I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit zbulon çdo gjë me detaje se çfarë ndodhi

Një qytetar britaniko-indian, Vishuash Kumar Ramesh, ka mbijetuar mrekullisht nga rrëzimi i një avioni të Air India, që ndodhi menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi.

Ai është raportuar si i vetmi i mbijetuar nga një tragjedi që ka marrë jetën e të paktën 241 personave, ndërsa trupat e 204 prej tyre janë gjetur deri tani.

Sipas NDTV, Ramesh ka jetuar në Londër për dy dekada dhe ndodhej në bord me vëllain e tij Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër. Në një intervistë për Hindustan Times, Ramesh kujton momentet e tmerrshme: “Dëgjova një zhurmë të fortë rreth 30 sekonda pasi u ngritëm. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt.” Ai pësoi dëmtime në gjoks, sy dhe këmbë, por arriti të dalë nga rrënojat dhe të shpëtojë, ndërsa përreth tij kishte trupa të pajeta dhe copa të avionit.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një burrë – që mendohet të jetë Ramesh – duke u larguar me vështirësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas u transportua me urgjencë në spital.

Autoritetet raportojnë se avioni kishte arritur rreth 825 metra lartësi përpara se të niste rënien e papritur. Piloti kishte lëshuar një sinjal emergjence përpara përplasjes, por avioni nuk arriti të rikuperohej dhe u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur mjeti fluturues përplaset dhe një shpërthim i madh ndodh mbi ndërtesat aty pranë.

Serbia ndryshon mendje, vendos stadiumin ku do luhet ndeshja me Shqipërinë

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.

Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Miti?” në Beograd.

Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubo?ica”, në Leskovac.

“Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA, u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Miti?”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium u fut droni i famshëm që mbante flamurin me simbole patriotike shqiptare, me dy fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dhe hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin “Autochthonous”.

Më tej në njoftim Federata e Serbisë kërkon mbështetje masive për kombëtaren.

“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni “Shqiponjat” në ndeshjet kyçe për t’u kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026. Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin “Dubo?ica” në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për 16 nëntor”, theksohet në njoftimin e Federatës së Serbisë.

Kombëtarja e Serbisë ka luajtur tashmë dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe kanë katër pikë. Në ndeshjen hapëse të kësaj fushate kualifikuese ata morën një pikë në Tiranë, ku barazuan 0:0 kundër Shqipërisë, dhe më pas mposhtën Andorrën me rezultatin 3:0 në Leskovc.

Gabim në kabinën e pilotit apo përplasje me zogj? Media britanike: Ja çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit në Indi

Një aeroplan pasagjerësh i Air India me destinacion Londrën është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad në Indinë perëndimore. Më shumë se 240 persona ishin në bordin e fluturimit, i cili u nis në orën 13:39 sipas kohës lokale, tha Air India, dhe ishte planifikuar të ulej në Gatwick në orën 18:25 sipas kohës lokale.

Midis pasagjerëve në bord të enjten ishin 53 shtetas britanikë, 169 shtetas indianë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë. Ende nuk është e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin, por ekspertët e aviacionit kanë ndarë njohuritë e tyre bazuar në pamjet që janë publikuar nga momenti tragjik.

Avioni Dreamliner 787 i përfshirë në aksident është një aeroplan me trup të gjerë, me dy motorë dhe kishte gjithsej 256 vende në bord. Kjo është hera e parë që një avion Boeing 787 rrëzohet, sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit. Avioni u prezantua në vitin 2009 dhe aktualisht ka mbi 1,100 modele në shërbim në 80 operatorë.

Eksperti i aviacionit, Geoffrey Thomas, i tha BBC-së se hetuesit mund të duhet të shqyrtojnë një gabim të mundshëm në kabinën e pilotit. Thomas vërejti se pjesa e poshtme e avionit dukej se ishte ende e hapur, ndërsa fletët ishin tërhequr tashmë, diçka që ai e përshkroi si “të pazakontë” kaq shpejt pas momentit të ngritjes.

“Avioni thjesht u fundos, nuk u lëkund nga njëra anë në tjetrën, duke treguar një problem të mundshëm mekanik. Duket sikur […] po ulej”, tha Thomas.

“Ne nuk po e shohim këtë vizion të këtij 787-shi që është ngritur dhe tani po fundoset në përplasje, pjesa e poshtme e shasisë është ende e ulur, por fletët janë tërhequr. Tani po pyes veten nëse në fakt ka pasur ndonjë gabim të mundshëm në kabinën e pilotit.”

Thomas iu referua Katastrofës Ajrore të Staines të vitit 1972, ku avioni i fluturimit 548 i British European Airways, një avion Hawker Siddeley Trident, u rrëzua pranë Staines, duke vrarë të 188 personat në bord. Ndërsa shkaku i saktë i këtij rrëzimi nuk u përcaktua kurrë, hetimet treguan për një tërheqje të parakohshme të pajisjeve ngritëse të avionit.

Ai tha se ka mbi 1,100 modele 787 në shërbim në të gjithë botën dhe se deri më tani, ato kanë pasur një “regjistër të përsosur sigurie”.

Ndërkohë, një ish-pilot i tha kanalit televiziv indian të lajmeve New Delhi Television LTD se incidenti duket se përfshinte goditje të shumta zogjsh. Saurabh Bhatnagar tha: “Në pamje të parë, duket si një rast i goditjeve të shumëfishta të zogjve, ku të dy motorët kanë humbur fuqinë. Ngritja ishte perfekte dhe, besoj se, pa ngritur marshin, avioni filloi të ulet, gjë që mund të ndodhë vetëm në rast se motori humbet fuqinë ose avioni ndalon së zhvilluari forcën e ngritjes. Sigurisht, hetimi do të zbulojë arsyen e saktë.” Ai shtoi se pamjet tregojnë se aeroplani “u rrëzua në një mënyrë të kontrolluar”.

Goditjet e zogjve përcaktohen si një përplasje midis një zogu dhe një avioni që është në fluturim, ngritje ose ulje. Një tufë e madhe zogjsh që hyjnë në motorin e një avioni mund të shkaktojë humbje të energjisë së motorit. Përpjekjet për të zvogëluar numrin e goditjeve të zogjve përfshijnë përdorimin e dritave në aeroplanë për t’i bërë ata më të dukshëm për zogjtë dhe bërjen e zhurmave të larta në aeroporte për t’i trembur ata.

Sa një lagje… / Popullsia zbret si kurrë më parë në 2.36 mln banorë

Shqipëria po përballet me një rënie të qëndrueshme të popullsisë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT. Në bazë të Censit 2024 dhe përllogaritjeve të bëra më 1 janar 2025, popullsia e vendit rezulton të jetë 2.363.314 banorë, duke pësuar një tkurrje vjetore prej 1,2% krahasuar me të njëjtën datë të një viti më parë.

Dy faktorë kryesorë pas rënies demografike

Rënia e popullsisë është diktuar nga dy komponentë themelorë demografikë:

Shtesa natyrore, e cila ka mbetur ende pozitive, me një bilanc lindjesh ndaj vdekjeve prej +1.208 në vitin 2024;

Migracioni neto negativ, që ka ndikuar fort në reduktimin e popullsisë, me -28.836 persona më shumë që kanë lënë vendin sesa janë kthyer apo vendosur në Shqipëri.

Këto shifra konfirmojnë vijimin e një tendence të njohur: rënia e popullsisë jo vetëm për shkak të natalitetit në rënie dhe plakjes së popullsisë, por sidomos për shkak të emigracionit të pandalshëm.

Tirana, e vetmja në rritje – qarqet verilindore në tkurrje të thellë

Në hartën demografike të vendit, Tirana është i vetmi qark që ka shënuar rritje të lehtë të popullsisë, me një shtesë prej 0,2% krahasuar me një vit më parë. Kryeqyteti mbetet pol magnet për migrimin e brendshëm dhe aktivitetin ekonomik, duke përqendruar 32,2% të popullsisë së përgjithshme të vendit.

Nga ana tjetër, qarqet Shkodër dhe Kukës regjistrojnë rëniet më të ndjeshme, përkatësisht -2,5% dhe -2,3%, duke reflektuar shkallën e lartë të emigracionit dhe tkurrjes natyrore në këto zona. Qarqet e Fierit dhe Elbasanit vijojnë të kenë peshë të rëndësishme në shpërndarjen e popullsisë me 9,9% dhe 9,6% respektivisht.

Rritet raporti gjinor në lindje

Një tjetër zhvillim që ngre shqetësim është raporti gjinor në lindje, që është rritur nga 106,8 meshkuj për 100 femra në vitin 2023 në 107,8 në 2024 – një tregues i prirjeve të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen gjinore, si dhe një sfidë për barazinë gjinore në të ardhmen.

Çfarë ndodhi? Rama anulon ‘urgjentisht’ festën e PS-së, ja arsyeja

Çdo 12 qershor është ditë gëzimi për ata që ende shohin tek Partia Socialiste një bashkësi njerëzish, të lidhur nga vlerat, historia apo bindjet politike.

Në këtë ditë përvjetori të ndryshimit të emrit të partisë, anëtarët e saj, aktivistë, deputetë dhe të tjerë ish-drejtues marrin ftesë që të mblidhen në oborrin përballë selisë në qendër të Tiranës për një gotë vere të kuqe apo të bardhë, sipas rastit.

Aty gjejnë rastin të konfirmojnë përkatësinë politike përmes thirrjeve “o shokë” dhe “o shoqe”, rikthejnë me nostalgji histori të shkuara, trokasin gotat dhe presin t’i urojë nga afër edhe kryetari. Ndonjëri madje, që konsiderohet me fat edhe shkëmben edhe ndonjë batutë me Ramën, ndonjë arrin të bjerë në sy kur merr ndonjë rrahje shpatullash apo një përqafim atëror.

Kuptohet se këtë vit, 12 qershori ishte dy herë festë. Edhe përvjetori i partisë, po edhe mandati i katërt.

Pushteti sjell me vete mirëqënien, tenderat, vendet e punës për familjarët, rrogat, dietat, tollonat e naftës dhe lloj lloj privilegjesh që ua bëjnë jetën më të mirë.

Në këtë dolli kolektive, Ramën e prisnin krahëhapur tryezë më tryezë, teksa ai kryen ritualin e përvitshëm; hedh romuze për njërin, dhuron buzëqeshje për tjetrin dhe krijohet ajo atmosferë shlodhjeje dhe pajtimi, që ta imponon t’i lësh mënjanë hatërmbetjet e vjetra e t’i kthehesh me dëshirë një solidariteti që vetëm familja e madhe politike ta dhuron sipas motos “i joti mishin ta ha, po kockën ta ruan”.

Vetëm se prej disa ditësh, qarkulloi një pëshpërimë se festa do të anulohej. Ftesat u vonuan. Dhe paraditen e 12 qershorit konfimimi erdhi; festa është shtyrë për të enjten tjetër. Kryetari ka ikur në SHBA. Gëzimin e familjes së madhe socialiste e ka lënë për një sebep tjetër, të një familjeje tjetër akoma më të madhe; familjen sorosiste.

Dasma e Aleksit me Huma Abedin

Janë të rrallë ato shokë e shoqe socialiste që kanë dëgjuar për Huma Abedin, një amerikane e njohur si njeriu në hije pas Hillari Klinton, ndihmësja e saj më e besuar dhe më e heshtur. Huma, 49 vjeçe ka qenë e martuar me ish-kongresmenin Anthony Ëiener, që u përfshi në një skandal seksual me një të mitur 15-vjeçare, ngacmim që e çoi në burg, i dogji karrierën politike dhe i shkatërroi martesën.

E mbetur fillikat pas zhgënjimit nga ish-bashkëshorti, Huma gjeti shërim në krahët e Aleks Soros, të birin e bilionerit me origjinë hungareze Xhorxh Soros. Lidhja mes tyre u konsolidua shpejt dhe ata vendosën ta kurorëzojnë dashurinë me një dasëm në datën 14 qershor të këtij viti.

Aty ku “bilionerët e vjetër” takojnë “fuqinë politike”, është përshkrimi që mediat amerikane i japin në faqet e tyre kurorëzimit të çiftit që përbën sensacion për të dyja motivet. Detajet e dasmës kanë bërë kureshtarë mediat gossip, por jo vetëm.

Festë në pronat e miliarderit Soros

Është nga ato ngjarje që bën zhurmë edhe para se të ndodhë: dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin të enjten, më 14 qershor në pronat e familjes Soros në Hamptons, po konsiderohet që tani qendra e një spektakli politik, social dhe mediatik që nuk ndodh çdo vit.

Huma Abedin, e cila e përshkruan marrëdhënien me Alex si “pak surrealiste”, ka thënë për Neë York Magazine: “Nuk kisha imagjinuar ndonjëherë se do të takoja dikë që i përshtatet kaq mirë me jetën time. Nuk kam nevojë t’i shpjegoj asgjë – dhe as ai mua.”

Ndërsa Soros ka reflektuar për periudhën e tij të beqarisë, kohën kur ka eksperimentuar dhe jep një deklaratë që e shpjegon afeksionin për bashkëshorten e ardhshme: “Nuk kisha qenë në një lidhje për një kohë të gjatë, thuajse 10 vjet apo diçka e tillë që nuk kisha një lidhje më shumë se 3-mujore. Dhe është hera e parë që kuptoj se kisha ngatërruar epshin me dashurinë”.

Prona e tyre, Hamptons është një megavillë 30,000+ metra katrorë në rrugën Old Toën. Siç përshkruan Galavante, ambienti është “çdo grimë aq luksoz sa tingëllon, me kopshte të rregulluara, pishinë, fushë tenisi, biblioteka private dhe një bodrum vere që do i bënte zili çdo somelieri”.

Vlera e pronës është rreth 14.5 milionë dollarë dhe ndodhet në Southampton. Ka dymbëdhjetë dhoma, një bibliotekë private, pishinë olimpike dhe një bodrum vere me standarde Michelin, çdo lëvizje është simbol i një tjetër niveli shoqëror.

“Me gjithë pemët e gjata dhe energjinë e qetë, kjo nuk është thjesht një shtëpi – është një deklaratë” shkruan portali. Ceremonia do të jetë private, por aspak modeste. Page Six shkruan se disa të ftuar do të vijnë me helikopterë privatë nga Manhattan, për të shmangur trafikun e lodhshëm për në Hamptons.

Lista e të ftuarve është e pakonfirmuar, por raportohet se do të ketë mbi 200 emra, përfshirë ambasadorë, senatorë, drejtorë fondacionesh globale dhe një numër të përzgjedhur personazhesh të famshëm.

Një burim për Daily Mail tha se shumë të ftuar do të qëndrojnë në hotele private dhe resort-e të rezervuara enkas, ndërsa një pjesë tjetër do të udhëtojë menjëherë pas ceremonisë drejt Europës për të vijuar festën në brigjet italiane të Positanos dhe Gjenevës.

Nga lista e të ftuarve është e konfirmuar që vjen Hillary, Bill dhe Chelsea Clinton me bashkëshortin e saj Marc Mezvinsky.

Nuk do të mungojë as Anna Wintour, drejtoresha legjendare e Vogue, që – sipas burimeve të Pagesix – ka ndihmuar personalisht Huma-n të zgjedhë fustanin e saj të dasmës.

Një mik i çiftit ka pohuar për Vogue se “është më shumë se një dasmë – është një moment politik”.

Dhe meqë përmendet Vogue, revista prestigjioze do të mbulojë në mënyrë ekskluzive të gjithë ceremoninë, nga ambientet e zbukuruara me lule sezonale te rruga e Abedinit drejt altarit. Do të jenë edhe Nicky Hilton dhe James Rothschild, që konsiderohen si “mblesët”, ata që kanë prezantuar çiftin Soros–Abedin në një festë në 2023.

Ende nuk është bërë publik dizenjuesi i fustanit të Huma-s, por thuhet se ai është “personalizuar me ndihmën direkte të Anna Wintour” dhe kushton mbi 250,000 dollarë.

Sipas burimeve për People, pas dasmës, çifti do të udhëtojë për një “muaj mjalti të dyfishtë” në Portofino dhe në Positano, ndërsa një festë e dytë më e përqendruar tek rrethi diplomatik dhe investitorë të fondacionit Open Society do të organizohet në Gjenevë.

Në rrjetet sociale, kritikët e familjes Soros e kanë cilësuar ceremoninë si “hipokrizi me fustan Oscar de la Renta”, ndërsa vetë Alex Soros është vënë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij për Izraelin, të cilat kanë ngjallur reagime të kundërta mes mbështetësve dhe kritikëve.

Përtej shkëlqimit të luksit, dasma është edhe një moment i shumëpritur për figurat kryesore të Partisë Demokrate, të cilët do të jenë të pranishëm jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar prapaskenat e një partie që po kërkon të kapë ritmin përballë presidencës Trump.

“Abedin, Clinton dhe Clooney janë kthyer në një triumvirat të ri të Partisë Demokrate,” raportoi Neë York Post, duke përmendur një takim të fundit të tyre në The Polo Bar në Manhattan, që është konsideruar një mini-samit strategjik me verë të bardhë.

Kuptohet se dasma shkon përtej ceremonisë martesore. Të ftuarit përbëjnë në vetvete janë një shfaqje force e të majtës amerikane, ndaj kush dëshiron t’i ruajë këto lidhje nuk do të guxonte të mungonte, as Edi Rama që me Sorosin ka një histori të gjatë bashkëpunimi në rrugën e pushtetit.

Konteksti politik për Edi Ramën

Rama mund të jetë nga të rrallët në dasmën e Aleks Soros që ka qenë edhe në dasmën e babait, Xhorxh Soros. Prania e tij në vitin 2013, në ceremoninë e bilionerit 83-vjeçar bëri bujë dhe koha tregoi se Soros ishte një mentor i konsolidimit të pushtetit të Ramës në vendin tonë.

Një rol shumë të rëndësishëm, bilioneri hungarez e luajti gjatë hartimit të reformës në drejtësi. Fondacionet e financuara prej tij u imponuan me një nuancë “amerikane” teksa hartoheshin ligjet e reja, duke e detyruar opozitën ta votojë në bllok në parlament.

Në një intervistë të vitit 2017, Rama i hodhi poshtë akuzat se pas dorës së zgjatur të bilionerit Xhorxh Soros tek reforma në drejtësi, ishte në fakt dora e tij që synonte kontrollin e drejtësisë së re.

“Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtesi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë. Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojne ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis!” deklaronte Rama.

Megjithatë nga marrëdhënia me Soros, Rama nuk pati vetëm përfitime. Në vitin 2016, ai bëri një hap fals dhe u ofrua si kamikaz duke sulmuar publikisht në mes të fushatës kandidatin republikan Donald Trump në një intervistë në CNN.

Gafa, në të cilën Rama e quajti Trump “turp i civilizimit” i dedikohej kryesisht lidhjeve politike në radhët e Partisë Demokratike në SHBA dhe marrëdhënies me Xhorxh Soros, një armik i shpallur i Trump në fushatë.

Pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë, demokratët u rikthyen në Shtëpinë e Bardhe me Joe Biden, që i dhuroi një mbështetje të pakursyer pushtetit të Ramës, kryesisht përmes sulmeve të Yuri Kim ndaj opozitës, përmes shpalljes non grata të Sali Berishës apo me vlerësimet që mori publikisht nga ish-sekretari i shtetit, Entoni Blinken, i cili e quajti Edi Ramën një “udhëheqës të shquar” pas skandalit McGonigal.

Gjithsesi, gabimet e së shkuarës e mësuan të mbajë një pozicion të baraslarguar nga lufta politike në SHBA.

Në rrugën e Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Rama jo vetëm nuk u ofrua më si kamikaz, por bëri një përpjekje për të ndërtuar një marrëdhënie biznesi me Jared Kushner, dhëndrin e Trump dhe vajzën e tij, Ivanka për ndërtimin e një resorti luksi në ishullin e Sazanit.

Në fushatën e 11 Majit Partia Demokratike i bëri jehonë lidhjeve të Ramës me Soros dhe fijet që tërhoqi në administratën amerikane për të kapur drejtësinë në Shqipëri. Efektet e kësaj u ndjenë në marrëdhëniet me Aleks Soros, me të cilin u duk sikur pati një krisje, një distancim që mund të shpjegohej vetëm me erërat e reja që po fryjnë në SHBA.

Shembulli më flagrant i këtij ngërçi ishte fakti se Edi Rama fshiu nga rrjetet sociale fotot me Aleks Soros, njeriun që deri dje e quante “vëllaçko”. Burgosja e Erion Veliajt shënoi një tjetër prapakthehu, por dëmet nuk paskan qenë të pariparueshme.

Ftesa për në dasëm ka mbërritur në Tiranë dhe Rama nuk e ka menduar dy herë për të shtyrë festimet e Partisë Socialiste.

Në një kontekst tjetër socialistët e përdhosur dhe të braktisur mund të ishin ndjerë të fyer, të irrituar, të revoltuar nga kjo ikje e kryetarit në dasëm.

Por pas 12 vitesh në pushtet, vlerat dhe bindjet politike të asaj që dikur ishte një parti me aspirata të majta janë kalbur. Historia, simbolikat, traditat ruhen ende si fasadë, por për të maskuar një organizate tjetër, që funksionon sipas një kodi apolitik. Kjo organizatë fshihet pas petkut të PS dhe nuk mbahet me bindje ideologjike, por vetëm me veprime pragmatike, për të arritur pushtetin, mirëqënien, tenderat, vendet e punës, rrogat etj.

E rëndë/ Nënë e bir m bγten në ρishinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës ku dyshohet se djali ka rënë në pishinë dhe nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por si duket nuk ka arritur dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të dy.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj. Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, – ka shkruar Ramosaj krahas postimit.

15 vjecari nga Saranda dh▪︎non gjyshen s*k*sυαΙisht

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare.

Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar seksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agrisivitetit. Sipas babit djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotive dhe alkoolit. Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ” Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër” shprehet ai për Fiksin.

Djalin ia ka dhënë përsipër një vendim gjykatë pasi është divorcuar. Ish bashkëshortja ka mbajtur vajzën. Djali sipas tij nuk shkon mirë as me të ëmën e cila është ankuar se i ka vjedhur lekë. Por situata agravohet pasi pjesë e dhunës është edhe gjyshja 85 vjeçare dhe ajo që i kalon dhe caqet e saj. ” Jetoj me frikë ai ka dashur të kryej marrëdhënie seksuale me mua dhe më është zhveshur para syve.” tregon ajo me lot në sy. Pa anashkaluar dhe grushtat e shumta që merr në kokë, kur situata del jashtë kontrollit.

Djali edhe pse vetëm 15 vjeç del natën nga shtëpi dhe kthehet orar pa orar ose largohet me ditë të tëra. Nga një vëzhgim që Fiksi bëri në dhomën e tij pohohet qartë ato çfarë thanë i ati dhe gjyshja. Dhoma është rrëmujë , dollapi i shkatërruar dhe muzika që dëgjon flet për gankstera dhe drogë.

Pyetjes së Fiksit se a janë ankuar diku në lidhje me probematikën e tyre me djalin, babai dhe gjyshja thanë se i janë drejtuar disa herë komisariatit të policisë. Hera e fundit ka qënë kur kanë bërë denoncim për dhunimin e 85 vjeçares. Cështja ka shkuar në gjykatë ku kjo e fundit ka marrë vendimin që më e arsyetueshme është largimi i gjyshes nga shtëpia dërgimin e saj në fshat dhe ndjekja e djalit me një psikologe.

85- vjaçarja e kundërshton këtë vendim pasi nuk ka ku të shkojëse në fshat është vetëm një kasolle e rrënuar. Pikërisht për këtë gjë ata iu drejtuan Fiks fare për të bërë një apel. Ata kërkojnë që djali të dërgohet në një qendër rehabilitimi ose në një shkollë riedukimi që të fillojë edhe mjekimin që e ka lënë. Sëbashku me gazetarët e Fiksit i drejtohen komisariatit Sarandë për të bërë edhe një herë denooncim ndaj dhunës së ushtruar nga 15 vjeçari. Kjo me idenë se shteti do të reagojë dhe ta stabilizojë 15 vjeçarin në një qendër të përshtatshme për të.

Top Channel

Motrat Gixhari “t hγejnë rrjetin”, Olta dhe Gerta mah nisin me format truρore!

Nëse ekziston një përkufizim i hijeshisë që sfidon kohën, atëherë motrat Gixhari e mishërojnë më së miri këtë ide.

Olta dhe Gerta, dy emra të njohur për publikun shqiptar, kanë bërë sërish bujë në rrjetet sociale me paraqitjen e tyre të fundit  dhe interneti ka marrë “flakë”.     

Me një elegancë të natyrshme dhe vetëbesim të admirueshëm, të dyja motrat kanë treguar se mosha nuk është asgjë tjetër veçse një numër.

Veshjet e përzgjedhura me stil dhe linjat trupore të tonifikuara, kanë tërhequr qindra komente pozitive nga ndjekësit e tyre besnikë.

Kur nuk të uron Amerika, shkon në dasmën e Sorosit!

Rama braktis festën e PS, ‘hedh vallen’ me demokratët amerikanë…

Teksa socialistët sot do të duhej të festonin themelimin e partisë së tyre, ai që ata votuan masivisht më 11 maj i braktisi për një tjetër event, dasmën e Alex Sorosit.

Ashtu siç “Pamfleti” e lajmëroi i pari, Rama sot mori avionin për t’u nisur drejt SHBA, jo për vizitë zyrtare dhe takime me administratën e Trump, por për të qenë prezent në kurorëzimin mes Alex Soros dhe Huma Abedin të shtunën.

Ironia është se muajt e fundit, Rama tentoi ta fshehë marrëdhënien me “vëllanë” e tij nga Amerika. Pas fitores së Trump, Rama dhe Soros ‘fshehën’ takimin e tyre në shkurt, gjatë një Samiti në Gjermani.
Ndërkohë Soros u la jashtë samitit të BE në Tiranë më 16 maj, ndryshe nga sa ndodhi në samitin e shkuar. Po ashtu, Rama nuk ka në rrjetet sociale asnjë foto me djalin e George Soros. Pse? Sepse Soros është armiku klasik i Trump-it.

Por këtë qershor, ngjan sikur llogaritë janë rihapur. Rama është rikthyer te elita e demokratëve. Të ftuarit specialë në dasmë do të jenë Bill dhe Hillary Clinton dhe Rama do të jetë i rrethuar nga shumë demokratë të tjerë, ‘armiq’ të Trump.

Kur nuk të uron Amerika, shkon në dasmën e Sorosit!

Dhe kjo lëvizje vjen në një kohë kur ambasada e SHBA e ka siluruar disa herë Ramën. Nuk pati asnjë urim për fitoren në zgjedhje, teksa ka pasur mesazhe të koduara për ‘dehje’ nga pushteti. Vetë zyrtarë të DASH kanë thënë se nuk punojnë me autokratë që nuk mendojnë për popullin, por vetëm për pushtetin.

Të shfaqesh në një dasmë me Sorosët dhe Clintonët, në një moment kur republikanët janë në ofensivë dhe Trump po ‘sundon’ botën, është një sinjal i qartë se në cilën anë po qëndron Edi Rama. Dhe kjo mund të kushtojë.

Trump dhe republikanët e kanë sulmuar prej vitesh Sorosin si simbol të ndërhyrjes në politikat e vendeve të tjera, përfshirë Shqipërinë. Tani që kreu i qeverisë shqiptare vendos të pozojë në një dasmë mes emrave më të urryer nga republikanët, ai rrezikon të ftohë më tej raportin me administratën Trump 2.0.

Nga ana tjetër, ose Rama e ka kuptuar se republikanët i “kanë vënë vizën” dhe po mundohet të mbahet fort pas Sorosit, me shpresën se ai do ta ndihmojë sërish. Ose ka shpresë se do ta ndihmojë Jared Kushner, duke qenë se i ka falur Sazanin. Duhet të presim dhe të shohim, se bëjnë vaki si Rama ashtu dhe Soros mund të fshehin fotot e prezencës së kryeministrit në dasmë. /Pamfleti

Mira Murati i jep fund beqarisë! Dasmë sekrete në Toskanë por me motive tradicionale shqiptare

Mira Murati, shqiptarja që punoi për komercializimin e inteligjencën artificiale “ChatGPT”, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskanën e bukur të Italisë.

Dasma është organizuar me protokoll të lartë sigurie, ku të gjithë të ftuarit kanë nënshkruar kontrata privatësie që ndalojnë publikimin e fotove apo videove në media dhe rrjete sociale.

Ceremonia do të pasqyrojë zakonet dhe ritet shqiptare, duke përfshirë këngë dhe valle tradicionale, si dhe veshjen e Mirës me kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, si nderim për rrënjët kulturore të saj.

Mira Murati