Këmbimi valutor, 4 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89 lekë dhe do shitet me 91 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.5 lekë dhe do shitet me 118.1 lekë.

“Nëse ajo vjen, unë ta siguroj që do të dilja nga BBV…”, për kë e ka fjalën Rozana Radi?

Të gjithë e kujtojmë momentin më të bukur të Prime-t të shkuar, ku Rozana Radit i erdhi një letër e ndjerë nga partneri i saj.

Sigurisht që një temë e tillë nuk mund të lihej pa diskutuar në emisionin e pasdites së sotme, “Big Brother VIP Albania Radio”, ku banorët e shtëpisë më të ndjekur zbuluan të pathënat e tyre, si dhe ndjesi të shprehura më parë.

Moderatoret, Danja dhe Egli, ishin kurioze, si të gjithë ne, se çfarë u bë me letrën që partneri i dërgoi Rozanës, a e ka marrë ajo apo ende… Këtë e ka sqaruar banorja duke thënë:

“Vëllai i Madh nuk ka vendosur që të ma sjellë ende, nuk prisja asgjë… Unë nuk pres asgjë nga jeta, më tepër ka marrë se sa më ka dhënë, nga ana shpirtërore… Të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë pritshmëri nga jeta”.

Danja vijoi duke e pyetur nëse ajo priste të takonte dikë atë natë, partnerin apo edhe motrën e saj, Andeta Radin. Por banorja na habiti të gjithëve me përgjigjen e saj ku shprehej se nuk dëshironte ta takonte Andetën:

“Nuk ka ndodhur të largohem nga shtëpia më shumë se dy javë, nëse ajo vjen unë ta siguroj që do të dilja…”

Ndërkohë, për të ndryshuar këtë moment emocional, Danja hodhi një batutë duke i bërë thirrje Andetës: “Andeta, hajde motër”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 4 Prill 2025

Dashi

Dashuria do të jetë protagoniste e kësaj fundjave. Mund të jetohet një histori e mbushur me entuziazëm. Bëni kujdes të mos përfshiheni në historitë që nuk ekzistojnë prej kohësh.

Demi

Kjo e premte kërkon më shumë vëmendje lidhur me llogaritë e shtëpisë, të cilat kërkojnë më shumë kujdes. Fatkeqësisht gjatë kësaj fundjave, parashikohen të reja negative në horizont të cilat do të arrijnë pikën kulmore.

Binjakët

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në zgjedhjet që do të bëni, pasi do të jenë vendimtare. Gjatë fundjavës parashikohet një takim i rëndësishëm në horizont.

Gaforrja

Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Kalimi i Venusit në shenjën tuaj do të ketë një rëndësi mjaft të madhe.

Luani

Kjo e premte do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar. Në dashuri është rasti që të gjeni disi më shumë rehati. Lidhur me diskutimet dhe debatet, bëni mirë ti shtyni për të dielën.

Virgjëresha

Ju pret një nga ditët më të mira për të përjetuar momente të mbushura me emocione në dashuri. Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme sa i takon ndjenjave.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Gjithë ata që do të kërkojnë konfirmime, do i marrin. Parashikohet një ditë e ekuilibruar.

Akrepi

Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me raportet sentimentale dhe miqësinë. Duhet të sheshoni çdo keqkuptim pa ardhur e shtuna.

Shigjetari

Kryefjala për të lindurit e kësaj shenje është qetësia. Paolo Fox këshillon që të tregoheni të kujdesshëm ndaj nervozizmit, sidomos pasi mund të ketë kundërshti në dashuri.

Bricjapi

Këshillohet që të tregoheni më të durueshëm gjatë kësaj dite, pasi pjesa e dytë e ditës do të jetë shumë interesante. Do të përjetoni emocione të forta të cilat nuk i keni jetuar me parë.

Ujori

Do të ndiheni të lodhur dhe të mbushur me nervozizëm, megjithatë do të ndiheni shumë herë më të lirshëm në raport me më parë, shkruan noa.al.

Peshqit

Do të jeni shumë të dhënë pas një projekti. Kjo ditë do të jetë shumë e favorshme për të kuptuar më mirë, diçka e cila momentalisht nuk po funksionon. Bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni.

“Na υr anë për herë të dytë”, lirohen 3 adoleshentët që υ ranë 18-vjeçarin në mars 2024, i mbaruan afatet e paraburgimit

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka liruar 3 nga 4 autorët që vranë më 31 mars 2024 Aureljo Dervishin, 18 vjeç, në afërsi të rrethrrotullimit në Shkozë.

Arsyeja është se procesi gjyqësor ndaj autorëve është zvarritur në hetim dhe gjykim. Babai i viktimës në Fiks Fare pohoi se “po na vrasin për herë të dytë, djali im është në dhe, ata që e vranë pranë familjes”.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër kur autorët adoleshentë, pa mbushur 18 vjeç, lirohen nga gjykata pa u dhënë dënim. Rasti i parë, i transmetuar në Fiks Fare, ishte në dhjetor 2024, ku autorët që vranë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh dolën disa javë nga qelia, për shkak të zvarritjeve të hetimeve dhe gjykimeve.

Juristët kërkojnë që çështje të tilla, me autorë dhe viktima të mitur, të hetohen dhe gjykohen me shpejtësi.

Në muajin dhjetor 2024, Fiks Fare transmetoi thirrjen e prindërve të 15-vjeçarit Fatjon Bici, i vrarë në muajin maj 2023 nga disa bashkëmoshatarë. Autorët kryesorë të sulmit që i morën jetën u liruan beftas nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pasi çështja ishte zvarritur në hetim dhe gjykim. Disa javë pas këtij rasti, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një tjetër skandal, kësaj herë u liruan 3 nga 4 autorët që vranë 18-vjeçarin Aureljo Dervishi në datën 31 mars 2024.

Babai i viktimës: Ishte në vendin dhe momentin e gabuar!

Në datën 25 mars 2025, disa ditë para se të mbushte një vit nga ngjarja, Gjykata e Apelit i liroi me arsyetimin se kishte humbur fuqia e paraburgimit. Babai i viktimës kërkon ndihmën e Fiks Fare për të rivënë në vend drejtësinë, pasi, siç thotë ai, “deri tani ia ka lënë drejtësisë, nëse nuk vepron do të marrë masa vetë”.

Azbi Dervishi tregon se ka pasur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Në mars 2024, djali i tij Aureljo sapo kishte mbushur 18 vjeç, kishte dalë nga banesa e tij në Shkozë të Tiranës dhe kishte takuar disa shokë. Thotë se nuk kishte pasur konflikt me njeri, as me shokë e të tjerë. “Ishte punëtor, e merrja në punën time si elektricist. Më prenë krahët”, thotë babai.

Ditën e ngjarjes, Azbiu shton se e kanë marrë disa shokë në telefon, ka dalë dhe kanë shkuar në një pastiçeri. Bashkë me ta ishin edhe dy vajza. Kur kanë shkuar te pastiçeria, atje ishin disa djem, ku njëra prej këtyre vajzave kishte pasur një lidhje. S’kanë bërë asnjë fjalë dhe kanë ikur me makinë. Djemtë i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë ndaluar te rrethrrotullimi i Shkozës. Kanë debatuar dhe më pas makina e viktimës ka ikur nga rrethrrotullimi për te Brryli, ku, pasi kanë bërë vetëm 300 metra, makina e autorëve u ka dalë para.

“I kanë prerë rrugën dhe aty kanë dalë të gjithë. Më pas, njëri prej autorëve, Shahin Hafizi, që emrin s’dua t’ia përmend, i shtyrë nga të tjerët, e ka qëlluar me thikë. Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt me këta persona, as i njihte. Ka qenë në vendin dhe momentin e gabuar”, pohon babai i tij.

Mbaruan afatet e paraburgimit, Apeli liron 3 autorët

Babai i viktimës tregon se prej shumë muajsh, çështja gjyqësore vijon në Gjykatën Penale të Tiranës. “E zvarrisin, njëherë mungon njëri avokat dhe njëherë tjetri. E kanë bërë modë këtë. Gjithmonë mungon dikush. Vetëm kur, në datën 25 mars 2025, Gjykata e Apelit liroi 3 nga 4 autorët. Liroi edhe atë që e qëlloi me thikë. Ata janë nga 16 dhe 17 vjeç, po edhe djali im sapo kishte mbushur 18 vjeç. Janë bashkëmoshatarë”, thotë Azbiu.

Më tej shton se as nuk e kanë thirrur në Gjykatën e Apelit, ku u ndryshua masa e sigurisë për 3 nga 4 autorët. “As na thirrën në Apel dhe asnjë gjë. Nuk e di si e bënë, po ata tani janë në familjet e tyre dhe djali im në dhe. Kush mban përgjegjësi? Ta hetojnë dhe gjykojnë shpejt, vetëm e vetëm zvarritet”, thotë babai i viktimës, teksa ka edhe një apel për drejtësinë. “Të veprojnë ata, atyre ua kam lënë deri tani. Mos të veprojmë ne familjarët”, shton ai.

Fiks Fare ka mësuar se në datën 25 mars 2025, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit vendosi të lirojë autorin kryesor Shahin Hafizi dhe dy të tjerët nga burgu, duke dhënë masën e arrestit shtëpiak. Arsyeja ishte se kanë përfunduar afatet e paraburgimit, ku në vepra penale që dënohen deri në 10 vite burg, afati është vetëm 6 muaj në hetim dhe 6 muaj në gjykim.

Zvarritjet lirojnë vrasësit e të miturve!

Fiksi mësoi se “precedenti i rrezikshëm i Gramshit” është përdorur sërish nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Çështja u zvarrit në gjykim dhe, duke qenë se mbaruan afatet e paraburgimit, 3 nga 4 autorët e mitur u liruan.

Emisioni Fiks Fare bisedoi me juristin Eugen Beci, i cili tha se në të tilla raste duhet një hetim dhe gjykim i shpejtë. “Në rastin konkret, kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Nëse vepra penale ka një dënim nga 10 deri në 20 vite burg, afati i hetimit është 1 vit. Gjithashtu edhe afati i gjykimit është 1 vit. Në rastin konkret, masa e dënimit për të miturit përgjysmohet dhe dënimi është më pak se 1 vit. Në këtë rast, masa e paraburgimit është vetëm 6 muaj gjatë hetimeve dhe 6 muaj të tjerë gjatë gjykimit. Duhet një gjykim i shpejtë, pasi në çështje me të mitur kemi edhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur”, thotë ai.

Fiksi e pyeti juristin nëse duhet të ndryshojë legjislacioni apo të ketë hetim dhe gjykim të shpejtë. “Mendoj se duhet një hetim dhe gjykim i shpejtë, i drejtpërdrejt, mos të kemi më të tilla raste! Ndryshimi i legjislacionit është shkelje e të drejtave të njeriut”, përfundon Beci.

Rasti i fundit është i ngjashëm me “precedentin” e Gramshit, të transmetuar në Fiks Fare në muajin dhjetor 2024. Në atë kohë, redaksia transmetoi thirrjen e prindërve të viktimës, 15-vjeçarit Fatjon Bici. Prindërit ishin të shqetësuar për seancat gjyqësore, njëherë nuk vinte gjykatësi, njëherë tjetër prokurori. 2 prej autorëve, ku njëri prej tyre është kryesori Ergi Karaj, i dënuar me 27 vite burg (gjykim të shkurtuar 18 vite), u kthyen në shtëpi me arrest shtëpie.

Nëna e viktimës, gjatë intervistës në dhjetor 2024 për Fiksin, thotë se “ia morën djalin”. “Nuk ka shtet, ata duhet të jenë në burg, djali im është në dhe, kush do të mendojë për atë. Po luajnë me gjakun e djalit tim”, thotë Afërdita Bici. Fiksi ndoqi disa ditë rastin në atë kohë dhe u interesua edhe në Gjykatën e Apelit. Disa ditë pas intervistës, personat u dënuan me vendim të formës së prerë dhe u rikthyen në qeli.

Por, nisur nga këto dy raste, natyrshëm lind pyetja: A do të ketë të njëjtin fat edhe ngjarja e rëndë e vrasjes së Martin Canit?!

Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat: Të përfshirë dhe politikanë

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë këtë mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për një emision televiziv ku ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

“Janë marrë dosje hetimore, janë marr informacione dhe relatime të disa hetimeve që janë ende të panjohura për publikun, që ka ende subjekte që ne nuk e dimë që janë nën hetim dhe kjo e ka bërë edhe më të rezervuar prokurorinë dhe thirrjen e saj që këto të mbahen sekret, sepse rrezikohet që të arratisen personat që janë nën hetim. Nga ana tjetër këta dy persona që janë arrestuar nuk janë të vetëm.

Ata nuk kanë pasur as ndonjë aftësi të madhe për hakerimin, kanë njohuri mesatare për këtë, ndaj kjo të bën të dyshosh se ka persona të tjerë që dinë më shumë.

Këta janë ekzekutorë, por kush i drejton. SPAK duhet të ketë kurajën ti zbulojë. Por disa informacione paraprake dhe ende të pakonfirmuara thonë se gjurmët shkojnë deri në Parlamentin e Shqipërisë.

Ka të përfshirë politikanë në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërkohë motivi nuk dihet ende, mund të jetë për shantazh, për zhvendosje të vëmendjes, ka shumë arsye që duhet ti hetojë SPAK”,-tha Karamuço.

Sherr brύtaΙ mes shoferëve pasi përplasën makinat në Durrës, në spitaΙ me ç arje të shυmta e hύndë të t hγer

Një përplasje mes dy automjetesh ka përshkallëzuar në një përleshje të dhunshme në lagjen 13, Durrës. Fillimisht, një automjet Audi me targa gjermane, ku udhëtonin një familje shqiptare emigrante, dhe një Volkswagen me targa shqiptare, janë përfshirë në një aksident.

Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata degjeneroi, kur shoferi i Audi-t u dhunua nga një grup të rinjsh, të cilët ndërhynë në konflikt.

Si pasojë e dhunës, ai ka pësuar thyerje të hundës dhe çarje në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i Volkswagen-it është larguar nga vendngjarja dhe mbetet ende i paidentifikuar.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar autorët e dhunës.

VIDEO nga DurrësLajm:

Eksperti i IT, Besmir Semanaj: Pasuordet e emaileve të prokurorëve nuk u thyen me aparat hakërimi… Nuk kanë marrë dosje në SPAK, por informacione

Eksperti i IT Besmir Semanaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24, u shpreh se hakërimi i kompjuterëve të 3 prokurorëve të SPAK nuk është bërë me aparat specifik që përdoret në të tilla raste, por me hamendje.

Semanaj tha, se nuk bëhet fjalë për marrje të informacioneve nga dosjet, por nga emailet që kanë shkëmbyer prokurorët.

Sipas tij, dosjet nuk mbahen në kompjuter, dhe tentativa nuk ka qenë për 3 dosjet që janë përmendur por për një mori përdoruesish të kompjuterëve, pra dosje të tjera.

Semanaj tha se lajmi i mirë është fakti që IT e SPAK me anë të teknologjisë ka arritur të kapë tentativat e logimit dhe ka arrestuar brenda 24 orëve autorët  e dyshuar. Sipas tij, është hera e parë që kapen autorët, në këtë fraksion minutazhi.

Besmir Semanaj: Dalje në internet është përdorur nga hakerat në fjalë. nuk kemi të bëjmë me aparat për thyerje të pasuordeve por me hamendje. nuk kanë përdorur pasuorde të forta. është hakërim banal.

Nuk ka patur hakërim në kompjuterat e SPAK.

Nuk mbahen dosjet në email. mund të ketë informacione por jo dosje. nuk mbahen dosjet. IT e SPAK me anë të teknologjisë kanë arritur të kapin tentativat e logimit dhe kanë arrestuar në 24 orë autorët. hera e parë që kapen në këtë fraksion minutazhi. nuk ka qenë i drejtuar për 3 dosjet, tentativa ka qenë drejt një morie përdoruesish të prokurorëve.

(BalkanWeb)

Pse Trump nuk i vendosi tarifa Rusisë dhe dy shteteve të tjera

Në listën e gjatë të tarifave të Trump-it, ka “prezenca” dhe “mungesa” kumbuese. Presidenti amerikan, Donald Trump i cili nuk hezitoi të vendoste tarifa as ndaj Izraelit, nuk u mor me Rusinë, Korenë e Veriut apo Bjellorusinë.

Dhe nëse nuk ka shumë për të thënë për Korenë e Veriut dhe Bjellorusinë, Rusia nuk është një ekonomi me të cilën SHBA nuk ka marrëdhënie…

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e mëdha të vendosura nga administrata e Joe Biden, kanë tkurrur bilancin tregtar midis dy vendeve në nivele të paprecedentë, por edhe nën administratën aktuale, SHBA-ja kishte transaksione tregtare prej gati 3 miliardë dollarësh vitin e kaluar. Shtetet e Bashkuara blejnë kryesisht plehra kimike dhe platin nga Rusia.

Donald Trump kohët e fundit, për herë të parë që nga marrja e detyrës, kërcënoi me sanksione të reja që synojnë naftën dhe gazin rus, burimi nga i cili Moska vazhdon të marrë vrullin për të vazhduar operacionet ushtarake në Ukrainë. Kërcënimi i Trump mund të jetë shprehur për herë të parë ndaj Rusisë, por ai erdhi pas dy telefonatave përfundimisht të pafrytshme në Kremlin dhe dy propozimeve për një armëpushim. Dje, Trump zgjodhi të mos angazhojë më tej Rusinë në një lëvizje që mund të përfshijë shumë diplomaci…

Për presidentin amerikan, dita e djeshme ishte një ditë e rihartimit të politikës ekonomike të vendit dhe një vijë e kuqe e qartë në lidhje me prioritetet e tij. Pekini, si dhe një mori aleatësh kyç e të kahershëm të SHBA-së, morën një “letër bixhozi fituese” amerikane, një kartë që Trump nuk e donte dhe nuk kishte nevojë të luante me ata që aktualisht kanë lloje të tjera dallimesh, por edhe mirëkuptimi. Duke u përmbajtur nga vendosja e tarifave ndaj Rusisë.

Trump, nga njëra anë, mban të hapur mundësinë për ta bërë menjëherë realitet kërcënimin e tij ndaj Moskës dhe në një mënyrë që do të dëmtojë më shumë se një rritje e thjeshtë prej 10%, dhe nga ana tjetër, ai i dërgon sërish një mesazh personal Vladimir Putinit se edhe ai duhet të bëjë menjëherë një lëvizje në fushën e luftës që i intereson presidentit amerikan.

Gjithashtu nuk ka gjasa që Donald Trump të ketë menduar edhe për pjesën thjesht praktike të tarifave, pasi, siç e kemi përmendur tashmë, Rusia eksporton masivisht plehra në SHBA dhe në narrativën e presidentit amerikan, është përtej industrisë së automobilave të “mbrojë” fermerët dhe blegtoritë. Rusia është furnizuesi i tretë më i madh i SHBA-së në këtë fushë dhe me tendenca të vazhdueshme në rritje.

Kamera kap teknikun e VAR-it duke hedhur baste në telefon, pak para nisjes së ndeshjes (VIDEO)

Futbolli në Bullgari mund të përfshihet në një skandal të ri manipulimesh, pas një zbulimit të bërë drejtpërdrejt në televizion gjatë transmetimit të ndeshjes.

Një video që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, tregon se çfarë ndodhi gjatë ndeshjes mes CSKA dhe Lokomotiv Sofjes që përfundoi 1-0 për vendasit dhe e vlefshme për ditën e 27-të të Ligës së Parë, ligës më të lartë profesionale të futbollit bullgar.

Rezultati në bilbilin e fundit u la në hije nga ajo që ndodhi pak para fillimit. Siç ndodh shpesh në të gjitha ndeshjet e tjera në Evropë dhe botë, pamjet televizive, pak para inkuadrimit të fillimit të ndeshjes, qëndruan për disa sekonda në dhomën e VAR-it. Këtu, ajo që u shfaq para syve të tifozëve ishte tepër shqetësuese, tekniku i VAR-it në kabinë, i cili ndihmon gjyqtarët të zgjedhin imazhet, u kap teksa vizitonte një faqe bastesh në smartfonin e tij.

Imazhet tregojnë në krye dy gjyqtarët e VAR dhe AVAR, Volen Chinkov dhe Stoyan Arsov, të fokusuar tek monitorët, ndërsa në të majtë të tyre një person i tretë, përkatësisht operatori që menaxhon imazhet nga pikëpamja teknike, mbante një smartphone në duar duke vizituar një faqe të famshme bastesh. Imazhet sigurisht që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat të cilët janë dyndur menjëherë në rrjetet sociale për të shprehur përbuzjen e tyre për atë që kanë parë. Edhe vetë operatori, duke e parë veten në fokus, u habit.

Ai nuk e kuptoi që kamerat po inkuadronin dhomën VAR pikërisht në momentin që po vizitonte aplikacionin e basteve në telefonin e tij. Disa përdorues në rrjetet sociale u përpoqën të zmadhonin imazhin, por pa fat, pa mundur të kuptonin se cila ndeshje po analizohej nga operatori VAR pak para CSKA-Lokomotiv Sofia.

VIDEO

Zbulim i rrallë në Vjenë / 150 ushtarë të periudhës romake gjenden në një varr masiv poshtë fushës së futbollit

Arkeologët nga Muzeu i Vjenës në Austri raportuan se eshtrat e rreth 150 ushtarëve u zbuluan në një varr masiv romak.

Puna ndërtimore për rinovimin e një fushe futbolli në zonën rezidenciale dhe industriale të Simmering zbuloi mbetjet në tetor të vitit të kaluar. Pas analizave të ekspertëve, u konfirmua se mbetjet datojnë në shekullin parë të Perandorisë Romake.

Ekipi i ndërtimit që rinovoi një stadium futbolli zbuloi për herë të parë mbetjet në tetor. Ekspertët vunë në dukje se zbulimi është “jashtëzakonisht i rrallë”.

Konkretisht, u konfirmua se në vend u gjetën eshtrat e 129 personave dhe gërmimet e mëtejshme çuan në zbulimin e më shumë eshtrave, duke bërë që ekspertët të besojnë se numri i trupave i kalon 150.

Muzeu i Vjenës raportoi se zbulimi i gjetjeve të skeletit nga kjo periudhë është jashtëzakonisht i rrallë për shkak të praktikës së djegies deri në shekullin tretë pas Krishtit.

“Ndërsa varrosjet me djegie ishin të zakonshme në pjesët evropiane të Perandorisë Romake rreth vitit 100 pas Krishtit, varrosjet e trupave ishin një përjashtim absolut. Gjetjet e skeleteve romake nga kjo periudhë janë jashtëzakonisht të rralla”, shpjegoi Christina Adler-Ëölfl, kreu i Departamentit lokal të Arkeologjisë.

Muzeu vuri në dukje se të varrosurit ishin midis 20 dhe 30 vjeç dhe ishin burra që dukej se ishin vrarë në betejë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, janë konstatuar lëndime të shkaktuara nga shpata, shtiza, kama dhe predha, duke bërë që ekipi i ekspertëve të konkludojë se të ndjerët kishin marrë pjesë në një operacion ushtarak që rezultoi në vrasje masive.

“Ka fusha të mëdha beteje në Gjermani ku janë gjetur armë. Por gjetja e trupave të vdekur, kjo është unike për të gjithë historinë romake”, theksoi kreu i gërmimeve arkeologjike, Michaela Binder.

Muzeu i Vjenës njoftoi se studimet e mëtejshme të plota do të vazhdojnë dhe se kërkimi është ende në një fazë të hershme.