Arrestohet spiuni iranian! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një burrë me origjinë nga Azerbajxhani, i cili dyshohet se ka spiunuar në emër të Iranit, duke mbikëqyrur dy baza ushtarake të rëndësishme në ishull, përfshirë bazën ajrore britanike RAF Akrotiri.

Sipas burimeve të sigurisë, i dyshuari u ndalua në qytetin bregdetar të Limasolit dhe u paraqit përpara një gjykate në Nikosia. Ai është vendosur në paraburgim për tetë ditë, ndërsa hetimet vijojnë. Hetuesit besojnë se burri ka mbajtur nën vëzhgim bazën RAF Akrotiri, e cila është një pikë kyçe për operacionet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme, si dhe bazën ajrore Andreas Papandreu të Forcave Ajrore të Qipros, që nga mesi i prillit.

Burime nga shërbimet perëndimore të sigurisë sugjerojnë se i arrestuari mund të ketë lidhje me Forcën al-Quds, një degë e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e njohur për operacionet e saj të jashtme dhe përfshirjen në akte terroriste, rrëmbime dhe vrasje të kundërshtarëve të regjimit iranian jashtë vendit.

Baza RAF Akrotiri ka pasur një rol të rëndësishëm në operacionet ajrore kundër dronëve iranianë që synonin Izraelin, veçanërisht në kulmin e tensioneve në vitin 2024. Aktualisht, aty janë stacionuar 14 avionë luftarakë Typhoon, një prani e shtuar që reflekton gatishmërinë ushtarake të Britanisë në rajon.

Policia qipriote nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, duke përmendur çështje të sigurisë kombëtare.

Khamenei merr masa për vendin e tij, udhëheqësi suprem i Iranit emëron pasardhësit e mundshëm në rast se υ▪︎ itet

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë për ta pasuar atë në rast se ai vritet, raporton The New York Times , duke cituar tre zyrtarë iranianë të njohur me çështjen.

Në rast se një udhëheqës suprem vdes, kushtetuta e Iranit kërkon që Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikal me 88 anëtarë, të zgjedhë një pasardhës. Procesi është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur vetë Khamenei u zgjodh në vitin 1989.

Khamenei dëshiron të sigurojë një tranzicion të shpejtë dhe të rregullt në rast të vdekjes së tij, raportoi NYT, duke cituar zyrtarët.

Pasi thuhet se hodhi poshtë një plan izraelit për të vrarë Khamenein, Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi këtë javë se udhëheqësi suprem i Iranit është një “shënjestër e lehtë”.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’”, shkroi Trump në një postim në Truth Social të martën. “Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin.”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e ka përjashtuar mundësinë e shënjestrimit të Khameneit, duke thënë se vdekja e udhëheqësit suprem nuk do ta “përshkallëzojë konfliktin, por do t’i japë fund konfliktit”.

Të enjten, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shkoi më tej, duke deklaruar se Khamenei-t nuk mund t’i lejohet “të vazhdojë të ekzistojë” pasi një raketë iraniane goditi një spital në Izrael.

Duke cituar zyrtarët, gazeta Times raportoi se zyrtarët e lartë në Iran po bëjnë përgatitje për një gamë të gjerë rezultatesh nëse lufta intensifikohet, ndërsa Trump shqyrton nëse duhet të ndërhyjë, duke shtuar se zinxhiri komandues i regjimit është goditur rëndë nga sulmet izraelite, por duket se po funksionon.

“Prisni një luftë të madhe midis Perëndimit dhe Lindjes”/ Ky është parashikimi i Baba Vangës që po frikëson gjithë botën

Mistikja e famshme Baba Vanga ndërroi jetë në vitin 1996, por ka shumë që besojnë se parashikimet e saj ende po realizohen deri më sot. Dhe një paralajmërim i frikshëm i ka shqetësuar disa.

Bullgarja e kaloi pjesën më të madhe të viteve të jetës së saj duke jetuar në fshatin malor Rupite, larg qendrave të fuqisë globale. Thuhet se aftësitë e saj të supozuara për të parashikuar të ardhmen i lejuan asaj të shihte ngjarje të rëndësishme, shumë vite para se ato të ndodhnin.

Tani, ndërsa tensionet vazhdojnë midis Iranit dhe Izraelit, ata që e kanë ndjekur punën e Vangës gjatë viteve kanë vënë re një parashikim shqetësues që ajo kishte bërë për vitin 2025.

“Sapo të bjerë Siria, prisni një luftë të madhe midis Perëndimit dhe Lindjes. Në pranverë, do të fillojë një luftë në Lindje dhe do të ketë një Luftë të Tretë Botërore. Një luftë në Lindje që do të shkatërrojë Perëndimin”.

Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur. Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave.

Legjenda bullgare, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme.

“U armatosëm në fshehtësi”/ Serbia bëhet gati për luftë, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan.

“Vetëm një numër i vogël njerëzish e d çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi gjithçka është bërë në fshehtësi”, pohon presidenti serb, që shton se ushtria serbe po bëhet tmerrësisht goditëse.

Në intervistën televizive ai paralajmëroi se gjate një paradë madhështore në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka qe posedon dhe se shumë do të habiten kur të shohin arsenalin.

“Serbia do të jetë një fortesë e pathyeshme dhe gjithmonë e pamposhtur për çdo pushtues dhe nuk do të qëllojë askënd me shigjetë. Ne jemi një vend paqedashës, gjithmonë duam paqe, por nuk jemi as aq të verbër dhe as aq budallenj sa të mos shohim se çfarë po ndodh në botë. Mos kini iluzionin se kërcënime të tilla nuk ekzistojnë më dhe se shumë njerëz nuk po bëjnë plane”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, përfundoi Vuçiç.

Ηakerat iranianë kër▪︎ë nojnë sërish Shqipërinë: Populli i pafajshëm, në rrezik serioz

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi për të dytën ditë radhazi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në rrjetet sociale.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, grupi i hakerave akuzon organizatën e muxhahedinëve se është përfshirë në spiunazh në favor të Izraelit, për çështje që lidhen me programin bërthamor të Iranit.

Sipas këtij grupi, vetëm një ditë para ndërhyrjes ushtarake izraelite ndaj objekteve bërthamore në Iran, në faqet e internetit të lidhura me MEK janë publikuar deklarata ku pranohet bashkëpunimi me Izraelin në sigurimin e informacionit sensitiv.

Grupi i “Homeland Justice” ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj autoriteteve shqiptare, duke i bërë thirrje që të marrin masa urgjente për të dëbuar pjesëtarët e MEK nga territori shqiptar.

“Populli i pafajshëm i Shqipërisë është në rrezik serioz. A do të kenë politikanët shqiptarë një arsye bindëse për të justifikuar praninë e këtij rreziku të madh për popullin dhe brezat e ardhshëm?”, thuhet në deklaratë.

Grupi kibernetik kërkon dëbimin e menjëhershëm të MEK nga Shqipëria, duke shtuar: “Pse duhet të pranojmë spiunë dhe terroristë që nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse fatkeqësi dhe mjerim? Dëboni këta terroristë para se të jetë shumë vonë. Koha është jashtëzakonisht e kufizuar, vlerësoni minutat dhe sekondat!

Jasir Asani drejt një aventure të re, sulmuesi i Kombëtares shqiptare lë Korenë e Jugut për t’u transferuar tek…

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, duket se është pranë një aventure të re këtë verë.

Siç bëjnë me dije mediat japoneze, 30-vjeçari kuqezi pritet të lërë skuadrën koreane të Gwangju për t’u transferuar te Yokohama F. Marinos.

https://twitter.com/KORFootballNews?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1935495383754608889%7Ctwgr%5E82b377b68fa2bbad8107420999434a2fab6a1e82%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Fsport%2Fjasir-asani-drejt-nje-aventure-te-re-sulmuesi-i-kombetares-shqiptare-le-korene-e-jugut-per-tu-transferuar-tek%2F

Për dy vitet e fundit, Asani ka luajtur në Korenë e Jugut, ku në 74 ndeshje me ekipin e Gwangju ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Tashmë sulmuesi i Kombëtares po bëhet gati për një aventurë të re në Japoni, ku do të kërkojë gjithashtu të rifitojë sërish besimin e trajnerit Sylvinho, për vendin e titullarit në ekipin e Shqipërisë.

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani, këngëtarja shqiptare koncert para 70 mijë personave: E kam ëndërruar këtë ditë

Dua Lipa debutoi me një koncert madhështor në Arenën e Uemblit, ku performoi përballë mbi 70,000 fansave. Me këtë paraqitje historike, ajo u bë artistja e dytë britanike që mbush stadiumin pas Adele.

Dua Lipa mbajti koncertin e parë në karrierën e saj në Stadiumin Wembli duke i dhënë këtë pamje.

Surprizoi fansat me një paraqitje të papritur të Jamiroquai këngëtarin e grupit, Jay Kay, për një performancë të hitit të vitit 1996 Virtual Insanity.

Performanca ndodhi në mesin e një spektakli mahnitës dyorësh, gjatë të cilit Lipa interpretoi hitet Physical, One Kiss, Neë Rules dhe Levitating.

“Kjo është një arritje e madhe për mua,” u tha ajo 70,000 fansave të pranishëm. “Kam ndjerë një ngërç në fyt që kur nisi koncerti.”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani,

Duke reflektuar për rrugëtimin e saj, 29-vjeçarja tha se “Kanë kaluar 10 vite që nga koncerti i parë në Londër, përpara 350 njerëzve, dhe atëherë ëndërroja për një natë si kjo.”

Para se të këndonte Hotter Than Hell, ajo shpjegoi se ky ishte kënga që i siguroi kontratën e parë diskografike.

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani,

Koncerti nisi me tinguj oqeanikë dhe kaloi natyrshëm te kënga Training Season e vitit 2024.

Koreografia e mprehtë dhe pop-i futurist dominuan gjithë performancën, të ngjashme me atë triumfale të Glastonbury-t një vit më parë.

Zëri i saj mbeti një pikë e fortë – i fuqishëm, fleksibël, me një nuancë të ngjirur që thuhet se e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, vlerëson BBC

Këngëtarja shfrytëzoi edhe çaste intime me fansat në rreshtin e parë  duke bërë selfie me telefonët e tyre, duke firmosur disqe ndërsa mori një shall nga një fanse për ta përdorur si pjesë të veshjes në skenë

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani,

Me këtë prekje personale dhe energji të pakrahasueshme, ajo u bë vetëm gruaja e dytë britanike pas Adele që mbush Arenen mitike të Uemblit

“Shifër rekord për Gazën dhe tani fronti me Iranin!”/ Sa kushtuan luftërat e Izraelit

Fatura rekord për shpenzimet ushtarake të Izraelit në luftërat e tij po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Disa media kanë filluar të numërojnë financat e Netanyahut, duke u pyetur se sa gjatë Tel Avivi mund t’i rezistojë ofensivës së tij kundër Teheranit.

Konflikti me Hamasin në Gaza deri më tani ka kushtuar më shumë se 67 miliardë dollarë, ndërsa përplasja me Iranin po i kushton 735 milionë dollarë në ditë, shkruan The Economic Times. Gazeta indiane në gjuhën angleze e grupit Times citon faqen ekonomike izraelite Calcalist, sipas së cilës kufiri prej 67 miliardë dollarësh është tejkaluar tashmë deri në fund të vitit 2024.

Një shifër e cituar edhe nga Reuters dhe The Guardian. Kjo shifër përfshin shpenzimet direkte për luftime, mbështetjen për popullsinë civile dhe humbjet në të ardhurat shtetërore. Por ende nuk i pasqyron plotësisht dëmet indirekte, siç janë humbja e produktivitetit dhe tronditjet e zinxhirit të furnizimit. Tani, me hapjen e një fronti të ri kundër Iranit, shpenzimet e mbrojtjes po përshpejtohen në mënyrë dramatike.

Një raport i Ynet News citoi Gjeneral Brigade (në pension) Re’em Aminach, një ish-këshilltar financiar i shefit të shtabit të IDF-së, të thoshte se vetëm 48 orët e para të operacioneve kushtuan 1.45 miliardë dollarë. Ritmi nuk është ngadalësuar. Izraeli tani shpenzon rreth 725 milionë dollarë në ditë për operacione të drejtpërdrejta ushtarake.

Vetëm karburanti dhe armatimet për avionët i kushtojnë vendit rreth 300 milionë dollarë në ditë. Përveç luftimeve, rekrutimi masiv i rezervistëve po zvogëlon produktivitetin civil, me humbje prej dhjetëra milionë dollarësh në ditë. Economic Times vëren gjithashtu se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është pothuajse dyfishuar në vetëm dy vjet dhe tani thith pothuajse 7 përqind të PBB-së së Izraelit, i dyti në nivel global vetëm pas Ukrainës.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe një ndërprerje e shpejtë e armiqësive nuk do ta fshijë dëmin fiskal të shkaktuar tashmë: shërbimet publike, veçanërisht shëndetësia dhe arsimi, rrezikojnë të penalizohen. Së fundmi, me një limit deficiti prej 4.9% të PBB-së, ekuivalent me 27.6 miliardë dollarë, buxheti i Izraelit është tashmë nën një presion të madh, ndërsa Ministria e Financave ka rishikuar parashikimin e saj të rritjes së PBB-së për vitin 2025 nga 4.3% në 3.6%.

Wall Street Journal, nga ana e saj, beson se kostot e luftës me Iranin mund të kufizojnë aftësinë e Izraelit për të përballuar një konflikt të zgjatur: sipas një vlerësimi nga Instituti Aaron për Politika Ekonomike në Universitetin Reichman në Izrael, një muaj luftimesh do të digjte rreth 12 miliardë dollarë. Kostoja më e madhe e vetme ka të bëjë me interceptorët e nevojshëm për të rrëzuar raketat iraniane që vijnë, të cilat vetëm mund të kushtojnë nga dhjetëra milionë deri në 200 milionë dollarë në ditë.

Municionet dhe avionët gjithashtu kontribuojnë në numrin e viktimave, si dhe dëmet e paprecedentë në ndërtesa. “Faktori kryesor që do të përcaktojë vërtet koston e luftës është kohëzgjatja e saj”, tha për WSJ Karnit Flug, një ish-guvernator i Bankës së Izraelit dhe tani një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Demokracisë së Izraelit në Jerusalem. Flug beson se ekonomia izraelite mund të përballojë një fushatë të shkurtër: “Nëse zgjat një javë, kjo është një gjë; nëse zgjat dy javë ose një muaj, kjo është një histori tjetër.”

Pjerin Ndreu paralajmëron vendimin: Shëngjini mund të quhet “Wilson”. Historia që qëndron pas

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar marrjen e një vendimi të bujshëm, për të ndryshuar emrin e qytezës turistike të Shëngjinit. Ai thotë se emërtimi i ri mund të jetë “Wilson” në nder të Presidentin të 28-të të SHBA, Woodroë Wilson.

Ndreu ndan vendimin e marrë nga Fan Noli në bujën që ai ka pasur në Amerikë, kur media e madhe “Associated Press” raportoi se për nderin që i kishin bërë shqiptarët presidentit të tyre.

“Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emrin “Wilson”, ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Willson!

Shoqata “Vatra” ja komunikoi vendimin agjensise “Associated press” e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!”, shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpjerin.ndreu.2025%2Fposts%2Fpfbid0JZ6Q55KBeUcB2ts5EmHBSgnVbh3fSbyCJt3TjmJzguF7MMLpeixppouQZi8mHTg5l&show_text=true&width=500

Ηakerat iranianë god asin sërish Shqipërinë, Karamuço: Sulmet nuk vijnë nga Irani, por nga…

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua të premten nga një grup hakerash, duke e bërë të pa mundur aksesimin online. Sulmi në fjalë është marrë përsipër nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të cilët janë përgjegjës edhe për sulmin që iu bënë institucioneve shqiptare online në vitin 2022.

Në një intervistë, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se sipas tij këto nuk janë sulem që vijnë drejtpërdrejt nga Irani. Karamuço, u shpreh se këto sulme, vijnë nga brenda vendit. Megjithatë u mbetet hetimeve të zbardhin më me detaje rastin.

“Nuk janë sulme që vijnë drejtpërdrejt nga Irani, por që vijnë nga brenda vendit. Janë ene në hetim. Ka pasur dyshime të vazhdueshme që kjo nuk është faqe autentike e atyre që ne na sulmuan në atë kohë”, tha ai.