Aplikohet rregulli i ri në futboll, gjyqtari ngre dorën dhe numëron deri në tetë! Ja si do funksionojë

Për momentin është një risi në fazën e testimit, por që nga 1 korriku i ardhshëm do të bëhet një shtesë e re në rregulloren e futbollit.

Gjatë ndeshjes midis Juventusit dhe Lazios u aplikua për herë të parë zbatimi i ndryshimit në rregullore në lidhje me portierët, i hartuar për të shmangur humbjen e kohës.

Ata do të kenë vetëm 8 sekonda për ta rikthyer topin në lojë, përndryshe gjyqtari do t’i penalizojë duke caktuar një goditje këndi për ekipin kundërshtar në vend të rivënies anësore siç ishte deri më tani.

Ndërsa portieri mbante topin në dorë, gjyqtari filloi të numëronte dhe, sapo arriti në numrin 8, ai dha një goditje këndi në favor të Juves. Kjo do të jetë procedura që do të miratojnë gjyqtarët, të cilët në fakt do të numërojnë me gishtat e tyre në mes të fushës për të shënuar kalimin e sekondave.

Është e pazakontë të shohësh gjyqtarin duke numëruar me dorën e ngritur, por kjo do të jetë skena që duke filluar nga 1 korriku i ardhshëm do ta shohim në çdo fushë për të zbatuar rregullin e ri. Në realitet, është një ndryshim në rregulloren e njoftuar nga IFAB, portierët do të kenë 8 sekonda për ta rikthyer topin në lojë, përndryshe do të penalizohen me një goditje nga këndi në favor të ekipit kundërshtar.

Rregulli u prezantua për të zvogëluar humbjen e kohës, një temë që po diskutohet gjithnjë e më shumë.