Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt.

Ju sjellim pikërisht këtë që kërkoni: dietën me vezë të ziera. Kjo dietë është vërtetë efektive dhe ju ndihmon që t’i mbani kilogramët e humbur larg më gjatë.

Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë. Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë.

Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtet sesa kilogramë do të humbisni.

Java e parë

E Hëna: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro; Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi; Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

E Marta: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro; Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra; Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.

E Mërkura: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë; Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

E Enjte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.

E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull, Darka, peshk skare dhe sallatë.

E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull.

E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull; Darka, perime të gatuara në avull.

Java e dytë

E Hënë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fileto pule dhe sallatë, Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.

E Martë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull; Darka, peshk dhe pak sallatë.

E Mërkurë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, njësoj si e hëna; Darka, njësoj si e hëna.

E Enjte: njësoj si ditët e tjera; Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë; Darka, fileto pule dhe sallatë.

E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, sallatë me peshk ton; Darka, dy vezë dhe sallatë.

E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe sallatë; Darka, fruta.

E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull; Darka, njësoj si dreka.

Gjithsesi para se të filloni këtë dietë ju këshillohet që të konsultoheni fillimisht me mjekun.

“Do të shndërrohet në një maskë”, Egla Ceno flet për Gjestin: Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri

Egla Ceno, përmes një postimi në Instastory ka folur për mbështetjen e saj ndaj Gjestit, i cili u shpall edhe fituesi i “BBVA 4”.

“Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.

Më tej, vijoi duke thënë: “Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”.

Egla gjithashtu ka fituar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe shpeshherë nuk e ka kursyer mbështetjen e saj ndaj Gjestit.

“Po të isha vonuar, fëmija do të υ diste”, atentati mafioz në Lundër, flet për herë të parë babai i 11-vjeçarit të ρΙαgosur: Kishte marrë 4 ρΙ umba në tr uρ, i kam çuar vetë në spital

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati mafioz në Lundër i disa ditëve më parë, ka reaguar për herë të parë në emisionin “Opinion” teksa ka treguar dhe gjendjen shëndetësore të së miturit.

Demiraj është shprehur se ka qenë ai që i ka dërguar fëmijët në spital teksa ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 të tjerë në dorën e majtë. Bardhi Demiraj është shprehur se nëse do të ishte vonuar dhe 1 minutë më shumë, i mituri mund të mos jetonte.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Momentalisht 11-vjeçari Dior Demiraj dhe i vëllai i tij, 17-vjeçari Marko ndodhen në Itali për trajtim të specializuar, ndërsa gjendja e të miturit paraqitet e rëndë.

Egli shkon ta takojë pas finales së BBV, reagimi i ftohtë i nënës së Gjestit merr vëmendjen! (VIDEO)

Finalja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP 4, u mbyll me emocione të forta, ku Gjesti u shpall fitues i edicionit, ndërsa Egli Tako zuri vendin e katërt mes finalistëve.

Pas shpalljes së fituesit, publiku dhe familjarët u ngjitën në skenë për të përqafuar dhe përgëzuar të afërmit e tyre, duke krijuar një atmosferë festive, por edhe me momente të sikletshme.

Në qendër të vëmendjes u vu pikërisht marrëdhënia mes familjes së Gjestit dhe Eglit, e cila nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e vëmendshëm të programit.

Ndërsa Egli i përqafoi përzemërsisht të afërmit e Gjestit, mamaja e tij qëndroi e ftohtë dhe shmangu çdo kontakt me të, duke mos e takuar fare.

Edhe motra e Gjestit mbajti një qëndrim të rezervuar, duke i dhënë thjesht dorën, ndërkohë që ishte Egli ajo që u përpoq ta ngrohte momentin me një përqafim dhe puthje.

Ky moment ka vënë në dyshim raportet e Eglit me familjen e Gjestit, duke hamendësuar se nuk është shumë e mirëpritur prej tyre.

“I pari do flas vetë”, sherr mes Edi Palokës dhe kandidatit demokrat për deputet për radhën e fjalës (VIDEO)

Tre ditë më parë demokratët me në krye kreun e të djathtëve, Sali Berishën zhvilluan një takim në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Përpos prezantimit të programit elektoral, ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike prezantoi dhe kandidaturat e të djathtëve për qarkun e Tiranës.

Mes tyre qëndronte një ndër figurat më të vjetra të kësaj force politike, Edi Paloka si dhe një tjetër risi në këtë parti, Akil Kraja.

Këta të fundit mesa duket gjatë takimit kanë pasur dhe një mosmarrëveshje të cilët nuk e kanë kamufluar as para qytetarëve e kamerave.

Në transmetim LIVE dhe para të gjithë mbështetësve, dy demokratët kanë debatuar se kush do të merrte fjalën i pari në këtë takim.

Siç shihet dhe në video Paloka i drejtohet Krajës dhe nga mënyra se si lëviz duart kuptohet se i kërkon që të presë radhën për të folur, ndërkohë që gjithë kjo skenë po ndiqet edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili qëndron i ulur afër tyre.

Ky moment është sjellë në vëmendje të ndjekësve nga një tjetër demokrat i cili mbështeste ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj ka ironizuar “ish-kolegët e partisë”, duke thënë se përplasjet mes tyre nuk ngurojnë t’i fshehin as para kamerave.

Ndër të tjera në këtë postim Demaj ka bërë të qartë dhe qëndrimin e tij duke theksuar kontributin e Palokës në Partinë Demokratike dhe krah Sali Berishës, ndërsa për Krajën ka hedhur akuza duke thënë se darkonte me McGonigalin.

Aq harmoni ka mes revokucionarëve saqë edhe në tribunë para kamerave zihen me nj – tj për radhën e të folurit, dhe përtej qëndrimeve të mia ndaj Palokës, shikojeni këtë skuthin që dikur darkonte dhe i lëpihej McGonigalit, sesi i bën kompetentin Palokës i cili ka një jetë që qëndron pas doktorit”, shkruan ai.

FOTO/ Gjesti kritikohet ashpër pas këtij veprimi në finalen e BBVA 4

Pas një finale spektakolare, të mbushur me emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme, “Big Brother VIP Albania 4” përfundoi me kurorëzimin e Gjestit si fitues.

Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Egli Tako dhe Gjesti dhuruan emocione të forta në natën më të rëndësishme të spektaklit, por një veprim i Gjestit gjatë momenteve të festës ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale.

Teksa festonte fitoren e tij, Gjesti mori në duar flamurin e Kosovës dhe e puthi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar faktin që ai nuk mbajti edhe flamurin e Shqipërisë në atë moment simbolik, duke e konsideruar gjestin e tij si të paplotë dhe të njëanshëm, sidomos duke qenë se spektakli zhvillohet në Shqipëri.

Reagimet në rrjet janë të ndara: disa e kanë përgëzuar për krenarinë që tregoi për vendin e tij, ndërsa të tjerë kërkojnë që një vlerësim i tillë të ishte bërë edhe për flamurin shqiptar, si shenjë respekti për të dyja vendet.

Pamjet nga finalja dhe momenti i diskutueshëm janë bërë virale, duke ndezur debate të forta online.

Do këndojë Gjesti në ndeshjen Shqipëri-Serbi? Reagojnë nga FSHF dhe zbulojnë të vërtetën

Një nga lajmet që ditën e djeshme ka marrë “dhenë” është se Gjesti mund të performojë në “Arenën Kombëtare” në sfidën Shqipëri – Serbi. Takim ky që do të luhet më 7 qershor në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Menjëherë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, ky lajm u përhap me shpejtësi të madhe. Por tashmë është mësuar e vërteta e këtyre zërave.

Sipas një deklarate të dhënë nga zyrtarët e FSHF-së për  emisionion “Sports” në Kosovë është mësuar se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë situatë.  Kështu Gjesti mund të ndjekë nga afër këtë përballje, por jo të këndojë dhe në këtë mënyrë merr fund “dilema” e orëve të fundit.

Zbulohet portreti i Redit, kush është partneri misterioz i Danja Kokës

Pas një rrugëtimi të gjatë në “Big Brother VIP Albania 4”, Danja Koka, ka qenë një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, modelja ka folur shpesh për partnerin e saj, Redin, duke e përmendur me shumë dashuri dhe respekt

Megjithatë, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke mos ndarë foto të përbashkëta dhe duke ruajtur një profil të ulët në rrjetet sociale.

Por gjithçka ndryshoi pas përfundimit të spektaklit. Në festën që u organizua menjëherë pas finales së madhe të “BBV”, Danja u shfaq për herë të parë publikisht në krah të Redit.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, dyshja shihen duke kërcyer së bashku, të buzëqeshur dhe të afërt, ndërsa për herë të parë duket edhe fytyra e Redit, që deri tani kishte qenë një mister për publikun.

https://streamable.com/e/3kyfw5?quality=highest

SHKENCËTARËT ZBARKOJNË NË SANTORINI! A rrezikon ishulli ikonik të ‘zhduket’ nga vullkan? Ekspertët: Çështje kohe

Disa shkencëtarë Britanik kanë zbarkuar në Santorini, për të studiojnë për herë të parë se sa i rrezikshëm mund të jetë ndonjë shpërthim tjetër. Për të përcaktuar nëse rrezikon apo jo ishulli ikonik të ‘zhduket’ nga një tjetër vullkan!

Santorini, ishulli ikonik grek që tërheq miliona turistë çdo vit, është ndërtuar mbi një krater vullkanik dhe fsheh poshtë tij një nga kërcënimet më të mëdha natyrore në Mesdhe.

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik i lashtë e formoi këtë ishull në formë patkoi, dhe shkencëtarët paralajmërojnë se një tjetër shpërthim është vetëm çështje kohe.

Pas një serie tërmetesh që tronditën Santorinin dhe shkaktuan evakuimin e përkohshëm të mijëra banorëve, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka nisur një mision studimor në bordin e anijes britanike “Discovery”.

Eksplorimi, i udhëhequr nga Prof. Isobel Yeo nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Britani, ka për qëllim të kuptojë aktivitetin e dy vullkaneve – kalderës së Santorinit dhe vullkanit Kolombo, që ndodhet vetëm 7 kilometra larg në det. Robotë nënujorë po mbledhin mostra dhe po krijojnë harta 3D të sistemit hidrotermal që ushqen këto vullkane, duke zbuluar se si lëvizja e lëngjeve dhe magmës mund të sinjalizojë një shpërthim të mundshëm.

Profesorë si John Jamieson nga Kanadaja, tregojnë se disa nga shkëmbinjtë e marrë janë ende misteriozë në përbërje, ndërsa vetë struktura e terrenit nën det mbetet e paeksploruar në masë të madhe. Studimi është i kushtueshëm, por thelbësor për përgatitjen e autoriteteve dhe informimin e banorëve vendas.

Ndërkohë, bizneset lokale si fotografët dhe pronarët e hoteleve ndjejnë ndikimin e pasigurisë, me anulime dhe shtyrje rezervimesh. Megjithatë, për shumë vizitorë, si një çift i sapomartuar nga Letonia, Santorini mbetet një destinacion magjepsës – madje dhe më tërheqës për shkak të vullkanit. Kjo ndërthurje e bukurisë dhe rrezikut e bën Santorinin një vend unik, ku shkenca dhe jeta përplasen çdo ditë.

Hetimet marrin kthesë/ Ku ndodhej gruaja e Roan Brahimit kur iu bë atentat 4 të rinjve, misteri i G Class-it tjetër…

Detaje të reja nga hetime lidhur me ngjarjen e 17 prillit në Lundër ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me G Class. Ka rënë pista që në fillim u raportua se shenjestër dyshohet të ishte gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi, shtetësja me iniciale A.B. e cila banon në Lundër.

Grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje është fokusuar te këqyrja e kamerave të sigurisë nga vendi ku ndodhi atentati deri në Lundër ku arriti të shkonte makina ku udhëtonin katër të rinjtë.

Sipas hetimeve të deritanishme atentati dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta dhe pas pak minutash mjeti G Class që udhëtonin katër rinjtë mbërrin në Lundër i bërë shoshë nga plumbat dhe vetëm pak minuta më pas rreth 4-5 minuta në Lundër kalon edhe një G Class tjetër i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të shquar targën.

Ndërsa në atë orar shtetësja me iniciale A.B. gruaja e Sidorel Prendit alias Roan Brahimi rezulton të ketë qenë në spitalin e Lezhës ku rreth 1 orë e 30 minuta më parë i kishin ekzekutuar vjehrrin. Shtetësja me iniciale A.B. është nisur nga Tirana për në Lezhë, në orën 20 e 15.

Në orën 21 e 15 ajo ka qenë në spitalin e Lezhës. Më pas është kthyer në banesën e saj në Lundër dhe ka mbërritur në orën 23 e 30. Edhe në dëshminë e saj para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë dhe se ka qenë në Lezhë pasi e kishin lajmëruar se vjehrrin i saj ishte qëlluar më armë dhe ndodhej në spitalin e Lezhës. Hetuesit tashmë janë fokusuar te automjeti GClass tjetër që kalon pak minuta më pas për të zbuluar nëse ka qëne ai shënjestër dhe jo mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë.