Sot do të jetë dita më e nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 41°C

Sot pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 grade C.

“Sot presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan.

Ronaldo Sharka u shfaq me makinë super luksoze, “shpërthen” rrjeti: Ku i gjete 160 mijë euro?

Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale blerjen e tij më të fundit: një makinë luksoze Audi RS Q8, vlerësuar me qindra mijëra euro.

Me një stil tërheqës dhe një qëndrim plot vetëbesim pranë automjetit, Sharka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut..Por përveç admirimit për makinën dhe stilin e tij jetësor, komentet nuk kanë munguar as në aspektin kritik.

Një ndjekëse i ka shkruar:

“A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje”.

Duket se ndjekësit janë të ndarë mes atyre që e urojnë për suksesin dhe atyre që dyshojnë për burimin e të ardhurave të tij.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 4 Korrik 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Ka ardhur koha për të eksploruar rrugë të reja dhe për t’u distancuar nga rutina. Një vlerësim i kujdesshëm i mundësive që do të shfaqen në derë është thelbësor: kjo nuk është koha për të lejuar veten të udhëhiqeni nga impulsiviteti.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 4 korrik 2025), Jupiteri vazhdon të jetë i favorshëm dhe ndikimi i tij pozitiv ndihet fuqishëm. Urani, një planet që zakonisht lidhet me paqëndrueshmërinë dhe ngjarjet e papritura, nuk është më në kontakt të drejtpërdrejtë me shenjën tuaj dhe kjo përkthehet në një ndjenjë stabiliteti më të madh krahasuar me vitin e kaluar.

BINJAKËT

Jupiteri në një sektor astrologjik të lidhur me paratë, në kontrast me Saturnin, tregon se është një moment kompleks në të cilin çdo lëvizje financiare duhet të kontrollohet me kujdes. Bashkimi i Venusit dhe Uranit në shenjë rrit aftësinë e vendimmarrjes dhe çon në zgjedhje të guximshme.

GAFORRJA

Vala pozitive e planetëve në favorin tuaj vazhdon, me një qiell që garanton mundësi dhe rritje, edhe nëse Saturni disonant i fton ata që kanë lindur në fund të qershorit të mos injorojnë shenjat e tensionit. Muaji korrik do të jetë i qëndrueshëm, megjithatë. Mos kini frikë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 4 korrik 2025), nuk ka mungesë idesh të mira në këto orë të hershme të korrikut: falë Merkurit. Fuqia e Diellit, i cili hyn në shenjë nga data 22 e muajit, nxit një kapacitet të mirë për veprim. Është koha të planifikoni një veprim të këndshëm restaurues për zemrën tuaj.

VIRGJËRESHA

Planet më të favorshme do të zbatohen pa kufizime gjatë orëve të ardhshme, tregues të shkëlqyer për ata që kanë diçka të rëndësishme në mendje. Shumë do të ndiejnë nevojën për të sqaruar se çfarë nuk shkon. Marsi është në shenjë, Jupiteri nuk është më kundër.

PESHORJA

Në këtë kohë të vitit është thelbësore të mos e teproni me angazhimet e përditshme, sepse disa pasiguri ose dyshime që mendonit se ishin kapërcyer mund të rishfaqen. Është e mundur që të ketë pak ankth dhe stres në ajër…

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 4 korrik 2025), ju hapet një fazë e favorshme, falë mbështetjes së Jupiterit, Marsit dhe Diellit. Kjo është koha ideale për të lënë pas hezitimet dhe dyshimet.

SHIGJETARI

Së shpejti do të gjendeni në një udhëkryq. Do t’ju duhet të vendosni nëse do të bëni një zgjedhje të rëndësishme apo jo. Venusi në opozitë dhe Marsi disonant nuk bëjnë zbritje: ata ekspozojnë gjithçka që nuk funksionon.

BRICJAPI

Një zgjedhje e qartë është në horizont: të qëndrosh apo të ndryshosh, brenda apo jashtë. Shumë varet nga natyra e aktivitetit të kryer dhe niveli i kënaqësisë personale. Është e rëndësishme në dashuri të mos neglizhosh dialogun me partnerin tënd.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 4 korrik 2025), Urani do të fillojë një tranzit në favorin tuaj brenda pak ditësh dhe do të sjellë me vete një shtytje rebelimi. Tranziti i gjatë i Mërkurit në opozitë ju kërkon vetëm t’i kushtoni vëmendje financave.

PESHQIT

Opozita e Marsit përfaqëson një burim tensioni, një lloj shqetësimi i brendshëm kthehet dhe një ndjenjë tërbimi mund t’ju bëjë më të shqetësuar se zakonisht. Mund të ketë momente pasigurie që lidhen me nevojat e reja familjare.

“U sekuestruan 4 mln euro pasuri,më telefonoi babai i Suel Çelës” Lala rrëfen telefonatën e tensionuar:Ja çfarë më tha

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane.

Lala dha detajet e sekuestrimit dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë me babain e Suel Çelës, telefonatë mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij.

“SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa mujore, janë sekuestruar një sërë pasurish që ju përkasin Suel dhe Mario Çela, vëllezër. Sipas SPAK, Suel Çela është kreu i një organizate kriminale, që ndër të tjera dyshohet edhe për trafik narkotikësh. Hetimi është kryer në bashkëpunim me hetuesit atje, është bërë ngrirja e pasurive. Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona. E dyta, një ndërtesë me 30 njësi, zyra dhe dyqane. Është sekuestruar një llogari bankare. Sipas hetimeve, ka rezultuar se paratë shkonin nga Shqipëria në drejtim të një shoqërie.

Suel Çela është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë vëllai i itj Mario Çela ndodhet në burg në Belgjikë.

Pas publikimit të këtij lajmi, kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës, zoti Petrit Çela një telefonatë disi e tensionuar. Ai ka pretenduar se ka disa vendime të autoriteteve italiane që flasin për të kundërtën e asaj që pretendon SPAK dhe pretendon se ësht biznesmen dhe ka paguar miliona taksa. Pretendon se djemtë e tij nuk janë përfahirë në këtë aktivitet.

Biseda ishte e tensionuar, zoti Çela akuzon median se e ka përndjekur familjen e tij. Ka akuza të forta në adresë të SPAK. Përballja e zotit Çela është me drejtësinë dhe jo me gazetarët. Kemi një pretendim të SPAK dhe atë të zotit Çela. Zoti Çela, edhe pse është folur për emrin e tij, janë dyshuar djemtë, nuk ka reaguar. Kjo është hera e parë që ai ka reaguar. Është çështje me mjaft interes. Nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK por edhe antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Sipas njofitmit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës. Kjo është betejë që do të vijojë mes SPAK dhe palës së akuzuar, grupit kriminal Çela.

Do të jetë një betejë që duhet të vijojë edhe në Itali, pasi vendimi ëshë firmosur nga gjykata e Veronës.

Zoti Çela e kishte me gazetarët. Ai që kur ka ndodhur sulmi te tregu agro-ushqimor, ka refuzuar të flasë me median. Është hera e parë që reagon. Me sa dueket reagojnë kur preket pasuria”, deklaroi Lala.

“Thyhet” rregulli i Premier League në nder të Diogo Jotës/ Liverpool merr vendimin e rëndësishëm

Klubi konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e cila nuk lejon pezullimin zyrtar të numrave të fanellave. Megjithatë, Liverpool ka zgjedhur ta “thyejë” këtë normë përmes një akti simbolik që pritet të mbetet në histori.

Në një veprim jashtë çdo protokolli zyrtar të Premier League, Liverpool ka vendosur të mos e përdorë më kurrë fanellën me numrin 20, në nder të Diogo Jotës, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti tragjik së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

“Numri 20 do të jetë përjetësisht i lidhur me kujtimin e Diogos. Ai e nderoi këtë klub me pasionin dhe shpirtin e tij. Ky është minimumi që mund të bëjmë për ta kujtuar,” – thuhet në deklaratën e Liverpoolit.

Diogo Jota përfundoi sezonin 2024/25 si kampion i Premier League me Liverpool, duke shënuar një gol të paharrueshëm në derbin ndaj Everton në prill – goli që më vonë do të rezultonte si i fundit i jetës së tij. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Portugalisë që fitoi UEFA Nations League.

Vendimi i Liverpoolit ka ngjallur diskutime të mëdha në Angli. Sipas rregullores së Premier League, klubet nuk kanë të drejtë të pensionojnë numra fanellash në mënyrë të përhershme, ndryshe nga sportet amerikane apo disa liga të tjera në Europë.

Megjithatë, precedenti nuk është i panjohur: Manchester City nuk e ka përdorur më numrin 23 pas ndarjes nga jeta të Marc-Vivien Foé, dhe West Ham e ka bërë të njëjtën gjë me numrin 6 të Bobby Moore – por në të dy rastet, pa njohje zyrtare nga liga.

Në fund, përtej rregullave, Liverpool ka zgjedhur të veprojë me zemër. Fanella me numrin 20 nuk do të rikthehet më në Anfield, dhe emri i Diogo Jotës do të qëndrojë përgjithmonë i gdhendur në historinë e klubit dhe zemrat e tifozëve.

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një shprehje nga këngëtarja gjatë mbrëmjes u bënë virale.

Këngëtarja e njohur emocionoi publikun me praninë e saj në skenë dhe aftësitë e saj të pafundme në vallëzim, ndërsa teatri ishte plot me fansa që nuk pushonin së kënduari dhe duartrokituri. Mediat sociale u përmbytën me video dhe pamje të mbrëmjes.

Ndër videot që u bënë virale në TikTok, spikati një moment në të cilin Eleni Foureira po përpiqej t’i argetonte fansat.

“Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… Jam shqiptare”, tha ajo me shaka, duke bërë që fansat e saj të qeshin.

Rrezikoni të humbni jetën…/ Ja se çfarë nuk duhet të prekni kur shkoni në plazh

Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm në plazh, këshillohet të mos prekni një lloj të veçantë guaskë, sepse helmi i saj mund të shkaktojë paralizë të menjëhershme dhe madje edhe vdekje. Këto janë kone kërmilli, të cilat janë vizualisht shumë tërheqëse shumëngjyrëshe, me modele të ndryshme dhe formë spirale, me një fund të ngushtë dhe një majë të zgjeruar e të lakuar. Edhe pse duken dekorative dhe interesante, ato janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Këto molusqe detare përfshijnë mbi 750 lloje të njohura dhe të gjitha janë helmuese. Ato jetojnë në dete tropikale dhe të buta, më shpesh në cekët, të varrosura në rërë dhe nën korale. Kërmilli në formë koni gjuan me dhëmbët e tij dhe i injekton një helm neurotoksik presë së tij, zakonisht peshqve, krimbave ose molusqeve të tjerë. Fatkeqësisht, i njëjti helm mund të prekë edhe njerëzit, pavarësisht nëse prekni një kërmill, e merrni në dorë apo shkelni aksidentalisht mbi të.

Një përdoruese e TikTok, Becky Lee, ndau përvojën e saj me këtë krijesë potencialisht vdekjeprurëse ndërsa ishte në një plazh në Japoni: “Luaja me krijesën më helmuese në oqean, e cila mund të shkaktojë paralizë të plotë ose edhe vdekje”-tha Beki. “Quhet edhe ‘cigare me kërmij’ sepse sipas legjendës urbane ke vetëm një afat të caktuar për të ndezur një cigare pasi të pickohet para se të vdesësh”. Pasi mori kërmill në dorë, ajo kaloi 72 orë në paranojë të plotë, duke mos ditur nëse e kishin pickuar apo jo. “Për fat të mirë, nuk më pickuan. Por dua që njerëzit ta dinë, disa guaska të bukura nuk janë të padëmshme”-shtoi ajo.

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate, të paktën 3 të υ▪︎ ekur

Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave masive jashtë një klubi nate në qendër të Çikagos të mërkurën vonë në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale.

Policia konfirmoi se të paktën 19 persona u qëlluan, tre prej tyre për vdekje, kur sulmues të panjohur hapën zjarr nga një makinë që po kalonte.

Sulmi ndodhi ndërsa njerëzit po largoheshin nga klubi i natës pas një feste për publikimin e albumit të reperit Mello Buckzz.

Në nëntor të vitit 2022 pati një të shtënë masive në të njëjtin bllok. Në atë kohë, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën.

Skandali i familjes Berisha, 20 vjet korrupsion dhe pastrim parash, ja dosja e plotë e krimit të organizuar që…

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Ai i cilëson Berishën dhe të afërmit e tij si pjesë të një skeme të strukturuar korrupsioni, të shtrirë për mbi dy dekada. Sipas Doçit, familja Berisha ka përfituar miliona euro përmes vendimeve qeveritare të manipuluara dhe lidhjeve klienteliste me biznesmenë. Në reagimin e tij, gazetari publikon një sërë faktesh, emrash dhe veprimesh konkrete që, sipas tij, provojnë skemën korruptive. Doçi thekson se kjo është ndoshta familja e vetme në Evropë ku të gjithë anëtarët madhorë janë të përfshirë në afera korruptive. “Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë ulur më në fund në bankën e të akuzuarve për korrupsion dhe pastrim parash.

Dosja përfshin vetëm disa episode të industrisë së rëndë dhe të organizuar të korrupsionit të Familjes Berisha, i shtrirë në dy dekada. Në çdo dalje publike, anëtarët e Familjes Berisha pretendojnë se nuk ka prova për korrupsionin e tyre me pasuritë dhe paratë publike, duke i paraqitur akuzat dhe dosjen e parë si një komplot i Sorosit, Edi Ramës, SPAK-ut dhe disa gazetarëve, duke më përfshirë edhe mua. Janë në të drejtën e tyre të mbrohen, qoftë edhe duke gënjyer, heshtur apo akuzuar të tjerët, pasi janë nën akuzë penale. Korrupsioni i Familjes Berisha nuk është në nivel banal si kur kap hajdutin në kotecin e pulave, me presh në dorë apo me thesin në kurriz. Por, nuk është as abstakt si yshtja nga një e keqe që nuk e sheh, si rrezatim apo teoritë konspirative. Për korrupsionin e Familjes Berisha ka fakte dhe prova, dëshmi, evidenca, rrethana dhe veprime konkrete. Në vëmendje po risjell sot disa episode konkrete korrupsioni të Familjes Berisha, me veprime, emra dhe përfitime, në vend të një përgjigje për zonjën Malltezi

Episodet tregojnë për një organizim serioz strukturor korruptiv, i konsoliduar, i shtrirë në kohë, me veprime të matura korruptive, një formë komplekse e posedimit të përfitimeve dhe kthimit të tyre në pasuri të shtuar, në dukje e ligjshme. Mund të jetë rast unikal në Evropë, ku të gjithë anëtarët madhorë të familjes janë përfshirë në korrupsion. Si funksiononte skema? Sali Berisha, si kryetar qeverie, firmoste koncensione, leje, licenca dhe favore të tjera publike për një rreth biznesmenësh. Këta të fundit, gjenin forma deri nga më vulgare për të paguar Shkëlzenin, Argitën, Jamarbërin dhe madje edhe Lirinë. E bija, i biri dhe dhëndri i Sali Berishës shërbenin si një pikë doganore ku duhet të kalonin biznesmenët për të mbaruar punë me qeverinë Berisha dhe degët e saj.Ismail Mulleti ka kaluar në llogarinë e kompanive të Shkëlzen Berishës 350 mijë euro gjatë viteve 2008-2009, gjoja për t’i gjetur disa prona në Durrës për t’i blerë. Në 27 shkurt 2013, Sali Berisha, përmes ish kryefinancierit Ridvan Bode, i jep Ismail Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve. Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni kishte çdo vit një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdhte si tarifë koncesioni rreth 100 mijë euro.
Në vitin 2010, biznesmeni Ilir Karçini i ka dhënë 150 mijë euro Shkëlzen Berishës për ndërmjetësimin e blerjes 50 mijë m2 tokë në Porto Romano. Disa javë më pas, konkretisht në 3 maj 2010, Ministria e Ekonomisë, një degë e qeverisë Berisha, pajis me autorizim kompaninë e Karçinit, duke i përgatitur terrenin për të ndërtuar depozitat e hidrokarbureve në Porto Romano.
Në 17 tetor 2008, Sali Berisha si kryeministër mbledh qeverinë dhe miraton një VKM për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës, për kompaninë Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft. Më pas kompania i jep Jamarbër Malltezit mbi 81 mijë euro gjoja për konsulencë mjedisore.
Në vitin 2006, Argita Malltezi nisi të blinte prona me çmim të lirë në Porto Romano, rreth 14 hektarë me 10 euro m2. Më pas, bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi, ia shiste tokat me 18 euro m2 Damir Fazlliçit. Menjëherë pas transaksioneve, vihet në lëvizje Sali Berisha, i cili mblodhi qeverinë dhe mori një vendim për të lëvizur kufirin e parkut energjetik të Porto Romanos në Durrës, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, duke rritur vlerën e tokës.
Në vitin 2009, qeveria Berisha i jep kompanisë italiane Irene Acqua Gas Albania Brunch dy projekte lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. Me datë 01.01.2012 mes Argita Malltezit dhe Raimondo Chiodi, menaxher i firmës Irene Acqua Gas Albania, lidhet një kontratë qiraje për apartamentin 12/5 në pronësi të Argita Malltezit në ETC në Tiranë. Apartamenti 120 m2 jepet me qira nga Argita me shifrën marramendëse prej 8000 eurosh në muaj.
Në vitin 2012, Berisha i jep komapnisë Mati Hidropower disa hidrocentrale. Në vitet 2013 dhe 2014, kompania përfituese i jep Jamarbër Malltezit mbi 30 mijë euro.
Më 22 gusht 2008, Berisha kaloi në duart e Rezart Taçit, një ish kamarier picash, kompaninë shtetërore Armo. Në periudhën shkurt 2009 deri në maj 2013, Rezart Taçi, sot në kërkim nga SPAK, i ka dhënë fondacionit të Liri Berishës qindra mijëra euro “Zekat”, në disa raste duke i blerë disa piktura fondacionit.
8. Zafar Ansar, një biznesmen me origjinë pakistaneze, e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si ‘tarifë suksesi’, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria.
Gjatë tjetërsimit të ish Kubit Partizani për të ndërtuar kulla dhëndri, operacion për të cilin Berisha vuri në lëvizje çdo strukturë të duhur shtetërore, janë marrë mbi 800 m2 tokë publike tepër, pa bërë asnjë pagesë dhe në formë përvetësimi.
Për ndërtesat e ish Klubit Partizani, grupi i ish pronarëve pretendues, të përfaqësuar nga dhëndri i Berishës, i cili përfitonte Kontributin Patriotik, duhet të paguanin 430 mijë euro, por janë paguar vetëm 50 mijë euro, duke manipuluar vlerën e ndërtesave sipas legjislacionit në fuqi.
Argita Berisha, për të fshehur gjurmët e pasurisë nuk ka deklaruar aksionet në Homeplan, edhe pse sipas Kodit të Familjes, i ka në bashkëpronësi me Jamarbrin.
Në emrin e Argita dhe Jamarbër Malltezi rezultojnë me 50 pasuri të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, disa të padeklaruara dhe të sekustruara nga SPAK si produkt i aferave korruptive.
Shoqja e Argitës, Laura Pustina, përgatit kontratat e aferës me ish Klubin Partizani. Motra e saj Andia mban llogaritë e Homeplan. Burri i Laurës, Andi Toma ishte drejtor i Rrugëve. Kompania R.O.S.P që ruante pronën dhe më pas kantierin e ndërtimit ishte e Fatbardh Breçanit, burrit të Shpresa Breçanit, mbesa e Berishës. Shpresa Breçani ishte kontabiliste e R.O.S.P. Fatbardh Breçani është vëllai i Erzen Breçanit, ish drejtues policie, i cili paraqitej me forca policia sa herë kompanitë kishin përplasje me banorët. Janë emëruar drejtues të AKKP dhe u janë dhënë udhëzime vetëm për të kthyer këtë pronë në kundërshtim me ligjin. Fatmir Mediu dhe Genc Ruli miratojnë privatizimin edhe pse ligji për sportin nuk e lejonte dhe prona nuk ishte përfshirë në planin e përhapjes së ushtrisë. Kush i shërbente korrupsionit gradohej, kush bënte rezistencë ndëshkohej si rast i gjeneralit Vladimir Qiriazi, i cili u ndëshkua, të cilit Berisha i lëshoi egërsisht Oerd Bylykbashin, në atë kohë shef i antikorrupsionit në Kryeministri, kur gjenerali refuzoi të firmoste”, shkroi dje gazetari Doçi në rrjetet sociale.

‘Probleme’ influencerësh! Françeska Jaçes i ndodh ‘gjëma’ në Kubë

Françeska Jaçe është një nga vajzat e famshme që pëlqen të ndërmarrë udhëtime të largëta. Gjatë bisedës në “Opinion” në Tv Klan rreth destinacioneve më interesante, ajo përzgjedh Kubën si vendin që i ka lënë më shumë mbresa. Nga Kuba, ruan një kujtim të paharrueshëm pasi për një influencere që ka si punë të postojë foto nga udhëtimet, i ndodhi e papritura dhe mbeti pa ‘arsenalin’ e saj.

Françeska Jaçe: Unë në Kubë madje kam ndenjur tri ditë pa valixhe. Kjo për një femër është pak e vështirë. Bleva vetëm një fustan, një palë shapka dhe ato i mbaj akoma kujtim nga Kuba.

Blendi Fevziu: Mund të rrije edhe me bikini gjithë ditën dhe s’thotë gjë njeri në Kuba. Llogarit valixhet e tua në Kuba! As t’i njohin, a t’i dinë çfarë i ke!

Françeska Jaçe: E drejtë. Shyqyr pas tri ditëve erdhën!/tvklan.al