Ka ρatur SHPlRT? Ja kush ishte shqiptari që nxirrte dy m. otrαt në rrugë për të k. ënaqυr b.υrrat e botës

Në prangat e p olicisë në Napolit ka përfunduar një 39-vj eçar me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, bëhet me dije se është ar restuar shtetasin Bashkim Allciu, nën akuzën e kri meve të skll avë rimit.

Ato mbërritën në Itali me shpresën për të punuar, por përfunduan duke dukë kënaqur burrat e botës në zonën Giugliano në Campania.

Në kurriz të burrit, i cili ishte arr estuar ndërsa do të merrte vajzat në fund të “ndërrimit” të turnit të punës 17 korrikun e kaluar, u mblodhën prova të mëtejshme në rrjedhën e heti meve.

MARRlN KUMΒARlN PËR ΡUSHIME NË KORÇË, ΒURRl ZBULON TR ADΗËTlNË E G.RUAS

Pushimet në Korçë për një çift shqiparësh, të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin.

Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.

Shikoni videon me poshte.

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90,000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në raportin e saj vjetor të publikuar së fundmi, ka zbuluar një ndër tipologjitë më të sofistikuara të pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri, duke evidentuar përdorimin e pasurive të paluajtshme si mekanizëm për legalizimin e të ardhurave nga veprimtari kriminale.

Sipas të dhënave të raportit, rasti i identifikuar përfshin një shtetase shqiptare, e identifikuar si shtetasja A, me rezidencë në një shtet të Bashkimit Europian. Në vitin 2021, ajo ka investuar në Shqipëri përmes një familjari të saj, duke blerë një truall me vlerë 90 mijë euro, çmim ky dukshëm më i ulët se tregu real.

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash,

Verifikimet e mëvonshme treguan se paratë për blerjen e kësaj pasurie ishin depozituar në para cash, jo vetëm nga shtetasja A dhe familjarët e saj, por edhe nga shtetasi B, ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu rezident në të njëjtin shtet të BE-së. Ky element ngre dyshime të forta mbi burimin e këtyre fondeve.

Vetëm dy muaj pas blerjes, shtetasja A ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi në Shqipëri, shoqëria Y, duke vënë truallin në dispozicion për zhvillim në këmbim të përfitimeve në ndërtim. Por skema nuk përfundon aty. Vetëm një vit më pas, ajo ka shitur të njëjtin truall – tashmë të zhvilluar – po kësaj shoqërie në një vlerë rreth 2.2 milionë euro, duke shumëfishuar në mënyrë të dyshimtë çmimin fillestar.

Sipas analizës së AIF, fondet e përfituara nga kjo shitje janë transferuar më pas në një shtet tjetër të BE-së, të identifikuar si “shteti V”, në llogarinë e shoqërisë X, e themeluar nga vetë shtetasja A menjëherë pas përfitimit të shumës. Kjo kompani, me objekt veprimtarie ndërtimin, ka lidhur më tej një kontratë të re sipërmarrjeje me një kompani të tretë, shoqërinë D, ku një pjesë e fondeve është transferuar në llogaritë e kësaj të fundit si pagesë për shërbime ndërtimi.

Hetimi evidentoi se përfaqësuesi i shoqërisë D, një shtetas shqiptar, ka qenë më parë i punësuar në shoqërinë Y në Shqipëri, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes të gjithë aktorëve të përfshirë në skemë. Më tej, ky person rezulton të jetë aksioner në një tjetër kompani ndërtimi në shtetin V, e cila është e lidhur ngushtë me shoqërinë D.

Nga informacionet e siguruara në bashkëpunim me Njësitë e Inteligjencës Financiare të vendeve të BE-së, dyshohet se shtetasi B është përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, dhe se një pjesë e të ardhurave të tij kriminale janë investuar përmes kësaj skeme në Shqipëri, për t’u legalizuar dhe më pas tërhequr në shtete të tjera.

AIF thekson se ky rast përmban një sërë indikatorësh të pastrimit të parave, përfshirë:

Depozitime në cash në sistemin bankar për blerjen e pasurive të paluajtshme;
Investime fillestare nën vlerën reale të tregut;
Rritje e menjëhershme dhe e pajustifikuar e vlerës së pasurisë së blerë;
Transferta të shumta ndërkombëtare të fondeve në kompani të lidhura me individë të përfshirë;
Lidhje të tërthorta mes kompanive dhe individëve të përfshirë në veprimtarinë ndërtimore;
Dyshime për burime kriminale të të ardhurave të investuara.

Për shkak të kompleksitetit të rastit dhe dyshimeve të bazuara për veprimtari kriminale të organizuar në disa shtete, rasti është referuar për hetim të mëtejshëm pranë organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë. /skyweb.al

Edhe nipi i ish-presidentit amerikan i bashkohet teorisë konspirative se “JD Vance e υr.aυ Papa Françeskun”, kritikohet në rrjet

Një teori e çuditshme ka shpërthyer në internet, dhe veçanërisht në Twitter, ku ironizohet se zëvendës presidenti amerikan JD Vance e “vrau” Papa Françeskun. Kjo teori ka nisur edhe për shkak se Vance ishte i fundit lider që e takoi Atin e Shenjtë ditën e djeshme, një ditë para se të ndërronte jetë.

Kësaj teorie i është bashkuar edhe nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, duke thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance është përgjegjës për vdekjen e Papa Françeskut.

Kardinali Kevin Ferrell, kamerlengo i Vatikanit, njoftoi lajmin e trishtueshëm se Papa ndërroi jetë rreth orës 7:30 të mëngjesit. 88-vjeçari ka vuajtur nga probleme shëndetësore për disa muaj pasi u shtrua në spitalin Gemelli në Romë për trajtim për bronkit më 14 shkurt, i cili u zhvillua në pneumoni të dyfishtë.

JD ishte takuar me Papën e ndjerë të dielën e Pashkëve, vetëm disa orë para se ai të vdiste tragjikisht të hënën e Pashkëve.

Por në një trend të çuditshëm në mediat sociale, Vance është quajtur “anti-Krishti”. Në një postim në “X”, i njohur më parë si Twitter, Jack Schlossberg tha: “Në rregull, JD e vrau Papën.”

Postimi i tij, i cili është parë mbi 283,000 herë, u përmbyt shpejt me mesazhe kritike. Një përdorues tha: “Fjalët e tua janë të turpshme.” Një i dytë shtoi: “Po bën shaka me këtë? Thjesht nuk është qesharake – mungesë respekti total.” Një i tretë i shkroi: “Jo, Johnny. Ndoshta është koha të tërhiqesh.”

JD Vance, i cili u konvertua në katolicizëm vonë, pati një audiencë private me Papa Françeskun të dielën e Pashkëve, pasi kishte marrë pjesë në meshë më herët gjatë ditës. Takimi i tyre nuk ishte pjesë e axhendës së Vance për udhëtimin e tij në Itali, por burimet kanë pohuar se të kalonte disa momente me Papën ishte një qëllim personal për të.

Rrjeti çmendet pas një “profecie” misterioze mesjetare: Françesku i fundit përpara Apokalipsit dhe ardhjes së dytë të Krishtit

Interneti po gumëzhin nga përfolja për një profeci misterioze mesjetare për Papët, sipas së cilës Papa Françesku thuhet se është i fundit para apokalipsit dhe Ardhjes së Dytë të Krishtit.

Referenca i përket librit Profecia e Papëve (Prophetia Sancti Malachiae Archiepiscopi, de Summis Pontificibus), i cili pretendon të parashikojë vitin e Ditës së Gjykimit.

Libri përbëhet nga një seri frazash latine në 112 hyrje të fshehta, që supozohet se parashikojnë linjën e papëve katolikë nga Celestini II deri te kreu aktual i Kishës.

Pjesa e fundit e tekstit thotë: “Në përndjekjen përfundimtare të Kishës së Shenjtë Romake, do të mbretërojë Pjetri Romaku, i cili do të kullosë kopenë e tij mes shumë mundimesh, pas të cilave qyteti i shtatë kodrave do të shkatërrohet dhe Gjykatësi i tmerrshëm do t’i gjykojë njerëzit. Fundi”.

“Qyteti i shtatë kodrave” kuptohet të jetë Roma. Sipas një interpretimi të profecisë, fundi i botës mund të vijë që në vitin 2027.

Rrjeti çmendet pas një “profecie” misterioze mesjetare:

Profecia e Papëve është paraqitur disa herë në trillimet popullore. Megjithatë, studiuesit modernë vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tij, duke argumentuar se teksti është një falsifikim misterioz i krijuar me gjasë me paragjykime politike.

Të tjerë tregojnë për vetë Biblën, e cila paralajmëron kundër përpjekjeve për të parashikuar datën e Ardhjes së Dytë. Mateu 24:36 thotë: “Por për atë ditë ose orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”.

A mund ta ndryshojë rezultatin LaCivita? McLaughlin: E kam mik, kemi punuar për Trump! Por qytetarët votojnë kandidatin, pavarësisht…

CEO i McLaughlin & Associates, John McLaughlin komentoi në emisionin Top Story në Top Channel ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë në mbështetje të kryedemokratit Sali Berisha.

Pas pyetjes në studio nëse kjo strategji e demokratëve do ta ndryshonte rezultatin në zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se votuesit votojnë për kandidatin, pavarësisht punësimit të personave shumë të mençur.

“Është një vend krejt tjetër Shqipëria, votuesit janë të ndryshëm nga ata amerikanë, Chris është një miku im i vjetër kemi, kemi punuar për Trump, ajo çka i ka dhënë përparësi PD është Berisha, qëndron ai mes partisë dhe popullit, ti mund të pajtosh persona shumë të mençur, por votuesit votojnë për kandidatin, kemi të bëjmë me dy kryesorë, Ramën dhe Berishën”, tha ai.

Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit? Rezultatet e sondazhit të McLaughlin, sondazhistit që parashikoi rezultatin e Trump

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes.

Ndërkohë, parti të tjera janë:

– Shqipëria Bëhet – 6.8%

– Mundësia – 1.6%

– PSD – 1.2%

– Lëvizja Bashkë – 0.9%

– Koalicioni Euroatlantik – 0.7%

– Nisma Thurje – 0.2%

– Parti të tjera – 0.3%

– Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%

Sipas sondazhit, përqindja e pavendosur mbetet e ulët.

Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit? Rezultatet e sondazhit të McLaughlin,

Sondazhi i McLaughlin: Rama, lideri më i pëlqyer në Shqipëri, si renditen Berisha, Meta dhe Basha…

Sondazhi i McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel tregon liderët politikë më të pëlqyer në vend, teksa jemi 20 ditë larg datës së zgjedhjeve.

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kryeson listën si lideri më i pëlqyer me 53.3%, ndjekur nga kryedemokrati Sali Berisha me 39.1%.

Ndërkohë, figura të tjera politike rezultojnë me pëlqyeshmëri më të ulët: Ilir Meta dhe Lulzim Basha marrin vetëm 8.3% dhe 11.2%, ndërsa kanë një nivel shumë të lartë mosaprovimi prej 84%.

Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë një vlerësim relativisht të lartë, me përkatësisht 35.8% dhe 25.6% pëlqyeshmëri.

Arlind Qori rezulton me 15.6% pëlqyeshmëri dhe 41.2% mosaprovim.

Sondazhi i McLaughlin: Rama, lideri më i pëlqyer në

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 22 Prill 2025

Dashi

Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe realiteti do ju duket i egër. Zbrisni me këmbë ne toke sepse me vone do lëndoheni edhe me tepër. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do ndihen gati t’i çojnë ato me tej. Situata financiare nuk do ketë përmirësime edhe pse keni kohe qe po shpenzoni me maturi.

Demi

Dite e tensionuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e keni menduar kështu qe bëni kujdes. Beqaret do kenë takime me disa persona serioze. Ata do diskutojnë gjere e gjate me ta ne mënyrë qe te njihen me mire. Ne planin financiar rekomandohet maturi. Situata nuk do jete aq e qëndrueshme sa për te kryer investime.

Binjaket

Edhe pse jeni ne një lidhje, ju dhe partneri do e respektoni lirinë dhe mendimin e tjetrit. Gjithçka do shkoje për mrekulli dhe do ndiheni me fat qe keni njeri-tjetrin. Beqaret mund te fillojnë menjëherë histori dashurie pasionate. Ne planin financiar është momenti te kryeni transaksione dhe investime. Nëse nuk e bëni sot me vone do e keni te vështirë.

Gaforrja

Përgatituni për momente te lumtura dhe mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do ja shprehni me tepër ndjenjat atij qe keni ne krah dhe do mrekulloheni pranë tij. Beqaret do bëjnë mire te mos i kalojnë etapat sa hap e mbyll sytë, por t’i shijojnë ato sa me shume. Financat fatmirësisht nuk do jene delikate, prandaj mund te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Luani

Staurni do jete planeti qe do udhëheqë jetën tuaj ne çift sot. Nuk do tregoheni kërkues ndaj partnerit përkundrazi do e toleroni atë here pas here. Beqaret do bëjnë çmenduri vetëm e vetëm për ta gjetur princin e tyre te kaltër. te ardhurat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë me pak kursime dhe kujdes do ua dilni mbanë edhe këtë dite.

Virgjeresha

Do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës sot dhe do i kërkoni partnerit te nisni një etape te re. e keni vendosur se do toleroni me tepër dhe nuk do tregoheni impulsive. Beqaret do kenë besim tek vetja dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar do lodheni paksa, por do e stabilizoni situatën. Shume shpejt do ketë edhe përmirësime.

Peshorja

Priten vështirësi te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Mos u nxitoni te merrni vendimet qe ju duken me te lehta sepse keni për te vuajtur me shume. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te nisur histori dashurie. Merkuri do iu sjelle fat ne planin financiar. Do keni përmirësim te menjëhershëm te situatës. Do shpenzoni pa frike për ato qe do ju duhen.

Akrepi

Do i shtoni dozat e fantazisë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do jete me e elektrizuese se kohet e fundit. Beqaret duhet te dëgjojnë edhe arsyen jo vetëm zemrën sepse ne te kundërt mund te bëjnë disa gabime. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim nga disa dite me pare. Ruajeni vigjilencën dhe shpenzoni me sa me shume kursim.

Shigjetari

Do i kaloni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift dhe do e shihni me më tepër optimizëm te ardhmen. Beqaret do kenë takime serioze dhe mund te fillojnë shume shpejt histori dashurie afatgjata. Ne planin financiar duhet te zgjidhni sa me shpejt problemet urgjente e me pas te bëni një riorganizim te situatës.

Bricjapi

Do kaloni momente mjaft romantike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje kurrë. Si ju ashtu edhe partneri do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do e përmirësoni gjendjen e te ardhurave.

Ujori

Te gjithë çiftet qe i kane rezistuar stuhive dhe furtunave te kohëve te fundit do marrin vendime te rëndësishme sot mbi te ardhmen. Beqaret do hidhen ne sulm dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Jeta e tyre do ndryshoje tërësisht rrjedhe. Edhe ne planin financiar do keni shume fat. Përfitoni për te kryer transaksionet e menduara.

Peshqit

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate te shumta me partnerin dhe ne asnjë mënyrë nuk do pranoni qe gjerat te bëhen siç do ai. Po vazhduar me këtë sjellje nuk keni për te shkuar gjate si çift. Beqaret do qëndrojnë pranë miqve dhe do ndihen mire. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme, prandaj mund te kryeni edhe ndonjë investim.

Ishte shënjestra e atentatit? Reagon bashkëshortja e Roan Brahimit: Nuk jetoj në Shqipëri, s’kam lidhje…

Bashkëshortja e Roan Brahimit ka deklaruar ekskluzivisht për “ZËRI” se nuk është ajo personi që dyshohet se ishte vendosur në shënjestër nga atentatorët mbrëmjen e 17 prillit. Pas plagosjes së 4 personave në Lundër, u dyshua se në shënjestër nuk ishin fëmijët dhe të afërmit e pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj, por bashkëshortja e të ndjerit Roan Brahimajt.

“Fijet” u lidhën edhe për faktin se vetëm pak orë më parë në Pllanaj të Lezhës ishte ekzekutuar edhe Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit që u vra thuajse një vit më parë në Greqi. Pasi kontaktoi me “ZËRI-n” për të sqaruar pozitën e saj, e reja me inicialet K.Z. (një emër që u bë publik pas vrasjes që ndodhi në Greqi) pretendon se nuk ka ardhur në Shqipëri prej kohësh që pas ngjarjes së rëndë që dëshmoi pranë parkut të lodrave ku edhe kishin dalë për të kaluar pasditen me të birin.

Ajo zbuloi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka ndërmend që të kthehet as në Shqipëri, për të mbajtur të birin larg gjithçkaje që po ndodh. Përmendja e emrit të saj, duket se i ka shqetësuar familjarët e saj, të cilët kanë qenë të shqetësuar se ajo mund të kishte qenë sërish në shënjestër. Por mesa duket, ky nuk është rasti.

Disa herë gjatë kontaktit me redaksinë e “ZËRI-t” ajo thekson se nuk ka shkelur në Shqipëri dhe se nuk ka ndërmend që të rikthehet.

“Nuk jam ndjerë e kërcënuar se nuk jetoj në Shqipëri. Por në mbrojtje të tim biri nuk kam ndërmend që të kthehem. Nuk kam lidhje fare me çfarë ndodh aty (në Shqipëri). Më ka dalë emri dhe fotot por nuk kam lidhje fare dhe familjarët janë të trondit nga lajmet që i kam shpëtuar një atentati të dytë. Emri im ka dalë gabimisht kur është marrë deklarata në Polici, nëse është dhënë gjithmonë sepse nuk kam lidhje fare. As nuk kam qenë aty dhe as nuk kam ndërmend që të vij,”-u shpreh e reja.

Ndërkohë që po sot, lidhur me atentatin në Lundër dhe vrasjen e Prendit, gazetari Artan Hoxha thotë se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një prononcim për “MCN”, Artan Hoxha tha se shënjestra nuk ishte bashkëshortja e Roan Brahimit ashtu siç pretendohet. Kjo pasi sipas tij, ajo nuk ka një makinë tip “G-Class” të njëjtë me atë që u qëllua. Po ashtu, shtoi se autorët janë afruar shumë afër mjetit dhe kanë pasur mundësi për të identifikuar se kush ishte në të. Sa i përket gruas (tjetër) së Roan Brahimit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja në Tiranë, ka qenë në spitalin e Lezhës pasi i kishin ekzekutuar vjehrrin. Atentati dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta dhe vetëm pak minuta më pas në Lundër kalon edhe një G Class tjetër, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të dalluar targën. Në këtë orar, gruaja e parë e Brahimit ka qenë në Lezhë, për ku ishte nisur që në orën 20 e 15, më pas ishte kthyer në banesën e saj në Lundër në orën 23 e 30.

Si ndodhi ngjarja në Tiranë?

Djali i Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani”, po kthehej në shtëpi me vëllain dhe një mikun e tyre, pasi festuan ditëlindjen e tij të 11-të në një pistë me gara makinash në Pjezë të Shijakut. Për t’i marrë nga vendi ku edhe po festonin shkoi Arenc Stafa, shofer i familjes. Kur makina iu afrua mbikalimit të Farkës, ndaj tyre u qëlluan breshëri plumbash. Shoferi Arenc Stafa, i plagosur ka mundur të manovrojë dhe është përplasur pranë një lokali të njohur në zonën e Lundrës. Por autorët e kanë ndjekur dhe kanë qëlluar. Si pasojë e plumbave të gjithë u plagosën, por në gjendje të rëndë janë dy vëllezërit, 11 dhe 17 vjeç janë nisur për Itali pasditen e së premtes për mjekim të specializuar pasi nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.