Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor.

Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike. Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën.

Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

“70 lekë kilja e domates, 40 kastraveci”, produktet shqiptare “mbysin” tregun bullgar! Revoltohen fermerët vendas

Pas breshërëve të fundit që dëmtuan rëndë të korrat e shumë fermerëve vendas, një fluks perimesh shqiptare dhe greke ka hyrë në tregun bullgar, sipas Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Serave.

Shoqata bullgare raporton se prodhimet e importuara po përzihen me mallra të rritura në vend dhe shiten si produkte vendase në tezgat e tregut. Sipas Nova TV, shoqata ka shprehur gatishmërinë për të organizuar protesta nëse mbikëqyrja e tregut nuk forcohet.

Marin Genurov, kryetar i shoqatës, theksoi një trend në rritje të importimit të prodhimeve me kosto më të ulët, veçanërisht domateve dhe kastravecave të rritura në sera. Ai vuri në dukje se ka informacione që sugjerojnë se perimet po rieksportohen nga Shqipëria përmes Greqisë dhe shiten në Bullgari me çmime të ulura. “Domatet po mbërrijnë me çmime deri në 1.50 leva (77 lekë) për kilogram, dhe kastravecat midis 0.80 dhe 1.20 leva (40-60 lekë),” deklaroi Genurov. “Në të kundërt, prodhime të ngjashme të rritura në Bullgari kushtojnë të paktën 1 leva më shumë.”

Ivan Kaburov, nënkryetar i shoqatës, shtoi se perimet e importuara shpesh janë me cilësi më të ulët dhe më pak tërheqëse nga ana vizuale, me avantazhin e tyre kryesor konkurrues që është çmimi i tyre më i ulët. Ai shpjegoi se kostoja e prodhimit për perimet bullgare të serrave është afërsisht 1.23 euro për kilogram. Në krahasim, ato aktualisht shiten për rreth 0.72 euro, duke rezultuar në humbje financiare për prodhuesit vendas. Ai i bëri thirrje Agjencisë Bullgare të Ushqimit dhe Bujqësisë të marrë një rol më aktiv në rregullimin e importeve, tregjeve dhe panaireve për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe për të mbrojtur prodhimin vendas.

Pasi fshiu këngët nga YouTube, Fifi ndërmerr një tjetër hap ndaj Eglit – Reagon edhe Egli (FOTO)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Egli Tako dhe Fifi ndërtuan një raport të afërt që u reflektua si në jetën private ashtu edhe në bashkëpunimet artistike.

Këngët “Shuj shuj” dhe “Ku je nis” u publikuan si pjesë e një projekti të përbashkët që mori vëmendje të madhe nga publiku.

Por miqësia e tyre duket se ka marrë fund. Fillimisht “Loki Magazine” vuri re se bashkëpunimet muzikore janë fshirë nga platforma YouTube pa asnjë shpjegim. Tani, situata ka marrë një tjetër kthesë.

Fifi ka fshirë të gjitha fotografitë me Eglin nga profili i saj në Instagram, përfshirë edhe ato nga prapaskenat dhe promovimet e projekteve muzikore të përbashkëta.

Po të njëjtin veprim ka bërë edhe Egli, duke larguar çdo gjurmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënies me Fifin nga rrjetet sociale.

Ky hap vjen mes raportimeve se krisja mes dy artisteve lidhet me ndarjen e fitimeve nga kënga, ku mësohet se Fifi kishte investuar vetë në videoklipin muzikor, duke çuar në një përplasje financiare dhe prishje të marrëdhënies.

‘Te nderuara k*rνa…’ G Bani trondit femrat me sinqeritetin e tij prej 12 pikash

G Bani ka zgjedhur rrjetet sociale për të shpërthyer me një mesazh që ka tronditur ndjekësit. Në një postim të papritur në Instagram Story, ai ka listuar 12 pika të detajizuara për të gjitha femrat që mund të bien në dashuri me të, duke u paraqitur si i sinqertë, brutal dhe pa filtra. Mesazhi i tij fillon me fjalët e forta:

“Të nderuara k*rva! Para se të bi sërish në dashuri me ndonjëren prej jush…”

Por ç’ka pason nga kjo fillim do të ngrejë sigurisht disa pyetje. G Bani ka bërë një përmbledhje të hapur që zbulon disa detaje që shumë do t’i konsideronin të rrezikshme për reputacionin e tij. Ai shprehet se:

– Nuk ka para, nuk ka pasuri, as në bankë e as cash. Një deklaratë tronditëse që reflekton një realitet të vështirë ekonomik, i cili ndikon në perceptimin që femrat mund të kenë për të.

– Është pa punë dhe nuk merr rrogë. Një tjetër detaj që e vendos atë në një pozicion të vështirë, duke nënkuptuar se është një person që është në kërkim të identitetit personal dhe profesional.

– Nuk pi drogë, por pi duhan. Kjo formë e vetë-identifikimit e bën atë më të afërt dhe ndoshta më të besueshëm për ata që e ndjekin.

– Ai është tepër xheloz, aq sa të bllokon vetëm për ndjenja. Kjo ndjenjë sugjeron një anë të errët të karakterit të tij, e cila mund të shkaktojë telashe në marrëdhëniet e tij.

– Sipas tij, nuk godet femra, por nëse situata përshkallëzohet, ai largohet. Ky aspekt mund të jetë ndihmesë për ata që e ndjekin, por gjithashtu ngre pikëpyetje mbi menagjimin e emocioneve.

– Ai krekoset se dashurinë nuk e tradhton kurrë, një premtim që duket në kontradiktë me xhelozinë e tij të deklaruar. Kur nuk ndjen më, ai thekson se nuk luan me fjalë, duke nënkuptuar një ndjesi të qartë të etikës.

– Ai përmend se pas ndarjes, vazhdon të mendojë për ish-të dashurat ditë e natë, dhe shpesh, fiksimi ndaj dikujt i zgjat me vite. Ky detaj rrit thellësinë e karakterit të tij dhe ndihmon të kuptohet se ai nuk është një person i thjeshtë.

Një nga shprehjet më të diskutueshme nga postimi i tij është: “Po të putha në buzë, dmth të dua. Po të bëra bllok, dmth të dua.” Kjo formë e sinqeritetit mbase mbase i duket shumë e drejtpërdrejtë për ndjekësit.

Sinqeriteti mbase pak i tepruar i G Bani në këtë postim ka ngritur pikëpyetje nëse është i qëlluar si postim publik apo jo. Kjo lëvizje e tij mund të interpretohet si një përpjekje për të rikuperuar imazhin e tij në një shoqëri që shpesh është kritike ndaj sjelljeve personale por gjithashtu e joshur nga ato që ofrojnë transparencë.

Autobusi me studentë përρΙaset me një fυrgon, hυmbin jetën Ι5 ρ. esrona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte studentë nga Universiti Pendidikan Sultan Idris është përplasur në një autostradë malajziane në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:10 të mëngjesit në Autostradën Lindje-Perëndim, pranë Tasik Banding në qytetin Gerik, në shtetin Perak, sipas raportimeve të mediave lokale.

Autobusi po udhëtonte nga Jerteh, në shtetin Terengganu drejt kampusit kryesor të universitetit në Tanjung Malim, Perak.

Sipas autoriteteve, në autobus ndodheshin 48 persona, 42 studentë, një shofer, një shoqërues dhe katër persona të tjerë në një automjet tjetër tip MPV.

Një ekip prej katër zjarrfikësish nga Stacioni i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gerik mbërriti në vendngjarje rreth një orë më vonë dhe gjeti autobusin të përmbysur.

Ndihmës drejtori i operacioneve të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Perakut, Sabarodzi Nor Ahmad, tha se 13 studentë humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Gjithashtu, 33 persona të tjerë mbetën të plagosur, duke pësuar thyerje në këmbë, duar dhe dëmtime të tjera të lehta.

Në jug të Shqipërisë, roboti zëvendëson kamarierin /VIDEO

Duket se bizneset në jug të vendit, në nisje të sezonit turistik, kanë gjetur zgjidhje për mungesën e punëtorëve.

Në një video të kapur në një nga baret në bregdet, shihet se në vend të një kamerieri është një robot, i cili u shërben klientëve pa fjalë.

Roboti lëviz mes tavolinave dhe shpërndan porositë pa komunikim verbal, duke sjellë një mënyrë të re shërbimi në zonat turistike. Kafeneja ndodhet në një nga qytetet bregdetare dhe kjo është hera e parë që përdor një robot për të ndihmuar në shërbim.

Video Player

Dikur t aIIej me Joe Biden, por e pësoi vetë! Ja çfarë i ndodhi Donald Trump-it

Një incident ka ndodhur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Donald Trump, ai që dikur “tallej” me Joe Biden, është penguar vetë teksa ishte duke hipur në bordin e avionit presidencial Air Force One, gjatë udhëtimit drejt Camp David.

Incidenti ndodhi pas një ndalese në Hagerstoën, Maryland, ku Trump zhvilloi një bisedë të shkurtër me gazetarët.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, më herët është tallur me ish-presidentin Biden për pengesat e tij gjatë ngjitjes së shkallëve. Por, si duket kësaj here e njëjta gjë i ndodhi vetë Trump dhe video e momentit kur ai pengohet është duke bërë xhiron e rrjetit.

“Tani është koha që Trump të pajiset me karrocë për të moshuar”, thotë një prej komentuesve në rrjetet sociale.

VIDEO

Porja: Erdhi i nxehti afrikan, ja qytetet më “të nxehta”

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me valë të të nxehtit afrikan. Ajo tha se në vijim të javës temperaturat do të ulen disi, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë, ndërsa fundjava, sipas saj do të jetë ideale për pushuesit që duan të shkojnë në plazh.

“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.

Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Nesër do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë.

Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës.

Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”,-tha Porja.

“1500 euro për një foto gishti” – Këngëtarja shqiptare zbulon sa fiton në ‘OnlyFans’ nga përmbajtjet in time

Këngëtarja Enca Haxhia, ka bërë një rikthim në vëmendjen e publikut, këtë herë duke zbuluar disa detaje interesante nga aktiviteti i saj në platformën “OnlyFans”. Pas një periudhe qetësie në muzikë, Enca ka shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo platformë për të krijuar burime të tjera të të ardhurave.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja nuk u kursye nga komentet e drejtpërdrejta dhe humoristike kur u pyet për shumat që ajo mund të fitojë për përmbajtje ekskluzive që ndan me ndjekësit e saj. Ajo u shpreh me shumë qetësi dhe pa u ndalur: “1500 euro është vetëm për një gisht”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe shuma më të mëdha për përmbajtje të tjera më të ndjeshme. Kjo përgjigje shpërtheu në të qeshura në studio dhe shpejt u komentua masivisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe fansat e saj reaguan me habi për shumat që mund të fitohen në këtë platformë.

Gianni De Biasi rikthehet në Shqipëri, ja klubi i “Superiores” që pritet të drejtojë

Pas periudhës së lavdishme nën drejtimin e Kombëtares shqiptare, duket se Gianni De Biazi është drejt rikthimit në vendin tonë.

Këtë herë jo nën drejtimin e ekipit kombëtar, por si trajneri i një ekipi të kampionatit në Shqipëri. Sipas “Panorama Sport”, teknikut italian, që zotëron edhe pasaportën shqiptare, i është bërë një ofertë konkrete nga Flamurtari.

Ekipi vlonjat arriti të siguronte këtë sezon ngjitjen në kategorinë superiore, duke u renditur i dyti në kategorinë e parë. Pas kësaj, presidenti i klubit Sinan Idrizi duket se ka vendosur që ky rikthim në elitën e futbollit shqiptar të jetë i “vrullshëm” dhe me surpriza.

Raportohet se Idrizi ka zhvilluar një takim në fundjavë me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Taren, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares kundër Serbisë. Sipas “panorama Sport”, Tare ka ndërmjetësuar edhe një takim mes Idrizit dhe De Biazit, ku është diskutuar pikërisht për pankinën e Flamurtarit, pwr sezonin e ri 2025-2026.

Nuk dihet më shumë se çfarë është diskutuar konkretisht dhe se çfarë i ka thënë De Biasi, Idrizit.