HlST0RlA e Edones do ju Iërë pa f jαΙë: E b. ërα me b υrrin e T ezes në shtëpίnë e sαj

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën se ks me burrin e tezes së saj 40 vjeçar, por që djali i tij e ka kuptuar dhe po i bën shantazh që të bëjë edhe me të, në mënyrë që të mos tregojë.

Vajza thotë se nuk do që të bëjë se ks me të por ka frikë që ai mund t’i tregojë dikujt. Rrëfimi i plotë i saj: 

Jam futur në ujëra të thella, pasi kam flirtuar me burrin e ri të tezes, ndërsa tani djali i tij po më bën shantazh që të bëj se ks me të.

Unë jam 20 vjet, tezja ime është 42 vjet ndërsa burri i saj është 40 vjet.

Mu duk tërheqës herën e parë që e pashë në fejesën e tyre, por kurrë nuk i kam shprehur ndjenjat e mia.

Në bashkimin e familjes së fundmi, ne bënim shaka, qeshnim dhe flirtonim. Ai shkoi jashtë tek vetura e tij dhe unë shkova pas tij.

Ai më tha se ishte i lumtur që shkova pas tij, sepse ishte ajo që ai donte. Ai më tha se kishte nevojë për benzinë pasi do t’i dërgonte në shtëpi më pas disa nga familjarët dhe më pas më tha nëse do ta shoqëroja për një vozitje me veturën e tij të re.

Ne dolëm nga qyteti në vend të garazhës. Ai u parkua dhe më puthi dhe më tha se këtë donte ta bënte gjithë mbrëmjen.

Ne bëmë se ks në ulësen prapa. Ishte e mahnitshme. Unë nuk e lë më atë pasi është i dashuri i parë dhe tani shkruajmë çdo ditë. Ai është romantik, qesharak, i sjellshëm dhe i ndjeshëm.

Unë shkova në shtëpinë e tij vikendin e kaluar pasi tezja ishte tek nëna e saj dhe bëmë sërish se ks.

Ne biseduam për të ardhmen tonë por vendosëm që gjërat t’i lëmë të ecin me kohë.

Sh oqja e ngυshtë më kërkon diçkα të tū rρshme, Rrëfehet υajza shqiptare dhe…

Një adoleshente nga Puka po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të.

Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.


“Jam një 16 vjeçe nga Puka dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime. Jam shumë simpatike.

Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort. E kam në shkollë.

Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje. Por unë kam frikë.

Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund. Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq. Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook? Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 23 qershor 2025

Dashi

Sot, ndikimi i Uranit do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Do të ndiheni më ambiciozë se kurrë dhe do kërkoni të dilni nga rutina. Në jetën në çift, do tregoheni më të ndërgjegjshëm për gabimet e së shkuarës dhe, së bashku me partnerin, do analizoni çdo detaj me kujdes. Falja dhe mirëkuptimi do jenë fjalët kyçe të ditës.

Për beqarët, dita do jetë e mbushur me takime të reja dhe interesante. Megjithatë, do të ndiheni ende të pavendosur për të hedhur një hap serioz në drejtim të një lidhjeje të re.

Në sferën profesionale, ndikimi i Mërkurit do të forcojë marrëdhëniet me kolegët. Bashkëpunimi do të sjellë sukses, efikasitet dhe do ju bëjë më të spikatur në grup. Mund të lindin edhe ide të reja shumë premtuese.

Situata financiare do të stabilizohet ndjeshëm. Falë organizimit tuaj dhe një sërë vendimesh të mençura, do arrini të krijoni një bazë më të sigurt për të ardhmen.

Shëndeti:

Yjet ju këshillojnë të kujdeseni për sistemin nervor, pasi ndryshimet e ditës mund të sjellin ndonjë lodhje mendore. Mos e neglizhoni ushqimin e rregullt dhe gjumin cilësor. Një shëtitje në natyrë apo aktivitet fizik i lehtë do ju ndihmonin të ruani ekuilibrin emocional dhe fizik.

Demi

Nëse dëshironi që gjithçka të ecë mbarë sot, përpiquni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të jeni më realistë në qasjen tuaj. Për ata që janë në një lidhje, komunikimi kërkon kujdes të veçantë. Flisni me maturi dhe dashamirësi, sepse edhe një keqkuptim i vogël mund të çojë në tensione të panevojshme.

Beqarët rrezikojnë të tregohen tepër të besueshëm dhe të bëjnë zgjedhje të gabuara në nxitim. Kujdes me personat që takoni sot — jo gjithçka është ashtu siç duket. Ëndrrat mund të shuhen shpejt nëse nuk jeni të vëmendshëm.

Në planin profesional, do të shfaqni këmbëngulje dhe vendosmëri të admirueshme. Do dini çfarë kërkoni dhe do punoni me pasion për ta arritur. Asgjë nuk do mund t’ju ndalë sot, dhe suksesi do jetë shumë më pranë nga sa mendoni.

Financat do përmirësohen ndjeshëm falë disa zhvillimeve të papritura pozitive. Një mundësi e mirë do shfaqet dhe do dini ta shfrytëzoni siç duhet.

Shëndeti:

Sot trupi juaj do ketë nevojë për më shumë qetësi dhe ekuilibër. Evitoni stresin e panevojshëm dhe shmangni përfshirjen në debate. Ushqimi i shëndetshëm, hidratimi dhe pak kohë për veten do bëjnë mrekulli. Mos neglizhoni pushimin dhe mos qëndroni gjatë në ambiente të mbyllura – ajri i pastër do ju rigjallërojë.

Binjakët

Sot, ndikimi i Diellit dhe i Hënës do ta bëjë ditën më të vështirë se zakonisht. Pengesa të papritura mund të pengojnë përmbushjen e objektivave tuaja dhe mund të ndiheni të mbingarkuar.

Për ata që janë në një lidhje, klima emocionale do jetë e tensionuar. Debatet me partnerin do jenë të forta dhe do ju mungojë gatishmëria për të toleruar. Kujdes me fjalët që zgjidhni, sepse një moment i pakujdesshëm mund të krijojë distancë të panevojshme.

Beqarët duhet të ruajnë realizmin në njohjet e reja. Mos u besoni menjëherë premtimeve apo fjalëve të bukura – rrezikoni zhgënjime që mund të shmangen me pak maturi.

Në punë dita do jetë e mbushur me sfida. Mund të ndiheni të lodhur apo të paqëndrueshëm emocionalisht, por mos e lejoni veten të dorëzohet. Këmbëngulja sot është çelësi për të kaluar me sukses këtë fazë të trazuar.

Për fat të mirë, situata financiare do ketë zhvillime mjaft pozitive. Mund të përfitoni nga një pagesë e vonuar, një bonus apo një fitim i papritur që do lehtësojë ndjeshëm buxhetin.

Shëndeti:

Mund të përjetoni lodhje mendore dhe emocionale për shkak të presionit të ditës. Për të shmangur shpërthimet nervore, merrni kohë për veten – një shëtitje në ajër të pastër ose një aktivitet i thjeshtë relaksues do ndihmojë në rikthimin e balancës. Kini kujdes me sistemin tretës dhe shmangni ushqimet e rënda në orët e vona.

Gaforrja

Kjo ditë do jetë më e lehtë dhe më ndriçuese për ju. Do shmangni gabimet e së shkuarës dhe do filloni të shihni jetën me më shumë pozitivitet dhe qartësi.

Në jetën në çift, marrëdhënia do marrë një kthesë të ngrohtë. Do afroheni më shumë me partnerin dhe do arrini të zgjidhni me qetësi disa mosmarrëveshje të mbetura pezull. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë forca që do forcojnë lidhjen tuaj.

Beqarët, nga ana tjetër, do jenë më ëndërrimtarë se zakonisht. Prisni shumë nga një person ose situatë, por realiteti mund të mos përputhet me pritshmëritë. Kujdes që të mos zhgënjeheni vetëm sepse e keni ngritur shumë lart imagjinatën.

Në punë, do jetë e nevojshme të tregoheni më aktivë dhe të merrni iniciativa të guximshme. Mos u tërhiqni dhe mos lini pas dore detyra që kërkojnë përkushtim, sepse përndryshe gjithçka do ju duket më e vështirë se ç’është realisht.

Financat kërkojnë kujdes. Mos u tundoni të shpenzoni më shumë seç duhet, sidomos për gjëra të panevojshme. Vetëm me maturi do arrini të mbani një ekuilibër të qëndrueshëm.

Shëndeti:

Trupi dhe mendja janë në një periudhë rigjenerimi. Ndiqni këtë ritëm duke u ushqyer mirë dhe duke bërë pushime të shkurtra gjatë ditës. Kujdesuni për shpinën dhe qafën, sidomos nëse qëndroni gjatë ulur. Gjumi cilësor do jetë aleati juaj më i mirë sot për një energji më të mirë nesër.

Luani

Pavarësisht përpjekjeve tuaja, kjo ditë mund të mos sjellë përmirësimet që prisnit. Në disa momente, mund të ndiheni të dëshpëruar apo të pakënaqur me rrjedhën e ngjarjeve, por mos e humbni shpresën — çdo stuhi kalon.

Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë disi e trazuar. Komunikimi me partnerin nuk do jetë në nivelet më të mira dhe mund të lindin debate për çështje që s’keni arritur t’i zgjidhni më parë. Mundohuni të mos reagoni me impuls, por të dëgjoni dhe të kuptoni tjetrin.

Beqarët mund të kenë një takim interesant në një ambient pune apo gjatë një mbledhjeje. Megjithatë, lidhja që mund të lindë do ketë nevojë për kohë dhe vëmendje që të zhvillohet në diçka serioze.

Në sferën profesionale, do lindin disa ide të vlefshme që do ju ndihmojnë të stabilizoni situatën. Kolegët do tregohen bashkëpunues dhe të gatshëm për të kontribuar, gjë që do lehtësojë rrugën drejt suksesit.

Financat do përmirësohen ndjeshëm, falë një kombinimi të masave të marra me mençuri dhe ndihmës së të afërmve. Tashmë do keni mundësi të merrni frymë më lirshëm dhe të planifikoni më mirë të ardhmen ekonomike.

Shëndeti:

Stresi dhe ndjeshmëria emocionale mund të ndikojnë tek ju gjatë kësaj dite. Përpiquni të gjeni kohë për relaks dhe mos e neglizhoni aktivitetin fizik – qoftë edhe një ecje e lehtë në mbrëmje do ndihmojë. Bëni kujdes me tensionin e lartë dhe shmangni ushqimet me shumë kripë. Luanët kanë nevojë për energji pozitive, prandaj mos u izoloni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do tregoheni pasionantë, të përkushtuar dhe do i çoni deri në fund iniciativat që merrni. Do ndiheni më të vendosur për të marrë kontrollin mbi situatat që ju kanë rënduar kohët e fundit.

Nëse jeni në një lidhje dhe dyshoni për ndershmërinë e partnerit, është koha të flisni hapur. Mos lini asgjë pezull dhe mos bëni supozime — bisedat e sinqerta do ndihmojnë në sqarimin e çdo dyshimi dhe do parandalojnë komplikimet.

Beqarët duhet të jenë më të duruar dhe më të kujdesshëm në zgjedhje. Mos u nxitoni të krijoni një lidhje vetëm për të mos qenë vetëm. Personi i duhur do vijë në kohën e duhur, mjafton të jeni të hapur dhe të sinqertë me veten.

Në punë, mund të përjetoni pak tension në fillim të ditës, por me kalimin e orëve gjithçka do fillojë të qetësohet. Përqendrohuni te prioritetet dhe shmangni përfshirjen në diskutime të kota që nuk ju çojnë askund.

Financat do jenë në një gjendje të mirë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shlyer detyrimet dhe për të vënë mënjanë një shumë të vogël për raste të paparashikuara. Menaxhimi i kujdesshëm sot do sjellë qetësi nesër.

Shëndeti:

Mund të ndiheni pak të tensionuar në mëngjes, por gjithçka varet nga mënyra si e filloni ditën. Bëni një mëngjes të lehtë dhe mos e anashkaloni hidratimin. Përpiquni të mos e mbingarkoni veten me angazhime të panevojshme. Aktiviteti fizik i moderuar dhe frymëmarrja e thellë mund të ndihmojnë në largimin e ankthit të fshehtë.

Peshorja

Sot asgjë nuk do ecë sipas pritshmërive tuaja. Neptuni do sjellë turbullira dhe vështirësi që do ju bëjnë të ndiheni të pasigurt dhe të shpërqendruar.

Për ata që janë në një lidhje, dita do jetë e vështirë. Komunikimi me partnerin do jetë i mangët dhe keqkuptimet mund të lindin lehtësisht. Mos lejoni që krenaria t’ju pengojë të kërkoni qetësi dhe mirëkuptim — një bisedë e sinqertë mund të zbusë tensionet.

Beqarët, megjithatë, do përjetojnë një moment mjaft të bukur. Një takim i papritur do sjellë emocione pozitive dhe do ua ndryshojë menjëherë humorin. Mos e nënvlerësoni këtë njohje — mund të jetë më shumë sesa duket në fillim.

Në punë, dita do jetë larg nga e qetë. Shumë nga planet që kishit bërë nuk do mund të realizohen dhe kjo do ndikojë në moralin tuaj. Mos u demoralizoni — edhe nëse rezultatet nuk vijnë sot, përpjekjet tuaja nuk janë të kota.

Në planin financiar, Urani do ju nxitë të merrni disa rreziqe, por me fatin në anën tuaj nuk do hasni probleme serioze. Gjithsesi, ruani maturinë dhe mos bëni investime të pamenduara.

Shëndeti:

Luhatjet emocionale dhe stresi mund të ndikojnë negativisht në energjinë tuaj. Kujdesuni për gjumin dhe përpiquni të shmangni mjediset apo personat që ju ngarkojnë psikologjikisht. Meditimi, yoga apo edhe një kafe e qetë vetëm për vete mund t’ju ndihmojnë të rimerrni ekuilibrin e brendshëm. Trupi juaj ka nevojë për qetësi po aq sa mendja.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do tregoheni më të matur dhe të kujdesshëm në çdo veprim. Do reflektoni para se të merrni vendime dhe kjo do ju ndihmojë të shmangni gabime të panevojshme. Harmonia, bashkëpunimi dhe komunikimi do jenë pikat tuaja më të forta sot.

Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e begatë dhe e mbushur me emocione pozitive. Marrëdhënia do përforcohet falë mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndjenjave të sinqerta. Do ndiheni të përmbushur pranë partnerit.

Beqarët duhet të shmangin nxitimin dhe vendimet impulsive. Rrezikoni të zhgënjeheni nëse hidhni hapa pa u menduar mirë. Prisni momentin e duhur dhe vlerësoni me kujdes personin përballë.

Në sferën profesionale do shkëlqeni. Çdo plan që keni hartuar do realizohet me sukses dhe do fitoni respektin e kolegëve dhe eprorëve. Do jeni të pakonkurueshëm falë përkushtimit dhe qartësisë që do tregoni.

Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, por situata është e menaxhueshme. Nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet dhe nuk merrni vendime të nxituara, shumë shpejt do nisë përmirësimi i ndjeshëm.

Shëndeti:

Ndonëse dita do jetë e qëndrueshme, mund të ndjeni pak lodhje fizike si pasojë e angazhimeve të shumta. Jepini vetes pak kohë për pushim dhe mos e teproni me kafeinën apo me oraret e vonshme. Trupi ka nevojë për qetësi dhe ushqim të ekuilibruar. Një gjumë i mirë dhe një aktivitet relaksues në mbrëmje do ju ndihmojnë të rikuperoni energjinë.

Shigjetari

Kjo ditë do ju dhurojë më shumë liri veprimi dhe do ndiheni të çliruar nga kufizimet e zakonshme. Do bëni atë që dëshironi dhe do ndiqni rrjedhën tuaj me besim dhe entuziazëm.

Për ata që janë në një lidhje, dita do jetë magjike. Pranë partnerit do ndiheni si në një botë tjetër, të mbushur me emocione të thella dhe ndjesi që s’do doni t’i lëshoni. Do riktheni ndjenjat e para dhe do përjetoni momente të paharrueshme.

Beqarët, sado që të përpiqen të ruajnë distancën, nuk do i shpëtojnë një dashurie me shikim të parë. Një takim i papritur do ndryshojë gjithçka dhe do sjellë kthesa të mëdha në jetën sentimentale.

Në punë do tregoni profesionalizëm, talent dhe efikasitet. Edhe pa përpjekje të tepërta do arrini rezultate mbresëlënëse. Do të jeni të admiruar dhe të kërkuar, ndaj mos kini frikë të shprehni idetë tuaja.

Situata financiare do mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Do jeni të zotët në menaxhim dhe do mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim ose investim të vogël që keni pasur në mendje prej kohësh.

Shëndeti:

Energjia do jetë e mirë, por mos harroni të ruani ekuilibrin mes lirisë dhe kujdesit për trupin tuaj. Ushqehuni lehtë, lëvizni më shumë dhe përfitoni nga gjendja pozitive për të përmirësuar edhe aspektin fizik. Kujdesuni për shpinën dhe mos e tejkaloni lodhjen. Një aktivitet në natyrë do ju bëjë shumë mirë.

Bricjapi

Sot është e rëndësishme të tregoheni sa më të kujdesshëm dhe të matur në veprimet tuaja për të shmangur probleme të panevojshme. Merrni gjërat me qetësi dhe shmangni vendimet impulsive.

Nëse jeni në një lidhje, kini parasysh se qëndrimi në heshtje dhe pasiviteti mund të shkaktojë tensione të mëdha. Nëse doni të ruani harmoni, është koha të ndërmerrni ndryshimet e nevojshme dhe të komunikoni hapur me partnerin.

Beqarët do ndihen të hutuar dhe të pasigurt në lidhje me hapat që duhet të marrin. Situatat që do përballoni mund të jenë të paqarta, prandaj merrni kohë dhe mos nxitoni vendimet.

Në punë do ndodhin ndryshime të rëndësishme, që do jenë shumë të favorshme për ju. Ka mundësi të merrni një pozicion më të mirë ose përgjegjësi të reja që do ju pëlqejnë dhe do ju sfidojnë në mënyrë pozitive.

Financat do vazhdojnë të stabilizohen më tepër nga sa keni parashikuar, dhe kjo do ju lejojë të bëni edhe disa shpenzime më të lira pa stres.

Shëndeti:

Energjia juaj është në rritje, por kujdesuni të mos e teproni. Pushoni sa të nevojitet dhe shmangni stresin e panevojshëm. Një aktivitet fizik i lehtë dhe ushqimi i shëndetshëm do jenë aleatë të mirë për mirëqenien tuaj. Mos harroni të pini ujë mjaftueshëm dhe të relaksoheni gjatë mbrëmjes.

Ujori

Sot do tregoheni më të duruar dhe do shmangni konfliktet me njerëzit përreth. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e mbushur me emocione të thella dhe komunikim të hapur. Marrëdhënia me partnerin do jetë si nëpër ëndrra, plot harmoninë dhe mirëkuptim.

Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë edhe sakrifica të mëdha për të ndryshuar statusin sentimental. Mos harroni të ruani ekuilibrin dhe të mos humbni veten gjatë këtij procesi.

Në punë, kujdes që të mos e mbingarkoni veten. Ka kohë për të realizuar gjithçka që keni planifikuar, ndaj mos nxitoj dhe mos merr vendime impulsive që mund të sjellin gabime.

Situata financiare nuk do jetë në nivelin që dëshironi, ndaj është e rëndësishme të reflektoni mirë para se të merrni vendime të rëndësishme. Menaxhimi i kujdesshëm i buxhetit është çelësi për të shmangur vështirësitë.

Shëndeti:

Gjatë kësaj dite, duhet t’i kushtoni vëmendje qetësisë së mendjes dhe trupit. Stresi mund të ndikojë në gjendjen tuaj fizike, prandaj merrni kohë për pushim dhe relaksim. Aktivitetet që ju qetësojnë, si meditimi apo ecja në natyrë, do jenë shumë të dobishme. Kujdesuni për sistemin nervor dhe për një dietë të ekuilibruar që do mbështesë energjinë tuaj.

Peshqit

Dielli sot do ndikojë fort në mënyrën si e shikoni jetën dhe do ju nxisë të ndryshoni disa koncepte që keni pasur më parë. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë më pozitive dhe më harmonike. Në mesditë dhe në mbrëmje, mund të prisni surpriza të këndshme që do ju ngrohin zemrën dhe do rrisin gëzimin tuaj.

Beqarët, edhe pa bërë shumë përpjekje, mund të takojnë personin që i përshtatet shpirtit të tyre. Kjo njohje do jetë një dhuratë e papritur dhe shumë e bukur.

Në punë do ndiheni të organizuar dhe të përqendruar, duke ndjekur strategji të qarta dhe të forta. Do dini si të përshtateni me situata të reja dhe kjo do ju bëjë më efektivë dhe të suksesshëm.

Megjithatë, financat do jenë të paqëndrueshme, ndaj është e rëndësishme që të tregoheni të matur dhe të kontrolloni çdo shpenzim. Menaxhimi i kujdesshëm i buxhetit do ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit.

Shëndeti:

Kjo ditë kërkon që t’i kushtoni vëmendje mirëqenies tuaj fizike dhe emocionale. Mos e neglizhoni pushimin dhe përpiquni të shmangni stresin. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti i moderuar fizik do ju mbajnë energjikë dhe në formë. Një moment relaksi apo meditimi gjatë ditës do ndihmojë për të ruajtur qetësinë dhe balancën.

Sinjale misterioze nën akullin e Antarktidë që sfidojnë ligjet e Fizikës

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në thellësi të akullit në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë ka arritur të kapë sinjale të çuditshme radio që mbërrinin nga akujt, pra ishin përplasur aty.

Sipas ekspertëve, këto impulse nuk janë në harmoni me ligjet aktuale të fizikës dhe mund t’i hapin rrugën fenomeneve deri më tani të panjohura.

Dukuria

Eksperimenti i NASA-s me emrin ANITA (Antena Transitore Impulsive Antarktike), ka regjistruar sinjale radio të çuditshme që burojnë kur rrezet kozmike ultraenergjetike përplasen me atmosferën e Tokës. Pajisja, e montuar në një balonë gjigante që fluturon mbi Antarktidë për të shmangur ndërhyrjet tokësore, ka zbuluar valë radio që ngrihen nga poshtë, një dukuri që trondit shkencëtarët.

Sipas studiuesve, ekzistojnë disa skenarë, ndër të cilët këto valë mund të jenë gjurmë të antimateries ose të ashtuquajturës Masë e Errët. Por mund të jenë edhe pasojë e fenomeneve të tjera, apo grimca kozmike të panjohura plotësisht për ne deri më sot.

Këto sinjale të pazakonta janë regjistruar në kënde të thella – rreth 30° nën horizont – gjë që nuk përputhet me modelin tipik të rrezeve kozmike që përplasen në atmosferë dhe prodhojnë valë të buta. Për më tepër, duket se ato dalin nga thellësia e Tokës, pasi një grimcë duhet të përshkojë mbi 4800 kilometra shkëmb për të dalë nga ana tjetër – diçka që asnjë grimcë e njohur nuk mund ta bëjë.

“Problemi është se nuk kemi ende një shpjegim real për këto anomali, por dimë që me shumë mundësi nuk janë neutrino”, tha Stephanie Wissel, profesore e fizikës dhe astrofizikës që po analizon të dhënat e ANITA-s.

Neutrinet, që përshkojnë materien pa u ndalur, janë një nga shpjegimet e mundshme, por intensiteti dhe këndi i pulsimeve sfidojnë edhe teoritë më të avancuara. Miliona neutrino kalojnë çdo sekondë nëpër trupin tonë pa lënë gjurmë, ndaj zbulimi i një të tilli nënkupton një udhëtim të gjatë nëpër universit, ndoshta nga kufiri i tij.

Shkencëtarët do të kenë më shumë përgjigje në dhjetor, kur një pajisje e re – PUEO – do të nisë fluturimin e saj të parë mbi Antarktidë. E pajisur me më shumë antena dhe elektronikë më të ndjeshme, pritet të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtyre sinjaleve pesëfish.

3-vjeçarja gjendet buzë rrugës, 145 km larg shtëpisë: Policia zbulon detaje tronditëse në telefonin e të ëmës

Një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeç, u gjet e gjallë duke ecur vetëm buzë një autostrade në Ontario të Kanadasë, rreth 145 kilometra larg shtëpisë së saj në Montreal – pas një kërkimi të ethshëm që zgjati katër ditë.

“Ajo po fliste me oficerin e policisë, ishte gjallë. Ne i dhamë ndihmën e parë, ujë dhe ushqim”, tha Éloise Cossette, një zëdhënëse e Policisë së Québec-ut, në një përditësim për median. “Prioriteti është vetëm të sigurohemi që ajo është mirë.”

Ndërkohë, policia ka zbuluar se nëna e saj kishte bërë disa kërkime shqetësuese në internet përpara zhdukjes së vajzës, përfshirë organizimin e funeraleve për fëmijë dhe blerjen e urnave (enë e posaçme ku ruhet hiri i një personi pas kremacionit).

Claire Bell u pa për herë të fundit të dielën në mëngjes teksa dilte nga një dalje emergjence e pallatit ku banonte, së bashku me nënën e saj, Rachel Todd dhe qenin e tyre.

Po atë pasdite, mamaja e raportoi zhdukjen e vajzës në një zonë tjetër, Coteau-du-Lac, rreth 100 kilometra nga vendi ku ishin parë fillimisht.

Menjëherë pas raportimit, policia nisi një operacion të madh kërkimi në Quebec dhe Ontario, ku morën pjesë qindra efektivë dhe qytetarë.

Claire u gjet më në fund e vetme, duke ecur buzë autostradës 417 në Ontario, pas një këshille nga një dëshmitar dhe përdorimit të dronëve për kërkimin.

Qeni i saj u gjet i ngordhur pranë një dyqani suveniresh aty afër, vendi ku nëna pretendoi se kishte humbur vajzën.

Policia aktualisht është në kërkim të një dëshmitareje që mund të ndihmojë në zbardhjen e orëve midis zhdukjes dhe raportimit të saj. Bëhet fjalë për një grua që jeton në një fermë dhe thuhet se ka takuar nënën e vajzës ditën e zhdukjes.

Rachel Todd, 34 vjeçe, është arrestuar dhe është akuzuar për braktisje të një fëmije.

Hetuesit zbuluan se në telefonin e saj ajo kishte bërë kërkime të përsëritura për “urnat e fëmijëve” dhe “ceremoni funerale”, gjë që autoritetet e kanë cilësuar si alarmante.

“E gjithë kjo histori po shkon në një drejtim shumë të errët,” tha për mediat një burim pranë policisë që po punon në këtë rast.

Seanca gjyqësore për Todd është shtyrë deri të premten.

Një video e publikuar në llogarinë e nënës në TikTok, po atë ditë kur ajo raportoi zhdukjen e vajzës së saj, e tregon atë duke e mbajtur në krahë, dukshëm e zemëruar.

Arma e tmerrshme e Izraelit që askush nuk flet, nëse do ta përdornin, pasojat do të ishin katastrofike

Bota po i ndjek me ankth sulmNë mungesë të deklaratave zyrtare, informacioni vjen nga imazhet satelitore të objekteve bërthamore dhe dëshmi të rralla.et më të mëdha masive izraelite ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit në histori, si dhe sulmet hakmarrëse të Iranit me dronë dhe raketa balistike ndaj Izraelit.

Ndërkohë që flitet shumë për programin bërthamor të Iranit dhe armët e shkatërrimit në masë, Izraeli mbetet një enigmë midis fuqive bërthamore. Jo sepse i mungon fuqia bërthamore, por sepse pothuajse asgjë rreth saj nuk është konfirmuar zyrtarisht. Arsenali bërthamor i Izraelit është mbajtur i fshehur për dekada të tëra.

Izraeli nuk e ka konfirmuar ose mohuar kurrë ekzistencën e tij, dhe politika zyrtare mbetet rreptësisht e paqartë. Në mungesë të deklaratave publike, informacioni vjen kryesisht nga imazhet satelitore të objekteve bërthamore dhe dëshmitë e rralla nga ish-punonjës – denoncues si Mordechai Vanunu, të cilët dyshohet se morën pjesë në zhvillimin e programit bërthamor ushtarak.

Puna për armët bërthamore filloi shumë kohë më parë

Sipas burimeve historike të disponueshme dhe dokumenteve të deklasifikuara të inteligjencës amerikane, puna kërkimore izraelite mbi armët bërthamore filloi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1948. Aspekti ushtarak i programit besohet se kulmoi pak para Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, duke e bërë Izraelin vendin e gjashtë në botë që zhvilloi armë bërthamore. Edhe pse pa konfirmim zyrtar, në qarqet ndërkombëtare pranohet pothuajse me konsensus se kapaciteti bërthamor i Izraelit është gjithashtu rezultat i ndihmës së huaj, veçanërisht nga Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi bërthamor ushtarak i Izraelit u zhvillua në një kohë kur të gjitha fuqitë botërore kishin zhvillime aktuale në programet e tyre bërthamore, si India ose, për shembull, Irani, atëherë nën sundimin e shahut miqësor ndaj SHBA-së, Mohammed Reza Pahlavi .

Qëndrimi (jo)zyrtar i Izraelit në lidhje me armët bërthamore është se ata nuk do të jenë kurrë të parët që do t’i përdorin ato dhe se armët bërthamore përdoren ekskluzivisht si një pengesë për armiqtë e Izraelit. Në këtë kontekst, armët do të përdoren vetëm në një situatë kur mbijetesa e shtetit kërcënohet menjëherë, ose në përgjigje të një sulmi armik me armë të shkatërrimit në masë – qofshin kimike, biologjike apo ndoshta bërthamore. Ky qëndrim, megjithëse i diskutueshëm, konsiderohet nga shumë analistë si arsyeja kryesore pse Lindja e Mesme, pavarësisht krizave të shumta, ka shmangur luftën totale që nga viti 1973. Situata aktuale, duke parë atë që po ndodh brenda Izraelit – kryesisht në Gaza dhe tani me Iranin – është një gjendje lufte de facto, por të gjitha vendet fqinje ende po përmbahen nga një pushtim i drejtpërdrejtë i territorit izraelit. Ekzistenca e një arsenali bërthamor, edhe pa njohje zyrtare, imponon një lloj të ri ekuilibri fuqie dhe vepron si një pengesë që, të paktën deri më tani, ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe shkeljen e territorit izraelit.

Midis 90 dhe 100 koka luftarake

Edhe pse qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar kurrë zyrtarisht posedimin e armëve bërthamore, tregues të shumtë tregojnë se shteti i Izraelit ka një infrastrukturë bërthamore të zhvilluar dhe të gjerë. Vendet kryesore të lidhura me programin përfshijnë impiantin Dimona, ku ndodhet një reaktor bërthamor dhe një impianti përpunimi plutoniumi, dhe qendra kërkimore Soreq, e njohur edhe si ‘Los Alamos i Izraelit’, e cila merret me zhvillimin dhe projektimin e armëve bërthamore. Për më tepër, ekziston baza e testimit të raketave Palmachim, ku testohen raketa të afta të mbajnë koka bërthamore, dhe objekte të tilla si Yodefat, Be’er Yaakov dhe Kefar Zekharya, ku zhvillohen aktivitetet e montimit, prodhimit dhe magazinimit të armëve bërthamore.

Depozitimet shtrihen deri në Galilenë lindore, ku një nga depot e armëve bërthamore ndodhet në Eilabun. Sipas vlerësimeve të disponueshme, arsenali i Izraelit përfshin raketa balistike Jericho I dhe Jericho II, si dhe armë bërthamore taktike në formën e predhave artilerie 175 dhe 203 mm. Është vlerësuar se numri i kokave bërthamore izraelite varion midis 90 dhe 100 copëve, dhe se ka disa herë më shumë material bërthamor. Është e rëndësishme të theksohet se Izraeli nuk është nënshkrues i asnjërës prej marrëveshjeve kryesore ndërkombëtare mbi mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), duke ruajtur më tej një politikë paqartësie në lidhje me statusin e tij bërthamor.

Izraeli mori pjesë në përhapjen e armëve bërthamore

Në këtë kontekst të refuzimit të Izraelit për t’u bashkuar me NPT-në, ka indikacione serioze se Izraeli ka marrë pjesë në përhapjen e armëve bërthamore, veçanërisht në vendet e tjera. Konkretisht, ky është gjithashtu rasti i pa konfirmuar publikisht i zhvillimit të një bombe bërthamore nga Afrika e Jugut nën sundimin e aparteidit. Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Afrika e Jugut zhvilloi armë bërthamore me ndihmën afatgjatë të Izraelit, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga Rezoluta 418 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas disa burimeve, tritiumi dhe uraniumi u shkëmbyen midis dy vendeve në vitin 1977, dhe Izraeli më vonë ndihmoi në zhvillimin e raketave balistike RSA-3 dhe RSA-4, të cilat janë të ngjashme me raketat Shavit dhe Jericho të Izraelit. Gjithashtu spekulohet se u arrit një marrëveshje për transferimin e teknologjisë ushtarake dhe prodhimin e bombave bërthamore. Vlen të përmendet këtu marrëveshja e parealizuar për t’i shitur Afrikës së Jugut koka bërthamore taktike 175 mm dhe 203 mm, e cila u përball me rezistencën e komunitetit shkencor të Dimonës, i cili nuk donte të ndante atë që në atë kohë konsiderohej si teknologji izraelite e teknologjisë më të fundit.

Shfaqja e një shkëndije të dyfishtë mbi Oqeanin Indian në vitin 1979, e njohur si ‘Incidenti Vela’, e regjistruar nga një satelit amerikan, ngriti dyshime për një provë bërthamore, ndoshta të kryer në bashkëpunim midis Afrikës së Jugut dhe Izraelit, megjithëse nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Sipas një artikulli të botuar në vitin 2000 në gazetën britanike Guardian, Komandanti i Lartë i Marinës së Afrikës së Jugut Dieter Gerhardt (i dënuar përndryshe për spiunazh për sovjetikët) zbuloi se në vitin 1974 Izraeli kishte rënë dakord të pajiste tetë raketa Jericho II për Afrikën e Jugut – me ‘koka luftarake speciale’. Në sfondin e asaj marrëveshjeje ishte një marrëveshje e fshehtë ushtarake midis ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes së Izraelit, Shimon Peres (më vonë President i Izraelit) dhe ministrit të Mbrojtjes së Afrikës së Jugut, PË Botha . Procesverbalet tepër sekrete të atij takimi zbulojnë se ‘Ministri Botha shprehu interes për një numër të kufizuar njësish raketash ‘Chalet’, por me kusht që të ishin në dispozicion ‘koka raketore të përshtatshme’.

Dokumenti vazhdon duke deklaruar se “Ministri Peres tha se koka bërthamore të përshtatshme janë të disponueshme në tre madhësi”. Këto “tre madhësi” besohet se i referohen armëve konvencionale, kimike dhe bërthamore. Përdorimi i eufemizmit “ngarkesë e saktë” tregon ndjeshmërinë e Izraelit rreth çështjes bërthamore – një formulim i tillë nuk do të ishte i nevojshëm nëse do të bëhej fjalë vetëm për armët konvencionale. Memorandumi i diplomatit britanik Armstrong përforcon më tej dyshimet, duke theksuar se interesi i Afrikës së Jugut për raketat Jericho ekzistonte vetëm për shkak të aftësisë së tyre për të transportuar koka bërthamore. Meqenëse afrikanojugorët tashmë kishin aftësinë për të montuar lloje të tjera të kokave bërthamore (konvencionale dhe kimike), e vetmja ngarkesë që mund t’u nevojitej nga Izraeli ishte pikërisht kjo – koka bërthamore. Në fund të fundit, marrëveshja nuk u materializua, pjesërisht për shkak të kostove të larta, por edhe sepse çdo marrëveshje e tillë do të duhej të miratohej nga kryeministri izraelit, gjë që nuk ishte e garantuar.

Konflikti i zgjatur arabo-izraelit

Parandalimi bërthamor i Izraelit mund të shpjegohet përmes prizmit të konfliktit të gjatë arabo-izraelit. Izraeli ka qenë në konflikt pak a shumë të përhershëm me fqinjët e tij për gati 80 vjet, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1948. Në një mjedis të tillë, autoritetet izraelite e kuptojnë se ekzistenca dhe siguria e tyre do të kërcënohen gjithmonë nga fqinjët e tyre arabë, të cilët kanë qenë hapur armiqësorë ndaj tyre.

Edhe pse ata arritën fitore ushtarake në luftërat e viteve 1948 dhe 1956 duke përdorur armë konvencionale, këto suksese nuk garantuan fundin e luftërave të ardhshme ose sigurinë e shtetit. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit e Izraelit vendosën të zhvillonin armë bërthamore – jo si mjet sulmi, por si një pengesë strategjike. Vetëm ekzistenca e saj dhe mundësia e përdorimit të saj në rast të një kërcënimi serioz për mbijetesën e shtetit ishte e mjaftueshme për të parandaluar kundërshtarët nga përpjekja për të pushtuar territorin izraelit.

Pavarësisht kësaj, Izraeli mori pjesë në disa luftëra edhe pasi u zbulua se zotëronte armë bërthamore. Megjithatë, ky fakt kufizoi fushëveprimin e konfliktit, veçanërisht gjatë Luftës së Yom Kippur të vitit 1973. Pastaj Egjipti dhe aleatët e tij arabë filluan një luftë kundër Izraelit, por luftimet u kufizuan kryesisht në zonat e Suezit, Sinait dhe Lartësive të Golanit – territore të pushtuara më parë nga Izraeli. Forcat egjiptiane nuk përparuan drejt Jerusalemit apo Tel Avivit, megjithëse ishin në një pozicion të favorshëm për ta bërë këtë, falë sulmit të papritur. Shpjegimi për këtë vendim qëndron në gjasat që Egjipti ishte në dijeni të arsenalit bërthamor të Izraelit dhe në mundësinë që një disfatë konvencionale e Izraelit mund të rezultonte në një sulm bërthamor në Kajro, Aleksandri ose Digën e Asuanit. Bombat izraelite ishin përgatitur për përdorim – Operacioni Samson, dhe ky zhvillim mund të ketë qenë një arsye kryesore pse Presidenti egjiptian Anëar El Sadat vendosi të ndiqte diplomacinë, e cila rezultoi në Traktatin e Paqes Egjipt-Izrael të vitit 1979. Që atëherë, të dy vendet nuk kanë luftuar një luftë tjetër.

Askush nuk po përpiqet më ta shkatërrojë Izraelin.

Për më tepër, që nga zbulimi se Izraeli kishte zhvilluar armë bërthamore dhe fundi i Luftës së Yom Kippur në fillim të viteve 1970, asnjë vend fqinj nuk ka nisur një ofensivë serioze ushtarake që synonte shkatërrimin e shtetit izraelit. Do t’i lë mënjanë grindjet dhe kërcënimet verbale nga udhëheqësit e njërës palë ose tjetrës. Konfliktet që pasuan pas vitit 1973 ishin të kufizuara në natyrë ushtarake, me qëllim neutralizimin e kërcënimeve të sigurisë nga vendet fqinje ose tensioneve të brendshme me organizatat palestineze. Këto konflikte mund të shihen më shumë si kryengritje të zgjatura vendase ose ndërkombëtare, siç është ndërhyrja izraelite në Luftën Civile Libaneze në vitin 1982 me qëllim dëbimin e OÇP-së, ose luftërat në Rripin e Gazës gjatë viteve 2000.

Pavarësisht dhunës, asnjë nga këto situata nuk përbënte një kërcënim serioz për mbijetesën e shtetit izraelit. Në këtë kontekst, parandalimi bërthamor deri më tani ka luajtur një nga rolet kryesore në parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve të mëdha ndërshtetërore. Ekzistenca e armës dhe probabiliteti i lartë i përdorimit të saj i drejtoi si Izraelin ashtu edhe kundërshtarët e tij drejt tryezës së negociatave, duke rezultuar në një sërë marrëveshjesh diplomatike me një efekt afatgjatë paqeje. Megjithatë, operacioni ‘Al Aqsa’ i Hamasit, i cili filloi pothuajse dy vjet më parë, e ka tronditur Izraelin në thelb dhe ka dëmtuar seriozisht stabilitetin e shtetit, çmimin e të cilit e paguajnë më shumë me gjak banorët e Gazës. Ky veprim nisi një spirale rajonale dhune nga të dyja palët, e cila tani po përhapet nga një territor në tjetrin. Ndërhyrja dhe pushtimi i Libanit nga Izraeli në fund të vitit 2024, disfata e Hezbollahut, pastaj sulmet paraprake të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe hakmarrja e Iranit e kanë sjellë të gjithë rajonin në një gjendje lufte që ka zgjatur gati dy vjet.

Sulmi ndaj Iranit nuk është i pari i këtij lloji.

Sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Iranit nuk janë përpjekjet e vetme të Izraelit për të mposhtur programet bërthamore rivale. Izraeli më parë ka ndërmarrë veprime parandaluese të vetë-iniciuara për të parandaluar zhvillimin e kërcënimeve të tilla, të tilla si Operacioni Opera në vitin 1981 që sulmoi reaktorin Osirak dhe Outside the Box në vitin 2007 kur Forcat Ajrore Izraelite bombarduan një strukturë të mundshme bërthamore në Siri, duke raportuar se vranë disa këshilltarë të Koresë së Veriut. Operacione të tilla “parandaluese” shkaktojnë polemika në publik sepse duket se njërës palë i lejohet të kryejë veprime serioze ushtarake kundër vendeve të tjera vetë dhe ato nuk mbajnë pasojat ose dënimin e bashkësisë ndërkombëtare që, për shembull, disa vende të tjera do të kishin marrë nëse do të kishin vendosur të bënin diçka të tillë. Por kjo është tashmë fushë e politikës së lartë dhe diplomacisë sekrete. E njëjta gjë vlen edhe për përhapjen e armëve bërthamore, një akt për të cilin, për shembull, Irani ose Koreja e Veriut kanë “shpërthyer” seriozisht me dënime dhe sanksione ndërkombëtare – Quod licet Iovi, non licet bovi!

Mbetet pyetja se si do të reagonte bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, në rast se Izraeli do të përdorte armë bërthamore. Pa dyshim, Izraeli do të vuante pasoja të rënda dhe Lindja e Mesme ka të ngjarë të zhytej në një katastrofë edhe më të keqe, sepse siç thotë shprehja – “Asgjë nuk është aq e keqe sa të mos mund të

Edhe pse parandalimi bërthamor ka ulur frekuencën e luftërave konvencionale ndërshtetërore që përfshijnë Izraelin, evolucioni i konfliktit në shekullin e 21-të, kryesisht në marrëdhëniet midis Iranit dhe Izraelit, përmes përdorimit të ndërmjetësve dhe aktorëve të përfaqësuar në masë dhe zhvillimit të teknologjisë së raketave dhe dronëve, ka sjellë paqëndrueshmëri dhe ka ofruar mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit në një nivel të ri ku kërcënimet nuk manifestohen më përmes pushtimeve klasike ushtarake, por përmes sulmeve ajrore të sofistikuara, operacioneve kibernetike dhe aktiviteteve të grupeve paramilitare me mbështetjen e shteteve të huaja.

Kjo e ka bërë natyrën e sfidave të sigurisë më të paparashikueshme dhe të përhapur, dhe aftësinë parandaluese bërthamore gjithnjë e më pak efektive në parandalimin e këtyre formave të konfliktit. Në këtë kontekst, strategjia parandaluese e Izraelit përballet me sprova të reja – jo më vetëm në aspektin e ruajtjes së integritetit territorial, por edhe në sigurimin e kontrollit mbi kërcënimet hibride që vijnë nga shumë anë njëkohësisht. E ardhmja e stabilitetit rajonal, pra, nuk do të varet më vetëm nga fuqia bërthamore, por nga aftësia për t’u përshtatur me dinamikën e sigurisë së epokës së re.

Humbje e madhe për ish-banoren e Big Brother/ Apartamenti i sapo blerë, digjet plotësisht nga zjarri

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të njohura rezidenciale të kryeqytetit.

Sipas burimeve, apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në zonën Lake View, vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.

Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e flakëve.

As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar, shqiptarët dh▪︎no jnë karabinierët gjatë aksionit (Video)

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policore italiane në Pulia, pasi akuzohet se janë dhunuar karabinierët gjatë aksionit

Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Mediat përtej Adriatikut raportojnë se efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet të parkuar.

Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike. Incidenti ndodhi në Corso Tripoli, ku edhe afrimi i efektivit të dytë nuk e qetësoi situatën. Policët përdorën edhe spraj me piper ndaj agresorit, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët.

Më tej u desh ndërhyrja e përforcimeve të tjera për të prangosur dy të dyshuarit dhe izoluar në qelu për disa akuza. Pas veprimeve hetimore dhe vlerësimit juridik, gjykata i ka lënë të dy agresorët nën mazën e arrestit shtëpiak, në pritje të procesit.

VIDEO

Ofertë e artë për Gjimshitin, sheikët nga Katari nuk i ndahen kapitenit kuqezi, “trokasin” zyrtarisht tek Atalanta

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mund të ndryshojë destinacion këtë verë, në një kohë kur sheikët e Katarit vijojnë të insistojnë fuqishëm për të siguruar kartonin e tij. Kjo është vera e dytë radhazi që ekipi i Al Rayyan paraqitet në dyert e Atalantës me një ofertë zyrtare.

Nga Italia, mediat bëjnë me dije se përfaqësues të klubit nga Katari i kanë vendosur në tavolinë ekipit bergmask 12 milionë euro.

Xhimi

Kjo është një shifër e kënaqshme për një 32-vjeçar, për më tepër që Gjimshiti futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye ekipi bergamask është gati të lë të lirë liderin e tyre historik në prapavijë, për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas.

Në këtë rast, topi është në këmbët e Gjimshitit, është ai i cili do të vendos, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, në Serie A, apo të pranojë ofertën nga Katari, e cila në terma financiare është e pa rezistueshme. Për Gjimshitin, ky është mbase shansi i fundit për të firmosur një kontratë speciale, shumë të mirë në aspektin ekonomik.

Fundi i konfliktit apo fillimi i një lufte edhe më të rrezikshme? Kërcënoi për dëme të mëdha nëse SHBA ndërhyn, si pritet të përgjigjet Irani sulmeve të Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar bombardimin e tri objekteve bërthamore iraniane Fordo, Natanz dhe Isfahan, në një veprim që ka tronditur skenën ndërkombëtare dhe ka ndryshuar rrjedhën e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të menjëhershme, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti sulmin si një vendim historik dhe lavdëroi Trumpin për kurajën e tij, duke folur në anglisht përpara popullit izraelit. Ai theksoi se SHBA ishte i vetmi vend me kapacitetin ushtarak për të shkatërruar objektet e fortifikuara të Iranit, siç është Fordo, i ndërtuar thellë në një mal.

Ky sulm erdhi pas një dekade përpjekjesh nga Netanyahu për të bindur liderët amerikanë se vetëm forca ushtarake mund të ndalonte ambiciet bërthamore të Teheranit.

Nga ana tjetër, Irani pretendon se materialet bërthamore ishin zhvendosur më herët dhe paralajmëron se çdo ndërhyrje amerikane do të sjellë “dëme të pariparueshme.”

Ndërkohë, forcat amerikane në rajon janë në gatishmëri, ndërsa aleatët e Iranit, përfshirë Houthit në Jemen, kanë kërcënuar me sulme ndaj interesave amerikane.

SHBA ka sinjalizuar se nuk synon rrëzimin e regjimit iranian dhe se për momentin nuk do të ndërmarrë veprime të tjera ushtarake por ka paralajmëruar se çdo hakmarrje do të përballet me fuqi dërrmuese.

Tani, e gjithë Lindja e Mesme ndodhet në pritje, për të parë nëse ky ishte fundi i konfliktit apo fillimi i një lufte edhe më të rrezikshme.