“Mos u kthe pa kurorë”, mesazhi që Valbona i la Gjestit në dasmë

Dasma e Gjestit me Egli Takon në Big Brother VIP Albania 4.

Të ftuar kanë qenë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, e disa ish-konkurrentë të këtij formati.

Ata kanë kërcyer e janë argëtuar me njëri-tjetrin, ku performoi Remzie Osmani së bashku me të vëllanë, Nexhatin.

Ajo duket se po mban akoma anën e këngëtarit pejan, përkundër raportit të ngushtë që kishte me Joz Markun.

Para se të dilte, gazetarja kishte rregulluar raportet me Gjestin dhe po shoqërohej vazhdimisht.

Finalja e madhe e këtij reality shou do të mbahet të shtunën (19 prill).

Rozana i zgjat dorën Nedës, shkëmbejnë përshëndetje pas tensioneve të mëparshme

Mbrëmë, në një nga netët më emocionuese të Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre me një ‘ceremoni martese’ brenda shtëpisë.

Pas një kërkese të veçantë nga Gjesti drejtuar Vëllait të Madh, ceremonia u aprovua dhe u organizua me stil.

Të ftuar ishin shumë ish-banorë, ndërsa opinionistët Neda dhe Arbri morën rolin e dëshmitarëve të dasmës. Ceremonia u udhëhoq nga Ledion Liço, i cili mori rolin e celebruesit.

Një moment që ra në sy ishte hyrja e Gjestit, i shoqëruar nga këngëtarja Rozana Radi.

Teksa Gjesti i zgjat dorën Nedës për ta përshëndetur, edhe Rozana bëri të njëjtën gjë, duke i thënë “Mirëmbrëma”.

Neda ia ktheu përshëndetjen dhe ia zgjati dorën gjithashtu.

Ky veprim u komentua në rrjete sociale, pasi Neda dhe Rozana kanë pasur një raport të tensionuar që më parë.

Përplasjet e tyre të shpeshta gjatë Prime-ve dhe një status i vjetër i Rozanës, ku ajo shprehej me tone të ashpra ndaj Nedës, kishin krijuar përshtypjen e një armiqësie personale mes tyre.

Megjithatë, duket se mbrëmë Rozana vendosi të lërë pas të kaluarën dhe të bëjë një hap drejt pajtimit, ndërsa Neda e pranoi gjestin me maturi.

I das. huri i që IIoi me ar më bashkës hortin në sy të djalit të tyre, vendoset në pranga Melisa Hoxhallari

Melisa Hoxhallari është vënë në pranga nga policia pas plagosjes së bashkëshortit nga ana e saj dhe të dashurit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.

“Fshihesha në xhami”- Dëshmia e Daut Lazes, si ndryshoi pamje t’i shpëtonte policisë

Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i shpallur në kërkim pas arratisjes nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se Laze ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se për gjithë kohën e qëndrimit në arrati ka lëvizur brenda territorit të Tiranës, kryesisht në zonat e Freskut, Kombinatit dhe Astirit.

Sipas dëshmisë së tij, ai është strehuar në disa xhami të kryeqytetit, duke përfituar nga atmosfera e muajit të Ramazanit, ku, siç tha ai, është ndihmuar nga besimtarë të ndryshëm të fesë islame për të shmangur kapjen nga autoritetet

Pas arrestimit, Laze është dërguar menjëherë në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës, ku pritet të merret në pyetje nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, lidhur me mënyrën e arratisë dhe personat që mund ta kenë ndihmuar.

Policia ka bërë të ditur se, për gati dy javë, forcat e rendit kishin vënë në vëzhgim banesën e tij në zonën e Astirit, bazuar në informacione operative që sugjeronin kthimin e mundshëm të tij në shtëpi. Pikërisht aty është bërë dhe kapja e tij.

Laze ishte shpallur në kërkim më 4 shkurt 2025, kur është konstatuar mungesa e tij gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në burgun e Lezhës. Ai kishte arritur të largohej pa u diktuar nga ambientet e institucionit, ku po qëndronte me vendim të Gjykatës së Tiranës për masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, si pasojë e dënimit për veprën penale “Dhuna në familje”, për të cilën ishte arrestuar më 16 nëntor 2021.

Gjatë qëndrimit në arrati, 49-vjeçari dyshohet se kishte ndryshuar pamje fizike për të shmangur identifikimin dhe arrestimin nga policia.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse Laze ka pasur bashkëpunëtorë dhe nëse ka pasur ndihmë të organizuar në largimin e tij nga spitali i burgut.

Këmbimi valutor, 15 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87 lekë dhe do shitet me 88.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.9 lekë dhe do shitet me 107.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.6 lekë dhe do shitet me 116 lekë.

Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Kurti ka dhënë dorëheqje pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës deri më sot, teksa pritet që në seancën e sotme të votohet edhe Kryetari i Kuvendit e ndoshta edhe qeveria e re e Kosovës

Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si

Ky është dokumenti i siguruar nga mediat kosovare.

Sondazhi i News24/ Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte. Partitë e vogla arrijnë 19%

News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor në rang kombëtar këtë të hënë në emisionin “Open”, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lidhur me prirjen e votuesve të 11 majit, News24 dhe Notosondaggi kanë intervistuar 2005 persona në periudhën 11-13 prill nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. Atyre iu është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD e Tom Doshit 2.5%, Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha 2%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

Në total, partitë e vogla arrijnë 19% të votave.

Prirja E Votes Ne 11 Maj1

Sondazhi i News24 dhe Noto

PS  46% (44-48%)

PD-ASHM 35% (33-37%)

Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)

Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)

PSD 2.5% (1.5-3.5%)

Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)

Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)

Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)

Tjetër 0.5% (0-1%)

Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

I realizuar me 2005 intervista në të gjithë vendin në periudhën 11-13 prill përmes telefonit mobile dhe fiks, sondazhi ka një marzh gabimi prej 3%.

Sondazhi1

Neës24 dhe Notosondaggi do të vijnë edhe me dy sondazhe të tjera, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të publikohet një exitpoll.

(BalkanWeb)

Greqia i përgjigjet Turqisë: Nuk njohim minoritet etnik, vetëm fetar

Greqia i është përgjigjur Turqisë, duke thënë se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet etnik, por vetëm fetar, ndonëse është një ndër shtetet më multietnike të Evropës.

Përgjigja ka ardhur pasi Ministria e Jashtme e Turqisë uroi në Tëitter përvjetorin e 98-të të “Unionit të Turqve në Ksanthi” të Greqisë, aty ku jozyrtarisht njihet se jeton një minoritet turk.

Greqia ka ripërmendur Traktatin e Lozanës, teksti i marrëveshjes së vitit 1923 që përcaktoi kufijtë e Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke thënë se “qartë se i referohet në mënyrë eksplicite një pakice fetare dhe jo etnike në Traki”.

“Shteti grek respekton plotësisht besimet fetare dhe veçoritë kulturore të pakicës myslimane në Traki. Ai rezervon për qytetarët grekë, anëtarët e pakicës, barazi të plotë dhe shtetësi”, tha Ministria e Jashtme greke në një njoftim për shtyp.

Sipas studiuesve por edhe dëshmive të vetë atyre që jetojnë në Greqi, vendi fqinj ka në përbërje etni shqiptarësh, të njohur si arvanitas, arumunë, pondët e azisë, pakica sllave dhe turke ndër të tjera. Megjithatë asnjëherë zyrtarisht nuk i ka njohur duke u mohuar kështu të drejtat dhe duke i asimiluar brenda etnisë së madhe të quajtur grekë.

Nga ana tjetër, edh Turqia refuzon të njohë një numër të madh minoritetesh etnike, duke përfshirë atë të shqiptarëve, numri i të cilëve llogaritet se shkon disa milionë. E ndërsa Shqipëria së fundmi kaloi një ligj që i lejon çdokujt të deklarohet dhe identifikohet me cilindo minoritet që ka dëshirë.

Detaje e dasmës në BBV! Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, ‘kurorëzohen’ nga Ledioni, kush ishin të ftuarit

Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.

Nisur nga kërkesa e Gjestit, Vëllai i Madh organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin.

Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë.

Shumë ish-banorë si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq, sepse ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit.

Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.

Habit Lul Basha: Rama vetëm mua më ka frikë, ia prish lojën unë!

Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” se Edi Rama dhe Sali Berisha ia kanë frikën vetëm atij dhe se është bërë investim i madh që të mos ekzistojë “Koalicioni Euroatlantik” që ka themeluar ai.

DEBATI:

Ylli Rakipi: Pse del ti dhe i bën këto video me Ramën? I kërkon ndihmë Ramës që të mbetesh? Dole në një dhomë të dielën, Rama dhe Berisha dolën në mitingje të mëdha. Ti pse i bën këto?

Lulzim Basha: Që në 11 maj shqiptarët të mos mbeten në zgjedhjen pa zgjidhje, o Rama o Berisha. Votën hidhe për Koalicionin Euroatlantik dhe shokët bashkë me Ramën do marrin rrugën e 313. Ne mbështesim SPAK-un… Ramën dhe trekendëshin e Bermudës i bashkon frika nga SPAK. Votoni numrin 4, e vetmja rrugë kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj.

Andi Tela: Atje te lista janë nja 7 parti të tjera që mbështesin SPAK. Ju nuk bëtë asnjë përpjekje për tu bashkuar me ta. Madje edhe partinë tjetër… Zoti Shehi tha se nuk u bashkuat me ta. Edhe ata mbështesin SPAK dhe nuk e duan Berishën. Ju flisni ende sikur jeni kryetar i PD, ndërkohë mezi keni gjetur 140 emra.

Lulzim Basha: Kam bërë çdo përpjekje prej 1 viti e gjysëm për ti mbledhur të gjithë, edhe zotin Lapaj dhe Shabani, madje kanë rënë dakord disa prej tyre dhe pastaj kanë përgënjeshtruar veten e tyre. Është bërë investim i madh që Koalicioni Euroatlantik të mos ekzistojë. Ne na e kanë frikën, kundër meje kanë mobilizuar para për të blerë kreun e FBI ata. McGonigal është në burg. Dhe vazhdon sepse këta i bashkon frika kundër SPAK. I vetmi që ua prish këtë lojë është koalicioni Euroatlantik.

Andi Tela: Ne po flasim për 7 të tjerët.

Lulzim Basha: Çaloi te egot personale. Unë derisa u tërhoqa edhe nga drejtimi i Koalicionit Euroatlantik, lashë drejtim kolegjial. Sot është çështje e mbyllur. Por koalicioni Euroatlantik është me 140 kandidatë në të gjithë vendin. Kësaj Rama nuk ka çfarë ti bëjë.