Projekti 356 milionë euro për lidhjen Shqipëri – Mali i Zi, ja çfarë do të ndodhë me hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M).

Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë.

Tenderi është pjesë e projektit rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe konkretisht për procedurën “Konsulencë për mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.

Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025.

Lista e kompanive që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndër të cilat janë disa konsorciume ndërkombëtare si:

ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture Turkey
DB E&C – Typsa – Abkons Germany
Hill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A. Netherlands (the)
JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L., France
SYSTRA – ARDANUY
Projekti Vorë-Hani i Hotit

Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.

Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.

Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe)./Monitor

“Meta nuk firmoste por merrte valixhet”, Meçe: SPAK gati të tronditë politikën, po zbërthehet skema e…

Arben Meçe- SPAK ka gati akuzat për çiftin Meta-Kryemadhi. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe është gati të depozitojë në Gjykatën e Posaçme dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Kryemadhi është paraqitur në SPAK për të marrë dosjen, ndërsa merret zyrtarisht e pandehur edhe nëna e saj.

Avokati i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e komunikimit të akuzës, me pretendimin se është me pushime.

Juristi Arben Meçe, i ftuar në një emision televiziv, foli mbi këtë zhvillim të fundit, ndërsa tha se në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur metodën “ndiq paratë” dhe në këtë kuadër zinxhiri i hetimit ka prekur familjarët dhe lidhjet e afërta të Ilir Metës.

Ai theksoi se Meta është kujdesuar që korrupsionin të mos e firmosë me dorën e vet, por skema që ka ngritur ka bërë që paratë dhe përfitimet t’i shkojnë atij.

Sipas Meçes, nëse metoda që po ndiqet në rastin “Meta” do rezultojë e suksesshme, atëherë kjo qasje do të kthehet siç tha ai në një “tmerr për të gjithë pushtetarët” në Shqipëri.

“Çështja është e lidhur me hetimin pasuror. SPAK po zbaton metodën “ndiq paratë”. Rasti i familjes Meta dallon shumë nga të gjithë njerëzit e korruptuar, sepse Meta është kujdesuar që asnjëherë të mos vendosë firma. Nuk ka impklime formale me firmë të Metës. Zarfet , lekët dhe valixhet i shkonin Metës. Ka përdorur skema korruptive pa shënuar asgjë në letër. SPAK ka filluar të zbulojë të gjithë mekanizmin se si këto njerëz kanë poseduar vlera të mëdha monetare. Pastrimi i parave është në themel. Do kemi gjëra interesante mbi një procedurë, e cila ka zbërthyer një mekanizëm, që ka funksionuar në Shqipëri dhe që do të bëjë një precedent dhe do jetë tmerri i të gjithë pushtetarëve. Nëse kjo do jetë e suksesshëm atëherë metodat do jetë shumë efektive për goditjen e krimit politik në Shqipëri.”, tha ai.

Nuk ka me dyshime/ Loredana harron perfundimisht Jozin dhe shfaqet bashke me reperin e njohur

Pas shumë komenteve dhe aludimeve, dyshja e njohur Don Xhoni dhe Loredana Brati janë bashkuar zyrtarisht.

Reperi publikoi një video ku shihet qartë se sytë e tij shkojnë drejt të pasmeve të Loredanës, moment që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.

Me këtë paraqitje të përbashkët, dyshja duket se e konfirmoi lidhjen e tyre, duke mos e mbajtur më të fshehur apo të ndarë nga distanca.

Ju rikujtojme qe gjate edicionit te BBV4, Loredana krijoji nje lidhje me Jozin ku pas daljes ata nuk e kan vazhduar.

Disa dite me pare ishte Jozi ai i cili ne nje interviste tha per Loredanen qe po shoqerohet me njerez te gabuar.

Ajola Xoxa nuk kënaqej me 50 mijë euro ryshfet nga ndërtuesi Meriman Palushi, në këmbim të lejes

Për të marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës firmat duhet te paguanin shumën e parave nën petkun e sponsorizimve në kompanitë e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës.

Ka qenë dëshmia e të penduarës së drejtësisë financieres Adela Kondakçiu, e cila tregon për një nga episodet se se si firma Palushi SHPK ka transferuar ne kompanitë e Ajolës 50 mijë euro dhe më pas edhe shifra të tjera, në momentin që do të merrte lejen e ndërtimit.

Biznesmeni Meriman Palushi kishte planifikuar që të paguante 50 mijë euro për sponsorizimet e aktiviteteve të kryera nga rrjeti i organizatave jo-qeveritare të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por, shuma fillestare e sponsorizimit të dyshuar për Ajolën mund të rritej në vlerën e 70-80 mijë eurove, pasi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Veliaj të miratonte një leje ndërtimi për kompaninë “Palushi” shpk.

Ky detaj i deklaruar pranë prokurorëve të SPAK-ut nga financierja Adela Kondakçiu forcon dyshimet e organit hetimor se sponsorizimet e kryera nga kompani të ndryshme në favor të organizatave të Ajola Xoxes ishin fiktive dhe se ato shërbenin si akte korruptive, në këmbim të firmës që lëshonte kryebashkiaku për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Financierja Kondakçiu, e cila në Prill 2025 ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë, ka deklaruar para prokurorëve episode të ndryshme, mes të cilëve një bisedë me arkitekten private, Albana Koçollari.

E pyetur lidhur me pagesat e kryera nga “Palushi” shpk, Adela Kondakçiu deklaron se konfirmimin për pagesën 50 mijë euro sponsorizime e ka marrë nga shtetasja Koçollari. Kjo e fundit i kishte thënë financieres se shuma e sponsorizimit për kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën mund të shkonin në vlerën e 70 mijë-80 mijë eurove dhe se kjo vlerë do të saktësohej pasi të dilte leja e ndërtimit për kompaninë “Palushi” shpk.

Deklaruesja Adela Kondakçiu deklaron se nuk ka dijeni se për çfarë leje ndërtimi bëhet fjalë.

Po ashtu, financierja thotë se, pasi ka informuar Ajola Xoxën se kompania private kishte paguar 50 mijë euro, bashkëshortja e Veliajt kishte shprehur shqetësimin se përse kjo vlerë ishte e ulët.

Adela Kondakçiu, sipas asaj që ka deklaruar para prokurorëve, ka qetësuar Ajolën, duke i thënë se, pas bisedës me arkitekten Koçollari, pjesa tjetër e pagesës nga “Palushi” shpk do të paguhej në një moment të dytë.

Të dhënat nga burime të hapura tregojnë se kompania “Palushi” shpk ka marrë të paktën dy leje ndërtimi në Tiranë, gjatë kohës që bashkia drejtohet nga Erion Veliaj./Syri Tv

Sherri i ndodhur një vit më parë mes Kryekomisarit Klodian Kondi dhe qytetarit, reagon Policia e Shtetit: Ja e vërteta

Policia e Shtetit ka sqaruar konflikitin e ndodhur para një viti mes një qytetari dhe kryekomisarit Klodian Kondi brenda ambienteve të komisariatit.

Mësohet se Kryekomisari ka kallëzuar sherrin e ndodhur pasi qytetari me iniciale A.E.M., ka tentuar të dhunojë Kondin, dhe materialet i kanë kaluar AMP-së.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me deklarimet publike të shtetasit A. (E.) M., të bëra në një intervistë mediatike, Policia e Shtetit ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat konkrete të ngjarjes së përmendur prej tij, duke u mbështetur vetëm në dokumentimin ligjor dhe provat e administruara nga organet kompetente.

Më datë 17.01.2024, rreth orës 14:45, gjatë një kontrolli në terren në qytetin e Rrëshenit, Shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, në bashkëpunim me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, ndaluan për verifikim një automjet që drejtohej nga shtetasi A.(E) M. Punonjësit e Policisë u prezantuan dhe i kërkuan drejtuesit të mjetit të paraqiste dokumentin e identifikimit.

Shtetasi në fjalë refuzoi kategorikisht të zbatonte kërkesën ligjore, duke mbajtur një qëndrim sfidues dhe provokues, të shoqëruar me sjellje verbale agresive. Për shkak të kësaj sjelljeje, u mor masa e shoqërimit të tij në ambientet e Komisariatit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat standarde. Në ambientet e brendshme të Komisariatit, shtetasi A. (E) M. reagoi me dhunë fizike, fillimisht duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, e më pas duke tentuar të godasë me grusht Shefin e Komisariatit, Kryekomisar Klodian Kondi, si dhe duke e goditur atë me shkelm në pjesën e gjymtyrëve, në prani të disa punonjësve të tjerë.

Gjatë përpjekjeve për ta neutralizuar, shtetasi A.(E) M. kreu edhe veprime të dhunshme ndaj vetes, duke goditur me kokë murin dhe tavolinën në zyrën e Oficerit të Rojës, në prani të punonjësve të tjerë të Policisë. Këto veprime janë dokumentuar dhe përfshirë në dosjen hetimore. Menjëherë pas ngjarjes, Kryekomisar Klodian Kondi depozitoi kallëzim penal për goditjen për shkak të detyrës dhe kanosjen ndaj tij. Deklarime të njëjta janë dhënë edhe nga punonjësit e tjerë të pranishëm, ndaj të cilëve shtetasi A. (E) M. ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. (E) M. u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Pamjet filmike të momentit të shoqërimit dhe qëndrimit në ambientet e Komisariatit janë vënë në dispozicion edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në shqyrtim edhe kallëzimin e mëvonshëm të bërë nga vetë shtetasi A.(E) M.

Aktualisht, çështja ndaj shtetasit A.(E) M. është në proces gjykimi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Kryekomisar Klodian Kondi është thirrur për të dëshmuar në cilësinë e të dëmtuarit, së bashku me punonjësit e tjerë të Policisë që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Policia e Shtetit është e vendosur të zbatojë ligjin me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, por njëkohësisht edhe dinjitetin, sigurinë dhe integritetin e punonjësve të saj, të cilët ushtrojnë detyrën në situata shpesh të vështira dhe përballë reagimeve të dhunshme.

Alarm për luftë? KFOR vendos 1 mijë trupa në Veri: Të gatshëm për të mbrojtur territorin, situata…

Komandanti ushtarak i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Enrico Barduani ka folur për situatën aktuale të sigurisë së Kosovë. Në një intervistë për Kosovo Online, gjanarli ka bërë me dije se, situata e sigurisë në Kosovë është e qetë por tepër e brishtë. Sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë ka disa çështje të pazgjidhura e cila e bën situatën të ndjeshme ndaj një përshkallëzimi të mundshëm.

“Situata e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por mbetet e brishtë. Kjo do të thotë se ajo mbetet e ndjeshme ndaj përshkallëzimit të mundshëm, duke pasur parasysh disa çështje të pazgjidhura dhe përdorimin, herë pas here, të retorikës nxitëse, lëvizjeve dhe aktiviteteve të njëanshme të perceptuara nga komunitetet si provokime. Si Komandant i KFOR-it, sigurisht, përparësia ime është të siguroj që KFOR-i të mbetet i pozicionuar mirë në terren për të vazhduar të ofrojë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha Enrico Barduani, Gjeneral i KFOR.

Një problem i mprehtë për Kosovën ka qenë shtrirja e autoritetit të saj të plotë në veri. Por nga ky proces bën përjashtim Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila e ka të ndaluar të stacionohet në veri. Komandanti i KFOR bën me dije se, vetëm ai ka autoritetin parësor mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

Më lejoni të theksoj se, në përputhje me angazhimet ekzistuese të ndërmarra midis NATO-s dhe Prishtinës, FSK-ja mund të vendoset në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të Komandantit të KFOR-it. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin parësor mbi hapësirën ajrore të Kosovës. Kjo do të thotë se unë kam autoritetin për të miratuar ose mohuar çdo qasje në hapësirën ajrore të Kosovës”, u shpreh Enrico Barduani, Gjeneral i KFOR.

Më tej gjenerali i KFOR shton se, në rast të përshkallëzimit të situatës, është NATO e cila i vjen në ndihmë KFOR duke angazhuar afro 1 mijë trupa shtesë.

“Me një forcë aktuale prej rreth 4,600 trupash nga 33 vende, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s, KFOR-i është i përgatitur mirë për t’u përballur me situatën aktuale dhe për të vazhduar të përmbushë në mënyrë efektive mandatin e tij që rrjedh nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse situata e sigurisë në terren kërkon një përforcim urgjent të KFOR-it, NATO ka aftësinë e plotë për të vendosur forca shtesë nga forca rezervë, si dhe për të angazhuar Forcën e Reagimit Aleat të sapokrijuar, e përbërë nga një bërthamë prej 1,000 trupash”, tha Enrico Barduani, Gjeneral i KFOR.

Komandanti i KFOR-it, ka folur për dy urat e reja që institucionet e Kosovës kanë filluar ndërtimin e tyre mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Barduani thotë se ndërtimi i urave është jashtë kompetencave të KFOR-it, por se edhe për to e mbështesin që të veprohet në bazë të dialogut në Bruksel.

VIDEO/ Arda Turan vihet në siklet nga gazetarja ukrainase, s’e sheh në sy gjatë intervistës

Shakhtar Donetsk ia doli të fitonte 2-4 kundër Besiktas në Stamboll, me sfidën e parë në turin e dytë të Europa League.

Trajneri i Shakhtar Donetsk, turku Arda Turan, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për mënyrën e sjelljes gjatë intervistës pas ndeshjes me gazetaren ukrainase, Daria Bondar Savina.

Pamjet e intervistës ku Turan shmang vazhdimisht kontaktin me sy me gazetaren 24-vjeçare janë bërë virale dhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.

VIDEO

Në video të ndryshme që po qarkullojnë online, shihet që Turan e mban shikimin drejt tokës ose anash gjatë gjithë intervistës, duke shmangur çdo kontakt me sy me gazetaren.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

VIDEO/ Moment i sikletshëm në TV e Kosovës, një person i zhν eshυr i ndërpret intervistën avokatit që fliste ‘LIVE’!

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin Klan Kosova, ku avokati Gent Gjini po jepte një deklaratë lidhur me kallëzimin penal të bërë nga Agim Pllashniku ndaj deputetes Fitore Pacolli, ndodhi një episod i papritur dhe i sikletshëm.

Teksa intervista po zhvillohej live, një person i zhveshur nga beli lart u shfaq në sfond duke u futur në kuadrin e kamerës.

Avokati Gjini shihet duke u përpjekur me gjeste ta ndalojë personin që të mos kalojë, por ndërhyrja e tij nuk rezulton efektive.

Moderatorja, për të shmangur situatën, reagoi menjëherë duke e ndalur lidhjen me fjalët: “Mirë, po kalojmë në studio.”

VIDEO

VIDEO/ Një çift krγen aktin se▪︎ sυaΙ në tribunë gjatë ndeshjes në SHBA!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në bejsbollin amerikan, teksa dy tifozë janë filmuar teksa kryenin një akt se*sual të pashqetësuar nga askush në tribunat e “Yankee Stadium” gjatë një ndeshje, edhe pse të rrethuar nga tifozë të tjerë.

Pamjet të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale të dielën në darkë, tregojnë një çift, me një tifoz që mban veshur fanellën e Filadelfias, duke kryer një akt se*sual te partnerja e tij, ndërsa janë të ulur në tribunë dhe me shumë tifozë pranë tyre që mund të shihnin gjithçka.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete social edhe në mediat kryesorë në SHBA, pasi mendohet se i përkasin ndeshjes që Filadelfia ka zhvilluar në stadiumin e Nju Jorkut gjatë fundjavës.

VIDEO/ Policia iu ndaloi shokun, vajzat këndojnë jashtë Komisariatit në Kamëz: Jasha kok*ina!

Rrjetet sociale sa vjen e më shumë po nxjerrin në pah degradimin e brezit të ri që po rritet në vendin tonë.

Çdo ditë në internet po shfaqen individë që dëshmojnë se ky fenomen tashmë është një realitet i dhimbshëm, që buron nga familja e më pas te arsimi i mangët.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar përpara komisariatit të policisë në Kamëz, ku disa vajza ishin shoqëruar nga policia pasi bashkë me një shok të tyre po bënin drift me makinë në zonën e Liqenit të Paskuqanit.

Pasi janë shoqëruar, shoku i tyre është mbajtur në komisariat, ndërsa vajzave u është kërkuar që të largohen në orët e vona të natës.

Sapo kanë dalë nga komisariati, vajzat kanë ndezur cigaret dhe kanë nisur të këndojnë me të madhe “Jasha kokaina”, duke bërtitur “Hajde kokainë”.

VIDEO

Më pas ato tregojnë se shefja e komisariatit i ka bllokuar makinën, dhe u ka kërkuar që të largohen.

Kjo ngjarje ka habitur të pranishmit, të cilët nuk po kuptonin gjendjen në të cilën ndodheshin vajzat.

Pak më vonë, njëra prej tyre ka vendosur t’i përgjigjet shefes së komisariatit që i arrestoi shokun, duke ndarë në TikTok një video teksa bënte drift, me një mbishkrim drejtuar zyrtares së policisë.

E gjithë kjo ngjarje ka marrë shumë kritika nga publiku për vetë sjelljen e vajzave që shfaqen në pamje, duke bërë veprime të papërshtatshme për moshën e tyre./ JOQ