Irani godet Izrealin, shkaterron krejtësisht një aeroport, një qendër shkencore dhe disa objekte ushtarake

Forcat e armatosura iraniane kanë goditur disa caqe në Izrael, përfshirë aeroportin Ben Gurion, pasi SHBA-ja ia sulmoi objektet kryesore bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se u sulmua një aeroport, “një qendër për kërkime biologjike”, bazat logjistike dhe disa qendra komanduese.

Të paktën 16 persona u plagosën në Izrael, tha shërbimi për emergjenca i Izraelit, përfshirë “një 30-vjeçar i cili është plagosur në pjesën e sipërme të trupit nga copëzat e një predhe”.

Sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit, 6 avionë B-2 lëshuan 12 bomba bunkershkatërruese të tipit GBU-57! Raketa të hedhura edhe nga nëndetëset

Me këtë sulm SHBA ndërhyn drejtpërdrejt në luftë duke u pozicionuar përkrah Izraelit. SHBA goditi tri objekte bërthamore iraniane.

“Impiantet me rëndësi vendimtare për pasurimin e uraniumit” të Iranit janë shkatërruar plotësisht, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Sipas tij ishin bombarduar impiantet nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Fordo, si dhe në Natans dhe Isfahan.

Irani tani duhet të zgjedhë rrugën e paqes, përndryshe sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha, kërcënoi presidenti Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, reagoi ashpër ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj impianteve bërthamore në Iran. Vendi i tij i mban të hapura të gjitha mundësitë për vetëmbrojtje, shkroi Aragchi në platformën X. Sulmet amerikane janë “të paturpshme”.

Pak pas sulmeve amerikane Teherani nisi një valë të re sulmesh kundër Izraelit. Radio-Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se të shtunën në mëngjes (22.06.) drejt Izraelit ishin qëlluar 30 raketa. Izraeli gjithashtu sulmoi përsëri Iranin dhe, sipas deklaratave izraelite, ka bombarduar reparte ushtarake në perëndim të Iranit.

Jo radioaktivitet

Agjencia iraniane e Energjinë Atomike i konfirmoi sulmet ndaj impianteve në Fordo, Natanz dhe Isfahan duke i quajtur ato shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në njoftim thuhet gjithashtu se këto sulme nuk do ta ndalin zhvillimin e industrisë bërthamore të Iranit.

Sipas mediave shtetërore iraniane nuk ka shenja kontaminimi radioaktiv. Agjencia Iraniane e Energjisë Atomike tha se nuk ka rrezik për banorët e vendeve të sulmuara. Këtë e konfirmoi edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Sulm me bomba bunkershkatërruese

Sipas njoftimeve të medias amerikane gjashtë avionë bombardues të tipit B-2 hodhën dymbëdhjetë bomba speciale të tipit GBU-57 për shkatërrimin e bunkerëve në Fordo dhe dy në Natanz. Përveç bombave bunkershkatërruese Natansi u sulmua edhe me raketa të hedhura nga nëndetëset. Kurse objektivi i tretë në qytetin e Isfahanit thuhet se u sulmua vetëm me raketa të lëshuara nga nëndetëset. Njoftohet se nëndetëset kanë lëshuar rreth 30 raketa ndaj objektivave në Isfahan dhe Natans.

Bombat e tipit GBU-57 janë të afta të shkatërrojë bunkerë dhe objekte të tjera që gjenden thellë nën sipërfaqen e tokës. Këto bomba kanë një ngarkesë lënde shpërthyese prej 13,607 kilogramësh dhe mund të depërtojnë më shumë se 60 metra në tokë para se të shpërthejë dhe janë të vetmet armë që mund të shkatërrojë objektet bërthamore nëntokësore të Iranit, si centrali bërthamor në Fordo.

Gjithashtu avionët bombardues të tipit B-2 janë të vetmit që kanë kapacitetin e nevojshëm për të sulmuar me bomba speciale objekte që gjenden thellë nën tokë.

Paralajmërim dhe lëvdata

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi për një “spirale kaosi” dhe bëri thirrje për një zgjidhje “diplomatike”. Sulmet janë “një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon në prag të katastrofës dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Kurse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e quajti sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane si një “vendim të guximshëm” me rëndësi historike. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, veproi me “forcë të madhe” për t’i mohuar “regjimit më të rrezikshëm armët më të rrezikshme në botë”, tha Netanjahu./DW

Irani bën reagimin e FORTË pas bombardimeve amerikane: SHBA nisi një luftë të rrezikshme. Bazat e tyre në Lindjen e Mesme do bëhen hi

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet bërthamore të vendit të dielën, sipas një deklarate të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.

“Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara që, në mes të një procesi diplomatik, tradhtuan diplomacinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme. Duke e përshkruar Izraelin si “gjenocidal dhe të paligjshëm”, deklarata akuzon SHBA-në se ka nisur “një luftë të rrezikshme kundër Iranit”.

“Shtetet e Bashkuara do të përballen me pasojat e sulmit ndaj Iranit. Bazat e tyre në Lindjen e Mesme do të digjen dhe do të bëhen hi”, thuhet në deklaratën e bërë publike.

Ajo thotë se sulmet përbëjnë një shkelje të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, dhe se qeveria amerikane “mban përgjegjësi të plotë për pasojat e rënda dhe ndëshkimet e kësaj krime të neveritshme”.

Ministria paralajmëroi se është “e drejta legjitime e Iranit të kundërshtojë plotësisht dhe me vendosmëri agresionin ushtarak të SHBA-së dhe krimet e kryera nga ky regjim i jashtëligjshëm, dhe të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare të Iranit me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Ajo i bëri thirrje OKB-së dhe organeve të saj, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, që “të trajtojnë menjëherë këtë akt flagrant dhe kriminal të paligjshmërisë.” Gjithashtu, kërkoi që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mblidhet në një seancë urgjente për të dënuar sulmet.

Irani zhvendosi uraniumin përpara sulmeve amerikane?/ Ja çfarë thonë mediat në Teheran

Shumica e uraniumit të pasuruar që më parë ishte ruajtur në impiantin e Fordow-t është zhvendosur në një vend tjetër, ka bërë të ditur një burim iranian i cituar nga agjencia Mehr.

Lëvizja e uraniumit është kryer në një periudhë tensionesh të shtuara dhe pas sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore iraniane, përfshirë edhe objektin e Fordow-t.

https://x.com/John_Pollock22/status/1936682900423926084?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1936682900423926084%7Ctwgr%5E6a50483e77cc62001c810d6de307780103dcac35%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F06%2F22%2Firani-zhvendosi-uraniumin-perpara-sulmeve-amerikane-ja-cfare-thone-mediat-ne-teheran%2F

SHBA po përgatitet për një kundërpërgjigje nga Irani brenda 48 orëve

Administrata Trump po përgatitet për kundërpërgjigje të mundshme nga Irani, dhe 48 orët e ardhshme konsiderohen veçanërisht shqetësuese. Lajmin e raporton televizioni amerikan NBC, duke cituar dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët kanë theksuar se nuk është e qartë nëse kundërpërgjigja e mundshme do të ndodhë në territore jashtë vendit, brenda SHBA-së apo në të dyja, por po merren masa për të gjitha skenarët.

Dy zyrtarë të përfshirë në planifikimin ushtarak thanë më herët gjatë javës se Irani ka tashmë një plan të gatshëm për të goditur baza dhe burime amerikane në Lindjen e Mesme, nëse situata e kërkon.

Baza dhe burime shtarake të SHBA-së ndodhen në gjendje gatishmërie të lartë prej muajsh, por pas shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit më 13 qershor, shqetësimet janë shtuar edhe më shumë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ekziston një rrezik real për sulme ndaj interesave amerikane, si nga vetë Irani, ashtu edhe nga grupet aleate të tij në rajon.

E dehur në timon, 30-vjeçarja përplaset keq me ρolicinë dhe thγen xhamin në komisariat

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i saj u bë pasi: Rreth orës 03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç. Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën. Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie(e cila ka qënë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të githa veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.

30-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sqarim: Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale për këtë rast theksojmë se: Shërbimet e Policisë, në asnjë moment, nuk kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares dhe pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta. Punonjësit e Policisë kanë zbatuar procedurat standarde të punës dhe në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj saj apo ndaj vëllait të saj, të përfshirë në këtë rast.

———————

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin F. G., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;

-arrestuan shtetasin M. Gj., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se tek Liqeni Artificial, për motive të dobëta ka kanosur një 24-vjeçare;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar një e mitur 15 vjeçe, se kundër dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Z., 31 vjeç, M. M., 28 vjeç dhe M. S., 43 vjeç, pasi në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se në subjektin në administrim nga 43-vjeçari, është gjeneruar muzikë me volum të lartë duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa shtetasit O. Z dhe M. M, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

-shpallën në kërkim shtetasit K. B., 33 vjeç dhe T. X., 42 vjeç, pasi në rrugën “Nikolla Lena”, gjatë një konflikti të çastit kanë goditur me grushte një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-shpallën në kërkim 3 shtetas të mitur pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasi E. M, se këta shtetas kanë goditur djalin e tij të mitur. Gjithashtu, dy prej tyre të shpallur në kërkim dyshohet se kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 53 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin P. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-shpallën në kërkim shtetasin E. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 31-vjeçar. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasit A. L., 40 vjeç dhe I. C., 31 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 28 vjeç, pasi është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Çfarë i trembi SHBA-të pas bombardimeve në Iran?/ Amerikanët mesazh Teheranit për të ulur tensionet: Sulmet tona…

Sipas raportimeve të CBS News, që citon burime anonime nga administrata amerikane, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Iranit pas sulmeve të natës së kaluar ndaj tre objekteve bërthamore.

Në këtë mesazh, Uashingtoni ka theksuar se sulmet ishin të kufizuara vetëm ndaj programit bërthamor të Iranit dhe se SHBA-të nuk po kërkojnë një ndërrim regjimi në Teheran.

Ky komunikim diplomatik shihet si një përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes dy vendeve.

Sulmi i SHBA ndaj objekteve bërthamore, rrezja e raketave balistike të Iranit arrin pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bëthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do të kishte hakmarrje. Tani që sulmi u krye, Irani mund të përdorë raketat balistike për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe.

Sipas një vlerësimi të publikuar në “Neë York Times”, rrezja e raketave balistike të Iranit arrin fare pranë Shqipërisë, pasi kap pjesën më të madhe të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pjesa kryesore e raketahedhësve të Iranit janë të lëvizshëm, çka i bën ato që të kenë mundësi të pozicionohen në pika të ndryshme, për të përfituar maksimalisht.

Kjo bën që një pjesë e mirë e bazave amerikane të jenë brenda rrezes së raketave balistike iraniane.

Pas sulmeve amerikane, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të “hedhin në erë” diplomacinë. “Javën e kaluar, ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi të hedhë në erë atë diplomaci. Këtë javë, zhvilluam bisedime me E3 (grupi i ministrave europianë) kur SHBA vendosi të hedhë në erë atë diplomaci”, shkroi Araghchi në X.

“Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezë. Por si mund të kthehet Irani në diçka që kurrë nuk e ka lënë, e jo më ta ketë shkatërruar vetë?”, tha ai./ A2CNN

Kjo është një bomba shkatërruese 13 tonëshe që Amerika e hodhi mbi Iran, depërton 61 metra përpara se të shpërthejë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se SHBA-të kryen një sulm bombardues “të suksesshëm” ndaj tre objekteve bërthamore në Iran dhe se ato u “shkatërruan”. Pas kësaj, edhe Izraeli foli, duke pretenduar se ishte në “koordinim të plotë” me SHBA-në në planifikimin e sulmit të lartpërmendur. Zyrtarët iranianë konfirmuan se objektet u goditën, por mohuan se ato kishin pësuar një goditje të madhe.

Çfarë bombardoi SHBA-ja dhe çfarë armësh përdorën?

Një nga objektivat ishte Fordow, një strukturë pasurimi uraniumi e fshehur në male të largëta që është çelësi i ambicieve bërthamore të Iranit. Ne ende nuk e dimë shkallën e plotë të dëmit në uzinë. SHBA-të thonë se kanë goditur edhe dy objekte të tjera bërthamore, në Natanz dhe Isfahan. Besohet se Fordow i fshehur është më thellë nën tokë se Tuneli i Kanalit, i cili lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Për shkak të kësaj thellësie nëntokësore, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë një lloj bombe “shkatërruese bunkerësh” mjaftueshëm të madhe për të shkatërruar një vend. Kjo bombë amerikane quhet GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP).

Sipas ekspertëve, ajo peshon 13,000 kilogramë dhe mund të depërtojë rreth 18 metra beton ose 61 metra dhe para se të shpërthejë.

Për shkak të thellësisë së tuneleve Fordow, MOP nuk do të ketë sukses, por është e vetmja bombë që mund t’i afrohet. Dhe media amerikane raportoi se ishin MOP-et që u përdorën në sulmin e tyre ndaj Iranit.

Çfarë dihet për pasojat e sulmit?

Ende nuk është e qartë se sa dëme i shkaktoi sulmi amerikan objekteve bërthamore, as nëse pati të lënduar apo viktima. Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se bombardimi i tre centraleve bërthamore ishte një “shkelje barbare” e ligjit ndërkombëtar. Si Arabia Saudite ashtu edhe organi mbikëqyrës bërthamor i Kombeve të Bashkuara thonë se nuk pati rritje të niveleve të rrezatimit pas sulmit.

Zëvendësdrejtori i televizionit shtetëror iranian, Hassan Abedini , tha se Irani evakuoi tre impiantet bërthamore “disa kohë më parë”. Duke u shfaqur në televizionin shtetëror, ai tha se Irani “nuk pësoi një goditje të madhe sepse materialet ishin nxjerrë tashmë”.

Nga ana tjetër, në fjalimin e tij televiziv, Donald Trump tha se “objektet e pasurimit të uraniumit janë shkatërruar plotësisht”. Por duke folur në BBC News Channel, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Politiko-Ushtarake Mark Kimmitt ishte më i kujdesshëm. “Nuk ka asnjë mënyrë për të sugjeruar që e gjithë kjo është shkatërruar përgjithmonë,” tha Kimmitt.

Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi SHBA-në se sulmi i saj në Fordow, Isfahan dhe Natanz do të kishte “pasoja afatgjata”. Abbas Araghchi tha se Irani po mbante “të gjitha opsionet” për të mbrojtur sovranitetin e tij.

Si mund të hakmerrej Irani?

Ekspertët thonë se Irani është dobësuar ndjeshëm që kur Izraeli nisi një sulm të papritur ndaj dhjetëra objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane më 13 qershor, por se është ende i aftë të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Më parë, zyrtarët iranianë paralajmëruan SHBA-në të mos ndërhynte, duke thënë se do të pësonte “dëme të pariparueshme” dhe do të rrezikonte “luftë të përgjithshme” në rajon.

Frank Gardner i BBC-së thotë se Irani tani duhet të zgjedhë midis tre veprimeve strategjike në përgjigje të sulmit të SHBA-së gjatë natës:

1.) Mos bëj asgjë. Kjo mund ta kursejë atë nga sulme të mëtejshme të SHBA-së. Ai madje mund të zgjedhë rrugën diplomatike dhe të ribashkohet me negociatat me SHBA-në. Por mosbërja e asgjësë e bën regjimin iranian të dobët, veçanërisht pas të gjitha paralajmërimeve për pasoja të tmerrshme nëse SHBA-ja sulmon. Ai mund të vendosë që rreziku i dobësimit të ndikimit të tij mbi popullsinë e tij tejkalon koston e sulmeve të mëtejshme të SHBA-së.

2.) Hakmerruni ashpër dhe shpejt. Irani ende ka një arsenal të konsiderueshëm raketash balistike pas viteve të prodhimit dhe fshehjes së tyre. Ai ka një listë objektivash prej rreth 20 bazash amerikane për të zgjedhur në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu mund të nisë “sulme të shumta” ndaj anijeve luftarake të Marinës Amerikane duke përdorur dronë dhe anije të shpejta siluruese.

3.) të hakmerret më vonë në një kohë që ai e zgjedh vetë. Kjo do të thoshte të priste që tensioni aktual të qetësohej dhe të niste një sulm të papritur kur bazat amerikane nuk janë më në gatishmëri maksimale.

SHBA-të operojnë baza ushtarake në të paktën 19 vende në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Bahreinin, Egjiptin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndër objektivat më të dukshme për Iranin është selia e Flotës së 5-të të Marinës Amerikane në Mina Salman, Bahrein.

Mund të synojë gjithashtu korridoret e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian dhe transporton 30% të naftës botërore. Mund të sulmojë gjithashtu korridore të tjera detare që rrezikojnë të destabilizojnë tregjet globale.

Rreziku i përhapjes së luftës në të gjithë rajonin

Irani gjithashtu mund të shënjestrojë asetet e vendeve fqinje që beson se po ndihmojnë SHBA-në, gjë që rrezikon përhapjen e luftës në të gjithë rajonin. Por përgjigjja e tyre e parë nuk vonoi shumë. Vetëm disa orë pas bombardimeve amerikane, Irani nisi një valë të re raketash drejt Izraelit. Shpërthime u dëgjuan mbi Haifa, Tel Aviv dhe Jerusalem.

Reagimi i Trumpit

I shoqëruar nga zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth dhe sekretari i shtetit Marco Rubio , Trump tha në fjalimin e tij se sulmet e ardhshme do të jenë “shumë më të mëdha” nëse Irani nuk arrin një zgjidhje diplomatike. “Mbani mend, kanë mbetur shumë gola,” shtoi ai.

Disa anëtarë të Partisë Republikane të Trump lëshuan deklarata në mbështetje të këtij veprimi. Senatori i Teksasit, Ted Cruz, “lavdëroi” presidentin, administratën e tij dhe ushtrinë amerikane të përfshirë në sulme. Megjithatë, demokrati kryesor amerikan, Hakeem Jeffries, tha se Trump rrezikon “ta tërheqë SHBA-në në një luftë potencialisht katastrofike në Lindjen e Mesme”, ndërsa të tjerë e akuzuan atë se anashkaloi Kongresin për të filluar një luftë të re.

Senatori i pavarur Bernie Sanders i përshkroi sulmet amerikane si “jashtëzakonisht jokushtetuese”, sepse presidenti nuk ka autoritetin e vetëm për të shpallur zyrtarisht luftë ndaj një vendi tjetër. Vetëm Kongresi mund ta bëjë këtë – ligjvënësit e zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Por ligji gjithashtu thotë se presidenti është komandanti suprem i forcave të armatosura. Kjo do të thotë se ai mund të vendosë trupa amerikane dhe të kryejë operacione ushtarake pa një deklaratë zyrtare lufte.

Si filloi e gjitha?

Izraeli nisi një sulm të papritur ndaj dhjetëra objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane më 13 qershor. Ai ka thënë se ambicia e tij është të çmontojë programin e tij bërthamor, për të cilin kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se së shpejti mund të jetë i aftë të prodhojë një bombë bërthamore. Irani këmbëngul se ambiciet e tij bërthamore janë paqësore. Në shenjë hakmarrjeje, Teherani lëshoi ​​qindra raketa dhe dronë drejt Izraelit. Që atëherë, të dy vendet kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme në një luftë ajrore që ka zgjatur më shumë se një javë.

Trump ka thënë prej kohësh se është kundër posedimit të armëve bërthamore nga Irani. Besohet gjerësisht se Izraeli i ka ato, megjithëse ai as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon këtë. Në mars, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, deklaroi se, ndërsa Irani kishte rritur rezervat e uraniumit në nivele të papara, ai nuk po ndërtonte armë bërthamore, gjë që Trump e komentoi si “të gabuar”.

Gjatë fushatës, Trump kritikoi administratat e mëparshme amerikane për përfshirjen në “luftëra idiote dhe të pafundme” në Lindjen e Mesme dhe premtoi ta mbante Amerikën larg konflikteve të huaja. SHBA-ja dhe Irani ishin në bisedime bërthamore në kohën e sulmit të papritur izraelit. Vetëm dy ditë më parë, Trump tha se do t’i jepte Iranit dy javë për të filluar negociata kuptimplote përpara se të sulmonte, por ky afat doli të ishte shumë më i shkurtër.

U bombarduan nga SHBA, iranianët takim urgjent me Putinin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas agjencisë Reuters, Araghchi deklaroi se synon të zhvillojë takimin me Putinin ditën e hënë.

Ai akuzoi SHBA-në se nuk ka asnjë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe se ka kaluar një “vijë të kuqe shumë të madhe” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

“Ata kuptojnë vetëm gjuhën e kërcënimit dhe forcës”, u shpreh Araghchi.

Deklaratat e tij vijnë ndërkohë që Kremlini ka bërë të ditur se nuk ka plane për një bisedë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump pas sulmeve.

Duke folur gjatë një vizite në Turqi, Araghchi tha se Teherani i mban të hapura të gjitha opsionet për të mbrojtur “sigurinë, interesat dhe popullin” e vet.

Ai shtoi se forcat e armatosura të Iranit janë në gjendje të plotë gatishmërie.

“Prisni përgjigjen tonë më parë. Kur të përfundojë agresioni, atëherë mund të vendosim”, përfundoi ai.