Çudira nga SHBA / Mesha e Putinit në Moskë transmetohet “live” te “Fox News”-i amerikan! Kievit i referohen si qytet rus!

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e shumë amerikanëve, dhe jo vetëm, gjatë festës së krishterë të Pashkës.

Televizioni më i madh amerikan i republikanëve, “Fox News” ka transmetuar drejtpërdrejt meshën nga Moska, ku merrte pjesë patriarku rus  Kirill dhe presidenti Vladimir Putin.

Ekrani i gjigantit amerikan ka qenë i ndarë në tre pjesë, në ekranin e madh transmetohej “live” ceremonia nga Moska, në cepin poshtë sheshi i Vatikanit, dhe në pjesën e sipërme ceremonia e Pashkës në Ukrainë.

Por ajo që ka bërë edhe më shumë çudi është se Kievit, televizioni i është referuar si qytet rus.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se Fox News duhet të kërkojë falje.

Transmetimi ka zgjatur për mbi 20 minuta.

Çudira nga SHBA / Mesha e Putinit në Moskë transmetohet

Fox News, SHBA

VIDEO / Rama tregon versionin e tij të bisedës me korçarin e TikTok: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit, por…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit ka pretenduar se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti.

Rama tregoi bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”.

“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dyu lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti m the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.

VIDEO

Aplikohet rregulli i ri në futboll, gjyqtari ngre dorën dhe numëron deri në tetë! Ja si do funksionojë

Për momentin është një risi në fazën e testimit, por që nga 1 korriku i ardhshëm do të bëhet një shtesë e re në rregulloren e futbollit.

Gjatë ndeshjes midis Juventusit dhe Lazios u aplikua për herë të parë zbatimi i ndryshimit në rregullore në lidhje me portierët, i hartuar për të shmangur humbjen e kohës.

Ata do të kenë vetëm 8 sekonda për ta rikthyer topin në lojë, përndryshe gjyqtari do t’i penalizojë duke caktuar një goditje këndi për ekipin kundërshtar në vend të rivënies anësore siç ishte deri më tani.

Ndërsa portieri mbante topin në dorë, gjyqtari filloi të numëronte dhe, sapo arriti në numrin 8, ai dha një goditje këndi në favor të Juves. Kjo do të jetë procedura që do të miratojnë gjyqtarët, të cilët në fakt do të numërojnë me gishtat e tyre në mes të fushës për të shënuar kalimin e sekondave.

Është e pazakontë të shohësh gjyqtarin duke numëruar me dorën e ngritur, por kjo do të jetë skena që duke filluar nga 1 korriku i ardhshëm do ta shohim në çdo fushë për të zbatuar rregullin e ri. Në realitet, është një ndryshim në rregulloren e njoftuar nga IFAB, portierët do të kenë 8 sekonda për ta rikthyer topin në lojë, përndryshe do të penalizohen me një goditje nga këndi në favor të ekipit kundërshtar.

Rregulli u prezantua për të zvogëluar humbjen e kohës, një temë që po diskutohet gjithnjë e më shumë.

Historiani austriak: Shqiptarët mund të krahasohen vetëm me Baskët, ruajtën identitetin përmes gjuhës

Historiani austriak Oliver Schmitt ka thënë se shqiptarët mund të krahasohen vetëm me baskët e Spanjës për ruajtjen e identitetit përmes gjuhës.

Në një diskutim me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, profesori i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës theksoi se shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Evropë që e kanë ruajtur identitetin përmes gjuhës.

“Edhe në rrethanat perandorake – në Romë, në Bizant dhe sidomos gjatë periudhës osmane – shqiptarët, apo protoshqiptarët, kanë ruajtur vazhdimësinë përmes gjuhë”, ka thënë Schmitt.

Ai nënvizoi se mungesa e burimeve të shkruara në lashtësi nuk e përjashton faktin që gjuha shqipe ka mbajtur rol kyç në identitetin etnik dhe kulturor të shqiptarëve ndër shekuj.

Nga ana tjetër, Surroi e shtroi pyetjen nëse kjo vazhdimësi kulturore është shndërruar më vonë në një narrativë politike, ku identiteti etnik përdoret për të mbështetur pretendime territoriale. Ai përmendi idenë e “tkurrjes etnike” si një element që shfaqet shpesh në diskursin kombëtar shqiptar, duke theksuar se në shumë raste, analizat historike ende nuk flasin për formimin e një kombi në kuptimin modern të fjalës.

Schmitt shtoi se edhe vetë ndryshimi i emrit “shqiptar”, që vjen nga kuptimi “ai që flet qartë, i kuptueshëm”, është dëshmi e rëndësisë që ka pasur gjuha në ruajtjen e vetëdijes identitare. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e studimit të gjuhës jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim historik për të kuptuar mënyrën se si një popull e ka perceptuar vetveten në kontekste të ndryshme politike dhe kulturore.

Kina teston një bo. mbë hidrogjeni jo bërth amore

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një bombë të re me bazë hidrogjeni, që përdor hidrid magnezi.

Gjatë provave, shpërthimi i një pajisjeje 2 kg krijoi një top zjarri me temperaturë mbi 1000 gradë Celsius, që zgjat 2 sekonda.

Detaje të tjera të testeve nuk janë bërë të ditura. Zhvillimi po kryhet nga studiues në Korporatën Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës (CSSC), e cila gjithashtu është e përfshirë në prodhimin e armëve nënujore.

Krijuesit e pajisjes deklarojnë se intensiteti i shpërthimit mund të kontrollohet saktësisht.

Kjo lejon shënjestrimin e objektivave në një zonë të madhe.

Berisha thotë se Ramën e zuri salmonela: E mbajti të fshehtë! Biznesmeni që solli pulat ishte eksponent i Partisë Socialiste

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent i Partisë Socialiste.

Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha deklaroi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, Ramën e ka zënë salmonela, por e ka mbajtur këtë të fshehtë duke ua fshehur dhe mjekëve. 

“Biznesmeni që solli pulën me salmonelë ishte eksponent i Partisë Socialiste. I solli dhe Ramës, e zuri salmonela dhe gënjeu mjekët,” tha Berisha.

Aksident tragjik, hυmb j etën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Srgjan Todoroviç ka humbur jetën në këtë aksident së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

“Ja ku i keni, se më çmendët”, pas BBV, Egli dhe Gjesti kapen “mat” në publik (FOTO)

Mesa duket, syrit të publikut nuk mund t’i shpëtojnë as me kamerat fikur dy protagonistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dhe Egli.

Në një foto të postuar nga gazetarja Elona Duro, shihen pranë njëri-tjetrit Gjesti dhe Egli, ku duken shumë afër, ndoshta për të sqaruar mes vete ato që janë thënë mbrëmë pas fitores së Gjestit. Gazetarja Duro e ka shoqëruar foton e dyshes me një fjali interesante: “Ja ku i keni, se më çmendet!”

Në after party-n e Big Brother VIP Albania, që po mbahet sonte si një festë për të gjithë banorët që dhuruan spektakël për 3 muaj e gjysmë rresht, dhe si një falënderim për gjithë stafin e Big Brother VIP.

Egli dhe Gjesti

Sanitare me 1200 euro pagë dhe kuzhinierë mbi 2000 euro, bizneset e bregdetit: Duhen 10-12 mijë punonjës

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.

“Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

“Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.

Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit.

‘Baba Vanga’ e Japonisë parashikon ngjarjen që do tr.ondisë botën… në vetëm 3 muaj

Një psikike e quajtur ‘Baba Vanga’ i Japonisë ka lëshuar një profeci të tmerrshme që do të bëjë “kërdinë” në mbarë botën.

Ryo Tatsuki, një artiste manga nga Japonia, ka fituar një reputacion për parashikimet e frikshme të disa prej katastrofave më shkatërruese në botë.

Psikikia ka parashikuar saktë vdekjen e Freddie Mercury, Princeshës Diana, së bashku me një numër ngjarjesh të mëdha botërore, duke përfshirë madje edhe pandeminë Covid-19 .

Së fundmi, profetja parashikon se një mega-tsunami do të godasë Japoninë e saj në korrik, pasi pretendoi se kishte parë vizione të oqeanit që ‘vlonte’ në jug të vendit.

Tatsuki pretendon se ka parashikuar një shpërthim vullkanik nënujor që do të ndikojë në shumë vende në të gjithë. Ajo pretendoi se zona e ndikimit mbulonte një formë diamanti që përfshin vendet aziatike.

Megjithëse nuk ka “asnjë bazë shkencore për pretendimet e Tatsuki”, sizmologët theksuan se “lokaliteti që ajo përshkruan nuk është i largët nga pikëpamja gjeologjike”.

Tatsuki, e cila ka një karrierë si artiste manga, fitoi famë pasi një sërë parashikimesh nga libri i saj i vitit 1999 me titull, The Future I Saw.

Gjithashtu është pretenduar se Tatsuki parashikoi me saktësi fillimin e pandemisë Covid.

Duke shkruar në librin e saj, ajo parashikoi: “Në 25 vjet, një virus i panjohur do të vijë në vitin 2020, do të zhduket pasi të arrijë kulmin në prill dhe do të shfaqet përsëri 10 vjet më vonë”.

Nëse Tatsuki është i saktë, bota duhet të shohë ende fundin e virusit, me një rritje tjetër të rasteve të përgatitura për pesë vjet.

Meqenëse një sërë parashikimesh të saj rezultuan të vërteta, Tatsuki është krahasuar me profeteshën bullgare, Baba Vanga. Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 1996, ishte një psikike e verbër që ndërroi jetë tre dekada më parë.