëndrojnë me kalimin e kohës,” përfundon Michiko.

Nuk doli nga fjala, Gjesti mbanë premtimin që askush nuk e priste (Foto)

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u shpall fitues i sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, pas një rrugëtimi të gjatë, sfidues dhe shpesh të dhimbshëm.

Pavarësisht ofendimeve, presionit psikologjik dhe një episodi dhune fizike, ai arriti ta fitonte zemrën e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjesti krijoi një lidhje të afërt dhe shumë të komentuar me Eglin, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të edicionit.

Por pak ditë para finales, ai befasoi me një deklaratë të fortë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta… Sapo të dal, bllok e ke.”

Kjo deklaratë ngriti shumë pikëpyetje dhe për disa, u duk si fundi i një lidhjeje që nisi me shumë emocione.

Por… a e mbajti fjalën Gjesti?

Pas përfundimit të spektaklit, fansat kanë vëzhguar me vëmendje çdo lëvizje të çiftit në rrjete sociale — dhe rezultati është surprizues!

Jo vetëm që Gjesti nuk e ka bllokuar Eglin, por dyshja duket më e afërt se kurrë. Ata janë parë shpesh bashkë, madje kanë publikuar foto pranë njëri-tjetrit, duke treguar se raporti mes tyre jo vetëm që nuk është ftohur, por ndoshta po bëhet më i fortë jashtë shtëpisë.

Ndjekësit tani pyesin: A kemi të bëjmë me një histori dashurie që do të vazhdojë edhe jashtë kamerave?

“Çfarë më shkel syrin?”/ Rama përplaset me Llatjan: Mos bëj presion

Teksa kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, duket se bullizimin dhe presionin ndaj kundërshtarëve apo anëtarëve të partisë që ai drejton, e ka kthyer në diçka të zakonshme këtë fushatë elektorale.

Një prej grave biznesmene që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, se nuk kishte infrastrukturën e nevojshme, pasi sipas saj, mësueset i merrnin fëmijët në krahë për t’i futur në klasa.

“Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme,”-i tha zonja, kreut të qeverisë.

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për këtë çështje, iu drejtua me presion kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatjas, duke i kërkuar që të mos fliste më për këtë çështje, pasi nuk i kishte dhënë zgjidhje problemit.

“Për atë që thatë për fëmijët, s’e kuptova këtë punën e shkallës. (I drejtohet Llatjas) Ç’a do më thuash ti tani, s’ke çfarë më thua ti tani. Pse më shkel syrin?! S’ke çfarë më thua…Ç’a do më thuash ti tashi?! Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita të ma thoshte ajo mua, tani që ma tha ajo, s’ma thua dot ti! A e kupton? Ti duhet ta kishe bërë.. Mirë, mirë në Shtator do e zgjidhësh? Të ka thënë kryetari i bashkisë që do e zgjidhë në Shtator? Jo mor jo, ai u rri punëve mbi kokë, problem është a i mbaron apo vetëm ju rri mbi kokë? Ëëë? Këtej kokën ti, mos e shih atë, mos i bëj presion me shikim asaj! Të ka thënë që do e zgjidhë në Shtator apo e dëgjove tani?! Tani e dëgjove, po mirë! Ata duhet të shkojnë në një vend tjetër. Do lirohet në Shtator mjedisi dhe do zgjidhet. Në Shtator do më njoftoni dhe unë do falenderoj kryetarin e bashkisë, ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari. ”- tha Rama.

Anestezisti më i vjetër në Shqipëri, ndahet nga jeta “Misha i Madh” i Spitalit Ushtarak

Doktor Mihallaq Prifti është shuar në moshën 91 vjeçare. Ai ishte anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe gjithë jetën e kaloi mes pacientëve të shumtë të Spitalit Ushtarak, ku mori dhe nofkën “Misha i Madh”.

Të gjithë e njihnin kështu. I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar, njeri i qetë, fjalëpak dhe i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim në kushte te veshtira.

Me një specializim në Shën Petërsburg në vitin 1958, Mihallaq Prifti shërbeu gjatë gjithë jetës së tij profesionale në Spitalin Ushtarak, ku ishte dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me pasion dhe përulësi.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen e thellë për figurën dhe veprën e tij, si dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

Për lajmin, ka reaguar dhe ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti dhe mjeku Tritan Shehu, i cili i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të “Mishës”.

“Nje lajm i hidhur ky per “largimin” e nje nga koleget me te hershem. Nje anestezist i perkushtuar, pasionar ne profesionin e tij, i afte dhe shume human. Nje nga zanafillat e anestezise sone, model ne pune e jeten e tij”, shkruan ai.

Ndodh edhe kështu/ ChatGPT i zbuloi ‘tradhëtinë’ pas leximit të filxhanit, gruaja kërkon divorcin nga burri

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT ,ka ndodhur në Greqi.

Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë divorci nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë, me të cilin ka dy fëmijë, sepse i kërkoi ChatGPT t’i lexonte për kafen, ku ‘zbuloi’ se ai po e tradhtonte

Me përgjigjen e aplikacionit të AI në dorë, gruaja e përzuri burrin nga shtëpia dhe bëri kërkesë për divorc, me atë që ende përpiqej të kuptonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, shkruan Protothema.gr.

“Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me ‘trende’ të ndryshme. Muajt ​​e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe greke dhe më tha se “për të qeshur” pasi i pimë, duhet t’i bëjmë një foto filxhaneve dhe të pyesim chatGPT të na tregojë filxhanin.

Në kafenenë e saj, konkluzioni i “shkencës” ishte se po e tradhtoja me një grua të re”-është shprehur burri.