Inteligjenca Artificiale parashikon ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Ja rezultati përfundimtar

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Inteligjenca Artificiale ka bërë parashikimin e saj.

Sipas analizës së të dhënave, formës së ekipeve dhe statistikave të ndeshjeve të mëparshme, rezultati përfundimtar i parashikuar është: Shqipëri 1 – 1 Serbi

Një barazim që pritet të vijë pas një ndeshjeje të tensionuar, ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për rrugën drejt Kupës së Botës “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.

Ndeshja luhet sonte në mbrëmje dhe pritet me interes të madh si nga tifozët shqiptarë, ashtu edhe nga opinioni ndërkombëtar, për shkak të historikut mes dy kombëtareve.

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsyet që aleatët e NATO-s duhet të rrisin investimet në mbrojtje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një mesazh të qartë në rrjetet sociale duke theksuar rëndësinë e forcimit të mbrojtjes si garanci për paqe: “Investimi siguron forcë + Forca siguron paqe = Paqe përmes forcës.” Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, renditen pesë arsye kryesore pse aleatët, përfshirë Shqipërinë, duhet të rrisin investimet në fushën e mbrojtjes: Paqe përmes forcës – Ushtritë me burime të mjaftueshme dëshmojnë vendosmëri, duke ulur rrezikun e përshkallëzimeve ushtarake. Përshtatje në një mjedis dinamik sigurie – Përballë forcimit të Rusisë, lidhjes së Koresë së Veriut me Moskën, dhe sfidave nga Irani dhe Kina, fleksibiliteti dhe përgatitja janë thelbësore.

Përballja me kërcënimet moderne – Investimet ushtarake nxisin teknologjitë më të përparuara si inteligjenca artificiale, hapësira, kibernetika dhe sistemet autonome. Kontribut në zhvillimin ekonomik – Shpenzimet në mbrojtje sjellin përfitime afatgjata për ekonominë duke gjeneruar vende të reja pune. Detyrimet ndaj NATO-s – Aleanca e Atlantikut të Veriut u themelua mbi angazhimin e përbashkët për të investuar në kapacitetet mbrojtëse dhe për të ruajtur paqen kolektive. Ky mesazh vjen në një kohë me sfida të reja në arenën ndërkombëtare, ku përgatitja ushtarake dhe angazhimi për sigurinë mbeten prioritet i përbashkët për aleatët e NATO-s.

E rëndë! Gjendet i υe tëνarυr 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte por nuk dihen shkaqet që e ccuan drejt këtij akti të rëndë.

Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shqipëri-Serbi/ Finemi sfidon fatin, vendos bast me një shumë marramendëse (FOTO)

Ndeshja Shqipëri-Serbi. Finemi guxon, vendos bast me këtë shifër

Pak orë para përballjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi në “Air Albania”, reperi Finem ka marrë vëmendje me një veprim jo pak të guximshëm!

Ai ka vendosur 50,000 lekë në bast për fitoren e Shqipërisë, duke besuar fort në kuqezinjtë. Videot që po qarkullojnë në rrjet e tregojnë reperin teksa vendos skedinën me kuotën 3.45, që në rast fitoreje do t’i sillte 172,500 lekë.

Edhe pse në përshkrim pretendohej se ishin 50 mijë euro, pamjet dhe koeficienti lënë të kuptohet se bëhet fjalë për valutë lekë shqiptare.

Komentet në TikTok nuk kanë munguar: disa e quajnë blof, të tjerë pretendojnë se basti është anuluar, ndërsa një pjesë tjetër vënë në pikëpyetje nëse portali i lejon shuma të tilla për këtë lloj basti.

Në sfond të gjithë kësaj, dëgjohet kënga patriotike “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi si një marsh i heshtur drejt fitores. A do ta ndihmojë fati Finemin sonte?

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese në rajon javën e ardhshme

Një valë e fuqishme të nxehti pritet të godasë Italinë dhe rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë javës që vjen. Sipas të dhënave meteorologjike, një anticiklon i fuqishëm do të pozicionohet mbi gadishullin italian, duke sjellë rritje të ndjeshme temperaturash nga jugu në veri të vendit.

Parashikimet tregojnë se nxehtësia e madhe nuk do të kufizohet vetëm në Itali, por do të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ku temperaturat pritet të kalojnë vlerat mesatare sezonale. Moti përvëlues do të përfshijë thuajse të gjithë territorin, ndërsa vetëm zonat alpine dhe lartësitë malore mund të përjetojnë një freski relative.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kjo situatë mund të sjellë ditë me temperatura mbi 35°C në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në zonat e ulëta dhe ato pranë bregdetit. Gjithashtu, rekomandohet kujdes i shtuar për grupet e ndjeshme ndaj nxehtësisë, si të moshuarit dhe fëmijët, si dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të pikut.

Valët e nxehtësisë si kjo që pritet të godasë vendin janë gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, çka bën të nevojshme marrjen e masave mbrojtëse nga qytetarët dhe institucionet.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 7 Qershor 2025

Dashi

Dite jo vetme bukur, por edhe mjaft e rëndësishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merrni vendime për te ardhmen dhe do i shihni gjerat me sy pozitiv. Beqaret gjithashtu do kenë dashuri me shikim te pare dhe do përjetojnë emocione te mëdha. Për te përmirësuar financat duhet te përfitoni nga mundësitë e mira qe do iu jepen.

Demi

Dite plot shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme sepse surprizat e partnerit do jene te shumta. Ne këtë dite nuk do mërziteni aspak. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim. Nuk është ende momenti te hidheni ne aksion. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Binjaket

Ideja juaj baze për këtë dite është te ndërtoni pak nga pak lumturinë ne çift. Do filloni te tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin si dhe do pranoni te bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret do kenë sukses dhe do ndihen me se miri për këtë fakt. Situata financiare do filloje te stabilizohet fale përkujdesjes qe do tregoni.

Gaforrja

Do ketë disa debate te vogla sot ne çift te cilët do iu bëjnë te mërziteni paksa. Mundohuni te mos mendoni me te keqen, por te zgjidhni gjithçka me maturi dhe kujdes. Beqaret do e kenë vete ne dore gjithçka. Po u treguan te hapur dhe te pranojnë takimet do njohin persona vërtet me vlera. Te ardhurat do i ruani te stabilizuara gjithë kohës.

Luani

Mundohuni qe për çdo pakënaqësi apo për çdo problem qe do keni ne çift te flisni hapur me partnerin tuaj sot. Po u mbyllet ne vetvete problemet do zmadhohen edhe me shume. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe sikur te mos e gjejnë princin e kaltër. Qe financat te jene te mira duhet te mateni njëqind here para se te shpenzoni. Po gabuat do ketë vështirësi pa fund.

Virgjeresha

Sot te dashuruarit duhet te kërkojnë me shume qëndrueshmërinë dhe qetësinë sesa pasionin. Ata nuk duhet te presin qe gjerat te marrin menjëherë një kthese nga një periudhe e vështirë qe ekzistonte. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një persin te thjeshte, por me shume vlera. Edhe ai njëkohësisht mund te ketë simpati për ta. Financat nuk do jene problematike.

Peshorja

Nuk do kuptoheni aspak mire me partnerin tuaj sot dhe ne vend te surprizave dhe ditës se bukur qe prisnit do keni debate dhe zënka te forta. Beqaret nuk do e kenë ne plan te pare dashurinë sepse për ta do ketë diçka tjetër me te rëndësishme. Ne planin financiar ehte momenti i duhur për te hartuar një plan strategjik dhe për te përmirësuar te ardhurat.

Akrepi

Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do qëndroni me tepër kohe me partnerin dhe do dashuroheni si adoleshente. Beqaret do kenë një takim te papritur i cili mund te shndërrohet shume shpejt ne një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do e rigjeni ekuilibrin te cilin e kishit humbur prej kohesh. Do ndiheni me te qete.

Shigjetari

Sot është dita juaj kështu qe gjeni kohen e duhur për te menduar për ndonjë surprize ne çift. Do e bëni te lumtur tjetrin, por njëkohësisht edhe veten tuaj. Beqaret gjithashtu do kenë sukses ne dashuri dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi. Nuk pritet asnjë vështirësi ne këtë sektor.

Bricjapi

Jo vetëm qe nuk do ketë probleme sot ne jetën tuaj ne çift, por do i jepni edhe me shume prioritet partnerit tuaj. Ne mbrëmje do ketë darka romantike dhe te mbushura me surpriza nga te dyja palët. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do dalin neper takime. Financat nuk do jene te këqija, por as aq te mira sa për te kryer investime te konsideruese.

Ujori

Saturni i cili për gjithë këtë kohe kishte sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift, sot nuk do ndikoje me dhe ju do ndiheni te çliruar. Mundohuni pak nga pak te afroheni me partnerit dhe te sqaroni çdo gjë. Beqaret do jene joshës dhe do gjejnë personin qe do iu përshtatet ne çdo drejtim. Financat mund te kenë tronditje për shkak te dëshirës suaj te madhe për shpenzime pa fund.

Peshqit

Mjedisi yjor do jete mjaft i favorshëm sot për jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni si ta ndjeni dhe do ndiheni si ne një ëndërr. Dita do jete e mbushur me kënaqësi. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë fjalëve te bukura te disa personave, por te shoqërohen me tepër me ata qe janë te qete dhe flasin pak. Kujdes me shpenzimet e pamenduara sepse mund t’iu kushtojnë shtrenjte.

Formacioni i mundshëm / Surprizë e Sylvinhos në sulm, si pritet të rreshtohet kombëtarja në sfidën e sotme

Shqipëria luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në Kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e sotme.

Siç mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.

Formacioni i mundshëm / Surprizë e Sylvinhos në sulm, si pritet

Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.

Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, dke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).

Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë sot vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.

https://www.youtube.com/channel/UCyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A

Përplasje spiunësh në Ballkan, zbulohet skenari: MI6 luftë ndaj Rusisë në Serbi, Kosovë dhe Bosnje

Një përplasje e fortë spiunazhi lindje-perëndim paralajmërohet në Ballkan. Gazetari rus, Igor Korotçenko, njëkohësisht ekspert ushtarak dhe kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”, duke cituar burime të tij, pretendon se “Britanikët do t’i përgjigjen Rusisë në mënyrë asimetrike – dhe jo vetëm përmes Ukrainës, por edhe në Ballkan (Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë)”.

Ai ndjek linjën e Beogradit me akuzën ndaj perëndimit se ka për qëllim një grusht shteti në formatin e “revolucionit me ngjyra”, për të sjellë opozitën serbe në pushtet.

“MI6 ka pozicione të mira operacionale në Ballkan, agjentë të kualifikuar, rezidentë me përvojë (disa madje kanë përvojë operacionale në pozicione drejtuese nga Ambasada Britanike në Moskë).

Çështja kryesore është aftësia, para së gjithash, e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të neutralizuar aspiratat e agjencive të inteligjencës perëndimore, përfshirë MI6”, shprehet Igor Korotçenko nga Mbrojtja Kombëtare në Rusi.

Ai justifikon në njëfarë mënyrë dhe autoritetet serbe, duke pretenduar se “pas shkarkimit të kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin nga posti i tij, u bë i mundur eksporti i produkteve ushtarake serbe (përfshirë municionet) në Ukrainë, duke përdorur certifikata të rreme të përdoruesve të fundit dhe vendet ndërmjetëse, gjë që detyroi Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme ruse të bënte një deklaratë të veçantë për këtë çështje”.

“Retë po mblidhen mbi kreun e shefit të operacioneve të BIA-s, një nga krerët më me përvojë të inteligjencës serbe, Marko Parezanoviç, largimi i të cilit nga sistemi i sigurimit shtetëror serb është sot një objektiv kyç si i MI6, ashtu edhe i një numri agjencish të tjera të inteligjencës perëndimore”, tha ai.

Ndërkohë, më herët, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, kërcënoi Serbinë me pasoja të rrezikshme lidhur me dërgimin e armëve në Ukrainë.

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë humbje që pas debatit me Trump

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler, Elon Musk, sipërmarrësi më i shkëlqyer në botë, si dhe më i pasuri në botë, njoftoi në X “mbështetjen e tij të plotë” për kandidatin republikan, në emër të luftës kundër wok-ismit progresist dhe mbrojtjes së lirisë dhe meritës.

Jo vetëm fjalë: ai do të dhuronte shumën prej 250 milionë dollarësh, kohën e tij të vyer dhe imazhin e tij shumë të çmuar për fushatën Maga, duke kontribuar në mënyrë vendimtare në rezultat.

Një vit minus tetë ditë më vonë, ja ndarja që shumë – duhet thënë – e kishin parashikuar.

Por më keq se çdo parashikim, duke pasur parasysh sasinë e goditjeve të ulëta dhe kërcënimeve të ndërsjella të përqendruara në një pasdite, përfshirë kërcënimin e Trump për të prerë çdo kontratë ose subvencion (rreth 3 miliardë) që gëzonin kompanitë e Musk.

E besueshme? Për tregjet, po: në një seancë Tesla – e vetmja pronë e listuar e Elon – humbi 13% dhe 150 miliardë në kapitalizim.

Të mendosh se në këtë “vranësi” të pamundur dhe të papërsëritshme të egos, pushtetit dhe ideologjisë, në këtë parabolë që nuk mund të ishte më marramendëse, pati një moment në të cilin ato 250 milionë dukeshin si investimi më i mirë që Musk kishte bërë ndonjëherë.

Dhe ai ka bërë investime të shkëlqyera. Le të gjykojmë me kapitalizimin e Teslës: nëse më 13 qershor vlente 567 miliardë, pas fitores së Trump ishte rritur në mbi 1 mijë e 400, një rekord i të gjitha kohërave.

Ishte momenti në të cilin, si në kopertinën e Time, mendohej se kreu i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë ishte Eloni, shumë përtej Doge.
Dhe se prej andej ai do të qeveriste të gjitha dosjet strategjike për projektin e tij futurist: mediat sociale, inteligjencën artificiale, makinat elektrike, hapësirën, marrëdhëniet me Kinën.

Por kjo ishte në fund të vitit, përpara se Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Dhe ai hartoi një sërë politikash të gjitha ose pothuajse të gjitha në kundërshtim me interesat e mikut të tij, duke filluar me stuhinë e tarifave.

Gjesti i tij me blerjen e një Tesla nuk ndihmoi shumë, duke pasur parasysh se e gjithë bota filloi t’i bojkotonte ata, në shenjë proteste kundër kthesës politike të themeluesit, i cili ishte bërë bartësi i flamurit të internacionales sovraniste.

Ndërkohë për Musk ishte turp të shihte rivalin e tij të betuar të algoritmeve, Sam Altman, të hynte në zyrën ovale për të njoftuar qendrën e tij mega të të dhënave.

Duke udhëtuar me presidentin, është e vërtetë që Musk i garantoi Starlink-ut të tij disa kontrata satelitore, por në vende të tjera (shih Italinë) ai e ktheu atë në një kompani edhe më përçarëse.

Tani, duhet thënë se për Elonin këto muaj nuk kanë qenë aq katastrofikë. Me rikthimin e fyerjeve falas në mediat sociale, për shembull, platforma e tij X ka rikuperuar shumë reklamues dhe është rikthyer në vlerën me të cilën e kishte blerë.

Inteligjenca e tij artificiale ka bërë përparim, tani vlen më shumë se 100 miliardë,

SpaceX mbi 350. Tesla ende po kapitalizon më shumë se ajo që ishte në 13 qershor dhe pasuria personale e Musk është afër 400 miliardë.

Por premisat yjore, ideja e udhëheqjes së agjendës së së ardhmes, nuk janë materializuar.

Dhe kështu, disa raketa të shpërthyera dhe disa të dhëna të këqija shitjesh i kishin sugjeruar Elonit të kthehej në jetën e tij fitimprurëse dhe me kohë të plotë në biznes.

Duket se ishte mbyllur mirë, me fjalë respekti të ndërsjellë. Por gjithçka është shkatërruar dhe tani dyshimi është se investimi në Trump mund të kthehet në një humbje afatgjatë, nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara i shpall luftë.

Musk nuk duket i frikësuar, ai nga ana tjetër premton hakmarrje politike, ndoshta edhe për të rifituar virgjërinë e tij.

Njeriu i tij në Romë, Andrea Stroppa, komenton me emotikon duke qeshur me lot “Kohë emocionuese!”.

Elon Musk: Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt

Pa kaluar shumë ditë që kur Elon Musk u largua nga Departamenti i Efiçencës i njohur si DOGE, ka filluar përplasjet verbale me presidentin amerikan Donald Trump.

Ai vazhdimisht po i kritikon vendimet dhe veprimet e Trump, sa i përket taksave dhe çështjeve të ngjashme.

Në një paraqitje të fundit Musk tha se Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt – dhe se sipas tij askush nuk duket se po interesohet.

“Po shtojmë 1 trilion dollarë borxh çdo tre muaj, se shpejti çdo dy, pastaj çdo muaj. Përfundimisht, do të jemi në gjendje të paguajmë vetëm interesa, si dikush që po mbytet në borxhin e kartës së kreditit” tha miliarderi amerikan.

Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX shtoi se një gjë e tillë “nuk do të përfundojë mirë – dhe se duhet shkurtuar shpenzimet për t’u shmangur kjo”.