Celulari i Laert Haxhiut “fundos” dy zyrtarët e parë të burgjeve, shkarkohet drejtori dhe…

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.

Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.

Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.

Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi o ish kreut të bandës së këtij qyteti.

Dosja tjetër është ajo e zbërthyer nga bashkëpunëtori Artan Tafani, që ka rrëfyer jo vetëm krimet e urdhëruara, por edhe se si planifikohej të kryhej atentat ndaj dy prokurorëve që hetonin Laert Haxhinë, zonjat Metita Selimi dhe Doloreza Musabelliun, raporton Top Channel.

“Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë”/ Trump: Do të doja që…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shumë larg premtimit të tij për t’i dhënë fund shpejt konfliktit, që bëri gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk e di. Nuk mund t’ju them nëse kjo do të ndodhë apo jo”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, kur u pyet nëse ishte i bindur se do të mund t’i jepte fund luftimeve.

Kur u pyet nëse përfundimi i luftës ishte një përparësi, presidenti tha: “Po. Do të doja ta shihja të ndodhte.”

Gjatë fushatës, Trump u zotua të përfundonte luftimet midis dy vendeve që në ditën e parë të marrjes së detyrës.

Ai më vonë u tërhoq në një intervistë me revistën Time, duke e quajtur premtimin “një ekzagjerim”.

“Ne ndihmuam shumë vende”, tha Trump.

“Situata në Ukrainë – kjo është një marrëveshje e Bidenit. Nuk është një marrëveshje e Trumpit. Po përpiqem ta përfundoj”.

Trump është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje midis dy vendeve, shkruan Politico.

Por në të kaluarën, ai ka kërcënuar të largohet nga lufta, mes frustrimit të tij në rritje me luftimet e vazhdueshme.

Ai foli në telefon si me presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

Telefonata e tij me udhëheqësin rus “nuk pati përparim,” siç konfirmoi vetë Trump.

Ndërsa biseda e tij me Zelenskyn dukej më produktive, sipas Zelenskyt.

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 υi▪︎tima nga rrëzimi i avionit

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.

Zyrtarët e emergjencës dyshojnë se mjeti ishte një planer i motorizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vijojnë. Autoritetet thonë se avioni humbi kontaktin me sistemet e kontrollit ajror, pasi radari i tij është fikur papritur.

Gazeta gjermane BILD citon burime policore që konfirmojnë se në bord ndodheshin katër persona, por identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Ngjarja ka tronditur autoritetet vendase dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.

Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitës së çiftit Trump–Kushner në Vlorë: Si u kamufluan shërbimet sekrete

Kuzhinieri shqiptar Aldo Mehmeti i cili përgatiti ushqimin për biznesmenin Jared Kushner dhe Ivanka Trump ka rrëfyer për Top Channel prapaskenat e vizitës së tyre në Shqipëri.

Aldo Mehmeti, kuzhinieri i njohur shqiptar, tregon detaje interesante nga ajo ditë, megjithëse asnjë foto nuk u lejua dhe çdo kontakt me median iu ndalua rreptësisht.

Sipas rrëfimit të tij, disa ditë përpara ardhjes së çiftit, restoranti ku ai punon ishte vizituar nga grupe të dyshimta turistësh, të cilët konsumonin diçka të vogël dhe qëndronin aty për pak kohë. Më vonë ai kuptoi se ata ishin pjesë e shërbimeve sekrete, të cilët kontrollonin ambientin dhe masat e sigurisë.

Çifti Kushner-Trump mbërriti në restorant pa paralajmërim të hënën rreth orës 13:00, duke u ulur në verandë, ndërkohë që ambienti kishte edhe klientë të tjerë. Ata kërkuan të konsumonin peshk të freskët dhe zgjodhën Sinagridhën, një nga peshqit më të shtrenjtë në treg, i cili u gatua sipas një recete tradicionale, i mbuluar tërësisht me kripë.

Sipas kuzhinierit, Jared Kushner mbeti shumë i kënaqur me ushqimin, ndërsa shoqëruan vaktin me verë.

Çifti qëndroi aty deri në perëndimin e diellit, ku me lejen e tyre u realizuan disa foto. Megjithatë, Ivanka Trump kërkoi që të gjitha fotot të fshiheshin, përveç asaj që u publikua në rrjetet sociale, e cila sipas Aldos, u lejua vetëm tre ditë më vonë.

Siguria ishte maksimale gjatë gjithë kohës. Rojet ishin të pranishëm në çdo cep, ndërsa fëmijët e çiftit shoqëroheshin nga truproja sa herë që lëviznin brenda restorantit.

“Përveç shërbimit, nuk na u lejua të flisnim me gazetarë apo të jepnim intervista”, përfundon Aldo Mehmeti. /TCH

Ambasadori shqiptar në SHBA: Sekretari Marco Rubio do vizitojë Shqipërinë!

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është shprehur se ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të vizitojë Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar edhe një fotografi me Rubion, Bushati shkruan se sekretari Rubio e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, raporton A2 CNN.

Bushati nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një mrekulli i diplomacisë amerikane, pasi sipas tij, nga një vend si Koreja e Veriut, është shndërruar në vendin më pro-amerikan në botë.

Postimi i Ervin Bushatit:

Secretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve.

Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:

•Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane????????: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.

•E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.

•Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë.

Tragjedia e Diogo Jotës, pasuria marramendëse që lë pas për gruan dhe 3 fëmijët

Futbollisti i njohur portugez, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën më 3 korrik në një aksident tragjik automobilistik në Spanjën veriore, vetëm disa ditë pas martesës së Jotës me partneren e tij të fëmijërisë, Rute Cardoso. 

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik dhe botën e futbollit, ndërsa la pas një familje të shkatërruar. Diogo Jota kishte pak kohë që ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso. Ai ishte baba i tre fëmijëve të vegjël: dy djemve, Denis dhe Duarte, dhe një vajze të lindur në nëntor të vitit 2024, emri i së cilës nuk është bërë ende publik. 

Në fushë, Jota ishte një nga yjet kryesorë të Liverpoolit dhe kontribuoi në fitimin e titullit të Premier League në sezonin 2024–2025, duke shënuar kështu trofeun e katërt me “The Reds”. Vetëm dy muaj pas këtij suksesi, ai humbi jetën tragjikisht. 

Sipas burimeve si “Celebrity Net Worth” dhe “Capology”, pasuria neto e Jotës në momentin e vdekjes vlerësohej në rreth 15.3 milionë euro. 

Ai përfitonte një pagë vjetore prej 5.9 milionë eurosh dhe kishte bonuse të mundshme deri në 1.65 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga sponsorët si Nike dhe EA Sports arrinin rreth 1.18 milionë euro. Ishte gjithashtu i përfshirë në sportet elektronike, ku kishte gjeneruar mbi 2.3 milionë euro përmes investimeve dhe pjesëmarrjes aktive. 

Futbollisti portugez zotëronte një vilë luksoze në Lisbonë me vlerë rreth 2.35 milionë euro dhe disa automjete të klasit të lartë. 

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, aksidenti ndodhi pasi një gomë e automjetit Lamborghini Huracan shpërtheu gjatë një parakalimi në rrugë me shpejtësi të lartë, duke bërë që makina të përmbysej dhe të shpërthente në flakë. 

Autoritetet kanë konfirmuar se goma nuk ishte shkaku i vetëm i aksidentit dhe hetimet për rrethanat e plota vijojnë. 

Humbja e Diogo Jotas është përjetuar me dhimbje të thellë si nga familjarët, ashtu edhe nga bota e futbollit, ndërsa Liverpooli ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për familjen e tij në këto momente të vështira. 

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 6 Korrik 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Gjatë ditës së 6 korrik, do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me vendosmëri me çështjet e pazgjidhura. Kjo është koha për të sqaruar çdo keqkuptim. Puna? Do të nevojitet kujdes dhe organizim, gjë që do të sjellë rezultate pozitive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), po përjetoni momente veçanërisht të qeta dhe të këndshme, perfekte për t’iu përkushtuar vetes dhe të dashurve tuaj. Punë? Do të lindin mundësi për rritje, edhe nëse me disa ngadalësime që duhen menaxhuar me qetësi.

BINJAKËT

Gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave (5-6 korrik) që po përjetoni, do të jeni shumë komunikues dhe proaktivë, idealë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Marrëdhëniet personale mund të përfitojnë nga kjo klimë e favorshme. Hapen mundësi të reja për t’u shfrytëzuar menjëherë në punë.

GAFORRJA

Gjatë këtyre orëve të korrikut 2025 do të keni nevojë për momente reflektimi. Ndjeshmëria do të jetë e lartë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve. Kapitulli i punës: më mirë të shmangni zgjedhjet impulsive dhe të vlerësoni çdo propozim me shumë vëmendje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), do të ndiheni plot energji pozitive. Fundjava do të favorizojë iniciativa të guximshme dhe momente pasioni në dashuri. Kapitulli i punës: duhet të qëndroni të përqendruar në mënyrë që të mos humbisni mundësi të rëndësishme.

VIRGJËRESHA

Mund të hasni disa pengesa, por me durim dhe vendosmëri gjithçka do të zgjidhet. Sinqeriteti do të jetë çelësi për të kapërcyer keqkuptimet, ndërsa në punë nevojitet shumë organizim.

PESHORJA

Po përjetoni një periudhë veçanërisht të rëndësishme dhe paqësore për marrëdhëniet. Sa i përket punës, gjatë orëve të ardhshme është e mundur të bëni përparim falë ideve të reja. Lini hapësirë ​​për spontanitet dhe improvizim. Kjo është koha e duhur.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje emocioneve tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të zgjidhur konfliktet me qetësi. Punë? Shmangni vendimet e nxituara dhe planifikoni gjithçka me kujdes.

SHIGJETARI

Ju fton të shikoni përpara me optimizëm. Komunikoni sinqerisht, kjo do t’ju ndihmojë të forconi lidhjet tuaja. Energjia krijuese do të jetë një aleat i shkëlqyer në punë.

BRICJAPI

Jeni në një fazë veçanërisht produktive krahasuar me zakonisht. Fundjava aktuale është ideale për të kryer projekte të rëndësishme në fusha të ndryshme. Kushtojini kohë dhe vëmendje partnerit tuaj për të shmangur keqkuptimet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 6 korrik 2025), jeni gati për inovacion dhe eksperimentim. Fundjava që po përjetoni stimulon kreativitetin dhe favorizon ide të reja. Qartësia dhe sinqeriteti do të jenë thelbësore gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji korrik.

PESHQIT

Shumë prej jush do të kenë një fundjavë reflektimi dhe rikuperimi emocional. Në dashuri, ndjeshmëria do të ndihmojë në zbutjen e çdo tensioni. Sa i përket punës, përpiquni të qëndroni të qetë dhe përballuni me vështirësitë me durim.

Edi Rama gati shkarkimin e Erion Veliajt, paralajmëron zgjedhje të parakohshme në kryeqytet, kryeministri çon…

Rigels Seliman

Vendosmëria e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i shkuar deri në fund të aferës “Partizani” ka alarmuar Sali Berishën, i cili prej javësh përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), së bashku me dhëndrin Jamarbër Malltezi. Burime të sigurta konfirmojnë se hetimet janë zgjeruar dhe po përfshijnë edhe familjarë të tjerë të ish-kryeministrit, duke e vendosur Berishën në një pozitë gjithnjë e më të vështirë. I ndodhur nën presionin e rritjes së provave dhe paralajmërimeve të SPAK për vendime të forta, Berisha ka shpërthyer dje në sulme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e etiketon si “Altin Troplini”, ndërsa e cilëson “vegël të Ramës dhe krimit të organizuar”. Mes akuzave për manipulim zgjedhjesh, denoncimit me video dhe thirrjeve për rezistencë, duket se frika nga ndëshkimi ligjor po e çon liderin historik të PD drejt një lufte të dëshpëruar me institucionet. “Siç e shihni, këto pamje faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se, ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Se ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por është fund krye një proces i kontrollit dhe vullnetit të qytetarëve. Kjo farsë elektorale, e organizuar nga partia shtet e krimit, ka për mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338, faktoi se është një shërbëtor i turpshëm i krimit kushtetues dhe krimit elektoral, i Edi Ramës.

Faktoi se është një mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini, de facto, firmos licencat e një krimi edhe më të madhe elektoral në zgjedhje të tjera. Pra, për ta përmbledhur. Na rast se, kryekrimineli i farsës elektorale është Edi Rama, ndihmësi më kryesor i tij dhe lejtnanti kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje. PD fton shqiptarët, të gjithë ata të cilët besojnë se ky komb duhet të votojë me dinjitet dhe duhet të gëzojë të drejtën e votës së fshehtë dhe të lirë, kudo që janë në Shqipëri, diasporë dhe në çdo vend, të qëndrojnë të pamposhtur gjersa qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë”, deklaroi dje gjatë një konference për mediat nga selia blu, teksa publikoi disa pamje filmike nga një qendër votimi në Krujë, ku sipas tij, ka pasur parregullsi e manipulime në votime në zgjedhjet parlamentare të 11 majit që lamë pas.

Goditja e bandave të Elbasanit nga SPAK

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha dje një koment edhe për operacionin e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës në Itali, një operacion i SPAK-ut. Ndërsa u pyet nga gazetarët, ai gjeti rastin të sulmonte përsëri kreun e institucionit të akuzës Altin Dumani, duke e ironizuar me emrin Altin Troplini, teksa e cilësoi bashkëpunëtor të karteleve të drogës dhe që vepronte vetëm kur i vinin dosje nga partnerët ndërkombëtarë. Ish-kryeministri Berisha e akuzoi Dumanin të lidhur dhe mbrojtës të klaneve të Troplinëve, Suel Çelës dhe të tjerëve. Ai u shpreh se edhe Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kishin gjetur transferimin e 3 mld eurove nga Dubai në bankat europiane. “Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit. Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë

SPAK thellon hetimet dhe fut në skaner familjen Berisha, kreu i PD në alarm, sulme të ashpra ndaj Altin Dumanit si…

Rigels Seliman

Vendosmëria e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i shkuar deri në fund të aferës “Partizani” ka alarmuar Sali Berishën, i cili prej javësh përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), së bashku me dhëndrin Jamarbër Malltezi. Burime të sigurta konfirmojnë se hetimet janë zgjeruar dhe po përfshijnë edhe familjarë të tjerë të ish-kryeministrit, duke e vendosur Berishën në një pozitë gjithnjë e më të vështirë. I ndodhur nën presionin e rritjes së provave dhe paralajmërimeve të SPAK për vendime të forta, Berisha ka shpërthyer dje në sulme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e etiketon si “Altin Troplini”, ndërsa e cilëson “vegël të Ramës dhe krimit të organizuar”. Mes akuzave për manipulim zgjedhjesh, denoncimit me video dhe thirrjeve për rezistencë, duket se frika nga ndëshkimi ligjor po e çon liderin historik të PD drejt një lufte të dëshpëruar me institucionet. “Siç e shihni, këto pamje faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se, ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Se ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por është fund krye një proces i kontrollit dhe vullnetit të qytetarëve. Kjo farsë elektorale, e organizuar nga partia shtet e krimit, ka për mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338, faktoi se është një shërbëtor i turpshëm i krimit kushtetues dhe krimit elektoral, i Edi Ramës.

Faktoi se është një mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini, de facto, firmos licencat e një krimi edhe më të madhe elektoral në zgjedhje të tjera. Pra, për ta përmbledhur. Na rast se, kryekrimineli i farsës elektorale është Edi Rama, ndihmësi më kryesor i tij dhe lejtnanti kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje. PD fton shqiptarët, të gjithë ata të cilët besojnë se ky komb duhet të votojë me dinjitet dhe duhet të gëzojë të drejtën e votës së fshehtë dhe të lirë, kudo që janë në Shqipëri, diasporë dhe në çdo vend, të qëndrojnë të pamposhtur gjersa qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë”, deklaroi dje gjatë një konference për mediat nga selia blu, teksa publikoi disa pamje filmike nga një qendër votimi në Krujë, ku sipas tij, ka pasur parregullsi e manipulime në votime në zgjedhjet parlamentare të 11 majit që lamë pas.

Goditja e bandave të Elbasanit nga SPAK

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha dje një koment edhe për operacionin e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës në Itali, një operacion i SPAK-ut. Ndërsa u pyet nga gazetarët, ai gjeti rastin të sulmonte përsëri kreun e institucionit të akuzës Altin Dumani, duke e ironizuar me emrin Altin Troplini, teksa e cilësoi bashkëpunëtor të karteleve të drogës dhe që vepronte vetëm kur i vinin dosje nga partnerët ndërkombëtarë. Ish-kryeministri Berisha e akuzoi Dumanin të lidhur dhe mbrojtës të klaneve të Troplinëve, Suel Çelës dhe të tjerëve. Ai u shpreh se edhe Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kishin gjetur transferimin e 3 mld eurove nga Dubai në bankat europiane. “Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit. Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë.

A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë. Sjellin vendet partnere regjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky. Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre. Ky paska qenë krimi i tij. Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta”, nënvizoi dje Berisha.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon shqiptarin Alban Dervishin për marrjen e detyrës si Komandant i USS Pearl Harbor!

San Diego- Javën e kaluar në San Diego u zhvillua ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës, ku Alban Dervishi mori detyrën si Komandant i USS Pearl Harbor, një moment historik dhe një arritje e madhe në karrierën e tij ushtarake.

Ambasada e SHBA-së i uron suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Postimi i Ambasadës: Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik të rëndësishëm në karrierën e tij: https://youtu.be/N0c5cr9YVEE?si=oMeXoMndZkbut41c 🇺🇸 The U.S. Embassy congratulates Alban Dervishi on his new role as the Commander of USS Pearl Harbor! The formal change-of-command ceremony took place in San Diego last week. Experience this momentous career milestone here: https://youtu.be/N0c5cr9YVEE?si=oMeXoMndZkbut41c

https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v4/yw/r/wguUF-i5kBB.png