Nga protestat te greva e urisë në Kuvend, Balliu ‘zbulon’ strategjinë e PD-së kundër Ramës

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record”, u pyet nëse do të ishte dakord me një grevë urie brenda Parlamentit si pjesë e strategjisë së opozitës.

“Unë mendoj që ne duhet të provojmë gjithçka. Nuk duhet përjashtuar asgjë. Thjesht, duhet ta mendojmë mirë çdo akt që do të ndërmarrim dhe duhet të bëjmë plane afatgjatë për aksionin tonë politik. Mendoj që thelbësore në këtë kohë është informimi i ndërkombëtarëve për krimin elektoral të Edi Ramës dhe lidhjet që ka ai me krimin e organizuar”, tha Balliu.

Në vijim ai shtoi se “ka një dezinformim nëpërmjet disa kulisave të PS që vetëm gjezdisin nëpër botë për të dezinformuar aleatët e vendit tonë. Kjo qasje duhet kombinuar edhe me aksione të tjera”. Kur u pyet se çfarë do të ndodhë gjatë verës, Balliu tha se “ne kemi bërë protesta gjatë verës, por nuk është misioni i opozitës vetëm të bëjë protesta”.

“Opozita nuk do bëjë dot asgjë nëse shoqëria nuk mbështet një plan për të sjellë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të bëjë çfarë të dojë opozita. Demokracitë lindin nga revolta qytetare në çdo vend”, sqaroi Balliu

Pse Greqia po përjeton kaq shumë tërmete tani dhe a duhet të shqetësohemi?

Vera tashmë ka filluar, por pushuesit që planifikojnë të shkojnë në Greqi mund t’i shohin udhëtimet e tyre në rrezik – për shkak të shumë tërmeteve që po ndodhin.

Nga fundi i janarit deri në mesin e prillit, Santorini ishte në gjendje emergjence kur qindra tërmete vazhduan ta godisnin ishullin pa asnjë shpjegim, duke shkaktuar frikë nga aktiviteti vullkanik.

Vetëm disa javë më parë, një tjetër ishull grek, Kreta, u godit nga një tërmet me magnitudë 6.1 më 22 maj, duke i hutuar shkencëtarët se pse dridhjet vazhdojnë të ndodhin në atë pjesë të botës – dhe nëse njerëzit duhet të shqetësohen.

Ndërsa nuk janë raportuar të lënduar apo dëme të mëdha, tërmeti, i cili goditi në orën 6:19 të mëngjesit sipas kohës lokale, bëri që vendasit dhe turistët të urdhëroheshin të largoheshin nga bregu pasi shkaktoi frikë se mund të kishte një cunami pas tij.

Postimet në mediat sociale dokumentuan se sa e frikshme ishte dridhja në zonë.

Kohët e fundit, më 3 qershor, një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi 29 km në veri të Rodosit, Greqi, duke tronditur si Turqinë ashtu edhe ishujt.

Agjencia turistike TUI i paralajmëroi turistët në rajon të “qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin çdo udhëzim sigurie të dhënë nga zyrtarët lokalë”.

Ndërsa ekspertët kanë mbetur të habitur nga fluksi i papritur i tërmeteve në Mesdhe, mund të ketë disa arsye logjike në lojë.

Së pari, Greqia njihet për tërmetet dhe ka afërsisht 25,000 të tillë çdo vit – disa prej të cilëve as nuk ndihen në tokë.

Vendndodhja e saj do të thotë se ndodhet në skajin e pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike, e njohur edhe si zona helene e subduksionit. Pllaka afrikane lëviz vazhdimisht në veri poshtë pllakës euroaziatike, duke shkaktuar dridhje.

Për më tepër, kriza klimatike vetëm sa po e intensifikon këtë, me stuhi më të forta dhe ndryshime të vogla të presionit që shkaktojnë rrëshqitje sizmike.

Lajmi i mirë është se për momentin, udhëtarët nuk po paralajmërohen të mos shkojnë në atë pjesë të botës, kështu që ju mund të shijoni ende pushimet tuaja – por për fat të keq, këto fenomene padyshim që do të vazhdojnë të bëhen më të zakonshme.

Zyra e Jashtme, e Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar aktualisht nuk ka ndonjë këshillë udhëtimi në lidhje me Kretën ose Greqinë në tërësi, që do të thotë se duhet të jetë e sigurt të udhëtosh në vend.

FCDO ka udhëzime në plan për Turqinë – por jo për tërmetet – por përkundrazi për luftimet e vazhdueshme në Siri. “FCDO këshillon kundër të gjitha udhëtimeve brenda një rrezeje prej 10 km nga kufiri me Sirinë për shkak të luftimeve dhe një rreziku të shtuar të terrorizmit”, thuhet në faqen e tyre të internetit.

Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha habit me përgjigjen

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu atë që ai e quan farsë elektorale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha përsëriti se ai është në një mision dhe se do të paraqesë me fakte para shqiptarëve por edhe ndërkombëtarëve parregullsitë e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.

“E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.

Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.

Pjesë nga konferenca

Pyetje: Z.Berisha, pa anashkuar atë që ju e quani farsë, pa i hequr asnjë presje, a mendoni ju se frymëzoni shqiptarët për të qenë kryeministër i vendit? Pas tre dekadash në politikë…
Sali Berisha: Nëse ka një politikan në këtë tokë që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është Sali Berisha. PO i heq të gjitha menjanë, përmbysjen e diktaturës, ndërtimin e institucioneve demokratike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimin në ekonomi tregu, kalimi nga vendi me të ardhurat të ulëta në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit nga KE për statusin e kandidatit, marrëveshja e stabilizim asociimit, transofrimi i infrastrukturës rrugore, TAP-i, Devolli dy projektet e shekullit. Sali Berisha u ngrit pasi ishte larguar. Humbi zgjedhjet dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush, por bëri një detyrë mendoj unë dhe mori një vendim të drejtë. Dha dorëheqjen edhe nga partia e çdo funksion në parti.

A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë?

Më tutje, Edi Rama me George Soros, me armiqtë e egër të demokracisë shqiptare sanksionoi Sali Berishën. Pa asnjë fakt, pa asnjë dokument kërkuan që ta rëndonin atë politikisht. Si? Të kontrollonin PD-në. Sali Berisha u ngrit për të thënë jo, PD-në s’mund ta kontrollojë kush kurrë përveç anëtarëve të saj. Fatos Nano dha dorëheqje, por të dytën e kam bërë vetëm unë. Kjo është e vërteta. Mund të kesh 30 vite por varet nga kulmet që ke mbrapa. Këto janë maja frymëzimi. Çfarë tregojnë këto të dytat, mision dhe vetëm mision. Kjo që po bëj është një mision. Prandaj janë të shfazuar, nëse e sheh, një tërbim dhe verbëri deri në primitizëm, përpiqen të mbrojnë farsën njerëz të krimeve ordinere, të paguar nga shteti në borderotë e tij përpiqen të mashtrojnë shqiptarët. Sali Berisha po i kundërvihet kësaj propagande për mbrojtur të vërtetën. Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e të vërtetës. Njeriu i qytetëruar duhet ta mbrojë të vërtetën deri në orën e fundit të jetës së tij. Ky duhet të jetë raporti i tij me të vërtetën pavarësisht nga çmimi që paguan.

Imagjino nëse nuk do të bëheshin këto konferenca të përditshme do të lexoje pozitë e llumit të intelektualëve duke hyjnizuar mandatin e 4-ët të Edi Ramës, të këtyre pseudo intelektualëve.

Pyetje: Do ju çojë misioni juaj për të vërtetat, kandidat për kryeministër edhe në vitin 2029?
Sali Berisha: E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.

Pyetje: Do të jeni ju?
Sali Berisha: Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve.

Veliaj ‘trending’ në Tik Tok? Rama bën veprimin e papritur, zhduk gjurmet e tij nga…

Thashethemi se sulmet kundër prokurorëve të SPAK nuk janë shkruar nga vetë Erion Veliaj u konfirmuan me daljen e përgjimeve nga qelia e burgut, ku Erion Veliaj i kërkonte të vëllait që të fliste me “redaktorin” e ti kërkonte urtësim, apo në fragmentin kur i kërkon “Arditit” që të bëjë të njëjtën gjë. Dukshëm nga ai fragment, të cilin Dosja.al po e risjell sot të plotë kuptohet qartësisht se aksesi i Veliajt në Facebook, ka qenë zero.

Fragmenti i përgjuar mes Veliajt dhe Arditit:

Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t’i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në Big Brother.

Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte? flakë fare?. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t?ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin.

Por me kalimin e javëve, disa ditë pasi Veliajt iu konfirmua arresti me burg, në qelinë e tij të burgut, shkoi një letër. Letra e botuar ekskluzivisht nga Dosja.al disa muaj më parë, tregonte sesi Veliaj firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe emërimin në vend të saj, të të besuarës së tij, Sara Goxhaj. Kjo bëri që Edi Rama të shkonte të dielën në darkë nga zyrat e Bashkisë Tiranë, nga ku nxorri jashtë me ceremoni Goxhajn dhe disa nga të besuarit e Veliajt. Incidenti u mbyll sërish nga Facebook-u i Veliajt që tha se bëhej fjalë për një keqkuptim për rakordimin e punëve.

Nga ky moment, një strategji e re u ndoq nga Veliaj dhe besnikët e tij. Prej disa muajsh ata po përdorin rrjetin social Tik Tok, i ndaluar me VKM për tu përdorur në Shqipëri, por që po përçon një fytyrë tjetër nga ajo që Erion Veliaj shfaq në Facebook apo Instagram.

Dosja.al raportoi disa ditë më parë se është një rebelizim nga një bunker i fundit politik për Veliajn, i cili ironizon tashmë burgosjen e tij, por tregon se është gjallë dhe ka ndikim në publik.

Shkrimit tonë iu përgjigj një portal i njohur për lidhjen me kryeministrin dhe qeverinë, që tregonte se kjo ishte ngjizja e një konflikti artificial që nuk ekziston dhe se në fakt, gazetarët e shqetësuar për Tik Tokun e Veliajt duhet më shumë të shqetësoheshin për standardet e SPAK.

Pra asnjë mohim. Në thelb, shkrimi i Dosja.al u konfirmua se ishte në informacionin e saktë, se me Veliajn diçka ka ndryshuar.

Dhe për ta konfirmuar edhe më tej, mjafton të shikojmë se të gjitha faqet e tjera të kryebashkiakut të arrestuar, nuk ndjekin linjën e tij të Tik Tokut. Nëse shkrimi ynë është i pabazuar, atëherë a nuk do të duhej që kanalet e kryebashkiakut të shpërndanin edhe revoltën e tij komike në Tik Tok? Gazetarë të lidhur me maxhorancën kanë tentuar ta përçmojnë këtë kanal si “mosrakordim teknik”, por asnjëherë nuk e mohojnë ekzistencën dhe përmbajtjen e tij. Kjo heshtje, në gjuhën politike, është konfirmim.

E rëndë/ Gjermani υr▪︎t 28-vjeçaren shqiptare dhe e hed h në ρyll

Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri në Gjermani më 5 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it.

Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç. Ai është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

“Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin. Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim

“Jam i dashυruar me një krimineΙ” — Vserlo publikon edhe foton e djalit (Foto)

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Vserlo ka ndezur sërish rrjetin me dy postime të bëra në Instagram.

Teksa ndodhet me pushime në Madrid, Spanjë, ai publikoi një foto si fillim të një mashkulli muskuloz, por pa kontekst.

Nuk dihet nëse Vserlo konfirmoi aludiment për orientimin e tij seksual me këtë foto, por dukshëm ka ndezur sërish rrjetin me komente.

Mirëpo më pas, ai e ka publikuar sërish të njëjtin mashkull, këtë herë i ka shoqëruar tekstin e këngës: “I’m in love with a criminal (Jam i dashuruar me një kriminel)”.

“Natën e mirë” apo fillimi i një historie të re? Postimi i Eglit ndez dyshimet për ribashkim me Gjestin…

Finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, po përjeton një moment të artë në karrierën e saj muzikore. E pranishme gjithnjë e më shumë në skenën publike, ajo po tërheq vëmendje jo vetëm për vokalin e fuqishëm, por edhe për paraqitjet e saj gjithnjë më të guximshme.

Së fundmi, një fotografi e publikuar nga këngëtarja në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe spekulime të reja. Në imazhin ku Egli shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, ajo ka shkruar në përshkrim thjesht: “natën e mirë” një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, ish-banorit të BBVA, dhe një nga thëniet e tij më karakteristike gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave të çiftit, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë për një ribashkim të mundshëm mes dyshes, që pas përfundimit të spektaklit kishin konfirmuar ndarjen e tyre.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pak ditë më parë, kur gjatë një koncerti, Gjesi u shfaq në skenë me një bluzë që kishte të shtypur fytyrën e Eglit një dhuratë nga fansat. Ai e ‘puthi’ publikisht imazhin në bluzë, një veprim që shumë e interpretuan si shenjë të qartë ndjenjash të pazhdukura.

Megjithëse as Egli dhe as Gjesi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me raportin e tyre aktual, postimet dhe veprimet e fundit po i mbajnë gjallë shpresat e fansave për një kthim të mundshëm të çiftit që u bë i dashur për publikun brenda shtëpisë së BBVA.

Nëse bëhet fjalë për një flirt të rastësishëm apo për një kapitull të ri në historinë e tyre, mbetet për t’u parë. Ndërkohë, ndjekësit janë në pritje të një reagimi të qartë nga dyshja, që do të zbulojë nëse ka vërtet një afrim të ri mes tyre apo gjithçka është thjesht një lojë me vëmendjen mediatike.

Shoferi i dehur përplas për υ▪︎ekje 30-vjeçaren shqiptare në Spanjë

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në Malaga, Spanjë, i ka marrë jetën Evelyne Salimusaj, një 30-vjeçareje shqiptare, e lindur në Ciserano, Itali.

Gruaja e re, e cila ishte zhvendosur në Malaga rreth një vit më parë, u përplas për vdekje nga një automjet që po drejtohej nga një i ri në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i mjetit u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe më pas u konfirmua se kishte rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Përplasja ishte aq e fortë, saqë personeli mjekësor nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar jetën e saj, vdekja e Evelyne-s u konstatua në vendngjarje.

Lajmi i dhimbshëm ka tronditur komunitetin e Ciseranos, ku Evelyne ishte lindur dhe rritur. Bashkia e qytetit publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritetin me familjen dhe duke e kujtuar të ndjerën si një pjesë të dashur të komunitetit.

“Komuniteti i Ciseranos bashkohet në pikëllim për vdekjen tragjike të Evelyne Salimusaj, e cila ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare në Spanjë, në Malaga, qytetin ku ishte zhvendosur”, shkruhet në mesazhin e Bashkisë, i shpërndarë edhe nga kryetarja Caterina Vitali.

Evelyne ishte parukiere me profesion. Ajo kishte humbur babanë pak kohë më parë, ndërsa nëna e saj dhe dy vëllezër më të vegjël jetojnë tashmë në Morengo. Pas lajmit tragjik, shumë miq dhe qytetarë kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke e përkujtuar Evelyne si një vajzë të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa familja dhe miqtë e saj kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të Evelyne Salimusaj.

G-Bani pendohet për deklaratën që bëri ndaj Alketa Vejsiut

Pas reagimit të bujshëm ndaj një shkrimi të publikuar në profilin e podcast-it të Alketa Vejsiut në Instagram, reperi G-Bani nuk është vonuar shumë dhe ka vendosur të fshijë postimet e tij nga Instagrami.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë pendese ose reflektimi mbi tonin dhe përmbajtjen e reagimit të tij.

Reagimi i G-Banit erdhi pasi në llogarinë zyrtare të podcast-it të Alketa Vejsiut u publikua një analizë kritike ndaj një deklarate të tij për gratë dhe dashurinë.

Edhe pse shkrimi ishte ndarë nga vetë profili i Vejsiut, ai mbante në fund emrin e një vajze tjetër, ndoshta si autore apo bashkëpunëtore në përmbajtje.

Kjo ndoshta ka ndikuar në qëndrimin e reperit, i cili fillimisht kishte marrë një ton të ashpër në adresë të Vejsiut, por më pas ka preferuar ta tërheqë reagimin publik, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të debatit.