Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku një punonjës i pastrimit të qytetit është dhunuar barbarisht nga tre persona, njëri prej tyre shqiptar.
Sipas mediave greke dhe deklaratës së punonjësit, ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas makinës që pastron koshat e mbeturinave dhe kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.
Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit.

Policia njoftoi se shqiptari është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, me disa precedentë penalë në Greqi. Ai është akuzuar 17 herë për krime. Nga viti 2000 deri në vitin 2022, kundër tij është ngritur 17 çështje penale, për një sërë veprash penale.
– Në vitet 2000 dhe 2001 i akuzuar për vjedhje.
– Në vitet 2004 dhe 2005 i akuzuar për raste të njëpasnjëshme vjedhjesh.
– Në vitet 2010 dhe 2011 i akuzuar për drogën.