Rinumërimi i votave për Tiranën ‘përmbys’ rezultatin/ Ja deputetët që zbuluan votat më shumë në letër se në kuti

Brenda listës preferenciale të kandidatëve, rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit. Por ajo që doli nga 355 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 38 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë. Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 49 vota, Myslym Murrizi me 35 vota, Edit Harxhi me 18 vota dhe Ilir Meta me 22 vota.

Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 4 vota më shumë në procesverbal, sesa në kuti.

Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Asllan Dogjani me -13 vota, Salvador Kaçaj me -18 vota dhe Ilda Zhulali me -10 vota.

Sa i përket Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka 120 vota më shumë, ministri Ervin Hoxha 99 vota më shumë, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 86 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 63 vota më shumë, dhe Erion Braçe me 19 vota plus.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 15 vota më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 6 vota. Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Mimi Kodheli -41.

Amerika sυΙmon Iranin: Βombardυesit B2 godasin centraΙet bërthamore! Reagon Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një ofensivë ajrore të drejtpërdrejtë ndaj tre centraleve bërthamore iraniane. Sulmi u konfirmua nga Presidenti Donald Trump përmes një postimi në platformën Truth Social, ku tha se operacioni ushtarak ndaj objekteve në centralet e Fordoë, Natanz dhe Esfahan ka përfunduar me sukses.

“Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordoë, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit,” deklaroi Trump, duke shtuar se një “ngarkesë e plotë bombash” ishte hedhur mbi kompleksin në Fordoë.

Sipas burimeve të cituara nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, bombarduesit strategjikë amerikanë B-2 janë përdorur në operacionin ajror. Më herët, këta avionë ishin parë duke u zhvendosur në bazën ajrore amerikane në Guam, duke ngritur spekulime për një ofensivë të afërt.

Zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes konfirmuan për mediat se bombarduesit B-2 ishin pjesë kyçe e misionit, duke goditur objektivat e identifikuara si pjesë e programit bërthamor iranian. Sulmet u kryen në një hark kohor të kufizuar dhe avionët janë kthyer tashmë drejt bazave të tyre në SHBA.

Presidenti Trump bëri të ditur se do t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë me një fjalim lidhur me këtë operacion, të cilin e quajti një “moment historik” jo vetëm për SHBA-në, por edhe për Izraelin dhe botën në tërësi.

“Ky është një MOMENT HISTORIK për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe botën. Irani tani duhet të bien dakord për t’i dhënë fund kësaj lufte. FALEMINDERIT!”, shkroi presidenti.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 22 Qershor  2025

Dashi

Venusi në bashkëpunim me Jupiterin do sjellin më shumë gëzim dhe hare në jetën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni mjaft bashkëpunues me partnerin tuaj dhe do e mbani gjithmonë të ngrohtë klimën në çift. Për asgjë nuk do keni ankesa dhe zemra do ndihet e përmbushur. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe nuk do arrini ta gjeni personin që bën fiks për ju. Në punë do dini të mbani përgjegjësi për gjithçka që do bëni dhe do justifikoni çdo hap të hedhur. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë kështu që mund t’i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër.

Demi

Gjatë kësaj dite do arrini të merrni nën kontroll jetën tuaj dhe gjërat do fillojnë të normalizohen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë më e qetë nga më parë dhe emocionet që do përjetoni do jenë më të forta. Nëse ende nuk keni hedhur hapa serioze, mendojeni seriozisht këtë gjë dhe bëjini premtime njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni edhe dashuri me shikim të parë në momentin që më pak do e prisni. Në punë do përballeni me tronditje goxha të forta. Disa eprorë do iu heqin disa të drejta të merituara dhe kjo do ju mërzitë pafundësisht. Me financat mund të keni disa probleme të vogla prandaj duhet të bëni kujdes.

Binjakët

Do keni imagjinatë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ju gjeni zgjidhje edhe gjërave që iu janë dukur të vështira. Ju të dashuruarit do kaloni një krizë shumë të vështirë dhe në disa momente do ndiheni plotësisht të përhumbur. As mbrëmja nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Ju beqarët duhet t’i pranoni ftesat që do ju bëhen sepse prej tyre jeta do ju ndryshojë rrënjësisht. Në punë do jeni të frymëzuar e të gatshëm për të bërë çdo gjë që mendoni të arsyeshëm. Financat nuk do jenë shumë delikate, gjithsesi mirë është të reflektoni gjatë para se të kryeni shpenzime.

Gaforrja

Do jeni gjatë gjithë kohës optimistë sot dhe pak e nga pak do arrini të zgjidhni edhe disa çështje delikate. Jupiteri do ua mbroje gjate gjithë kohës jetën ju të dashuruarve. Do jeni largpamës, bashkëpunues, tolerantë dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët askush nuk do iu ndalojë të gjeni partnerin ideal. Vërtet mund të lodheni paksa, por të gjitha përpjekjet do shpërblehen. Në punë do keni më shumë fat nëse merreni me tregti. Nëse jo do keni pak më shumë vështirësi, por sërish do ja dilni mbanë. Sektori financiar nuk do jetë i keq. Përfitoni nga rasti për të shlyer disa borxhe të hershme dhe për të hequr edhe ndonjë para mënjanë.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni si në ajër dhe shpesh nuk do dini çfarë të bëni më parë. Do gjendeni në dyshim të madh. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë kontradiktore. Herë do jeni të logjikshëm dhe do dashuroheni pa dorashka, e herë do debatoni ashpër dhe do merrni vendime të gabuara. Ju beqarët do kaloni mjaft peripeci derisa ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Gjërat në planin profesional nuk do ecin aq mirë sa ju do dëshironit, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten. Buxheti do ekuilibrohet tej mase falë masave të marra dhe falë mbështetjes së të afërmve.

Virgjëresha

Saturni do ju bëjë më seriozë gjatë kësaj dite dhe do e hidhni çdo hap pasi ta keni menduar me kujdes. Për ju të dashuruarit çdo gjë ka për të shkuar mirë. Do jeni gjithë kohës të lirë për t’u dashuruar pa dorashka, por edhe për të bërë ndonjë kritike. Ju beqarët do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa të arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni më tepër. Në punë do jeni shumë të aftë për ta përfunduar në kohë atë që keni nisur. Do gjeni edhe pista të reja për të arritur objektivat. Në planin financiar do mbizotërojë rregulli dhe qëndrueshmëria në çdo moment.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do keni goxha imagjinatë. Për ju që keni një lidhje asgjë e keqe nuk do ndodhë edhe pse në fakt keni thënë gjëra vërtet të gabuara. Partneri do jetë më tolerant dhe më i kuptueshëm. Ju beqarët do e pëlqeni vetminë dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sa më parë. Në punë do e siguroni më në fund atë që keni dëshiruar gjithmonë. Do ndërtoni edhe një stretegji më të mirë për të ecur para. Për financat do jete dite goxha delikate. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë ashtu si ju keni dashur kështu që bëni kujdes.

Akrepi

Në përgjithësi gjërat për ju do ecin shumë mirë. Do ndiheni të kënaqur dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Nëse keni një lidhje Venusi do ju udhëheqë dhe do ju mbështesë fort gjithë kohës prandaj çdo çast do jetë emocionues. Do jeni të dy palët të buzëqeshur kurdoherë. Ju beqarët do ndiheni mirë me personat që do njihni dhe do mendoni seriozisht të hidhni hapa. Në punë do jeni të pavendosur megjithatë deri në fund të ditës me ndihmën e kolegëve do arrini të merrni vendimet e duhura. Buxheti do ketë përmirësime të mëdha dhe do ndiheni të qetë për çdo hap që do hidhni. Lejojini vetes edhe disa investime afatgjata që do sjellin përfitime të majme.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet do iu mbështetin tej mase dhe do ua bëjnë jetën edhe më të bukur. Ju të dashuruarit do ndieni një nevojë jetike për t’u dashuruar edhe më shumë me atë që keni në krah dhe mund të bëni edhe disa çmenduri të vogla. Ju beqarëve ka mundësi t’iu plotësohen ëndrrat më të bukura dhe do filloni lidhje të mrekullueshme. Shumë emocione dhe surpriza do ketë sot. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera për të treguar vlerat që keni. Gjithçka për ju ka për të qenë më ndryshme tashmë e tutje. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse situata do jetë gjithë kohës nën kontroll.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do ndiheni gjithë kohës nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa të rëndësishme. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e tensionuar dhe në shumë raste do ndiheni keq. Edhe pa dashur do thoni fjalë lënduese dhe atmosfera do jetë gjithë kohës e nxehtë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të pranoni njohjet e reja, por kurrsesi nuk duhet të vendosni kuturu e pa marrë mendimin e të afërmve. Në punë mos u bën xhelozë për të tjerët, por mundohuni të bëni më tepër përpjekje për të arritur edhe ju atje ku keni ëndërruar. Për financat do jetë ditë e shkëlqyer. Mund të fitoni edhe ndonjë lotari.

Ujori

Do zoogjeni të zymtë gjatë kësaj dite, megjithatë gjërat d rregullohesh shpejt. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e bukur. Do jeni më të logjikshëm dhe do merreni vesh për gjithçka me njëri-tjetrin. Ju beqarët me shumë mundësi do takoni persona shumë të veçantë me të cilët do ja vlejë të krijohet një lidhje. Në punë duhet ta dëgjoni edhe për tepër intuitën sepse nuk keni për t’u penduar. Neptuni do ju ndihmojë dhe do ua bëjë gjërat shumë më të lehja nga më parë. Plutoni do ua mbrojë në tërësi financat, megjithatë edhe ju duhet të bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni.

Peshqit

Hëna do ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura gjatë kësaj dite. Do jeni më kërkues ndaj vetes dhe do arrini goxha lart. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën për të ruajtur një klimë sa më të qetë dhe falë ndihmës së partnerit do ja dilni mbanë. Të dy do bëni përpjekje, do toleroni dhe mbi të gjitha nuk do e humbisni asnjë moment komunikimin. Ju beqarët më mirë mos hidhni hapa sepse do vazhdoni të bëni gabime si më parë. Në punë, nëse synoni një post të ri, duhet të bëni akoma më tepër përpjekje. Asgjë nuk bie nga qielli kështu që mos ndaloni. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Bien çmimet e naftës

Trump shtyu vendimin mbi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran
Çmimet e naftës ranë këtë të premte pasi Presidenti amerikan Donald Trump vonoi vendimin mbi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran.

Nafta në bursën e Londrës ra me 2%, duke arritur në 77.28 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane me 0.7%, duke kapur vlerën 75.66 dollarë për fuçi.

“Megjithatë, ndërsa Izraeli dhe Irani vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë mund të ketë një veprim që përshkallëzon konfliktin dhe prek infrastrukturën e naftës,” shprehen ekspertët.

Frika është rritur për faktin se çdo mbyllje e Ngushticës së Hormuzit mund të kufizojë tregtinë dhe të ndikojë në çmimet globale të naftës.

Shtatë minuta errësirë totale! Kur do të ndodhë eklipsi diellor më i gjatë i mijëvjeçarit?

Eklipsi më i gjatë diellor i mijëvjeçarit tashmë ka një datë. Ky fenomen unik ka zgjuar tashmë interesin e astronomëve, agjencive hapësinore dhe entuziastëve të hapësirës në të gjithë botën.

NASA e përshkroi eklipsin si një shtrirje “pothuajse të përsosur” dhe vuri në dukje se asgjë e tillë nuk do të ndodhë përsëri për mijëvjeçarë. Observatorë dhe qendra studimi të ndryshme tashmë po planifikojnë misione të ardhshme për të dokumentuar fenomenin, si nga Toka ashtu edhe nga platformat në hapësirë.

Përtej veçantisë së tij, eklipsi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të hetuar në thellësi më të madhe atmosferën diellore, sjelljen e jonosferës së Tokës dhe aspekte të tjera që mund të analizohen vetëm gjatë këtij lloj ngjarjeje.

Në një kontekst ku kushtet astronomike luajnë një rol vendimtar, eklipsi i plotë paraqitet si thelbësor për brezat e ardhshëm të shkencëtarëve, eksploruesve dhe qytetarëve kuriozë.

“Zhdukja” e diellit

Për pak më shumë se shtatë minuta, rrezet e diellit do të zhduken para syve të atyre që janë në vendin e duhur, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme si në kujtesën kolektive ashtu edhe në arkivat e shkencës.

Eklipsi total diellor do të ndodhë më 16 korrik 2186 dhe tashmë konsiderohet më i gjati i regjistruar në historinë moderne. Faza totale e fenomenit do të zgjasë 7 minuta e 29 sekonda, një rekord që e tejkalon shumë eklipsin e vitit 2009, i cili zgjati 6 minuta e 39 sekonda.

Kohëzgjatja e saj e jashtëzakonshme shpjegohet nga një sërë kushtesh qiellore që rrallë përkojnë: atë ditë, Toka do të jetë në afhel, pika e saj më e largët nga Dielli, gjë që do ta bëjë yllin të ndihet më i vogël. Në të njëjtën kohë, Hëna do të jetë në perigje, distanca e saj minimale nga planeti ynë, duke i lejuar asaj të mbulojë plotësisht Diellin për një periudhë më të gjatë kohore.

Edhe pse është më shumë se 150 vjet larg, pritjet janë shumë të larta. Në atë datë, rruga e eklipsit do të kalojë pranë ekuatorit të Tokës, një zonë ku lakimi i planetit favorizon një kohëzgjatje më të gjatë të fenomenit. Ky shtrirje faktorësh nuk do të përsëritet për mijëra vjet, sipas vlerësimeve zyrtare.

Cilat vende do të përjetojnë errësirë totale?

Eklipsi diellor do të hedhë hijen e tij kryesisht mbi Oqeanin Atlantik, megjithëse do të kalojë edhe në zona të caktuara tokësore që do të bëhen pika të privilegjuara vëzhgimi. Midis këtyre, spikasin zona të Brazilit verior, Guianës Franceze, disa ishujve të Karaibeve dhe pjesë të Afrikës Perëndimore, si Gana dhe Togo.

Periudhat e errësirës totale në tokë do të jenë të shkurtra në krahasim me ato që do të ndodhin mbi det, por ato do të na lejojnë ta shqyrtojmë fenomenin në madhësinë e tij të plotë. Në këto minuta, qielli do të errësohet plotësisht, yjet do të jenë të dukshëm në mes të ditës dhe temperatura do të bjerë ndjeshëm.

Greqi/ 4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një plazh të Selanikut në Greqi, por që fatmirësisht pati një fund të lumtur për fëmijën dhe familjarët e tij.

Mediat fqinje raportojnë se një djalë i moshës 4 vjeç, me origjinë nga Serbia, teksa ishte duke u larë në plazhin e Nea Vrasnës, pësoi një krizë epileptike, duke rezultuar në mbushjen e mushkërive me ujë dhe ata kardiak.

Fatmirësisht, një mjek ndodhej aty pranë, i cili dhe ai ishte me origjinë nga Serbia dhe nisi të bëjë reanimacionin kardiopulmunar. Kjo bëri që i mituri të vinte në jetë, pak përpara se të vinte ambulanca. Më pas, fëmijës iu dha dhe oksigjeni i nevojshëm.

I mituri u dërgua në Qendrën Shëndetësore Nea Madytou, teksa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasjet me Iranin, Izraeli bën thirrjen FORTË popullit të tij: Përgatituni për…

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir, u bëri thirrje qytetarëve izraelitë që të përgatiten për një “fushatë të zgjatur” kundër Iranit. Ai deklaroi se objektivi është eliminimi i një kërcënimi të përmasave të tilla.

Zamir akuzoi Iranin se prej vitesh ka ndërtuar një plan të qartë për të shkatërruar shtetin e Izraelit dhe theksoi se IDF nuk do të qëndrojë pasive përballë zhvillimit të këtyre kërcënimeve.

“Ne po përgatitemi për një sërë zhvillimesh të mundshme,” tha ai, duke shtuar se “kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë. IDF është e përgatitur për këtë. Me çdo ditë që kalon, liria jonë e veprimit po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po zvogëlohet,” përfundoi Zamir.

Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon (Video)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte vetëm pak kilometra larg qytetit të Lezhës, (Ishull Lezhë), e cila tregon një sjellje të papranueshme nga efektivët e Policisë.

Sipas mediave lokale, një automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë, teksa po tentonte të kthehej nga e djathta në të majtë të rrugës, ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, ku siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kalimtarë të rastësishëm dhe vetë drejtuesi i makinës ndaluan për t’i dhënë ndihmën e parë.

Por, teksa ndalojnë qytetarët, të njëjtën gjë nuk e bën Polici. Një makinë policie, që ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes, kaloi ngadalë fare afër personit të shtrirë në rrugë, pa ndaluar dhe pa marrë asnjë masë për të verifikuar çfarë kishte ndodhur.

Pse vetëm disa vende mund të kenë armë bërthamore dhe të tjerat jo? Kjo është arsyeja

Vetëm një numër i vogël vendesh zotërojnë armë bërthamore: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut. Izraeli besohet gjerësisht se i ka, por as e konfirmon e as e mohon këtë.

Atëherë, pse disa vende mund të kenë armë bërthamore dhe të tjerat jo?

Përgjigjja qëndron në një marrëveshje të vitit 1968, të quajtur Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT. Ky traktat thotë se vendet mund të kenë programe bërthamore për qëllime civile, por asnjë vend tjetër nuk duhet të ndërtojë armë bërthamore përveç atyre që i kishin tashmë. NPT-ja është ligjërisht detyruese dhe shumica dërrmuese e vendeve e kanë nënshkruar, përfshirë Iranin.

Megjithatë, Izraeli, India, Pakistani dhe Sudani i Jugut nuk e kanë nënshkruar, ndërsa Koreja e Veriut është tërhequr nga traktati.

India dhe Pakistani nuk u njohën si shtete me armë bërthamore kur traktati hyri në fuqi, dhe nëse do t’i bashkoheshin tani, do të detyroheshin të çarmatoseshin. Sudani i Jugut është një shtet i ri që nuk ka program bërthamor.

Izraeli nuk e ka nënshkruar traktatin sepse ndjek një politikë të paqartësisë bërthamore si taktikë ndaj armiqve dhe nuk lejon inspektime të objekteve të tij bërthamore, të cilat do të kërkoheshin sipas NPT-së.

Irani, vendet arabe dhe të tjerë kanë kërkuar prej kohësh që Izraeli të vihet nën presion për t’u çarmatosur dhe për të qenë transparent mbi programin e tij bërthamor, duke e parë arsenalin e supozuar izraelit si burim tensioni rajonal dhe si kërcënim.

Irani gjithmonë ka mohuar se kërkon armë bërthamore dhe nuk posedon asnjë, megjithatë shumë vende nuk janë të bindura nga pretendimi i tij për qëllime paqësore.

Në vitin 2002 u zbulua se Irani kishte pasur një program sekret bërthamor që nuk lejohej nga NPT-ja, çka shkaktoi një krizë shumëvjeçare që në masë të madhe çoi në ngjarjet e sotme.

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles– Ramos më 18 qershor.

Advertisement
Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruan illyria.com.

Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike.

Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).

Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.

Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore.

Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.

Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional.

Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri, shkruan ky medium.

Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.

Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre.

Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen.