DO HABlTENl: WEBFAQJA KU MUND TË GJENI KL0NlN TUAJ

E vërteta është se, ka disa njerëz nëpër botë me të cilët mund të përngjani aq shumë sa që lirisht mund të quheni ‘binjakë të panjohur’.

Ka shumë shembuj të ndryshëm nëpër internet ku njerëzit rastësisht janë takuar me personat të cilët ngjajnë shumë, dhe kanë bërë foto me ta.

Kështu, Niamh Geaney nga Dublini dhe dy shokët e tij ishin aq të interesuar për të gjetur personat me të cilët përngjajnë sa që krijuar një projekt të quajtur

‘Binjakët e huaj’, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë për identikun e tyre në internet.

Shumë shpejtë, Geaney gjeti personin me të cilin ngjanë shumë vetëm pak kilometra larg tij.

E gjitha çfarë duhet të bëni në këtë webfaqe është që të ngarkoni një fotografi të fytyrës tuaj, dhe më pas të zgjidhni veçoritë tuaja kyçe nga një listë e veçorive.

Më pas do të shfaqen disa fotografi të njerëzve me të cilët përngjani, të cilët mund t’i shikoni dhe ndoshta t’ua vizitoni profilin në Facebook.

Është një ndjenjë qesharake. E gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni http://twinstrangers.net/, për t’u regjistruar.

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i υetëν arυr 20-vjeçari

Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur  20 vjeçari nga Gjonomadhi i Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 20 vjeçari është vetvarur në afërsi të përroit të fshatit.

Hysen Latollari ishte larguar nga banesa e tij pa sendet personale, çka kishte alarmuar më tepër familjarët, duke bërë edhe një denoncim në polici për zhdukjen e djalit të tyre, por ky mëngjes ishte tragjik për familjen Latollari, të cilët mësuan fatin e djalit të tyre.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 11 qershor 2025

DASHI

Pasion intensiv, por rrezikoni të jeni shumë impulsiv. Merrni frymë para se të reagoni. Dëshironi të lëvizni dhe të veproni, përfitoni nga shtytja për të përfunduar diçka.

DEMI

Një dialog i sinqertë forcon lidhjen. Hapuni më shumë. Ditë ideale për të vënë gjërat në rregull dhe për të përcaktuar prioritete të reja.

BINJAKËT

Ditë e lehtë dhe stimuluese, perfekte për flirtim dhe takime. Keni një mijë ide, por zgjidhni një drejtim të saktë në mënyrë që të mos humbisni.

GAFORRJA

Emocionet ju pushtojnë, por ka ëmbëlsi në atë që ndjeni. Ngadalësoni për një moment: duhet të dëgjoni më shumë dhe të reagoni më pak.

LUANI

Karizma është e dukshme, por shmangni qëndrimet tepër teatrale. Jeni të motivuar, por keni nevojë për përulësi dhe një frymë praktike.

VIRGJËRESHA

Detajet kanë rëndësi, por mos u bëni hiperkritikë. Relaksohuni më shumë. Kohë e shkëlqyer për të zgjidhur atë që ka mbetur e papërfunduar.

PESHORJA

Emocione të bukura në rrugë e sipër, veçanërisht nëse shmangni hezitimin. Bashkëpunimet funksionojnë, por duhet t’i përcaktoni rolet më mirë.

AKREPI

Ditë intensive. Jetoni gjithçka në maksimum, por pa dyshime të panevojshme. Vendosmëria juaj bën diferencën, sot më shumë se kurrë.

SHIGJETARI

Jeni shpirt i lirë, por sot dëshironi edhe thellësi. Hapuni ndaj krahasimit. Intuita e shkëlqyer, vëreni në praktikë menjëherë.

BRICJAPI

Një moment dobësie mund ta forcojë lidhjen. Mos e kini frikë. Përqendrim i shkëlqyer. Një ditë e mirë për detyra të vështira.

UJORI

Keni nevojë për autenticitet. Një ditë e mirë për lidhje të reja. Idetë origjinale më në fund u vlerësuan. Shfrytëzoni momentin.

PESHQIT

Intuita dhe ndjenja bashkohen, duke krijuar një magji të veçantë. Besojini asaj që ndjeni, edhe nëse nuk keni prova. Do të funksionojë.

E bυjshme! Yuri Kim ‘rikthehet’ ne Shqiperi, Edi Rama dhe Berisha ne ρ*nik, ja cfare po pergatit

Rikthimi i të besuarit të Yuri Kim, Gledis Nano, ka shkaktuar panik në qarqet politike dhe shtetërore të Shqipërisë…

Jemi në një periudhë ku vetëm surprizat rezervë sjellin pak dritë në errësirën e gjatë të “kasollës” së lashtë të Mbretit të Surrelit.

Prej dy vitesh Shqipëria është pa ambasador amerikan, dhe vetëm hija e ambasadores së fundit vazhdon të ngushtojë hapësirën e mafies, duke i dhënë pak oksigjen medias.

Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, i njohur si i preferuari i ambasadores Yuri Kim dhe i shkarkuar nga Edi Rama, është rikthyer si kandidat për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Megjithëse janë katër kandidatura, rikthimi i Nanos ka shkaktuar panik te Edi Rama. Matja e pasigurive dhe lëkundjeve nën këmbët e liderit me lavdi të së kaluarës nuk është e vështirë, pasi janë regjistruar me kujdes lëvizjet e mëparshme të këtij vullkani politik.

Gledis Nano, nga 6 tetori 2021 deri më 31 gusht 2022, gjatë drejtimit të Policisë së Shtetit, ishte i vetmi faktor që nuk u kontrollua nga Babloku.

Babloku, i fuqishëm në atë kohë, mbështetur nga ish-shefi i FBI-së Charles McGonigal, fondacioni Soros dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), arriti të rrëzojë edhe përpjekjet më të mëdha, duke thyer besimin me Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi i Gledis Nanos më 31 gusht 2022 shënon edhe takimin e fundit mes ambasadores Yuri Kim dhe Edi Ramës, megjithëse ambasadorja qëndroi në Shqipëri deri më 26 qershor 2023.

Që atëherë, koha ka vazhduar të përkeqësohet, ndërsa aktivitetet kriminale shtohen dhe fuqizohen.

Rikthimi i të besuarit të Yuri Kim, Gledis Nano, ka shkaktuar panik në qarqet politike dhe shtetërore të Shqipërisë. /Pamfleti

Nuk parakaloi dot makinën e pastrimit, shqiptari në Greqi dhυ▪︎on br υtaΙisht punëtorin e mirëmbajtjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku një punonjës i pastrimit të qytetit është dhunuar barbarisht nga tre persona, njëri prej tyre shqiptar.

Sipas mediave greke dhe deklaratës së punonjësit, ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas makinës që pastron koshat e mbeturinave dhe kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.

Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit.

Nuk parakaloi dot makinën e pastrimit, shqiptari në Greqi dhunon

Policia njoftoi se shqiptari është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, me disa precedentë penalë në Greqi. Ai është akuzuar 17 herë për krime. Nga viti 2000 deri në vitin 2022, kundër tij është ngritur 17 çështje penale, për një sërë veprash penale.

– Në vitet 2000 dhe 2001 i akuzuar për vjedhje.

– Në vitet 2004 dhe 2005 i akuzuar për raste të njëpasnjëshme vjedhjesh.

– Në vitet 2010 dhe 2011 i akuzuar për drogën.

“Opozita ka vetëm dy alternativa”, thotë Berisha teksa deklaron të ardhmen në politikë: Robi plaket kur do vetë!

Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se opozita në Shqipëri ka vetëm dy alternativa, të largojë Edi Ramën duke rikthyer votën e lirë të shqiptarëve, ose do të mbetet një “satelit i qeverisë”.

Në një intervistë me gazetarin Xhoi Malësia në “Top News”, Berisha tha se Partia Demokratike do të kryejë një analizë të plotë, por këtë do ë bëjë pasi të faktojë “farsën elektorale” të zgjedhjeve të 11 majit.

I pyetur për të ardhmen e tij në politikë, Berisha tha se vitet nuk kanë asnjë rëndësi kur i vë para.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Do ketë një proces analize, por ky proces do të përfundojë pasi të përgatisim të gjithë librin e zi të farsës elektorale shqiptare. Dhe ne po e bëjmë këtë, po e bëjmë me përkushtim të madh.

Si e sheh të ardhmen e PD-së pasi koha të gjithëve na mposht

Berisha: Problemi është se unë nuk udhëhiqem nga logjika formale. Vitet janë vite, nëse ato arrijnë të cënojnë performancën fizike, psikike, natyrisht. Por kur ti vë vitet përpara, ato nuk kanë asnjë efekt, dhe ajo që mbetet është eksperienca. E kam ftuar Edi Ramën të mos flasë me vete por të vijë në një studio televizive dhe të bëjë çdo lloj testi. Të marrë dhe suflerët me vete. Të bëjë testin e drogës, por atë se bën ai. E kanë në Tiranë, “robi plaket kur do vetë”.

Keni mposhtur çdo person në PD…

Berisha: Nga unë mund të kërkoni çdo gjë, por jo pasardhës. Ai është përgjegjës për shumë gjëra, mendoj se bëri disa gabime të mëdha. Zgjedhjet e 21-shit ishin farsë dhe unë s’isha fare në drejtim. Basha në vend se t’u faktonte shqiptarëve këtë, po vraponte për koalicion me Edi Ramën.

Plani i opozitës

Berisha: Opozita të themi më të vërtetën, ndodhet në një alternativë shumë të veçantë. Ose të rikthejë votën shqiptarëve duke larguar Edi Ramën, ose mbetet një satelit pa vlerë i qeverisë. Edi Rama me shtetërimin që i bëri votës së diasporës, tejkaloi Putinin, Lukashenkon, në Berat, Fier, Vlorë dhe mbeti dy pikë larg Asadit të Sirisë.

Sfida e pazakontë e shqiptari, niset me vrap nga Kembrixhi, synon të arrijë në Tropojë për 40 ditë

Seb Ponari është një i ri shqiptar me banim në Angli. Ai nuk është i njohur në fushën e atletikës, por tani ka marrë qendrën e vëmendjes për një sfidë të madhe që ka ndërmarrë.

Nën moton “Një njeri. Një mision”, siç e pranon edhe vetë Ponari “kjo sfidë qëndrese nuk ka të bëjë vetëm me tejkalimin e kufijve… ka të bëjë me bërjen e një ndryshimi”.

Sfida e tij konsiston në një vrapim nga Kembrixhi i famshëm anglez deri në Tropojën e tij të lindjes. Janë gati 2 mijë e 750 kilometra, të cilat ai synon t’i përshkojë brenda 40 ditësh.

https://www.instagram.com/_u/sebponari/?utm_source=ig_embed&ig_mid=03FA9739-1A12-413E-8673-604357769086

Ai e ka nisur sfidën më 10 maj dhe ai ka kaluar një pjesë të madhe të itinerarit të tij, teksa aktualisht ndodhet në Kroaci.

Në thelb, ky nuk është vetëm një veprim sportiv, por ka një mesazh ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për shëndetin mendor.

“Kjo sfidë është përtej lodhjes fizike, është një mënyrë për të ngritur zërin për ata që vuajnë në heshtje”, tha Ponari.

“Dua të mbledh fonde dhe të nxis bisedën për shëndetin mendor, sidomos në komunitetet shqiptare”, zbuloi ai.

Rrugëtimi i tij ka kaluar dhe ende kalon në një pjesë të mirë të Europës, ndërsa vetë ai ka zbuluar se përshkon mbi 65 kilometra në ditë.

VIDEO

Gjermania u jep shtetësinë gati 300 mijë të huajve, kryesojnë …

Gjermania u dha shtetësi një numri rekord prej 291,955 personash vitin e kaluar, një rritje prej 46% nga viti 2023, me sirianët që përbënin grupin më të madh, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave të martën.

Reformat në ligjin e shtetësisë kontribuan në këtë rritje, tha zyra. Qershorin e kaluar, Gjermania uli kërkesën e saj të qëndrimit për natyralizim nga tetë vjet në pesë dhe madje tre në raste të veçanta.

Shumë sirianë që mbërritën si refugjatë gjatë viteve 2015 dhe 2016, kur ish-kancelarja Angela Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra njerëz që iknin nga lufta dhe persekutimi në Lindjen e Mesme, u bënë të kualifikuar për natyralizim gjatë vitit 2024.

Si rezultat, ata përbënin grupin më të madh të qytetarëve të rinj, duke përbërë 28% të të gjitha natyralizimeve, ose 83,150 persona, një rritje prej 10.1%. Ata u pasuan nga turqit, irakianët, rusët dhe afganët, të cilët përfaqësonin përkatësisht 8%, 5%, 4% dhe 3% të totalit.

Rusët panë rritjen më të madhe në përqindje të natyralizimeve, me numrin që u rrit në 12,980 në vitin 2024 nga 1,995 vitin e kaluar. Numri i turqve që morën shtetësinë gjermane u dyfishua në 22,525.

Ligji i ri i shtetësisë gjithashtu u lejon individëve të mbajnë shtetësinë e tyre origjinale ndërsa fitojnë shtetësinë gjermane, duke u mundësuar dhjetëra mijëra qytetarëve turq – shumë prej të cilëve, ose paraardhësit e të cilëve, erdhën në Gjermani si punëtorë mysafirë në vitet 1960 dhe 1970 – të natyralizohen.

Megjithatë, qeveria e re e koalicionit të Gjermanisë e konservatorëve dhe socialdemokratëve planifikon të tërheqë disa nga këto masa dhe të rivendosë një periudhë minimale pritjeje prej pesë vjetësh për shtetësinë.

Konservatorët kanë thënë se shtetësia duhet të vijë në fund të një periudhe integrimi, jo ta “nxisë atë menjëherë”, dhe kanë frikë se kohët më të shkurtra të pritjes për t’u bërë shtetas gjerman mund të nxisin rritjen e migracionit dhe pakënaqësinë publike.

“Moska është qendra e botës”, babai i Elon Musk dhe ekstremistë të tjerë pro-Putin mblidhen në Kremlin për një “Rusi neoimperialiste 2050”

Personalitete të njohur perëndimorë të ekstremit të djathtë kanë mbërritur në Moskë për “Forumin e së Ardhmes”, një ngjarje dy-ditore që synon transmetimin e ideologjisë shtetërore të Rusisë dhe një vizioni ultrakonservator dhe neoimperialist për të ardhmen e saj tek audiencat jashtë vendit.

Sesionet u përqendruan në tema që variojnë nga “Bota Multipolare e Shekullit të 21-të” dhe “Transmetimi i Vlerave në Gjeneratën Beta përmes Përmbajtjes”, deri te “Ekuilibri Harmonik 2050”, “Një Takim me të Ardhmen”, “Pikëpamja e një Gruaje”, “Euroazia e Madhe 2050” dhe “Ideologjia dhe Vlerat Tradicionale”.

I organizuar nga Instituti Tsargrad, folësit përfshijnë Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, teoricienin e konspiracionit Alex Jones, influencerin e krahut të djathtë Jackson Hinkle, ekonomistin amerikan Jeffrey Sachs, politikanin britanik George Galloway dhe babain e Elon Musk, Errol Musk.

Instituti Tsargrad, i cili u themelua nga manjati Konstantin Malofeyev dhe u drejtua nga ideologu Alexander Dugin, e paraqet veten si një grup mendimtarësh për recetat e politikave konservatore, duke përzier politikën e krahut të djathtë dhe mendimin ortodoks.

Forumi përkon me raportin e Institutit Tsargrad mbi vizionin e tij për Rusinë në vitin 2050, i cili paraqet disa sugjerime politike ekstreme konservatore për ta vendosur Rusinë në një kurs më të përputhshëm me botëkuptimin e saj.

Raporti hapet duke pohuar se pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022 shënoi “një epokë të re të rendit botëror rajonal”.

“Duke nisur Operacionin Special Ushtarak dhe duke sfiduar hapur hegjemoninë e Perëndimit, Rusia ka hyrë në luftën jo vetëm për sovranitetin e saj, por edhe për të drejtën e çdo vendi për zhvillimin, kulturën dhe fenë e vet”, vazhdon ai.

Raporti thotë në mënyrë të qartë se Rusia duhet të jetë një autokraci nëse do të ketë sukses, duke përdorur interpretimin e saj të mbretërimit të Ivanit të Tmerrshëm, Pjetrit të Madh, Josef Stalinit dhe udhëheqësve të tjerë rusë dhe sovjetikë për të justifikuar këtë pohim.

Raporti i Institutit Tsargrad pohon se Rusia është një qytetërim i veçantë që i është besuar nga Zoti një mision shpirtëror dhe historik.

“Ideja e një kombi nuk është ajo që mendon për veten në kohë, por ajo që mendon Zoti për të në përjetësi”, thotë raporti, duke iu referuar filozofit rus të shekullit të 19-të, Vladimir Solovyov.

Ai përmend konceptin e epokës cariste të Rusisë si “Roma e Tretë” – e cila përdoret sot për të justifikuar aspiratat gjeopolitike të Moskës për kontrollin e “Botës Ruse” – dhe bën thirrje për “mbledhjen e tokave historikisht ruse”, nga të cilat përfshihet Ukraina.

Raporti thotë se Rusia duhet të dekonstruktojë “kombin ukrainas të krijuar artificialisht” dhe të rivendosë kujtesën e saj historike si një pjesë integrale të qytetërimit rus.

“Gratë ruse duhet ta shohin qëllimin kryesor të jetës së tyre dhe manifestimin më të lartë të shërbimit të tyre në lindjen dhe rritjen e fëmijëve”, thuhet në raport mbi politikën familjare.

Në të ardhmen ideale të Tsargradit, 85% e fëmijëve do të lindin nga nëna nën moshën 23 vjeç, shkalla e divorcit është nën 10%, më pak se 3% e fëmijëve lindin jashtë martese dhe aborti është eliminuar pothuajse plotësisht.

Si pjesë e kuadrit politik për të inkurajuar lindjen e hershme, raporti thotë se gratë duhet të përjashtohen nga lindja e fëmijëve nëse kanë tre ose më shumë fëmijë.

Raporti citon shembullin e Perandorisë Ruse, ku, sipas tij, profesioni kryesor i një gruaje ishte “martesa, amësia dhe punët e shtëpisë”.

Një nga ngjarjet kryesore të hënën ishte një diskutim në panel i quajtur “Bota Multipolare në Shekullin e 21-të”. Paneli përfshinte folës si Lavrov, Galloway, prezantuesi i televizionit shtetëror rus Dmitry Symes, ish-analist i CIA-s dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së Larry Johnson dhe të tjerë.

Në fjalimin e tij para asamblesë përpara fjalimit të Errol Musk, Malofeyev falënderoi Elon Musk për demonstrimin e botës se “ne mund të kemi një të ardhme të përbashkët” bazuar në “atë që po ndodh në hapësirë”.

Më pas Malofeyev përmendi disa nga pikat tipike të diskutimit anti-perëndimor të Moskës: se lufta në Ukrainë do të përfundonte me “një Jaltë të re” midis Moskës dhe Uashingtonit, se popujt rusë dhe amerikanë kishin një të ardhme të përbashkët falë zgjedhjes së Donald Trump, se rizgjedhja e Trump parandaloi një luftë botërore, dhe se vetëm Partia Demokratike e “korruptuar” e SHBA-së përfitoi nga një përballje midis dy vendeve.

Errol Musk, i cili më parë ka shprehur admirim për Putinin, e lavdëroi Moskën.

“Moska është si Roma për mua, qyteti më i bukur”, tha Musk i moshuar. “Jam jashtëzakonisht i befasuar që Rusia portretizohet si armik, edhe pse po përpiqet të jetë pjesë e bashkësisë evropiane. Kjo po i mohohet. Rusia e shpëtoi Evropën dy herë – nga Napoleoni dhe nga Hitleri. Si mund të vazhdoni ta portretizoni Rusinë në një dritë negative?”

Musk gjithashtu minimizoi pasojat e konfliktit të të birit me presidentin e SHBA-së, duke thënë se ai rrjedh nga “mosmarrëveshjet themelore midis tij dhe disa zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë mbi shpenzimet federale”.

Forumi do të vazhdojë të martën me bisedime nga Jackson Hinkle, George Galloway dhe Alex Jones. /MoscowTimes

Sara Hoxha “harron” Ledrin, zbulohet i dashuri i ri misterios i blogeres? Del fotoja

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin, Ledri Vula.

Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë.

“Sekretin” e ka zbuluar Instagrami, shkruan boldnews.

Në të njëjtin vend, duke shijuar detin në këtë fundjavë, Sara Hoxha është parë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Ai ka publikuar një foto nga bregu i detit, ndërsa nga i njëjti vend ka publikuar edhe Sara.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se dyshja mund të jenë në një romancë me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as mundësia që mund të kenë shkuar bashkë si pjesë e një grupi shoqëror.

Megjithatë ka raportime se dyshja janë parë bashkë prej muajsh dhe tashmë kanë nisur që të frekuentojnë hapur të njëjtat vend.

Mesa duket, Sara ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë, të quajtur Poem.