Igli Tare bën çmendurinë për talentin shqiptar, Milani ofron plot 27 milionë euro

Milani kërkon të ndryshojë shumë gjëra në këtë sezon dhe kjo shihet nga fakti se nga klubi po largohen shumë emra të rëndësishëm të skuadrës sa i përket viteve të fundit. Por përveç largimeve, do të ketë edhe afrime dhe një prej tyre mund të jetë Ardon Jashari, mesfushori që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Klub Bryzh në Belgjikë.jashariSipas Sky Sport Suisse, kuqezinjtë i kanë paraqitur një ofertë fillestare klubit belg me vlerë 27 milionë euro plus 3 në bonuse. Por te Bryzh nuk janë të bindur dhe kuqezinjtë duhet të bëjnë një ofertë tjetër. “Djalli” dëshiron të mbyllë marrëveshjesn midis 30 dhe 35 milionë euro.

Rikujtojmë që Jashari shihet si lojtari i cili do të zëvendësojë Granit Xhakën në mesfushën e Zvicrës dhe gjithashtu janë të shumta klubet e mëdha që po monitorojnë situatën e tij.

Ish-banori i BBV3 “zbulon” produksionin: “Egla Ceno kishte telefon në dhomën e rrëfimit”

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Liam Mandiaro, ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një interviste të fundit, duke ngritur akuza serioze ndaj fitueses së atij sezoni, Egla Ceno.

Sipas Liamit, Egla ka pasur akses në telefon brenda dhomës së rrëfimit – një veprim që shkel rregullat themelore të formatit, pasi kontaktet me botën jashtë janë të ndaluara në mënyrë strikte për të gjithë banorët.

Ai rrëfeu gjithashtu një episod të pazakontë, kur pa gabimisht një tabelë me udhëzime të shkruara në një dhomë tjetër:
“Një herë hyra në dhomën e rrëfimit dhe kishte një tabelë me shkrim. U thashë ‘hiqeni këtë, se s’kam nevojë të lexoj!’ – më thanë që kisha hyrë gabim, dhoma s’ishte për mua!”

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP Albania.

“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin: S’ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, është rikthyer në skenën e aktrimit pas një pauze pesëvjeçare.

Pas një qëndrimi në Gjermani, Jashari është rikthyer në rajon dhe i është bashkuar kastës së aktorëve në serialin e ri “Bashkallajk”, duke marrë vëmendje edhe për ndryshimin e madh në pamje.

Megjithatë, përveç rikthimit të tij artistik, Jashari ka tërhequr vëmendje të madhe me deklaratat e forta që ka dhënë në një intervistë për “Tëvë 1”. Ai ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një produkt të propagandës serbe.

“Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet m’i ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë ‘jam kosovar’. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb.” – tha Jashari, me tone të ashpra dhe të ngarkuara emocionalisht.

Ai theksoi se e do shumë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, por se nuk pranon ndarjen identitare mes shqiptarëve, duke e parë si të rrezikshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar.

“Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne kemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar.

Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, tha aktori.

Aktori theksoi se çdo njeri ka të drejtë të ndjehet si dëshiron, por se ai vetë e refuzon plotësisht përdorimin e termit “kosovar”, duke e cilësuar si një “terminologji që e ka shpik serbi”.

Trag jedia: Influencuesja e njohur dhe i dashuri i saj υr*ten nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, SHBA, ku një influencuese e njohur e rrjeteve sociale është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa ishte duke darkuar me partnerin në një restorant sushi.

Gloria Zamora, 40 vjeç, një nënë e shtatë fëmijëve dhe me mbi 150 mijë ndjekës në Instagram, u vra të shtunën në mbrëmje nga Thomas Lizarraga, 45 vjeç, me të cilin ishte në proces divorci. Autori i krimit u paraqit në parkingun e restorantit ku ndodheshin Zamora dhe partneri i saj, Hector Garduno, 43 vjeç, dhe hapi zjarr ndaj tyre.

Të dy viktimat u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërruan jetë nga plagët e marra.

Sipas policisë lokale në Fontana, i dyshuari ishte në vendngjarje për rreth një orë para atentatit. Fatmirësisht, në afërsi ndodhej një zëvendës-sherif jashtë shërbimit, i cili ndërhyri menjëherë dhe gjatë përplasjes që pasoi, qëlloi për vdekje autorin e ngjarjes.

Pak ditë para vrasjes, Gloria kishte ndarë me ndjekësit e saj një video nga një podcast ku fliste hapur për divorcin dhe marrëdhënien toksike që kishte kaluar me ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se kishte frikë për jetën e saj.

Pas tragjedisë, vajza e saj ka hapur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar familjen në përballimin e shpenzimeve të funeralit dhe kujdesin për 6 fëmijët që kanë mbetur pa nënë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në SHBA dhe më gjerë, duke risjellë në vëmendje rrezikun që përfaqësojnë marrëdhëniet abuzive dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme në raste dhune në familje.

Kroçerja “National Geographic Orion” në Portin e Durrësit, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë!

Pas Sarandës, është ankoruar për herë të parë në portin më të madh të vendit, kroçera “National Geographic Orion”, me 108 turistë amerikanë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shprehet se kjo është një linjë e re turistike për Shqipërinë.

“Një linjë e re turistike për Shqipërinë.

Akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë.

Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore.”, shprehet Rama.

FOTOT

Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros

Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe karteleve të drogës, që sipas kreut të PD-së, kontrollohen nga kryeministri.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media, ku tha se Rama u damkos nga media numër një e SHBA-së dhe e botës.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shkatërruar procesin zgjedhor të 11 majit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ramaduro! Ramaduro.

Çfarë komenti tjetër do?

Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.

E kupton vetë!

Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.

Po për kë bien këto kambana?

A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.

Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.

Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.

Kjo është arsyeja.

Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.

Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.

Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:

45 deputetë të mazhorancës socialiste

34 deputetë të opozitës

3 deputetë të Partisë Socialdemokrate

Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit.

TR 0NDlTËSE! V e▪︎υret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ngjeqar në Fier, ku një grua 31-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën e saj. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e gjendjes së rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie. Deri më tani nuk dihen motivet që çuan të renë në këtë akt ekstrem.

Njoftim i Policisë:

Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

U rrëzua pranë një vullkani aktiv por moti i keq pengoi kërkimet! Gjendet e υd▪︎kυr turistja 26-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë dhe Brazilin, pasi Juliana Marins, një turiste braziliane 26-vjeçare, u gjet e vdekur pasi u rrëzua nga një shkëmb pranë një vullkani aktiv . Ajo kishte rrëshqitur dhe ishte rrëzuar rreth 129 metra nga një shkëmb të shtunën në mëngjes, gjatë një ecjeje me miq në destinacionin popullor turistik në Azinë Juglindore.

Pamjet e dronëve dhe thirrjet për ndihmë dëshmonin se Marins ishte ende gjallë pas rrëzimit, por përpjekjet e shpëtimit u penguan vazhdimisht nga mjegulla e dendur, shikueshmëria e ulët dhe terreni i vështirë. Ajo ndodhej e bllokuar në një zonë me rërë të butë, çka e bënte të rrezikshme dhe të ndërlikuar çdo përpjekje për ta nxjerrë me litarë.

Më shumë se 50 persona morën pjesë në kërkimin intensiv që zgjati katër ditë. Autoritetet indoneziane konfirmuan të martën se trupi i saj u gjet, ndërsa nuk është bërë ende e qartë kur ndodhi vdekja apo nëse trupi është rikuperuar plotësisht.

Juliana punonte si publiciste në Brazil dhe ishte gjithashtu një valltare me shkop, e njohur në rrjetet sociale për udhëtimet dhe pasionin për natyrën.

Nga Gjesti te Jozi! Ledri Vula jep komentet që s’duhen humbur: Ka disa këngë të…

Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, në Top Channel, Ledri Vula ka zbuluar se me kë nga kolegët e tij mund të bashkëpunonte dhe me kë jo.

Teksa moderatori i njohur, Eni Shehu, i përmendi disa emra, këngëtari i dashur për publikun u përgjigj shkurt.

I pyetur nëse do të donte të bënte këngë me fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Gjesti, Ledri u përgjigj se do ‘donte të shikonte energjinë e tij’.

Ndërsa për ish-banorin tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Jozefin Marku, Vula tha shkurt ‘jo’.

Pjesë nga intervista:

Unë do të them disa emra dhe ti do të bësh reagime, sepse dua të kuptoj se me kë do të bashkëpunoje. Me Gjestin?

Do kisha pasur qejf me shkuar një herë në studio me të, me e pa si energji

Vetëm për aq?

Jo, si punon. Ka disa këngë të mira

Me Albanin?

Po

Me Jozin?

Jo