Tërmeti ‘shkund’ tokën, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Tërmetet nuk e lënë të qetë Greqinë.

Një tjetër lëkundje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Patra.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 I shkallës rihter, me një epiqendër 25 kilometra nga qyteti i Patrës.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar. Pak javë më parë, me mijëra tërmete u regjistruan në Santorini, por fatmirësisht pa të lënduar.

Si i zbuloi SPAK “ vjedhësit” e dosjeve?!/ Eksperti i IT zbulon se ku gabuan dy të arrestuarit

Besmir Semanaj, ekspert IT-je ishte këtë të dielë i ftuar në një studio televizive ku tregoi se si u bë i mundur gjurmimi dhe arrestimi i dy hakeravë që tentuan të hakeronin prokurorët e SPAK.

Ai tha se duke qenë se dy hakerat nuk kishin dije të thelluara për teknologjinë identifikimi dhe arrestimi i tyre ka qenë më i lehtë.

“IT e SPAK është një shërbim i brendshëm për mirëmbajtjen e sistemve të SPAK, ndërsa hetimi kryhet nga prokurorët dhe BKH-ja që ka ekspertizë si kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u bazuar te profili i dy të arrestuarve që nuk duken të kenë dije të thelluara në teknologji, zbulimi është më i thjeshtë. Mënyra e zbulimit të hakerimit ishe nga akses i paautorizuar, kishim futje në sistemin e-mail nga një IP që nuk është e zakonshme te sistemi. Kështu me anë të IP-së është shumë më e thjeshtë për të shkuar te ambienti ku është kryer hakerimit. Gjithashtu unë besoj se SPAK duhet të ketë disa programe dhe sisteme më të avancuara”,-tha Semanaj.

Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u ab.υzova sek* ua* isht në moshën 9 vjeçare

“Jeta është një rrugëtim i mundimshëm drejt vetes”, kështu e nisi rrëfimin e tij të linjës së jetës banori i “Big Brother VIP”, Laert Vasili.

Ai ka rrëfyer detjae tro ditëse nga jeta e tij, teksa zbuloi se është abuzuar nga fqinji i tij në moshën 9-vjeçare.

Laerti ka treguar gjithashtu se ka pasur varësi nga alkooli.

“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana.

Tinka Kurtin e kam pasur idhull. Nuk kam qenë një djal i mirë, kam pasur për një kohë të gjatë varësi nga alkooli. Uroj që im atë të më fali, nuk e bëra dot gjysh. Nëna ka qenë forcë kur babai ndërroi jetë. ky është Big-u im, drejt faljes, për ta bërë Laertin njeri”, ishte ky një pjesë e rrëfimit të aktorit.

Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit.”, tha ajo.

Laerti: I kanë dhënë kanë shumë këtij kombi, duhet të ishim sjellë më mirë me ta.

Laerti po ashtu u surprizua nga aktori i Tetarit, Helidon Fino.

Spartak Ngjela: Femra shqiptare është më e bukura në botë! Ja pse nuk jam martuar dhe të lë trashëgimtar …

Spartak Ngjela ka dhënë një intervistë paksa ndryshe nga herët e tjera, teksa i ftuar në emisionin e Jonida Vokshit, “Thurje”, ka rrëfyer për bukurinë femërore dhe se sa i meritojnë meshkujt shqiptarë, femrat shqiptare.

Ai po ashtu ka rrëfyer edhe arsyen se përse nuk ka preferuar që të martohet dhe të lërë trashëgimtarë.

Pjesë nga Intervista në “Thurje”:

Jonida: Doja të flisnim pak për femrat. Një pjesë e rinisë tuaj ka qenë në periudhën e Enverit, një pjesë në periudhën e demokracisë, a mund të na thuash si ka ndryshuar femra para 90’ pas 90’, përsa i përket inteligjencës, bukurisë?

Ngjela: Përsa i përket bukurisë është i njëjti kualitet, ndoshta është me shekuj kështu, sepse unë e kam ndjekur me vëmendje bukurinë tuaj, por përsa i përket nocionit të liberalizimit, liberal në kuptimin e mirë të fjalës, emancipimit, elita e femrave të Tiranës, ishte pothuajse si sot, në kuptimin e emancipimit dhe antimaskilizimit.

Nuk kishte beteja, se nuk kishte liri, beteja ka filluar tani. Ajo që kam vënë re me vëmendje është se atëhere nuk ishte shumë e hapur dashuria paramartesore, ishte dashuri plus martesë, ose dashuria baraz me martesë.

Dashuri që dështonin dhe që ishin shpallur nuk ishin shumë komode, por Tirana nuk e ndjente deri në këtë pikë, qytetet e tjera, po. Përsa i përket ndryshimit është që femra erdhi ta shumonte bukurinë në këto 20 vite te fundit, sot teza ime që ju them avokateve që punojnë me mua, në kuptimin e stafit, mendoj se bukuria është sheshit, intelekti është i rrallë.

Jonida: Ju madje keni thënë që femra shqiptare është me e bukura në botë…

Ngjela: Po është dhe unë ju jap prova për këtë. Sot, po të hapësh në Google, princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollywood para disa vitesh, është princesha shqiptare e oborrit të Egjipit dhe e deklaron vetë që është shqiptare. Më pas Irena Papas është shqiptare, ti i ngjan pak asaj, e kam fjalën te syri skenik.

Unë kam biseduar me njerëz që kanë ardhur këtu, më kanë thënë bukuria ështe padiskutueshme, klasi ende nuk është në nivelet e duhura.

Jonida: Çfarë duhet të bëjë një femër shqiptare që të ketë më shumë klas?

Ngjela: Nuk e ka në dorë femra, mashkulli nuk i krijon mondanitet, mungon jeta mondane.

Jonida: Nëse marim mashkullin shqiptar, sa e meriton ai femrën shqiptare?

Ngjela: Pyetja është e vështirë, mund të ta them kur të dalim jashtë, por po jap një fakt të vërtetë, një avokat më gjithë të shoqen që vinte nga një vend i rëndësishëm perëndimor, më mori në telefon e me tha do vij në Shqipëri, dua të më ndihmosh, ajo e shoqja kishte marrë një fond për të investiguar studentët shqiptarë, flas 4-5 vite më parë, unë i thashë studentët shqiptarë i ke të gjithë në kafene, kalo te rruga e Elbasanit , te Treni, te Materniteti, dhe te Sheshi Nënë Tereza, nëpër lokale etj, etj, detaje si këto. Mbasi mbaruam bisedën, i thashë të bëjmë një marrëveshje, dua pasi të mbaroni të vini të më thoni diçka rreth rezultateve.

Ata e kishin mbaruar dhe erdhën pas 10 ditësh. Midis të tjerash më tha gjetëm diferencë moshe, midis vajzës dhe djalit, minimumi kanë diference 12-13 vjet, femra është më e madhe, më bëri përshtypje sepse i njoh pyetjet për moshën nga profesioni, si e konstatuat i pyeta?

Gruaja më tha se meshkujt kanë humor infantil, të nivelit të fëmijës, kurse femrat rrinë të mërzitura. Ndodh si fenomen, femra ka diferencë në gjithë botën, por jo kaq të madhe. Në një bisedë që bëra me Kadarenë, i thashë që qytetërimi vjen nga gruaja, ai tha ‘do të na ndodhë si në Rusi’, ai ka qënë student atje, dhe ata e kanë këtë diferencë.

Jonida: Ndërkohë, ajo që më erdhi ndërmend është një shprehje juaja për femrën. Ju thoni, nëse deri në moshën 30 vjeç një vajzë si ngjan gruas do mbetet përherë vajzë.

Ngjela: Shprehja ime është “Bukurinë nuk e ka vajza, por gruaja”. Që të gjitha mikeshat e mia, sa janë vajza, s’ju pëlqen kjo gjë, kur bëhen gra më thonë ‘po e di që e ke të vërtetë’. Kjo është kryesorja, po duhet të jetë grua. Shprehja e dytë është “Ne s’kemi grua”, përjashtimi nuk rrëzon rregullin. “E bukur deri në fund”, në çdo etapë të vet duhet të jetë e bukur, madje kreshendo, bukuritë e mëdha na e kanë dhënë këtë shembull. Më e bukur 40 vjeç sesa 20, 21, dhe unë ju them atyre të njohurave të mia, bëjini yzmetin, ta keni deri në fund…

Jonida: Meqë po flasim për bukurinë femërore, së fundmi është fenomen që shumë femra bëjnë operacione plastike për të ndryshuar imazhin, diçka që nuk ndihen komode me veten duke u kthyer në shumë të ngjashëm me njëra- tjetrën, si e shihni këtë fenomen?

Ngjela: Sa më shumë do rritet shkenca e ndërhyrjes kirurgjikale, aq më masive do jetë, bukurinë e duan të gjithë, po t’ju them diçka, kam pas marrëdhënie pune me 2-3 avokate, dhe kur vinin të mërzitura në punë i thoja marrëdhënia më e keqe është me rrugën, po s’të panë ty në rrugë ti vdes, po unë nuk shoh që ty s’të shohin në rrugë ndaj kij mendjen këtu.

Këtë e kërkon çdo femër, ato që se kanë, e ndjejnë rëndë, ato që e kanë e kanë krenari sepse ky jetë është fenomen estetik dhe mendor.

Por, fenomeni estetik është e bukura që tenton të vërtetën, tani të vijmë tek e bukura që nuk tenton të vërtetën, por është krijuar në laborator apo sallë operacioni, nuk është se e dëmton atë qe e ka bërë se më mirë të jetë e pranueshme se e papranueshme estetikisht.

Jonida: Më gjithë këto përshkrime, detaje për femrën, pse nuk keni preferuar të martoheni, të lini trashëgimtarë?

Ngjela: Nuk dua që t’ja injektoj të tjerëve mendimin tim, por shkurt po ju them. Martesa është risk, duhet ta marrësh përsipër. Është risk i madh. Janë 2 gjëra të cilat tipi duhet t’i pranojë, dhe tipi nuk i pranon. Është risku i vazhdimësisë dhe bashkëjetesa e gjatë.

PËRGJIMET E BURGUT/ “E pagoi 300 milionë lekë” – Ardit Gjebrea në shërbim të Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe “pastrim të produkteve të veprave penale”.

Ajo që pasoi arrestimin ishte një dezinformim dhe propagandë e skajshme me statuse e shkrime denigruese për gjyqtarët dhe prokurorët nga vetë Veliaj dhe njerëzit pranë tij, tashmë e vërtetuar nga përgjimet e publikuara nga CNA se ishin iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës nga qelia e praraburgimit.

Ditët pas arrestimit shumë personazhe publikë postuan në rrjetet e tyre sociale statuse inkurajuese, shumë prej tyre morën pjesë dhe në protestat para SPAK-ut, e cila ishte një skandal për nga mënyra sesi nuk u menaxhua nga Policia e Shtetit, duke vënë në rrezik edhe jetën e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve.

Pjesë e këtij skandali u bënë Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi, të cilët u fokusuan nga kamerat.

Disa e shpallën dhe transformues të kryeqytetit siç ishte rasti i këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, i cili në një story në “Instagram” shoqruar me një foto me Veliajn shkroi:

“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!

Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne!

Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!

# kambesimtekti #jamerion”

Në dukje ky ishte një postim i një miku për mikun, por nëse gërvisht pak mbi këtë pëlhurë nuk është kështu.

Rikujtojmë që në dosjen hetimore të SPAK për Veliajn të zbardhur nga gjyqtari Erion Bani ishin të gjitha transaksionet që bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kishte kryer te artistët përmes OJF-ve në pronësi të saj dhe familjarëve të afërt.

CNA investigoi pagesat klienteliste që Veliaj kishte bërë për VIP-at e kryeqytetit dhe të gjithë rezultonin të kishin marrë shuma të majme nga Klea Huta, media “Dritare” e Rudina Xhungës, Elhaida Dani Ardit Gjebrea etj.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës një total prej 300 milionë lekë.

“Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës”.

Si të mos mjaftonte ky skandal në përgjimet e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit mbi të cilat u ngrit dhe akuza e tretë ajo e “futjes së sendeve të palejuara në qelitë e paraburgimit” përmendet dhe një personazh me emrin Ardit që nëse bën lidhjen mes fakteve të çon te këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.

Në përgjimet e zbardhura nga CNA në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

“I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit)”.

Arditi merr përsipër dhe pjesën motivuese për “mikun” e tij duke e ngushëlluar me frazën “të mendojë sikur është në Big Brother”. Ndoshta do të justifikojë 300 milionë lekët.

“Arditi thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t’i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Arditi si në filmat thriller futet dhe më thellë duke shkuar deri te personazhi më misterioz në këto përgjime që është “Redaktori” apo siç i drejtohet Arbian Maznikut “Arbri i madh”.

“Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë.

I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

Tarifat e Trump/ Vjen kundërpërgjigja e Gjermanisë ndaj SHBA-së, do të tërheqë 1200 tonë ar që i ka në New York

Tarifat e reja të vendosura nga Donald Trump ndaj shumë vendeve të botës kanë sjellë reagime dhe masa të ndryshme nga një pjesë. Edhe Gjermnia së fundmi po bën lëvizjen e saj.

Gjermania po shqyrton heqjen e një rezerve të madhe ari nga një kasafortë në Nju Jork për shkak të shqetësimeve për politikat e paparashikueshme të presidentit amerikan Donald Trump.

Këtë e raporton “Bild”, ku shkruan: Për dekada, Berlini ka mbajtur 1200 tonë rezervë ari, e dyta më e madhe në planet pas asaj të Shteteve të Bashkuara, në një kasafortë në Rezervën Federale të SHBA-së në Manhatan.

Maks Haxhia zbulon kush publikoi përgjimet e Erion Veliajt: Nuk kanë dal nga SPAK, por…

Avokati Maks Haxhia, njëherësh kryetar i Dhomës së Avokatisë, ka kritikuar mënyrën se si SPAK-u ka informuar opinionin publik lidhur me çështjen e çiftit Veliaj.

Në intervistën e dhënë për programin “Dekalog”, Haxhia është shprehur se informacionet e publikuara nga mediat shpesh janë të bazuara në interesa dhe mund të jenë tendencioze.

Gjithashtu, sipas tij, SPAK-u duhet të komunikojë në një mënyrë më të qartë dhe të kujdesshme, për të shmangur keqkuptimet dhe ndikimin negativ në opinionin publik.

Ndër të tjera, avokati ka thënë se për përgjimet duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie, ku thekson se ato janë nxjerrë nga hakerat, nuk ka dalë dikush nga SPAK t’i publikoj.

“Deri tani, SPAK ka përdorur taktikën e informimit nëpërmjet medias. Por, informacioni që kanë dhënë mediat është i përgjysmuar. Media ka informuar opinionin publik lidhur me këtë çështje, por informacioni është i mangët dhe tendencioz. Një shembull është përmendja e shumës prej 700 mijë eurosh, të cilat janë donacione për një organizatë jo fitimprurëse. Ky informacion është i mangët, sepse nuk përcaktohet për sa vjet janë këto shuma; në fakt, janë për 7 vjet. E dyta, nuk thuhet sa prej tyre janë nga fondi i Bashkisë. E treta, nuk thuhet ku kanë shkuar këto para, të cilat në fakt janë dërguar për aktivitete kulturore të përqendruara në kryeqytet, dhe nuk thuhet që të gjitha këto transferime parash janë kryer nëpërmjet rrugëve bankare.

Gjithashtu, nuk thuhet sa u kanë mbetur. Harabel-it i kanë mbetur 21 mijë euro, nga të cilat, duke zbritur tatimet, 17 mijë euro janë pagesa për stafin. Pra, nëse do të informosh, duhet të informosh saktë, ose të mos jepet informacion i tillë, ku përmendet korrupsioni, sepse opinioni publik, kur dëgjon fjalën “korrupsion”, ndikohet. Mediat shqiptare kanë akses në SPAK por e vërteta është se media e jep informacionin në bazë të interesave të veta. Lidhur me përgjimet e fundit ku Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu, ato janë nxjerrë nga hakerat, është hakuar sistemi, nuk ka dalë dikush nga SPAK. Janë marrë masa, por duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie”, është shprehur ai.

Aksidentohet aktori i njohur, makina e tij del nga rruga dhe përfundon në humnerë!

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, konkretisht në zonën e Graçanicës. Sipas burimeve të Gazetës10, në këtë aksident është përfshirë aktori i njohur kosovar, Osman Azemi.

Emri/ Aksidentohet aktori i njohur, makina e tij del nga rruga dhe

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij, e cila për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, megjithatë fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit raportohet të jetë e mirë.

Osman Azemi, i njohur për rolet e tij të spikatura në serialet humoristike dhe filmat kosovarë, gëzon një popullaritet të madh në publik.

Lajmi për përfshirjen e tij në aksident ka ngjallur shqetësim te fansat, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.

Gjesti tha “Allahu-Ekber”, ‘shpërthen’ Laerti: Kështu thonë ata që..

Një debat i ashpër ka përfshirë shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Ka qenë pikërisht Laerti dhe Gjesti ata të cilët kanë “shpërthyer” ndaj njëri-tjetrit deri dhe në ofendime.

Teksa po përmendej debati që Gjesti pati më herët me Jozin për varësen e tij me kryq, Laerti tha se këngëtari ka thënë “Allahu-Ekber”.

Gjesti insistoi se këtë fjalë e thotë gjithmonë dhe do të thotë Zoti është i madh. Ndërkohë nga ana tjetër Laerti tha se kjo thuhet nga terroristët dhe nga ata që ua “presin kokat njerëzve”.

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti.

Gjesti nxjerr bllof produksionin, tregon çfarë do të ndodh të martën (Video)

Zgjedhja e finalistes dhe avantazhi qe iu dha mbrëmë Rozana Radit ka shkaktuar debate të shumta në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Gjesti është shprehur i zhgënjyer dhe i mërzitur me rrjedhën e lojës dhe vendimet e fundit, duke paralajmëruar se është pranë largimit të tij.

Gjatë ditës së sotme në një debat me Gertën ai është shprehur se “Me Loredanen e Jozin me m’krahasu mua nuk dua, sepse kom bërë shumë në këtë shtëpi, nëse ndodh ajo qe mendoj unë të martën dal nga shtëpia”, shkruan “Kosovarja”.

Ai foli për një ndjesi të fortë të brendshme, një parandjenjë që sipas tij paralajmëron fundin e rrugëtimit të tij në këtë format.

A do të qëndrojë në lojë apo të martën do të largohet vërtet? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

@bigbigbrothervipal#couple#funny#bigbrothervipkosova#bigbrother#singer#vip#foryoupage#foryoupage❤️❤️#fyp#gjesti#brokenheart♬ suono originale – bigbrothervip