Ju shfaq në ekran foto me Ledrin, Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me reperin

Mbrëmja e fundit e spektaklit “AG Show”, e drejtuar nga Aurela Gaçe, solli emocione, muzikë dhe një përballje të papritur mes të ftuarës Xhensila Myrtezaj dhe zërave që po qarkullojnë në rrjet.

Pas publikimit të bashkëpunimit muzikor me reperin Ledri Vula, fansat nisën të aludonin për një romancë mes tyre, të nxitur edhe nga fotot e afërta nga videoklipi.

Gjatë koncertit, Aurela i tregoi Xhensilës një nga fotot me Ledrin dhe i drejtoi pyetjen që të gjithë donin ta dëgjonin: “A ka diçka më shumë mes jush?”

Xhensila si fillim i reagoi Aurelës me përgjigje: “Seç mora vesh që kishe ftuar dashnorin në dasëm?”

Pas këtij momenti, Xhensila vendosi t’i japë fund thashethemeve duke deklaruar qartë: “Ishte vetëm një bashkëpunim profesional. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”

Kjo deklaratë, e bërë live në skenë, i dha fund spekulimeve – të paktën për momentin.

Starmer: Britania po hyn në gatishmëri lufte!

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka thënë se vendi i tij do të hyjë në “gatishmëri lufte”, teksa ka njoftuar planin për shpenzimet ushtarake që përfshijnë edhe ndërtimin e nëndetëseve të reja bërthamore.

Gjatë një vizite në ambientet e një prej kompanive më të mëdha të mbrojtjes, BAE Systems, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet për konflikt, në mënyrë që të pengojë konfliktin dhe se kërcënimi nga Rusia nuk mund të injorohet.

Starmer ka vendosur të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së deri në vitet 2027-28. Ekziston gjithashtu një ambicie për të arritur 3% deri në vitin 2034, por qeveria nuk ka përcaktuar një afat kohor përfundimtar se kur kjo mund të ndodhë.

Megjithatë, propozimi i fundit i NATO-s është që vendet të shpenzojnë 5% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2032. Kjo do të votohet më vonë këtë muaj.

Ministrja e mbrojtjes së Lituanisë e quajti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar prej 2.5% “lajm të vjetër” dhe i tha BBC-së se 3.5% duhet të jetë minimumi i domosdoshëm.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i tha kanalit lokal DR Neës se 5% është e arritshme, por është “shumë vonë”, ndërsa tha gjithashtu se 3% nuk ??është e mjaftueshme.

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (Video)

Një video e publikuar në mediat sociale po bën xhiron e rrjetit.

Një pasagjer i një makine e cila është në lëvizje në një aks kombëtar, ka zgjedhur që të kryejë nevojat personale nga dritarja e makinës.

Personi në fjalë është kthyer në burim aksidenti, duke rrezikuar jetën e tij.

Një veprim i tillë është i dënueshëm, pasi kemi të bëjmë me veprime të turpshme në publik.

Edhe pse në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia, kemi të bëjmë me një rast që duhet të ndërhyjnë autoritetet përkatëse.

VIDEO

Në një lidhje bashkë? Rike Roçi shfaqet krah ish-banorit të BBVIP, bashkë me pushime në Spanjë!

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Rike Roçi ka udhëtuar drejt pushimeve në Spanjë.

Por mesa duket Rikja nuk është vetëm, ajo ka zgjedhur t’i kaloj disa ditë pushimi pranë moderatorit të njohur Ronaldo Sharka.

Moderatori ka ndarë disa imazhe nga atje ku shihet në krahët e ish banores më i lumtur se kurrë.

Ndjekësit kanë reaguar me komente se dyshja tashmë janë në një romancë? Por vetë Ronaldo dhe Rikja nuk kanë dhënë detaje më tepër në lidhje me këtë situatë.

Kënga “Jetë” është dedikim për Gjestin? Egli Tako flet pa ‘doreza’

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka ndarë më shumë detaje në lidhje me projektin e saj më të fundit muzikor, këngën “Jetë”

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo foli jo vetëm për muzikën, por edhe për dëshirën për të qenë pjesë e botës së kinemasë.

Egli theksoi se ka një lidhje të fortë me artin dhe se kënga nuk është thjesht një rastësi, pasi ajo ka ndjekur një shkollë arti dhe kishte përgatitur pesë materiale muzikore më herët.

“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë,” tha ajo gjatë intervistës.

Egli shtoi se muzika ka qenë gjithmonë një pasion i thellë për të: “Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.”

Sa i përket përmbajtjes së këngës “Jetë”, ajo preferoi të mos e lidhte me një histori apo person të caktuar, duke theksuar natyrën subjektive të artit:

“Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”

Me këtë projekt të ri, Egli Tako rikthehet në muzikë, duke sjellë për publikun një këngë që sipas saj reflekton ndjenjat dhe shpirtin e saj artistik.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, në një aksident me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi

Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë.

19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

Të dy djemtë ishin shokë nga lagjia, shkolla dhe puna, duke ndarë së bashku çdo moment të jetës së tyre të përditshme.

U paraqit në SPAK për masën e sigurisë/ Berisha zbulon MESAZHIN që la për Altin Dumanin: E informova se…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”, ka bërë akuza të forta ndaj Prokurorit të Posaçëm, Altin Dumani.

Berisha e ka quajtur Dumanin “Altin Troplini”, duke e akuzuar se bashkëpunon me kartelin e fuqishëm të drogës në Europë, që sipas tij kontrollon Portin e Durrësit. Ai tha se Dumani mbajti për 22 ditë në zyrën e tij vendimin e gjykatës për arrestimin e disa personave të lidhur me këtë kartel, duke i bërë thirrje drejtësisë që të veprojë me urgjencë ndaj këtyre rasteve.

“Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në Ballkan, paguhet me 7 mijë euro personin, do të shpallet seksion i kartelit Troplini, më të fuqishëm të drogës në Europë, i vetmi që administron Portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lash Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave”, tha ai.

Çfarë do të ndodhë të enjten? Horoskopi JAVOR 2-8 qershor 2025: Ndjenjat dhe intimiteti…

Kjo javë nis me një frymë të re ndriçimi. Qielli sjell mundësi të bekuara për dashuri, rritje personale dhe shpresë. Energjitë planetare përqendrohen në afrimin mes Venusit dhe Jupiterit, dy planetët më të dashur të zodiakut, të cilët do të ndërthurin ndikimet e tyre të mrekullueshme në mesin e javës. Kjo është një thirrje për të ndjekur ndjenjat, për të besuar në magjinë e njerëzve që na bëjnë të buzëqeshim dhe për të guxuar të ndërmarrim hapa të rinj.

Dashi

Kjo javë premton përvoja që do t’i mbash mend gjatë. Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe urtësisë, sapo ka hyrë në shenjën tënde dhe po të drejton drejt rritjes personale. E mërkura është dita më e veçantë, kur Venusi, planeti i dashurisë, ende në shenjën tënde, bashkëpunon me Jupiterin—është momenti ideal për të shprehur ndjenjat. Do të marrësh përgjigje të ngrohtë dhe pozitive. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi të ndihmojnë të bindësh të tjerët me energjinë dhe krijimtarinë tënde. Një javë e shkëlqyer për dashuri dhe komunikim.

Demi

Zhvillimet pozitive vijnë në shtëpi. E mërkura sjell një lidhje të lumtur mes Venusit dhe Jupiterit në shtëpinë e financave, duke paralajmëruar fitime të papritura ose një dhuratë të këndshme. Të enjten, Venusi kalon në shenjën tënde dhe rrit dëshirën për rehati, estetikë dhe luks të përditshëm. Marsi dhe Mërkuri bashkëpunojnë gjithashtu në këtë ditë, duke sjellë ndihmë nga familjarë për të arritur një objektiv personal. Mund të shohësh përparim të prekshëm në ëndrrat që ke ushqyer prej kohësh.

Binjakët

Energjia yjore është në anën tënde. Saturni të mëson përmes përvojave në grup, duke të ndihmuar të rritesh në bashkëpunime. E mërkura është një ditë me fat: Jupiteri në shenjën tënde lidh forcat me Venusin dhe të jep një shkëlqim të pakundërshtueshëm. Një ditë e favorshme për dashuri apo prezantime sociale. Të enjten, Mërkuri, që ndodhet gjithashtu në shenjën tënde, bashkohet me Marsin dhe sjell momentin ideal për të ndërmarrë hapa konkretë në planet që ke përgatitur prej kohësh.

Gaforrja

Karriera jote mund të ndriçojë ndjeshëm këtë javë. Saturni ndodhet në kulmin e hartës suaj dhe ju udhëzon me qartësi në rrugëtimin profesional. E mërkura sjell një mundësi të artë kur Venusi lidhet me Jupiterin, duke nxitur fat dhe sukses në punë. Mos ki frikë të dalësh në pah—ndiq instinktin tënd. Të enjten, Marsi dhe Mërkuri përforcojnë aftësinë tënde për të negociuar. Dikush mund të të ofrojë ndihmën që ke kërkuar prej kohësh. Një javë ku vullneti yt do shpërblehet.
Luani

Java ngjyroset nga dëshira për aventura dhe zgjerim të horizonteve. E mërkura sjell harmoni mes Venusit dhe Jupiterit në sektorin e udhëtimeve dhe miqësive të reja—kjo mund të sjellë njohje të rëndësishme që ndikojnë në jetën tënde personale apo profesionale. Të enjten, Marsi në shenjën tënde lidhet me Mërkurin, dhe fjalët e tua kanë ndikim të madh. Venusi, ndërkohë, lëviz në sektorin e karrierës, duke sjellë më shumë mirëkuptim dhe harmoni në marrëdhëniet profesionale.

Virgjëresha

Një javë ku ndjenjat dhe intimiteti thellohen. E mërkura është një ditë me fat kur Venusi lidhet me Jupiterin, duke sjellë gëzim në jetën sentimentale—mund të mendoni për martesë, bashkëjetesë apo edhe për të krijuar një familje. Nëse jeni beqarë, dikush i pashëm mund të hyjë në jetën tuaj përmes një ambienti pune. Të enjten, Marsi dhe Mërkuri të ndihmojnë të shprehesh me pasion dhe qartësi—do të bëhesh i paharrueshëm në biseda apo prezantime.

Peshorja

Marrëdhëniet marrin një ngjyrë më të ngrohtë dhe të sigurt këtë javë. Saturni të ndihmon të ndërtosh lidhje të forta dhe të qëndrueshme. E mërkura sjell kulmin romantik të javës, kur Venusi, planeti yt udhëheqës, ndodhet në sektorin e marrëdhënieve dhe lidhet me Jupiterin. Një ditë ideale për dashuri, bashkëpunim apo një takim të paharrueshëm. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi sjellin një lajm të mirë apo një ide të shkëlqyer që do të ndezë dritën jeshile për një projekt të ri.

Akrepi

Vetëkontrolli dhe përqendrimi janë të theksuara. Saturni ndodhet në sferën e shëndetit dhe rutinës dhe të ndihmon të vësh rregull dhe qëndrueshmëri në jetën e përditshme. E mërkura sjell fat në ambientin e punës—Venusi dhe Jupiteri bashkëveprojnë në mënyrë harmonike dhe mund të sjellin përfitime të papritura profesionale. Të enjten, bashkëpunimi i Mërkurit dhe Marsit të jep forcën për të ndërmarrë hapa të guximshëm në karrierë. Idetë e tua do të pranohen dhe mund të hapin rrugë të reja.

Shigjetari

Kjo javë është e mbushur me krijimtari, dashuri dhe fat të mirë. E mërkura është një ditë e rrallë, kur Venusi dhe Jupiteri krijojnë një lidhje magjike në sektorin e marrëdhënieve. Nëse je beqar, mund të ndodhë diçka e papritur dhe emocionuese; nëse je në çift, lidhja thellohet. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi sjellin një energji shpërthyese dhe të frymëzojnë për të propozuar ide të reja dhe për të folur me guxim—njerëzit do të dëgjojnë dhe do të të mbështesin.

Djemtë që thyejnë më shumë zemra i përkasin kësaj shenje të horoskopit
Bricjapi

Përditshmëria dhe ambienti familjar përmirësohen. E mërkura sjell një lidhje pozitive mes Venusit në sektorin e shtëpisë dhe Jupiterit në sektorin e shëndetit. Një ndryshim i vogël në zakonet e përditshme mund të sjellë një rritje të ndjeshme në cilësinë e jetës. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi bashkëpunojnë për të lehtësuar një marrëveshje apo për të gjetur zgjidhje për një situatë që ka kërkuar durim. Dikush që ka qenë pengesë mund të kthehet në ndihmë.

Ujori

Qartësia mendore dhe komunikimi janë armët e tua këtë javë. Saturni në sferën e komunikimit të ndihmon të analizosh dhe të shprehesh me maturi. E mërkura është një ditë e ndritur për ide kreative—Venusi dhe Jupiteri bashkojnë forcat dhe të ndihmojnë të shprehësh mendimet e tua me karizëm. Të enjten, Mërkuri dhe Marsi të ndihmojnë të gjesh një zgjidhje kompromisi, ose të hartosh një plan që kënaq të gjitha palët. Një javë diplomatike, por e frytshme.

Peshqit

Mund të ndjesh dëshirën për të kënaqur veten me pak luks apo rehati. E mërkura sjell një lidhje shumë të bukur mes Venusit dhe Jupiterit që mund të hapë dyer të reja për dashuri ose për kontakte të lumtura përmes aktiviteteve shoqërore. Qoftë i/e lidhur apo beqar/e, do të ndjesh një rritje të brendshme të gëzimit. Të enjten, një ide që ke mund të jetë thelbësore dhe të sjellë ndryshime pozitive në familje apo në stilin tënd të jetesës.

Djali i biznesmenit shqiptar që υdiq në aksident, i jep sot lamtumira Armirit 25 vjeçar: Katër orët dramatike të tij brenda Audit Q8

Familja Osmani i ka dhënë lamtumirën e fundit birit të shtrenjtë Armirit 25 vjeçar, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, si pasojë e një aksidenti tragjik në fshatin Pavlan të Pejës. Ai ishte duke udhëtuar me makinën Audi Q8 kur humbi kontrollin dhe u rrokullis disa herë në një fushë.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 Qershor dhe sot familja, miqtë dhe shokët e Armir Osmanit janë mbledhur për ta përcjellë atë për në banesën e fundit. Varrimi do të bëhet sot në orën 19:00 në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

Ai është djali i biznesmenit të njohur nga Mitrovica, Ismet Osmani dhe rezulton se sisa orë para aksidentit fatal në Pavlan të Pejës, Armir Osmani është përfshirë në një aksident me të njëjtën makinë, Audi Q8, dhe në një sherr në Prishtinë.

25 vjeçari Armir Osmani

Pas sherrit të dhunshëm në Prishtinë, Armiri është nisur menjëherë në drejtim të Pejës dhe pas i është vënë një patrullë policore. Disa minuta më vonë, makina ka dalë nga rruga dhe siç kanë raportuar policët që ishin në ndjekje, ajo ishte me shpejtësi skëterrë.

Skenat pas aksidentit kanë qenë vërtet tmerruese. Makina Audi Q8 me ngjyrë të zezë mori flakë si pasojë e rrokullisteve të vazhdueshme dhe shoferi 25 vjeçar mbeti i bllokuar.

Policët e kanë pasur të pamundur të ndërhynin për shkak të flakëve, ndërsa ndihma mjekësore dhe njësitë zjarrfikëse raportohet se kanë shkuar me shumë vonesë. Fatkeqësisht, katër orët pas aksidentit kanë qenë dramatike për Armir Osmanin.

“Në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha të dielën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

‘Ç mendet’ moti/ I nxehti “pushton” Shqipërinë, nuk do ta besoni ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat pritet të arrijën në vlerën maksimale deri në 30 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6-9 m/s.

Valëzimi në det do të arrijë në 2- 3 ballë.