VIDEO/ KUJDES+PAMJE SHQETËSUESE, TikTokeri i njohur “Diamanti Blu” rr▪︎het LIVE në “TikTok”!

Dhuna dhe promovimi i saj nëpërmjet rrjeteve sociale sa vjen dhe shtohet.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi ku një person i njohur në “TikTok” si “Diamanti Blu” është rrahur live nga disa persona.

Nga pamjet e publikuara duket se ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, ku në sfond dëgjohet dhe muzika.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por nga biseda duket se shkak janë bërë disa fyerje të këtij personazhi që kanë nxitur dhe reagimin e rëndë.

Teksa nuk asnjë informacion nga policia lidhur me këtë, ajo që mbetet shqetësuese është vijimi i promovimit të dhunës në rrjetet sociale.

Këmbimi valutor 27 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 112.8 lekë.

Donin t’i vinin tritol këngëtarit Jozi, autorët ngatërrojnë shtëpinë

Në orët e para të ditës së martë, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithatë, hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje u paraqitën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët verifikuan situatën. Nga vëzhgimi fillestar u vu re se porta kishte pësuar dëmtime të lehta si rezultat i shpërthimit.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan për t’u analizuar si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Debutoi me assist, trajneri i Burnley për Brojën: I duhen minuta në këmbë (VIDEO)

Armando Broja,“bomberi” kuqezi rikthehet të luajë, për më tepër si titullar me ekipin e tij të ri, Burnley. Ashtu siç pritej, trajneri Scott Parker i besoi nga minuta e parë në EFA Cup, në Kupën e Ligës në Angli, kundër Derby County, ekip që militon në Championship. Katër minuta lojë i mjaftuan Brojës për të lënë gjurmë, me sulmuesin kuqezi që u kthye në protagonist në topin e parë që i erdhi në këmbë, duke shërbyer pastër për Ramsey, me këtë të fundit që me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.

Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të. Ekipi i tij arriti të kaloj më tej në Kupën e Ligës pas suksesit 2-1. Për sa kohë qëndroi në fushë, Broja u vlerësua nga mediat me notën 6,5. I kënaqur me paraqitjen e Brojës u shfaq edhe trajneri Scott Parker, me këtë të fundit që vlerësoi faktin që lojtar si Broja patën mundësi të kishin minuta në këmbë:

Sofa

“Ishte një mundësi e mirë për shumë lojtarë që të luanin më shumë minuta. Gjykimi për Armando Brojën nuk vjen nga ndeshja sot. Ka nevojë për minuta, ka 2 javë e gjysmë me ne dhe i duhen disa minuta me shumë në këmbë sigurisht. Edhe kjo ishte një stërvitje për të, kështu do të arrijmë atje ku duam” u shpreh Parker.

(BalkanWeb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 27 Gusht 2025

Dashi
Do të keni mundësinë të zgjidhni një situatë të pazgjidhur, veçanërisht në punë. Do të tregoni vendosmëri të madhe, por kini kujdes të mos bëheni të paduruar. Në dashuri, edhe gjestet e vogla do të kenë ndikim. Beqarët mund të marrin një mesazh të papritur.

Demi
Qetësia dhe stabiliteti do të jenë në qendër. Është momenti i duhur për të reflektuar mbi vendime praktike apo investime. Në dashuri, dëshira për të ndarë dhe planifikuar rikthehet. Përmirësim edhe në marrëdhëniet familjare.

Binjakët
Një ditë e gjallë me komunikim të shkëlqyer. Do të jetë koha ideale për të sqaruar keqkuptime ose për të rishikuar projekte pune. Në dashuri, do të jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Kujdes të mos e teproni me ironinë.

Gaforrja
Do të ndjeni nevojë për më shumë harmoni dhe mbrojtje emocionale. Në punë mund të ketë vështirësi të vogla, por gjithçka do të kapërcehet me qartësi dhe komunikim. Në dashuri, hapja me partnerin do të jetë çelësi për të shmangur keqkuptime.

Luani
Një ditë produktive në punë, ku idetë e reja do të kenë hapësirë. Megjithatë, në dashuri duhet më shumë përpjekje: dëgjoni partnerin dhe mos e merrni çdo gjë si të mirëqenë. Gjestet e vogla do të bëjnë diferencën.

Virgjëresha
Yjet favorizojnë vendimet praktike dhe një mundësi e re në punë mund të shfaqet. Analizoni çdo detaj me kujdes. Në dashuri, dita do të jetë e qetë, me potencial për surpriza të këndshme në mbrëmje. Kujdesuni edhe për veten.

Peshorja
Koha për të rigjetur ekuilibrin. Fokusohuni tek mirëqenia dhe shmangni konfliktet e panevojshme. Në punë mund të keni pengesa të vogla, por me durim dhe qetësi do t’i kaloni. Në dashuri, partneri ka nevojë për më shumë durim e kujdes nga ju.

Akrepi
Një ditë intensive, plot ngarkesë emocionale dhe pune. Sqarimet në marrëdhënie janë të domosdoshme, ndaj mos lini vend për dyshime. Përballuni me gjithçka me sinqeritet dhe vendosmëri.

Shigjetari
Energjia juaj do të jetë e lartë dhe dita sjell surpriza të këndshme. Mund të shfaqen bashkëpunime të reja ose miqësi që kthehen në diçka më të fortë. Në dashuri, atmosfera është pozitive dhe e gjallë.

Bricjapi
Një ditë e mirë për organizim dhe rend. Në punë, përqendrimi do të japë rezultatet e para. Në dashuri, një bisedë e sinqertë sjell qetësi dhe stabilitet. Tregohuni më të hapur për të dëgjuar partnerin.

Ujori
Kreativiteti dhe frymëzimi janë në kulmin e tyre. Dita është ideale për ata që punojnë me ide dhe projekte të reja. Në dashuri, një gjest i vogël mund të ndezë sërish marrëdhënien. Beqarët mund të njohin dikë shumë interesant.

Peshqit
Një ditë reflektimi dhe kujdesi ndaj vetes. Do të ndiheni të tërhequr nga meditimi dhe qetësia shpirtërore. Në dashuri, një fjalë e thënë në kohën e duhur mund të shuajë tensionet. Intuita do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura.

Pas më shumë se një dekade ndaIim, rikthehet gjuetia në Shqipëri

Pas më shumë se një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia.

Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadoi në gusht, propozohet lejimi i aktivitetit në zona të caktuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për gjuetinë”.

“Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës”, thotë Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA.

Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që kanë armë me leje dhe që janë të pajisur me leje gjuetie.

Sipas relacionit të projektligjit, statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin.

“Në fakt projektligji i ri nuk ndryshon shumë nga nismat e mëhershme të moratoriumit. Në relacion thuhet gjithashtu se nisma ligjore do i shërbejë shtimit të popullatës së shpendëve dhe kafshëve. Problemi i madh është që ne sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ndikoi te përmirësimi i jetës së egër moratoriumi i shtyrë disa herë”, shtoi Trajçe.

“Thuajse fare. Gjuetia e paligjshme vijoi edhe me mënyra të brakonazhit. U përdorën imituesit për shpendët. Pati edhe gjuetarë nga jashtë që e thyen moratoriumin”, thotë Joni Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Baza e re ligjore parashikon se në rastet kur në zona të ndaluar gjuhen kafshë që nuk janë pjesë e listës apo kur mungon leja e gjuetisë  gjobat janë të majme dhe variojnë nga 500 mijë lekë në 1 milion e 300 mijë lekë.

Po sa ndikuan këto masa edhe gjatë periudhës së moratoriumit për të frenuar gjuetinë e paligjshme?

“Në fakt projektligji i ri nuk ndryshon shumë nga nismat e mëhershme të moratoriumit. Në relacion thuhet gjithashtu se nisma ligjore do i shërbejë shtimit të popullatës së shpendëve dhe kafshëve. Problemi i madh është që ne sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ndikoi te përmirësimi i jetës së egër moratoriumi i shtyrë disa herë”, shtoi Vorpsi.

Në vitin 2017, Federata Kombëtare e Gjuetisë propozoi që gjuetia të kthehej në një sport të licencuar kundrejt pagesës, që mund të sillte deri në 12 milionë euro të ardhura në vit për buxhetin. / A2 CNN

“Gjithmonë pranë zemrës time”/ Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri, ndan momentet: E Iumtur…

Gazetarja e njohur e televizionit “Sky News”, Yalda Hakim, është rikthyer në Shqipëri dhe po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj në bregdetin e jugut.

Gazetarja, e lindur në Kabul të Afganistanit, dhe e rritur në Australi, ka publikuar në Instagram foto nga momentet që po kalon me familjen në bregdetin e Dhërmiut.

“Në Shqipëri, gjithmonë pranë zemrës time. E lumtur që u riktheva”, shkruan ajo.

Gazetarja Yalda Hakim, e cila drejton edhe fondacionin “The Yalda Hakim Foundation”, ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Kjo për shkak se Shqipëria strehoi refugjatët e larguar nga Afganistani në vitin 2021.

Mes refugjatëve që mbërritën në Shqipëri nga Afganistani ishin edhe disa vajza studente të fondacionit të saj.

Aksidenti tragjik që u mori jetën 2 motrave! Drejtori i Shërbimeve Publike në Sarandë pubIikon mesazhin e fundit të tyre

Dy motrat që ndërruan jetë mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në Delvinë, punonin si tregëtare ambulante pranë plazhit publik të Sarandës, me qëllim që të ndihmonin vëllanë e tyre të sëmurë.

Drejtori i Drejtorisë Shërbimeve Publike në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, në një postim prekës, ka treguar njohjen e tij me 20-vjecaren Rozina Dhimaku, e cila përmes një strukture të improvizuar me kallama e bimë, shiste pranë vendit të quajtur “Plazhi i Ri” në Sarandë. “Balkanëeb” mësoi se dy motrat gjithashtu punonin edhe një punë të dytë, Rozina si pastruese dhe Elvisa si kuzhiniere mëngjesesh, në dy subjekte hoteliere në Sarandë.

Postimi i Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine: “Prej pak orësh jemi njohur të gjithë me dramën familjare të familjes Dhimaku, e cila përpos dhimbjes për humbjen tragjike të Rozinës dhe Elvisës, tashmë duhet të përballojë edhe sëmundjen e rëndë të djalit të tyre 7-vjecar.

Kjo në foto është struktura e thjeshtë, por që brenda mbart dhimbje dhe forcë, që Rozina ma ka nisur në telefonin tim në 17 qershor, duke më kërkuar një vend për të tregëtuar në afërsi të Plazhit të Ri në Sarandë. Ajo kurrë nuk më tha se arsyeja e kësaj pune të thjeshtë por fisnike, ishte pikërisht nevoja për të ndihmuar vëllanë e saj. “Studioj për mjekësi”, më tha me krenari, por me një nevojë të ethshme për të nxjerrë pak të ardhura më tepër. Kur të gjithë kërkuan hapësirë me projekte strukturash moderne, Rozina erdhi pikërisht me “projektin” e saj të varfër, por me një dashuri dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të punuar.

Komunikimin e fundit me Rozinën e kam pasur dy muaj më parë dhe nuk e di pse ishte i vetmi rast që dëshiroja me shpirt që dikush të kishte sukses me hapësirën publike që shfrytëzonte gjatë verës dhe ndaj i shkrova vetë për të mësuar dicka më tepër. Mesa duket nuk i kishte ecur sic duhet, sic kam mësuar së fundmi.

Lus Allahun që Rozina dhe Elvisa të bëhen banore të Xhenetit. Gjej rastin të bëj thirrje për të gjithë, që të ndihmojmë sa të mundemi vëllanë e tyre të sëmurë!”

Shpërthimi me lëndë pIasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, në shënjestër këngëtari Jozi/ Gjenden gëzhoja plumbash

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale. Por dyshohet se shënjestra ka qenë këngëtari Jozi, një personazh i njohur në televizione.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja paraprake u konstatua se porta ishte dëmtuar lehtë si pasojë e shpërthimit.

Gjatë kontrollit në perimetrin përreth banesës, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, të cilat sipas policisë janë në dukje të vjetra dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Rama “negocion” mes Zhegrovës dhe Juventusit, i dërgon personaIisht pasaportën shqiptare yllit të Kosovës (FOTO)

Edon Zhegrova duket tashmë më afër Juventusit, lëvizje kjo që nëse konkretizohet, vjen dhe me një ndihmë të vogël nga kryeministri Edi Rama që është edhe tifoz i bardhezinjve.

Rama i ka dërguar yllit të përfaqësueses së Kosovës pasaportën shqiptare, gjë të cilën vetë Zhegrova e shpërndau në rrjetet sociale duke e falënderuar dhe duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.

Rama “negocion” mes Zhegrovës dhe Juventusit, i dërgon

Me anë të këtij veprimi, Zhegrova tani ka mundësinë të transferohet pa probleme drejt “Zonjës së Vjetër”, pasi Shqipëria nuk futet te vendet që bëjnë pjesë jashtë BE-së për Serie A dhe për këtë arsye Juventusi nuk ka pse të lirojë vend për lojtarët që vijnë jashtë vendeve të BE-së.

Tashmë negociatat pritet të rifillojnë sërish, me yllin e Kosovës që është gati të largohet nga Lille këtë verë dhe të nisë një aventurë të re te gjigantët e futbollit europian.

Fantazisti kosovar ka dhënë “ok” për kalimin te bardhezinjtë dhe marrëveshja me Lille është gati të mbyllet për 18-20 milionë euro.

Francezët e dinë se do ta humbasin lojtarin, por gjithçka varet nga largimi i Nico González nga Juventus.