Trump lëshon paralajmërimin E FORTË: Evakuohuni të gjithë MENJËHERË nga Teherani!

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum ndaj iranianëve në Teheran, duke u kërkuar të evakuohen menjëherë nga kryeqyteti i Iranit.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social Truth, Trump thotë se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen e tij për armët bërthamore.

Mbetet e paqartë nëse Trump ka dijeni për ndonjë operacion që pritet të ndodhë ndaj Iranit në vijim.

“Irani duhej ta kishte nënshkruar “marrëveshjen” që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, shkruan Trump.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114695407357588413/embed

17 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84 lekë dhe do shitet me 85.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114 lekë dhe do shitet me 115.3 lekë.

Tensione gjatë rinumërimit të votave, Himçi: Fletët pa vulë kanë shkuar për PS-në

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Gjatë këtij procesi, kandidati për deputet Blendi Himçi bashkë me vëzhguesit e PD-së, kontestojnë rinumërimin, duke pretenduar që fletë pa vulë janë konsideruar si të vlefshme për PS-në.

“Fleta hyn te kutia e të vlefshmeve, është vetëm më një vulë dhe vazhdojnë e konstatojnë si të vlefshme, dhe vota sigurisht është për PS-në. Edhe fleta tjetër, që s’ka vulë farë është shënuar e vlefshme për numrin 5, për PS-në, pjesë e trenit bullgar. Po kërkojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Duhet bërë korrigjimi edhe i tabelës por jo vetëm, edhe konstatimi për pavlefshmëri i kësaj kutie. Për sa kohë futet një fletë bosh, e cila ka krijuar trenin bullgar dhe shikoni dhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dali e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë lidhur me këtë kuti votimi. Ky është një proces që ne e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu dhe është një situatë skandaloze”, tha Himçi.

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

Një uzinë për pasurimin e uraniumi e ndërtuar nën tokë, e aftë t’iu rezistojë sulmeve me raketa pa pësuar shumë dëme: vetëm amerikanët kanë bombat e duhura për ta dëmtuar atë.

Çelësi është i mbrojtur nga “mali i shenjtë”, objekti bërthamor i Fordow-it. Është brenda këtij bunkeri gjigant që Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për pasurimin e uraniumit. Një objektiv i vështirë edhe për aviacionin izraelit, që deri tani ka qenë në gjendje vetëm të “gërvishtë” pjesën e jashtme të këtij impianti jetik.

Republika Islamike, që në ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes gjithçka ndodhte në Lindjen e Mesme. Duke mbajtur parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve. Për tetë vjet ka luftuar me Irakun, duke përdorur edhe raketat tokë-tokë, një mjet lufte që sot është i pazëvendësueshëm. Gjatë asaj periudhe, Irani ishte dëshmitar i sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor irakian të Osirakut, akti i parë i kundër-proliferimit i ndërmarrë nga Tel Avivi. Dhe e kuptoi se, nëse dëshironte të zhvillonte sektorin atomik, duhej të mendonte edhe si ta mbronte atë.

Kështu lindi plani për ndërtimin e strukturave nëntokësore, të afta për të përballuar goditje, siç është Fordow dhe, më së fundmi, Kolan Gaz, në jug të Natanzit.

Ndërtimi i “laboratorit” nisi gjatë viteve 2006-2007, ndërsa regjimi e pranoi ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, e përkryer për t’u përdorur si “strehë”. Sipas disa interpretimeve, ekziston edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow-it ka pasur një përqindje të lartë “dëshmorësh” gjatë konfliktit me trupat e Sadam Huseinit dhe ndodhet jo shumë larg qytetit të shenjtë të Qomit, një pikë referimi për fenë shiite.

Natyrisht, ky aspekt i dytë është i parëndësishëm në krahasim me kërkesat për siguri dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike. Impianti do të përbëhet nga një sërë hapësirash të mëdha, ku janë vendosur pajisjet.

Një raport i institutit britanik RUSI vlerëson se këto hapësira ndodhen në një thellësi prej 90-100 metrash – mjaftueshëm për të përballuar një sulm ajror izraelit.

Aviacioni disponon armë anti-bunker dhe ka përdorur shumë të tilla për të eliminuar drejtuesit e Hezbollah-ut që strehoheshin në galeri të ndërtuara nën ndërtesa, por nuk ka në arsenalin e tij bombat GBU-57A të zhvilluara nga Pentagoni, që mund të lëshohen vetëm nga bombarduesit B-2.

Pikërisht për këtë arsye, këto ditë vëzhgues dhe diplomatë kanë përsëritur në media: vetëm me një ndërhyrje amerikane është e mundur të dëmtohet Fordow, dhe as kjo nuk është e sigurt.

Janë formuluar disa hipoteza, duke marrë parasysh shtresat e betonit, dheut dhe materialeve të tjera të përdorura nga punëtorët për ta kthyer “qendrën” në një fortesë. Por gjithmonë me një dozë dyshimi për shkak të mungesës së të dhënave të sakta. Mbrojtja e brendshme shoqërohet nga kundërmasa përreth perimetrit, për të parandaluar sulme nga komando të huaja.

Disa muaj më parë, një rikonstruksion i publikuar në New York Times për planet e IDF-së nuk përjashtonte një ndërhyrje të forcave speciale pas një sulmi ajror, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaftueshëm të fuqishme. Dhe një aksion i trupave elitare izraelite në Siri, në mars, me inkursionin në fabrikën e fshehtë të raketave nëntokësore në Maysaf, u interpretua nga disa si një provë gjenerale në funksion të një operacioni të mundshëm në Iran.

Është e pritshme që pasdaranët të kenë shtuar numrin e trupave për ta bërë tepër të rrezikshme çdo ndërhyrje të armikut, apo edhe një sabotim të thjeshtë, një tjetër metodë e përdorur nga Mossad për të dëmtuar Natanzin.

Por ka disa letra që mund t’i luash vetëm një here, kundërshtari mëson mësimin, edhe pse pikërisht episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka bërë deri në fund detyrën, mes gabimeve dhe nënvlerësimeve. Në rrethana si këto, informacionet mund të shërbejnë si mjegullnajë, aq më tepër në një krizë të pafundme, me skenarë të përsëritur dhe një kuadër gjithnjë e më të paqëndrueshëm./Burimi: Corriere della Sera

Irani nis një valë të re sυΙmesh me raketa, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat shtetërore iraniane.

Ushtria iraniane ka paralajmëruar qytetarët izraelitë që të evakuohen menjëherë, në pritje të goditjeve të mëtejshme.

Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e vendit, ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj banorëve të asaj që e quan “Territoret e Pushtuara”, duke iu referuar shtetit të Izraelit, që të evakuohen për të mbijetuar.

Televizioni shtetëror iranian shton se sulmet do të vijojnë si përgjigje ndaj goditjes ajrore që shkatërroi selinë e transmetuesit iranian në Teheran.

Po ashtu, forcat ushtarake iraniane kanë urdhëruar evakuimin e selive të televizioneve izraelite Channel 12 dhe Channel 14, të cilat mendohet se mund të jenë objektiva të drejtpërdrejta të sulmeve të radhës.

Më herët gjatë ditës, ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani ka vepruar në përputhje me të drejtën për vetëmbrojtje, duke ndërmarrë “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat, sipas tij, janë drejtuar ekskluzivisht kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës përkatëse në territorin izraelit.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përpoq të bëjë një ndarje të qartë midis objektivave të Izraelit dhe atyre të Iranit.

Ai deklaroi se Izraeli ka goditur vetëm kërcënime bërthamore dhe raketore, ndërsa akuzoi Iranin për sulme të qëllimshme ndaj civilëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten.

“Kam 35 çipa në trup”, 2 denoncime të pazakonta në “Tak Fak”: Na përndjekin, mikroçipat i kemi në trup e dhëmballë, ja arsyet… (Video)

Dy denoncime të pazakonta kanë mbërritur në redaksinë e emisionit “Tak Fak”. Dy qytetarë, njëri që banon prej vitesh në Gjermani dhe një tjetër që jeton në Shqipëri, mendojnë se kanë rënë pre e një përndjekje, shumë të ndryshme nga ajo klasike, siç bëhej dikur këmba këmbës. Ata thonë se përndjekja bëhet me anë të mikroçipave që u janë vendosur në trup, por nuk dihet se nga kush.

Madje as ata vetë nuk e dine, ashtu siç nuk dinë qëllimin përse janë ata të përzgjedhurit.

“Jam Enver Smira dhe dua të denoncoj një rast që më ka ndodhur. Sipas shenjave mendoj se kam 35 çipa në trup. Janë dy lloje, më së shumti janë të holla e të gjata dhe në formën e orizit të tjerat, futen në një gjilpërë në lëkurën tënde dhe këto më japin rrezik, të mpihet trupi nga rrezet, nuk ke fuqi”, thotë denoncuesi.

Ndërsa një tjetër denoncuese e intervistuar nga gazetari i “Tak Fak”, Marsel Rupi, thotë se e përgjojnë dhe në fund të 2019 e ndjente se monitorohej.

“Më kanë vendosur përgjues në dhëmballë. Kanë qëllim të më kontrollojnë se ku jam. Nuk ma marrin përsipër dentistët ta heqin mikroçipin. Jam e sigurtë që shumë njerëz e dinë por nuk flasin. Dyshoj te individë, por jo te institucione. Dhe kjo është shumë shqetësuese”, thotë gruaja për “Tak Fak”.

Furnizonte me para shërbimin izraelit të spiunazhi, ky është shqiptari që rrezikon 35 vite burg

Liridon Rexhepi, shqiptari nga Kosova i akuzuar se ka vepruar si koordinator financiar për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad në Turqi, do të përballet me deri në 35 vjet burg, sipas një aktakuze të ngritur nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit.

Aktakuza, e përgatitur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik për Hetimin e Krimeve Terroriste, pretendon se Rexhepi transferoi fonde të dërguara nga Mossadi te individë, shtetas turq dhe të huaj, të cilët ishin nën hetim për spiunazh. Këto transferime thuhet se u bënë për të mbështetur operacionet e inteligjencës, duke përfshirë mbikëqyrjen dhe mbledhjen e të dhënave.

Hetimi, i nisur pas përpjekjeve të përbashkëta nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) dhe Dega Kundër Terrorizmit e Departamentit të Policisë së Stambollit, zbuloi se Rexhepi punoi me bashkëpunëtorin vendas Yildiray Boztepe për të kryer mbikëqyrje me dronë në zonat e banuara ku jetojnë shtetas palestinezë, veçanërisht në distriktet Buyukcekmece dhe Başaksehir.

Në dëshminë e tij, Boztepe pohoi se kishte punuar profesionalisht në videografi me dron dhe se ishte kontaktuar në vitin 2020 nga një burrë i quajtur Abdullah, i cili përdori një numër telefoni të huaj për të kërkuar pamje nga ajri të një prone.

Ai tha se kishte marrë kërkesa të shumta të ngjashme nga Abdullahu dhe ishte paguar përmes ndërmjetësve të ndryshëm pa i ditur individët që transferuan fondet.

Iu arratis “nga duart” i arrestuari në Elbasan, AMP “ndëshkon” 3 punonjës policie
Discover
Djali i Gentiana Hudhrës rrëfen takimin me të atin para krimit: Hëngra akullore me babin, më pas shkoi dhe vrau mamin

“Do rrisim prodhimin e raketave”, Erdogan: Preferojmë të υdesim sesa të jetojmë me tυrp! Izraeli po rrezikon …

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalim të fortë, teksa ka deklaruar se vendi i tij planifikon të rrisë prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë.

Erdogan tha se një vend është i prekshëm nëse nuk është i fortë politikisht, ekonomikisht, shoqërisht dhe ushtarakisht.

“Si komb, preferojmë të vdesim sesa të jetojmë me turp”, tha ndër të tjera Erdogan.

“Tani po planifikojmë prodhimin e raketave për të rritur rezervat tona me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në një nivel të besueshëm parandalues.

Së shpejti, do të arrijmë një kapacitet mbrojtës që askush nuk do të guxojë ta sfidojë. Kemi hyrë në fazën e prodhimit të sistemeve tona në sasi që vërtet përforcojnë aftësinë tonë parandaluese. Nëse nuk je i fortë politikisht, shoqërisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, të mungon aftësia parandaluese – dhe je i prekshëm.

Si komb, preferojmë të vdesim sesa të jetojmë me turp. Më mirë të prehemi me nder nën tokë sesa të jetojmë pa nder mbi të”, tha Erdogan.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan tha se Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet me veprimet që po kryen.

“Me çdo shtypje që kryen, çdo gjak që derdh, çdo krim kundër njerëzimit që kryen, Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet dhe të ardhmen e shoqërisë së tij, hap pas hapi”, tha ai.

A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Klodiana Lala zbulon detajet: Pritet që vendimi të jepet brenda…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i këtij viti.

Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda korrikut, ndërkohë që shtoi se precedentët e kësaj gjykate, e bëjnë të besojë se Veliaj ka pak gjasa të lirohet.

Megjithatë Lala tha se rasti Veliaj, ka një komponent më shumë se rastet e Berishës dhe Metës, që u rrëzuan, pasi ai vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës dhe ushtron një funksion, ndaj gjykata do ta analizojë edhe këtë fakt.

“Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mundësia që zoti Veliaj të arratiset jashtë vendit, për të intimiduar provat. Pretendojnë se Veliaj, duke qenë kryetar bashkie duhe të ushtrojë detyrën.

Sipas ligjit, pasi caktohet relatori, caktohet një datë. Besoj se do të shqyrtohet brenda korrikut. Praktika ka treguar se, duke marrë në konsideratë rastet e tjera, brenda korrikut besoj se do të shqyrtohet. Kjo çështje mund shqyrtohet pa praninë e palëve, siç ishte në rastin e zotit Meta.

Gjyqtarja është Albana Boksi, ka shkuar nga apeli i krimeve të rënda. Është konsideruar me integritet, ka kaluar vettingun. Ka qenë nga grupi i parë i gjyqtarëve që shkuan nga apeli i posaçëm në Gjykatën e Lartë. Por është treshe gjykuese, jo një gjyqtare e vetme, është e rëndësishme të shohim edhe gjyqtarët e tjerë.

Ka patur edhe zhvillime me rëndësi, dy seanca në Apelin e Posaçëm. Njëra do të jetë ditën e nesërme, për informacionin dy mujor. Avokatët pasi të njihen me provat e prokurorisë, mund të kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë. Mbetet për t’u parë se çfarë provash do të sjellin prokurorët për këto dy muajt e dytë.

I vetmi ndryshim i zotit Veliaj në raport me funksionarët, ka të bëjë me detyrën. Qëndrimi do të jetë, prevalon qëndrimi i prokurorisë, apo detyra e tij? Sepse Meta, Berisha, Beqja, nuk kishin detyrë. Pra balancohen. Është kaq i fortë dyshimi për prishje provash, apo janë provat kaq të forta, sa e duan Veliajn në burg? Apo mund të hetohet në gjendje të lirë dhe të ushtrojë detyrën? Në rastet e tjera nuk ka patur diskutim të tillë.

GJL nuk ka liruar për veprat penale korrupsion. Gjasat për tu liruar janë të pakta, por i vetmi aspekt që është ndryshe, është ushtrimi i detyrës, aty insistojnë edhe avokatat”, tha Lala.

Lidhur me postimet e Veliajt në Tik Tok, Lala tha se nuk i duken si mesazhe kërcënuese, pasi gjuha e Veliajt është zbutur pas sulmit që u bëri prokurit dhe gjyqtarit.

“E marr me skepticizëm. Veliaj nuk po paraqitet më në gjykatën e posaçme. Në raport me gjuhën e ashpër që ai kishte dhe që prokuroria thoshte ka sulm të koordinuar, tani ka bërë hap pas. A mund të jetë strategji e re për të sulmuar ata që mendon si kundërshtarë? Këtu pastaj…”, tha ndër të tjera Lala.