Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përυëIohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Dita e sotme, 18 Qershor 2025, pritet të karakterizohet nga një përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Pas disa ditësh me vranësira dhe reshje sporadike, moti do të rikthehet i kthjellët në shumë zona të vendit, ndërkohë që në disa rajone malore mund të ketë reshje të izoluara gjatë pasdites.

Sipas parashikimeve të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike, mëngjesi i ditës së nesërme do të nisë me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ultësirës perëndimore, ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në verilindje dhe juglindje.

Temperaturat do të pësojnë rritje graduale, ku maksimumet do të arrijnë në 34°C në qytete si Elbasan, Berat dhe Fier, ndërsa në bregdet do të variojnë nga 28°C në Durrës deri në 31°C në Vlorë. Minimumet në mëngjes do të jenë të ulëta në zonat malore, me Kukësin dhe Peshkopinë që zbresin deri në 13–14°C.

Në Tiranë, dita do të jetë me diell, me vranësira kalimtare pasdite. Temperaturat do të shkojnë nga 19°C në mëngjes deri në 33°C në mesditë. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 20 km/h.

Në veri, Shkodra dhe Tropoja pritet të përjetojnë mot të kthjellët paradite, ndërsa pasdite mund të ketë reshje afatshkurtra shiu në zonat e larta. Ndërkohë, në Lezhë dhe Malësinë e Madhe moti do të mbetet i qëndrueshëm.

Në jug, Gjirokastra dhe Tepelena do të shohin një rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa reshje të lehta parashikohen në zonat përreth Ersekës dhe Kolonjës në orët e vona të pasdites.

Parashikimi i erës dhe detit: Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me intensitet të ulët, ndërsa deti do të jetë i qetë në brigjet shqiptare, duke favorizuar lundrimet dhe aktivitetet detare.

Agjentët e Mossad-it në zemër të Iranit/ Si Izraeli përdori vajza të trajnuara për të hyrë në vendet që goditi

Për të identifikuar liderët ushtarakë, shkencëtarët dhe vendet për të goditur, inteligjenca izraelite përdori burra dhe gra të integruar në mënyrë perfekte në Iran. Një legjion i huaj agjentësh dyfish sekret, sepse ata u rekrutuan larg Izraelit: këta janë ekzekutorët pa emër që thuhet lejuan Mossad-in të depërtonte në rrugët e Teheranit dhe shkretëtirat e bazave të raketave, duke i lejuar ata të gjenin rezidencat e njerëzve dhe shkencëtarëve kryesorë të regjimit që punuan për bombën atomike.

Burra dhe veçanërisht vajza, të përzgjedhur në vende që nuk ngjallin dyshime dhe të trajnuar për vite përpara se të hyjnë në veprim. Hipoteza u formulua në vitin 2021, kur dronët e nisur nga territori iranian i vunë flakën një qendre kërkimore bërthamore.

Konfirmimi erdhi vitin e kaluar, kur një rrjet spiunësh izraelitë u arrestua në Turqi: ata ishin kryesisht qytetarë palestinezë ose sirianë, të punësuar nga inteligjenca e shtetit hebre. Të rinjtë që i përkisnin pakicave shiite të Afganistanit, diasporës libaneze dhe ish-republikave sovjetike të Azisë dyshohet se u përzgjodhën për misionet në Iran.

Përveç tyre, do të kishte evropianë, amerikano-jugorë dhe arabë, të zgjedhur nga qytetarët e vendeve me interesa të forta ekonomike në Teheran, të cilët mund të gjejnë më lehtë strehë.

Mossad-i fillimisht, shpesh ua besonte operacionet e tij hebrenjve që u rritën në komunitetet evropiane, amerikane ose arabe. Sot edhe ata kanë nevojë për njerëz që janë në gjendje të përshtaten në një komb të mbyllur dhe mosbesues si Republika Islamike.

Më të mirat ishin vajzat, të afta për t’u ftuar në vilat e të fuqishmëve në kodrat e Teheranit, si dhe në ndërtimin e bombave apo gjuajtjen me saktësi.

Disa prej tyre, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, do të kishin “shënjuar” shtëpitë e krerëve të Pasdaranit me tregues lazer: një gjurmë e ndjekur nga raketat “Spice” të hedhura nga avionët luftëtarët e valës së parë.

Të tjera shoqëruan në shkretëtirë patrullat e sulmuesve që zbritën nga qielli për të goditur armët kundërajrore vetëlëvizëse nga pas dhe për të shpërndarë retë e dronëve vrasës pranë vendeve të fshehta të raketave balistike. Më pas ato u zhdukën pa gjurmë.

Prej 72 orësh drejtuesit e teokracisë jetojnë në psikozën e kolonës së pestë: kudo ka arrestime dhe kontrolle.

Udhëheqësit po kërkojnë furishëm strehimore, por në të njëjtën kohë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin për të menaxhuar zhvillimet dramatike të situatës: telefonatat dhe bisedat, sado të koduara, bëhen gjurmë elektronike që nuk u shpëtojnë avionëve spiunë të Mossad duke i lejuar ata të drejtojnë agjentët në terren drejt drejtimeve të reja. Me një kthesë të mundshme: tani që ata kanë kontrollin e plotë të ajrit dhe nuk kanë më frikë nga zjarri kundërajror, izraelitët mund të guxojnë të nisin sulmet e parashutistëve kundër bunkerëve të raketave nëntokësore ose laboratorëve bërthamorë, ku bombat nuk mund të depërtojnë.

Ata kanë bërë tashmë diçka të ngjashme në Siri. Veprimi në tunelet iraniane mund të jetë shumë i rrezikshëm, por nuk duket se ka ndonjë alternativë për të pushtuar bazat e gërmuara në barkun e maleve. Marrë nga La Peppublika.

U mbyt në lumë në Greqi, pas dhurimit të organeve 12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe! Babait të Kleonit i jepet leje për të marrë pjesë në funeralin e të birit

Një ngjarje tragjike ndodhi në Greqi ku 12-vjeçari shqiptar, Kleoni dhe shoku i tij, Spiros (i cili hyri në ujë për ta shpëtuar) u mbytën në lumin Arahtho të Artës.

Dy të miturit u nxorën nga uji nga një emigrant shqiptar me origjinë nga Berat, por pavarësisht ndihmës mjekësore u shpallën klinikisht të vdekur dhe prindërit e tyre vendosën të dhuronin organet.

Kleoni 12-vjeçar do të prehet në Shqipëri, ndërsa autoritetet greke i kanë dhënë leje babait të të miturit të marrë pjesë në varrim.

I ati i viktimës ishte i shqetësuar se nëse do merrte pjesë në funeralin e të birit, nuk do të ishte në gjendje të kthehej në Greqi.

Ministri i Imigracionit, Makis Voridis, duke folur për Action 24, njoftoi se “shteti grek do t’i japë një leje qëndrimi për arsye humanitare, që do t’i lejojë babait të shkojë dhe të kthehet, me qëllim që të marrë pjesë në shërbimin mortor në Shqipëri”.

Siç theksoi Voridis, “ky është një lehtësim për lëvizjen e tij”, duke shtuar se tashmë ekziston një kuadër institucional që parashikon raste të tilla “të jashtëzakonshme”.

Ndërkohë veshka dhe pankreasi i djalit 12-vjeçar do të transplantohen në Patra në vend të Selanikut, pas një vendimi të marrë nga mjekët. Marrësi do të jetë një burrë 40-vjeçar nga Peloponezi perëndimor.

Procesi i marrjes dhe transplantimit të organeve të dy djemve filloi të hënën. Pavarësisht dhimbjes, prindërit e të dy fëmijëve treguan forcë dhe solidaritet të madh, duke u dhënë “dritën jeshile” mjekëve për të marrë organet e vogëlushve.

Transplantet e para të organeve të 14-vjeçarit janë kryer tashmë, me marrësit që kanë pranuar dhuratat e jetës nga dy fëmijët.

Kush e përdor?/ “Makina e bllokuar lëviz në Fier”, pronari denoncon veprimet e Policisë

Një automjet i bllokuar nga policia lëvizte lirisht në qytetin e Fierit, kur duhej të qendronte te pika e bllokimit e Policisë së Shtetit.

Automjeti tip “Fiat” iu bllokua një banori të Fierit, pasi u kap me 1 cigare hashash për përdorim personal. Por, pronari e ka parë në lëvizje. Madje, polici që duhet t’a ruante i thotë se e morën në Komisariat.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Genci dhe Igli Taka, të cilët dyshojnë se mjeti lëvizte nga punonjës policie. “Djalin e kanë kapur dy a tri herë, e kanë mbajtur disa ditë brenda dhe e kanë liruar. Tani djali gabim e ka, por s’kam çfarë t’i bëj është përdorues i lëndëve narkotike. Ka ikur në Gjermani dhe ka punuar dhe unë e detyrova që të kthehej se ne, prindërit e tij, jemi të sëmurë dhe s’ka kush të kujdeset. Të dy me ilaçe dhe nuk lëvizim dot” thotë babai, duke shtuar se i ka kërkuar që të marrë edhe një makinë.

Automjeti është tip Fiat. Babai dhe vetë djali pohojnë se e kanë parë mjetin duke lëvizur lirisht në qytetin e Fierit. “Shkojmë te Policia e Fierit dhe na thonë se është te pika e bllokimit. Ne e kemi parë në lëvizje, se e njohim nga pjesa e pasme, pasi në vend të shenjës Fiat ka një shenjë tjetër, tip pistolete” thotë djali. Ai shton se ka shkuar te policia disa herë, por asnjë përgjigje, ndërsa thotë se përveç policisë askush s’mund t’a marrë makinën nga pika e bllokimit.

Pas denoncimit, djali shkoi te pika e bllokimit. Takon punonjësin e policisë, teksa i kërkon që të shohë makinën. Polici i thotë se aty është dhe ai nuk lejohet që ta shohë pasi është e bllokuar. Djali e pyet se e ka parë makinën në lëvizje në Fier dhe nëse ka ndonjë dokument a procesverbal se përse ka lëvizur. Polici i thotë se shko pyet te Komisariati se ata e dinë. Ai pranon se mjeti ka lëvizur nga pika e bllokimit, por nuk jep detaje. Madje, i thotë që të largohet se tani as foto s’do që t’i bëjë mjetit.

Grupi i Fiks Fare shkoi te pika e bllokimit dhe takoi policin, të cilin e gjejnë me një bluzë të bardhë. E pyesin nëse është polic, ndërsa thotë se po, dhe uniformën e ka lënë te vendroja. Polici thotë se makina është brenda në pikë, por nuk pranon që Fiksi ta filmojë pasi duhet autorizim.

Gazetarët e pyesin se përse lëviz makina, ndërsa ai largohet dhe mbyll derën nga brenda. Qendron disa minuta dhe del, teksa Fiksi e pyet se kush e lejoi makinën që të dalë. Ai pranon se ka dalë dhe se ka shkuar në komisariat.

Fiksi telefonin oficerin e Policisë Gjyqësore që ka bërë veprimet dhe ka sekuestruar makinën tip Fiat. OPGj thotë se makina është bllokuar, ka një vendim dhe më pas është futur në pikën e bllokimit. Fiksi i thotë se makina ka lëvizur dhe se është parë duke lëvizur në qytetin e Fierit. OPGj thotë se s’ka dijeni dhe se makina aktualisht është në pikën e bllokimit.

Fiksi e kërkon që ta shohin, ndërsa OPGj i thotë se po dhe i kërkon grupit të Fiksit që t’a marrin në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pasi pika e bllokimit është në afërsi të qytetit të Patosit. Makina e Fiks Fare shkon te drejtoria bashkë me qytetarin dhe kur shkon atje, OPGj telefonon Fiksin dhe thotë se ka ardhur shkresa dhe se qytetari të paraqitet për t’a firmosur dhe për t’a marrë që sot makinën.

Denoncuesi rikthehet te Pika e Bllokimit me letrën e OPGJ-së, ndërkohë që më vonë vjen edhe oficeri me makinën e policisë. Ai thotë se s’ka dijeni që makina të ketë dalë dhe se mjeti ka qenë te pika e bllokimit. Qytetari merr makinën. “Te vendi që e mora e kontrollova disa ditë më parë dhe s’e gjeta. Kësaj herë më thanë se është dhe e mora. Është në gjendje pune. Falenderoj emisionin ‘Fiks Fare’ që më ndihmoi për ta marrë” përfundon Igli.

***

Pika e Bllokimit të makinave në Fier

Qytetari – Jam prapë ai djali, dua të shihja pak atë FIAT-in.

Polici – Po për çfarë do t’a shikosh ti atë?

Qytetari – Dua të shikoj gjërat fizike të mjetit unë.

Polici – Nuk të lejohet pa shkresa, FIAT-i aty është. Merr shkresë nga Ilia (Oficeri) dhe hajde këtu. Mjeti aty është, do që t’i bëj unë fotografi atje?

Qytetari – Po. E mira është që t’a shikoj edhe vetë unë.

Polici – Jo, nuk lejohet brenda.

Qytetari – Mund të vemi ta shikojmë bashkë?

Polici – Jo!

Qytetari – Po si jo?!

Polici – Të lutëm s’i bëj as fotografi. Këtu është futur me letra ajo, nuk të njoh ty unë, njoh letrat.

Qytetari – Ore erdhëm e pamë bashkë?

Polici – Po, ishte gabimi im që të futa brenda.

Qytetari – Po ishte makina?

Polici – Ishte!

Qytetari – Ku ishte?

Polici – Aty ishte.

Qytetari – Nuk e kam parë!

Polici – Ka qenë në komisariat, nga komisariati ka ardhur këtu. Të thashë unë që në komisariat s’të japin shpjegime?

Qytetari – Jo.

Polici – Hë të thashë unë?

Qytetari – Jo se me letra më rezultonte se ishte këtu makina.

Polici – Jo.

Qytetari – Ne e pamë në dosje bashkë, e pamë bashkë?

Polici – Po e pe në dosje po ishte marrë për verifikim në komisariat. Ik merr oficerin këtu dhe nëse s’është makina do të mbaj unë përgjegjësi.

Qytetari – Ok po e marr unë në telefon.

Polici – E bëra unë problem atë që e mbajnë atje ata …

Qytetari – Po e marr unë në telefon.

Polici – Nuk ka mundësi se vete unë në burg. Po makinën e kishin marrë ata, e kishin çuar atje.

Qytetari – (Telefonon Oficerin)

Oficer – Alo!

Qytetari – O Ilia si je ti?

Oficeri – Mirë si je ti.

Qytetari – Ore jam te pika e bllokimit me këtë rojën …

Polici – Ik merr shkresat do të fus unë. Unë atë ditë e bëra problem e të thashë që …

Qytetari – Mjeti nuk ishte …

Polici – Edhe njëherë, mjeti ka qenë në komisariat! Ishte shënimi që ka dalë në datën.

Qytetari – Po ça date?

Polici – Në datën 16.

Qytetari – Ore mjetin e pamë bashkë që s’ishte aty.

Polici – Edhe njëherë. Atë ditë kishte ikur, e ke me shkrim.

Qytetari – Kishte ikur?

Polici – Ka dalë me shënim!

Qytetari – Me ça urdhri, më trego urdhrin?

Polici – Ka dalë me shënim ore.

Qytetari – Më trego urdhrin!

Polici – Ore ka vajtur në komisariat ore.

***

Ballafaqimi i grupit të Fiks Fare me policin e Pikës së Bllokimit

Gazetari – Ti je roje këtu?

Polici – Jam polic, s’jam roje!

Gazetari – Ëë polic! Të pash me A… (bluzë)!

Polici – U bëra me djersë

Gazetari – Ne për një makinë, na thanë që s’është këtu!

Polici – Po.

Gazetari – Është kjo AB899NU e Gencit.

Polici – Po, ja do ta …

Gazetari – Është këtu brenda apo jo?

Polici – Po.

Gazetari – Do na e tregosh?

Polici – Po.

Polici – (Mbyllet te vendroja) Një sekondë, prit!

Gazetari – Po mos e kyç!

Gazetari – Është aty brenda?

Polici – E garantuar, të garantoj unë.

Gazetari – Po pse lëviz kjo nga pika e bllokimit? Pse ka lëvizur?

Polici – S’ka lëvizur!

Gazetari – Sapo it he Iglit …

Polici – Ka shkuar në komisariat!

Gazetari – Po pse ka qenë në komisariat?

Polici – Për verifikim ata.

Gazetari – E morën ata të komisariatit?

Polici – Po!

Gazetari – Ke mbajtur procesverbal që ka dalë për në komisariat?

Polici – Po ore.

Gazetari – Në ça date? Në ça date ka dalë? Kur ka ardhur?

Polici – Këtu nuk lejohet këtu, dale të marr shefin unë dhe të jap …

Gazetari – Tani kur ka dalë, kur ka dalë?

Polici – Ta jap unë me data, të marr shefin unë edhe … Të marr shefin unë!

Gazetari – Sot është këtu brenda?

Polici – Po.

Gazetari – Kur e kanë sjellë?

Polici – Zotëri është brenda.

Gazetari – Kur e kanë sjellë?

Polici – Unë erdha mora shërbimin sot ishte brenda.

Gazetari – Kur ka ardhur, na e shiko dhe na e verifiko pak.

Polici – Po mirë të flas me shefat.

Gazetari – Po na e shiko te procesverbali.

Polici – Të flas me shefat, të lutem, të lutem. Diç çik nga dera.

Gazetari – Mos më prek …

Polici – Po të jetë po ashtu ik mos na … Unë them ik nga dera komunikojmë bashkë.

Gazetari – Mos më shty.

Polici – S’po të shtyj! (Futet sërish brenda vendrojes dhe kyç derën)

Polici – Urdhëro zotëri?

Gazetari – Mundesh?

Polici – Jo nuk mundesh pa autorizim. Mjeti s’ka lëvizur, aty është. Merr autorizim atje dhe hajde. Merrni autorizimin atje dhe mjetin e keni brenda.

/Emisioni “Fiks Fare”

“Anuloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë lojtarin e kombëtares

Një tjetër prapaskenë e çuditshme ka ardhur për trajnerin Silvinjo dhe mënyrën sesi ai po e menaxhon situatën në grup. Në ndeshjet e fundit ra në sy lënia jashtë e mbrojtësit Enea Mihaj. Por përse ndodhi ky përjashtim? Gazetari Altin Sulce, ka treguar prapaskenën se çfarë ka ndodhur në këtë rast. Sipas tij, Silvinjo i ka kërkuar Enea Mihajt që të vinte tre ditë para grumbullimit në Tiranë. Ndërkohë Enea Mihaj martohej të dielën dhe Shqipëria grumbullohej të hënën.

Madje mbrojtësi ka marrë edhe leje nga Silvinjo, të paktën e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi trajneri i Shqipërisë e ka refuzuar. Tërësisht e habitshme jo vetëm për faktin se një gjë e tillë është prioritet, pra kurorëzimi i një cifti dhe krijimi i familjes, vecanërisht duke ditur se nuk do të humbiste thuajse asnjë ditë stërvitje, por edhe për faktin se Enea Mihaj vjen i fundit në rend kur bëhet fjalë për qendër mbrojtësit dhe nuk është përdorur thuajse kurrë.

“Unë kam një informacion, Mihaj nuk është grumbulluar pasi Silvinjo i ka thënë: “Hajde tre ditë para grumbullimit”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën, ndërkohë Mihaj kishte dasmën, do të martohej. Silvinjo nuk ishte dakort, ndërsa për Mihajn kishte vetëm një zgjidhje, të shtynte martesën, ndërkohë që ekipi të hënën do të grumbullohej gjithsesi. Mihaj kishte kërkuar leje, martohej të dielën, por Silvinjo e kërkon ditë para”, tha Sulce.

Adrola e konfirmon lidhjen me Capital T-në

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi dhe reperi kosovar Capital T po e bëjnë gjithnjë e më të dukshme lidhjen e tyre, duke ndarë herë pas here momente të ëmbla me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Pak javë më parë, çifti u pa së bashku në Toskanë të Italisë, një nga vendet më romantike për pushime.

Capital T publikoi disa foto nga udhëtimi, ndër to edhe një ku shihet dora e kapur e modeles bukuroshe — një detaj që s’u shpëtoi fansave.

Së fundmi, shkëmbimet e tyre në Instagram kanë ngritur akoma më shumë dyshimet, ose më saktë, i kanë kthyer ato në një siguri për ndjekësit.

Në një postim të Adrolës nga pushimet, Capital T nuk ngurroi të komentonte me një zemër të kuqe, ndërsa modelja komentoi në fotot e reperit me një përshkrim shumë më romantik: “Ky është tipi im”.

Epo, dashuria duket qartë se është në ajër për këtë çift simpatik. Tani neve na mbetet vetëm të pyesim: A do të kemi dasmë këtë verë, apo do na surprizojnë papritur?

Lanë foshnjen jashtë në ballkon duke qarë dhe vetë shkuan të flinin, arrestohen dy prindërit në Greqi. Video

GREQI- Dy prindër bullgarë janë arrestuar në Greqi, pasi lanë në ballkon foshnjën e tyre 11-muajshe dhe vetë shkuan të flinin të pashqetësuar brenda në banesë. Të qarat e tij kanë nxitur oficerët e policisë që patrullonin në qendër të qytetit të kontrollonin se çfarë po ndodhte.

Kur mbërritën te apartamenti, u habitën kur zbuluan se fëmija ishte vetëm, me dyert e ballkonit të mbyllura, ndërsa brenda shtëpisë dy prindërit po flinin me tre fëmijët e tjerë.

Protothema.gr ka publikuar edhe pamjet e regjistruara me celular nga një fqinj i familjes në orët e para të së hënës, ku shihet foshnja e vetme 11-muajshe, në ballkonin e katit të katërt, brenda karrocës dhe të mbuluar me një batanije.

Ndaj dy prindërve është ngritur një padi për ekspozimin ndaj rrezikut të një të mituri. Sipas informacioneve, prindërit dyshohet se kanë pretenduar se e kanë lënë fëmijën në ballkon “për t’uShënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Macron i pëshpërit diçka në vesh, shikoni reagimin epik të Meloni-t (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kap nga kamera duke rrotulluar sytë pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka gjatë tryezës së rrumbullakët të samitit të G7-s.

Momenti, i regjistruar në resortin luksoz Kananaskis, ndodhi ndërsa liderët botërorë po përballeshin me krizat në rritje në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Meloni u përkul për të dëgjuar Macron-in, por reagimi i saj la të tregojë se nuk mbeti aspak e impresionuar.

Ndërkohë, në një episod tjetër të samitit, kryeministri kanadez Mark Carney ndërpreu në mënyrë të sikletshme presidentin amerikan Donald Trump, teksa ky po pyetej mbi çështjen e emigracionit, duke këmbëngulur se “ishte koha për të nisur takimin”.

Tensionet u rritën edhe më tej kur Trump deklaroi se përjashtimi i Rusisë nga G7 në vitin 2014 ishte një “gabim i madh” — duke e fajësuar këtë vendim për pushtimin e Ukrainës nga Putini.

VIDEO

Rama te dasma e Alex Soros, Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin: Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes!

Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George Soros u martua të shtunën me Huma Abedin, strategia politike dhe një nga ndihmëset e afërta të Hillary Clinton. Ceremonia martesore u zhvillua te shtëpia e çiftit në Water Mill, New York.

Dasmës iu bashkuan mjaft të ftuar VIP si politikë, bota e biznesit, medias dhe showbizit. Bill e Hillary Clinton, Kamala Harris e financieri i njohur britanik James Rothschild ishin të pranishëm gjatë ceremonisë. Pamjet dhe dasmës përrallore u publikuan nga revista Vogue.

Vogue ka veçuar edhe një foto të kryeministrit Edi Rama me dhëndrin Alex Soros. Kreu i qeverisë shqiptare ishte ndër të ftuarit VIP të Soros.

Revista shkruan gjithashtu se Rama ka ngritur edhe një dolli për çiftin, duke shtuar se nuk kanë munguar as batutat dhe momentet gazmore me protagonist kryeministrin shqiptar. “Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një thënie rreth preferencës për vejushat e divorcuara. Duhej të ishe aty për ta kuptuar!”, shkruan Vogue.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Abedin dhe Soros kishin planifikuar fillimisht të martoheshin fshehurazi, por plani ndryshoi gjatë një feste fejese të organizuar bashkë nga ish-Zonja e Parë dhe Sekretare e Shtetit dhe shefja e hershme e Abedin, Hillary Clinton, për të cilën ajo filloi të punonte si praktikante në moshën 19-vjeçare, ndërsa studionte në Universitetin George Washington.

Alex Soros, 39 vjeç, është bërë një figurë gjithnjë e më e rëndësishme në botën e donatorëve progresistë. Ai ka një doktoratë në histori dhe ka marrë në dorë financimet që më parë i menaxhonte babai i tij, George Soros, tani 94 vjeç. Alex e ka quajtur veten “më politik” se babai dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Çifti shpalli fejesën në korrik të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Bruksel/ Komisioni Europian gjobit 400 mln euro Greqinë për mashtrim me subvencionet bujqësore

Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm, raporton sot portali Politiko.

Brukseli ka urdhëruar Athinën të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.

Agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e subvencioneve të BE-së është akuzuar gjithashtu për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren

Vendimi për gjobën pasoi një skandal të madh rreth mashtrimit në lidhje me fermat greke, i cili është objekt i një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO), kujton Politiko.

EPPO po heton dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë, duke i privuar kështu fermerët e vërtetë nga paratë që meritonin.

Qeveria greke njoftoi muajin e kaluar se do të mbyllte agjencinë shtetërore për mbikëqyrjen e subvencioneve bujqësore, OPEKEPE, e cila është nën hetim.