Larg nominimeve, afër altarit/ Dasma e Gjesti dhe Eglit ndez shtëpinë e BBV, ja kush pritet të rikthehet në shtëpi

Mbrëmjen e sotme është lajmëruar se Egli dhe Gjesti do të bëjnë dasmën brenda shtëpisë të BB VIP, madje këngëtarët specialë do të jenë Remzie dhe Nexhat Osmani.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se mbrëmjen e sotme në shtëpi do të futen dy opinionistët Neda dhe Arbri si dhe disa prej banorëve, përfshirë këtu edhe Loredanën.

Gjithësesi na mbetet të presim dhe pak!

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” tokën

Një tërmet 5.2 goditi San Diego, Kaliforni dhe zonën përreth të hënën pasdite, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti goditi në orën 10:08 PDT me epiqendër në Julian, Kaliforni. Zyra e guvernatorit Gavin Newsom postoi në X menjëherë pas tërmetit se ai ishte informuar për situatën.

“Shteti po koordinon me autoritetet lokale për të vlerësuar çdo dëm dhe nëse nevojitet reagim emergjent”, thuhet në deklaratë.

Alarmet e urgjencës urdhëruan banorët të strehoheshin deri në Los Anxhelos.

“Largohu, mbulohu, mbaje. Mbro veten”, thuhej në alarm.

Julian, një qytet turistik me rrënjë floriri, ndodhet në malet Cuyamaca rreth një orë në verilindje të San Diegos. USGS vazhdoi të raportonte pasgoditje më të vogla në rajon në një orë pas tërmetit.

Zbulohen presionet ndaj SPAK? Ish-prokurori zbërthen sinjalet e forta të kreut të SPAK

Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci komentoi në një emision televiziv deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.

Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.

“Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij. Të gjitha këto ndikojnë në punën e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.

Pak para dasmës, Gjesti habit sërish me deklaratën për Eglin! Ja çfarë i tha Laertit!

Një dasmë mes Gjestit dhe Egli Takos do të zhvillohet pas pak në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni që do të mbahet në oborr të Big Brother. Për të performuar do të jenë dy nga muzikantët më të njohur shqiptarë: Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani.

Pak para dasmës, këngëtari pejan shihet duke bërë një bisedë me Laert Vasilin.

“Do grua, do të rrish vetëm në shtëpi. Jo valla nuk rri në shtëpi. Harroje. Dal me shokë sërish. Nuk e lë shoqërinë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Kur të martohesh kryhet çdo gjë”.

Dasma e tyre po realizohet pak ditë para përfundimit të Big Brother VIP Albania.

‘Rama, frikë ndaj drejtësisë’, gazetari: Kryeministria ka ‘përzënë’ agjentët e SPAK, kishin shkuar në lidhje me…

Gazetari Poli Hoxha, në një intervistë televizive, ka komentuar kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se ky është një shenjë e presionit dhe shqetësimit të lartë nga ana e tij.

Sipas Hoxhës, ky presion është i lidhur me dosjen e inceneratorëve, e cila po zhvillohet dhe, siç pohon ai, është duke shkuar drejt fundit, me SPAK që tani është në kërkim të pjesës kryesore të kësaj çështjeje, që përfshin Këshillin e Ministrave.

“Një deklaratë që Rama bëri, ku tha ‘mos guxoni të vijnë të më marrin mua telefonin’, është një presion shumë i madh dhe është një shqetësim i real. Kemi kaluar në pjesën më të rëndësishme të hetimit të inceneratorëve, që përfshin Këshillin e Ministrave dhe sekretarin e përgjithshëm”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu theksoi se ka pasur përplasje dhe presione ndaj SPAK, duke përmendur rastet kur agjentët e SPAK janë përzënë nga Kryeministria dhe kërkesat e SPAK për informacione të nevojshme nuk janë përgjigjur.

Hoxha theksoi se ky presion është i dukshëm, dhe kur shihen kërcënimet nga politikëbërës dhe kryeministri vetë, kjo tregon se pas këtyre qëndrimeve ka një pjesë të fshehtë, siç është përplasja brenda institucioneve të drejtësisë.

“Të mos harrojmë edhe një deklaratë që është presioni më i madh nga Rama kur tha; mos të guxojnë të vijnë të më marrin mua telefonin, ne që jemi gazetarë dimë që ky është një shqetësim shumë i madh dhe ky presion është real. Në dijeni time jemi drejt përfundimit të pjesës më kryesore të inceneratorëve, që është ideimi, Këshillimi i Ministrave, sekretari i përgjithshëm dhe është drejt fundit dhe është edhe fakt që institucioni i KM nuk i përgjigjet SPAK, ka shkuar dhe ka kërkuar gjithë procedurën e mbledhjeve. A ka thënë Ahmetaj dy veta ne që ishim kundër… Ka pasur raste që janë përzënë agjentët e SPAK, dhe këtu ka pasur një përplasje dhe presione. Kur shikon një ajsberg nuk është ajo lart, kur del presioni në media, nga politikanë, nga vetë kryeministri kjo tregon se pjesa poshtë patjetër që ekziston… freno, mos hajde te celulari im, edhe pse ata e kanë celularin e tij, d.m.th komunikimet me të tretët, nuk kanë nevojë të kenë aparatin”, tha Hoxha.

Vajza nga Shqipëria: I dashuri nga Kosova ka dy ditë që s`më flet, shkak… goditja e Jozit ndaj Gjestit

Një mesazh “i çuditshëm” ka mbërritur në redaksinë e emisionit Top Story teksa diskutohej në lidhje me incidentin e ndodhur në spektaklin e Big Brother Vip.

Një vajzë nga Shqipëria shkruan se i dashuri i saj nga Kosova është mërzitur me të pasi Jozi gjuajti me shuplakë Gjestin, dhe se prej dy ditësh nuk flasin…

“I dashuri im nga Kosova është mëzit me mua dhe ka dy ditë që nuk flasim nuk e di a dua të mërzitem që nuk flasim apo për arsyen”, thuhej në mesazh.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 14 Prill 2025

Dashi

Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën.  Përpiquni të gjykoni me mendje të ftohtë se si të rregulloni gabimet tuaja. Përsa i përket dashurisë, jeni konfuz në lidhje me zgjedhjet që keni bërë. Një surprizë e bukur në mbrëmje, do i japë ngjyra lidhjes tuaj duke bërë që të besoni ëndrrat tuaja.  Beqarët duhet ti japin fund kritikave ndaj të gjithëve dhe ndaj gjithçkaje. Qendroni larg polemikave pasi rrezikoni të qendroni gjithnjë vetëm.  Në punë parashikohet një ditë e mirë, pasi yjet do të lehtësojnë çdo marrëveshje që do ndërmerrni.

Demi

Java do të nisë shumë mirë për ju ku çdo gjë do të jetë në përputhje me dëshirat tuaja. Në dashuri gjërat po shkojnë në relaks dhe qetësi të plotë. Në mbrëmje këshillohet që të dilni për një darkë romantike. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë për mirë qetësinë që ua jep kjo ditë. Përsa i përket punës, do të keni rezultate të kënaqshme. Sidoqoftë merrni parasysh një këshillë: mos rrezikoni pa qenë e nevojshme pasi çdo gabim do të ishte fatal.

Binjakët

Parashikohet një e hënë e vështirë për ju. Disa peripeci nga rutina e përditshme do e bëjnë ditën të mërzitshme. Edhe në dashuri gjërat nuk po ecin mirë ku nuk do të mungojnë debatet me tone të larta. Beqarët do të jenë të perqendruar krejtësisht te vetja dhe interesat e tyre personale, duke lënë pas dore jetën sentimentale. Jepini hapësirë njerëzve që ju rrethojnë në mënyrë që të hapen shtigje të reja për ju. Në punë mos bëni më shumë se sa ju kërkohet. Kurseni energjitë tuaja pasi duke parë situatën e pafavorshme do të evitoni situatat e pakëndshme.

Gaforrja

Parashikohet një ditë e zakonshme për ju. Përqendrojeni vëmendjen tuaj në atë që mendoni se janë prioritetet tuaja në mënyrë që të merrni kënaqësitë që meritoni. Në dashuri shumë prej jush do të jenë entuziastë. Duke parë lidhjen e fortë në çift, do të keni objektiva që të realizoni dëshirat që keni në kokë. Një ditë e mirë edhe për beqarët, ku do të ketë njohje të reja për ju. Përsa i përket punës, merrni masat e nevojshme në mënyrë që gjithçka të mund të rrjedhë sipas pritshmërive tuaja.

Luani

Një ditë mesatarisht e mirë për ju. Si shpirti i mirë ashtu edhe fiziku, do të jenë në qendër të vëmendjes, ndersa ky do të jetë momenti për të dhënë më të mirën në gjithçka që ndërmerrni. Përsa i përket jetës në dashuri, duhet që të jeni më tolerantë në disa vendime. Jepni më shumë hapësira partnerit/es tuaj në mënyrë që lidhja juaj të ecë si duhet. Beqarët do të jenë shumë të frymëzuar në këtë ditë. Energjitë tuaja janë të qendrueshme në këtë periudhë, prandaj ka ardhur koha që të nisni një histori të re me dikë. Do të ketë surpriza pozitive për ju në punë. Është koha që të konkretizoni idetë tuaja që kanë qenë në pritje prej një kohe të gjatë.

Virgjëresha

Qielli për ju do të skëlqejë si asnjëherë më parë. Do të ndiheni mirë në disa situata pasi dita do të jetë në favorin tuaj. Në dashuri këshillohet që të uleni të bisedoni me partnerin tuaj në mënyrë që të sheshoni problemet që keni grumbulluar me kohën. Gjithashtu beqarët do të kenë si aletë të gjitha planetet. Një buzëqeshje e juaja mund të vlejë me shumë se 1000 fjalë. Shfrytëzoni mundësitë tuaja në këtë ditë. Përsa i përket punës, disa nga ju do të kenë lajme të mira.

Peshorja

Java për ju do të nisë në mënyrë të jashtëzakonshme. Në dashuri, ky do të jetë momenti i duhur për të zhvilluar pozitivisht marrëdhënien tuaj në çift. Do të jetë një ditë plot pasion dhe argëtim në çift. Beqarët do të jenë në një ditë të mirë dhe do të jetë në dorën e tyre nëse do të duan të përmirësojnë jetën sentimentale. Përfitoni në mënyrë që të krijoni njohje të reja duke hequr dorë nga zakonet e vjetra. Në punë dita nuk do të jetë aspak keq. Planetët janë në krahun tuaj dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Akrepi

Një ditë e zakonshme për ju ku në faza të veçanta do të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Nuk do të ketë surpriza të mëdha por as probleme të pakapërcyeshme. Në dashuri do të dominojë dialogu, ku ndoshta do të mund të zgjidhni edhe disa probleme aktuale. Beqarët mund të mësojnë nga eksperiencat sentimentale që kanë pasur në të kaluarën, në mënyrë që të shfrytëzohen pozitivisht për të ardhmen. Përdorni qetësinë e brendshme dhe do të keni mjaftueshëm sukses. Përsa i përket punës, këshillohet që të ndërmerrni eksperienca të reja. Duke dhënë më të mirën tuaj, do të mund të arrini lart.

Shigjetari

Parashikohet një ditë e mirë për ju. Në dashuri, qetësia në familje është shumë e rëndësishme për ju. Bëni një dhuratë për partnerin/en tuaj në mënyrë që të krijoni emocione sentimentale gjatë ditës dhe ta bëni më të lumtur klimën në çift. Në këtë mënyrë do të hidhni pas ditët e kaluara me grindje. Beqarët duhet t’i japin më shumë rendësi intuitës së tyre dhe të mos bazohen gjithmonë te fjala e miqve. Bazohuni te kjo këshillë dhe do të keni një ditë të paharruar. Dita në punë do të jetë e jashtëzakonshme. Do të jetë e mbushur me kënaqësi dhe me iniciativa të veçanta. Do të jeni i mbushur me energji dhe shumë propozime tuajat, do të marrin rrugë.

Bricjapi

Parashikohet një ditë relativisht e mirë për ju. Duhet të tregoheni i kujdesshëm në marrëdhënien çift. Nëse uleni dhe bisedoni me qetësi, gjërat mes jush do shkojnë si duhet. Përsa i përket beqarëve, nuk duhet të pretendojnë shumë nga vetja. Këshillohet që të jeni të më të butë dhe më të qeshur. Vetëm në këtë mënyrë do të marrin zgjidhje disa tensione. Udhëhiquni nga intuita në lidhje me vendimet e rendësishme. Në punë situata po merr avancim pozitiv. Marrëveshje të reja në shteg për ju. Shfrytëzojini si mundësi.

Ujori

Edhe për personat që i përkasin kësaj shenje, dita do të jetë e mirë. Pjesa ku duhet të tregoni kujdes është në aspektin sentimental. Dëgjoni më shumë se sa flisni. Përpiquni të mos nervozoheni shumë, ndryshe problemet do jenë të pashmangshme. Beqarët nuk duhet të dyshojnë në aftësitë e tyre. Një njohje e re është në sfond, “hidhuni” me entuzizëm në këtë aventurë. Gjërat do të shkojnë mirë. Në punë nuk do të keni probleme. Shmangni projektet e shumta dhe përqendrohuni vetëm te ai që keni për zemër.

Peshqit

Kjo e hënë do jetë e shkëlqyer në çdo drejtim për ju. Qetësi familjare, sentimentale por edhe në miqësi parashikohet për ju. Marrëdhënia në çift do shkojë më së miri. E gjithë dita juaj do shkojë në harmoni të plotë. Mbrëmja premton të jetë plot pasion. Edhe për beqarët parashikohet një ditë fantastike dhe me njohje të reja në aspektin sentimental. Është momenti ideal për ta shijuar jetën maksimalisht, ndoshta siç nuk e keni bërë asnjëherë më parë. Edhe në punë koha juaj do të shkojë shumë mirë. Ambjenti dhe raporti me kolegët në mënyrë të shkëlqyer. Projekte të reja në sfond për ju

A e vutë re këtë reagim të Rozanës pasi Jozi goditi Gjestin? (VIDEO)

Një moment dramatik u transmetua live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, kur Jozi goditi me grusht Gjestin gjatë largimit nga formati.

Por ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendje, ishte reagimi – ose më saktë mungesa e tij – nga Rozana Radi.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, shihet qartë se Rozana ndodhej shumë pranë Jozit në çastin e goditjes, por nuk bëri asnjë lëvizje, as para dhe as pas incidentit.

Për disa sekonda ajo qëndroi krejtësisht e palëvizur dhe indiferente, gjë që ka ngjallur kritika të shumta nga publiku.

Në kontrast me të, Gerta Gixhari reagoi menjëherë, duke bërtitur e tronditur nga ajo që ndodhi, dhe më pas ndaloi Jozin fizikisht duke e kapur nga dora.

A ishte Rozana e tronditur apo thjesht e ftohtë në situata ekstreme?

Habit politikani, i del krah Jozit pasi goditi Gjestin (Foto)

Ngjarja e fundit në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti i eliminuar Jozefin Marku goditi fizikisht dhe rrëzoi në tokë Gjestin gjatë transmetimit live, ka nxitur reagime të shumta jo vetëm nga publiku dhe mediat, por edhe nga figura të politikës.

Një ndër komentet më të debatueshme vjen nga Eduart Ndocaj, kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Ai ka reaguar në rrjetet sociale me një koment që është interpretuar si mbështetje për aktin e dhunshëm të Jozit.

“Mos luj me kryqin e Krishtit o i pafytyrë”, shkruan Ndocaj në një postim ku publikohet momenti i sulmit.

Ky reagim ka shkaktuar kritika dhe indinjatë në opinionin publik, duke u cilësuar si i papërshtatshëm dhe nxitës i gjuhës së urrejtjes në një kontekst ku dhuna është dënuar gjerësisht nga të gjitha palët.

Deri tani, nuk ka pasur një sqarim apo distancim zyrtar nga ana e Koalicionit Euroatlantik apo liderit të tij lidhur me këtë deklaratë.

6 ditë larg finales, Rozana zbulon “strategjinë” e përdorur gjatë debateve, si dhe “gënjeshtrën” e madhe të çiftit Egli-Gjesti

Shumë ngjarje të krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme, banorët janë intervistuar ekskluzivisht nga moderatoret e Top Albania Radio, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli që i janë bashkuar shtëpisë që prej orës 15:00. Nëse jeni kuriozë se çfarë kanë thënë ata, na lejoni t’ju zbulojmë të pathënat  e Rozana Radit, e cila pohoi se ka gabuar qëllimisht në këtë lojë dhe mendimin e saj për çdo finalist.

“Unë kam bërë gabime me vetëdije këtu. E kam ekzagjeruar me mënyrën e të bërit debate dhe të sulmuarit, gabime me vetëdije por që nuk vrasin. Ofendimet nuk i kam bërë me vetëdije, por gjuha e ashpër, që u afrohesha njerëzve… Fakti që unë jam tërhequr mbrapa dhe për ato gjëra që mendoja të bëja, më bëjnë kjo që jam unë sot…”.

Elona: Çfarë do të bëjë Rozana kur të dalë nga shtëpia?

Rozana: E para dua të bëhem mama… Janë të kota fjalët, jo mosha… fëmija në çfarëdolloj moshe është bekim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, nuk kam patur pritshmëri nga jeta. Nëse e ka shkruar për mua që do të ndodhë diçka, le të ndodhë…

Elona më pas e ka pyetur se pse Rozana Radi ka ardhur nëse “Big Brother”, një pyetje së cilës banorja iu përgjigj kështu:

“Unë kam ardhur në “Big Brother” për të superuar veten, edhe besoj që në një far mënyre ja kam dalë. Kam ardhur në “Big Brother” për të gjithë ata që kanë pengje në jetë që t’i lënë të shkojnë… Një zemër e vrarë, mbetet e vrarë, por duke kujtuar momentet e bukur merr ngjyrë, por mos e ndalni hapin. Bota po ndaloi… unë e ti nëse ndalemi, njerëzit nuk do të ndalojnë së jetuari…”

Kujtojmë se më parë, në një intervistë para disa javësh në shtëpinë e “Big Brother” Rozana pohoi se dy personat me të cilët nuk do të mbante shoqëri jashtë, janë Gerta dhe Egli. Ajo është pyetur nga Elona nëse ky mendim ka ndryshuar apo vijon të mendojë njësoj.

“I qëndroj të njëjtit mendim. Egli më ka mërzitur shumë, i jam dhënë all-in Eglit… Ke dashur të tregohesh e fortë dhe ke thënë që do të rrish me të, e nëse ky djali ka të dashur jashtë… Egli duhet t’i thoshte vajzave që mos dashuroni njerëz që nuk ju duan. Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë Eglin, ka dashur të pastrojë imazhin e tij për mënyrën se si u soll me Eglin. Sot gjithçka po bëhet për biznes, kur të dalim atje jashtë le të fitojmë dhe nga historitë e shpirtit”.

Prej kësaj bisede, lindi natyrshëm pyetja: A do jetë një lidhje normale në çift?

Rozana është përgjigjur duke thënë:

“Nuk mendoj që do të jetë një lidhje normale në çift, është një djalë i cili e vetmja gjë që ka bërë la qenë denigrimi i Eglit dhe momentin e parë që erdhi i tha ‘ti do të më ulësh jashtë…’ Kemi parë duke i thënë ‘nuk jam i sigurt’. Gjesti mendon se duke luajtur këtë djalin e mirë dhe të dashur, mendon se ka arritur për të pastruar imazhin e tij jashtë, perde nuk mund t’i vesh publikut”.