Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfùshori shqiptar vesh fanellën nr. 32

Kristjan Asllani është lojtari më i ri që iu bashkua Torinos, me një marrëveshje huazimi nga Interi, e cila përfshin edhe opsion blerjeje përfundimtare. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga klubi piemontez:

“Torino Football Club është i lumtur të njoftojë se ka siguruar të drejtën e shërbimeve sportive të Kristjan Asllanit nga Interi, në formë huazimi me opsion për blerje përfundimtare. Të gjithë në klub e mirëpresin Kristjanin me një përshëndetje të ngrohtë: punë të mbarë dhe Sempre Forza Toro!”

Mesfushori shqiptar, i lindur më 9 shtator 2002, do të mbajë fanellën nr.32 dhe pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e Torinos për sezonin 2025-2026.

Gjatë kohës së tij tek Interi, Asllani ka luajtur 65 ndeshje zyrtare në Serinë A, duke shënuar tre gola.

Në Champions League është aktivizuar në 19 raste dhe në Kupën e Italisë në shtatë takime duke shënuar një golStatistikat e tij tregojnë një mesatare premtuese pasimesh për ndeshje dhe aftësi të shkëlqyera në kontrollin e topit dhe shpërndarjen e tij në mesfushë, duke e bërë atë një alternativë të vlefshme për skuadrën e Torinos.

Ky transferim tregon besimin e klubit piemontez te potenciali i Asllanit dhe pritet të jetë një shtesë kyçe për të forcuar mesfushën dhe për të sjellë kreativitet në lojën e Torinos.

Koincidenca e trishtë që lidh vdekjen e Artur Zhejit me Artan Lamen: Kryen ndërhyrje kirurgjikaIe në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…

Artur Zheji, gazetari dhe analisti i njohur, ndërroi jetë më 23 gusht 2025, në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Sarandë me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po festonte ditëlindjen e djalit të tij. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Disa kohë më parë Zheji kreu një ndërhyrje në Gjermani.

“E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmendje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti” – tha ai pas ndërhyrjes, në një intervistë në media.

Vetëm disa muaj më parë, më 22 maj 2025, Artan Lame, ish-drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe një figurë e njohur në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Edhe Lame kreu ndërhyrje në zemër në Mynih, Gjermani. Ai vdiq pikërisht aty pas ndërhyrjes. Lame kishte vuajtur prej vitesh nga probleme kardiake dhe humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Sistemi shëndetësor gjerman është ndër më të avancuarit në botë dhe ka standarde shumë të rrepta profesionale dhe etike. Me sa kuptohet nga këto raste, ndërlikimet pas ndërhyrjeve kirurgjikale ndodhin, edhe kur trajtimi është i nivelit të lartë.

Zemra është një organ delikat, dhe pas një operacioni – sidomos në moshë të mesme apo të shtyrë – çdo trup reagon ndryshe.

Këto dy humbje të njëpasnjëshme janë kujtesë mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për personat me histori të problemeve kardiake. Pra ndërhyrjet kirurgjikale, edhe kur kryhen në qendra të avancuara mjekësore si Gjermania, mbartin rreziqe, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike./ Dita

Përmbledhja e Inteligjencës Artificiale që ofron Google lë pa kIikime gjigantët e mediave, Daily Mail: Kanë rënë vizitat me 89%

Pronari i Daily Mail ka bërë thirrje për rregullime të reja ndaj inteligjencës artificiale (IA) të Google, pasi paralajmëroi se testet e hershme të teknologjisë në motorët e kërkimit po shkaktonin një rënie të trafikut në internet.

DMG Media i ka shkruar Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) duke thënë se “Përmbledhjet e Inteligjencës Artificiale” të gjigantit të kërkimit Google po bënin që lexueshmëria nga kërkimet në Google të binte deri në 89%.

Botuesi, i cili zotëron gjithashtu gazetën i, Metro dhe New Scientist, i ka bërë thirrje organit mbikëqyrës të konkurrencës që të zgjerojë rregulloren e propozuar për kompaninë në chatbot-in e saj Gemini dhe shërbimin Google News.

Google ka prishur shumë modele biznesi të botuesve të internetit në muajt e fundit duke prezantuar përmbledhje të IA-së, në të cilat përgjigjet e gjeneruara nga sistemet e inteligjencës artificiale të kompanisë shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit.

Bizneset e internetit janë të shqetësuara se kjo do të zvogëlojë numrin e njerëzve që klikojnë listën e lidhjeve për të cilat kompania është më e njohur. Ata kanë frikë se rënia do të përshpejtohet me publikimin e “modalitetit IA” të ri të Google, i cili ofron një përgjigje shumë më të gjatë me më pak lidhje që të çojnë te artikujt e faqeve përkatëse.

Në një parashtresë drejtuar CMA-së, DMG tha se shkalla e klikimeve, numri i kërkimeve në Google që rezultojnë në vizitën e dikujt në faqen e internetit të Daily Mail, ra nga 25.2% në kërkimet e rregullta në desktop në 2.8% kur një përdorues sheh një përmbledhje të IA-së, një rënie prej 89%. Rënia ishte 87% për kërkimet në celular.

Ndryshimet e Google kanë qenë shumë të dëmshme për një gamë botuesish, megjithëse DMG Media vuri në dukje në parashtresën e saj se “një nga pikat e forta të faqes së internetit të Daily Mail është sasia e madhe e trafikut të drejtpërdrejtë që tërheq”.

Zelensky dekoron Spiropalin me nderimin më të Iartë në Ukrainë

Në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka dekoruar 14 figura të larta politike nga SHBA-të dhe vende evropiane për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe bashkëpunimin me Kievin zyrtar në kohë lufte.

Mes të nderuarve është edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila u vlerësua me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

Ky është një nga nderimet më të larta që u jepet grave për merita të veçanta në mbështetjen e shtetit dhe shoqërisë ukrainase.

Lajmin e bëri publik kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk përmes një postimi në mediat sociale, ku u shpreh: “Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelensky, në emër të popullit ukrainas!”

Kjo dekoratë vjen si shenjë mirënjohjeje për qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm parlamentar në nivele ndërkombëtare.

“Pësoi arrest kardiak”, Elton Bani humbi jetën në Itali pasi u godit nga karabinierët me eIektroshok, dalin rezultatet e autopsisë

Elton Bani, 41vjeç, humbi jetën më 17 gusht në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve.

Pasditen e së martës, më 20 gusht, u krye autopsia, rezultatet e së cilës janë publikuar ditën e djeshme.
Sipas mjekes ligjore Isabella Caristo, e cila kreu autopsinë, tre elektroda nga taseri kanë goditur Banin, duke shkaktuar një arrest kardiak fatal

Nga ekzaminimi rezulton se një nga elektrodat e para e ka prekur lehtë në pjesën e përparme të trupit, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur në pjesën e sipërme të shpinës.

Këto dy goditje të fundit dyshohet se shkaktuan arrestin kardiak, pasi nuk janë gjetur shenja të tjera të dhunës fizike që mund të kishin shkaktuar vdekjen.

Janë identifikuar vetëm disa gërvishtje, njëra prej të cilave për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur disa ditë më parë, dhe të tjerat të pësuara gjatë përplasjes me forcat e rendit.

Autopsia tregoi gjithashtu se Bani nuk kishte probleme të mëparshme me zemrën, çka hedh poshtë hipotezën se përdorimi i taserit mund të ketë rënduar një gjendje shëndetësore të brishtë.

Pritet gjithashtu rezultati i analizave toksikologjike, për të parë nëse alkooli apo substanca narkotike mund të kenë ndikuar në ngjarjen tragjike.

Ndërkohë, dy karabinierët që ndërhynë për të qetësuar situatën janë tani nën hetim për vrasje nga pakujdesia.

Prokuroria e Genovas po punon për të rindërtuar saktësisht rrjedhën e ngjarjes dhe për të vlerësuar nëse përdorimi i taserit ishte i justifikuar.

Vëllai i viktimës, përmes avokatit Cristiano Mancuso, ka thënë se nuk mund të gjejë paqe për atë që ka ndodhur dhe se kërkon drejtësi.

Ndërkohë, autoritetet kanë dhënë lejen për transportimin e trupit në Shqipëri, ku familja do të zhvillojë ceremoninë mortore./

23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkòolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi 2 mòtrat

I riu Kevin Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës me një mjet tip Audi kur u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, ku mbetën të vdekura dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe si dhe u plagos rëndë shoqja e tyre.

23-vjeçari ka rezultuar i dehur në timon dhe për këtë arsye blutë e qytetit bregdetar tashmë e kanë vënë në pranga dhe akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Policia e Sarandës informoi se testi i parë i alkoolit rezultoi në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia e Sarandës.

A do të shkojë PD në Parlament? Përgjigjet Sali Berisha: Shqiptarët do t’i përgjigjen fùqishëm! Ka ardhur momenti që…

Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si një “mega krim elektoral”.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”.

Pyetje: A do të shkojë PD në parlament

Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.

Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj

U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: A do ta bëjë këtë betejë edhe në parlament?

Sali Berisha: PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.

vijon

“Mos shkoni se kam parë …”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy mòtrave në Sarandë

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur. Madje ato donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”.

Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “ kam parë një ëndërr të keqe”.

Autori i aksidentit, 23-vjeçari Kevi Norra, banor i Gjirokastrës, është arrestuar nga policia. Burime zyrtare bëjnë me dije se, pas testit të alkoolit, rezultoi se i riu ishte në gjendje të dehur.

Horoskopi javor: Ja cilat janë shenjat që do të kenë shumë surpriza

Ndërsa java e kaluar nuk ishte aq e mbushur me ngjarje kozmike, kjo javë pritet të sjellë shumë zhvillime!

Dashi

Universi po punon për të sjellë më shumë kënaqësi dhe pasion në jetën tënde. Kjo është një periudhë për të ndjekur romancën, argëtimin dhe lidhjet intime. Pavarësisht statusit tënd, përfshihu emocionalisht dhe shijo çdo moment. Mund të shfaqet dikush që ia vlen. Nëse ke fëmijë ose dëshiron, kjo është një periudhë e mirë për t’u fokusuar te ta. Kreativiteti, sporti dhe hobet gjithashtu janë në qendër të vëmendjes këtë javë.

Demi

Kjo është një periudhë ideale për të qëndruar në shtëpi dhe për ta bërë atë më të ngrohtë, sipas shijeve tua. Mund të dekorosh, të ndryshosh arredimin apo të presësh mysafirë. Shijo qetësinë, familjen dhe ambientin tënd të shenjtë.

Binjakët

Energjia tani përqendrohet në komunikim, ide dhe frymëzim. Mund të nisesh në një projekt të ri që lidhet me rrjetet sociale. Leximi, podcastet apo mësimet në fusha të reja do të të tërheqin. Jeta sociale është gjithashtu e favorizuar, ndaj lidhu me miqtë e zemrës.

Gaforrja

Pas një periudhe plot vëmendje, tani është koha të fokusohemi te të ardhurat dhe vlerat personale. Dhurata, shpërblime apo para të papritura mund të vijnë drejt teje. Po ashtu, mund të jesh ti ai/ajo që dëshiron të japë më shumë dashuria/dhurata për të dashurit e zemrës. Mendo edhe për mënyra të reja për të fituar.

Luani

Po hyn në një fazë ku do të jesh në qendër të vëmendjes! Energjia jote është magnetike. Mund të ndryshosh pamjen, stilin ose të punosh me veten. Romanca, krijimtaria dhe kënaqësia janë në kulm, mos i anashkalo! Beqarët kanë mundësi të veçanta për të takuar dikë me rëndësi.

Virgjëresha

Edhe pse është sezoni yt, mund të ndihesh më introspektiv/e. Është koha për të reflektuar për dashurinë dhe marrëdhëniet në jetën tënde. Mund të mos jetë momenti më i mirë për lidhje të reja, por është ideal për të kuptuar çfarë kërkon vërtet nga dashuria.

Peshorja

Ti gjithmonë ke qenë social/e, por tani kjo del në pah akoma më shumë! Do të jesh i/e kërkuar në festa, takime dhe evente. Mund të njohësh dikë përmes rrjeteve sociale ose miqve të përbashkët. Është koha të krijosh kujtime të bukura dhe të shkëlqesh.

Akrepi

Të gjithë sytë janë te ti! Vëmendja profesionale rritet, kështu që përfito për të ndërtuar emrin tënd. Shpërblime, promovime apo lavdërime janë të mundshme. Po ashtu, është një kohë e mirë për të filluar një projekt të madh apo për të kërkuar një pozicion më të lartë.

Shigjetari

Një valë aventurash po të vjen përpara! Udhëtimet, sidomos në vende me bukuri të shumta natyrore, janë shumë të favorizuara. Beqarët mund të tërheqin njerëz nga kultura ose prejardhje të ndryshme, dil jashtë rutinës tënde dhe përqafo të renë!

Bricjapi

Intimiteti është fjala kyçe. Je më i/e hapur për lidhje të thella emocionale dhe fizike. Nëse je në një marrëdhënie, kjo mund të jetë një periudhë shumë sensuale dhe e ndjeshme. Për beqarët, është më shumë kohë reflektimi sesa fillimesh.

Ujori

Fokusi kalon tek partneritetet. Marrëdhëniet, si personale edhe profesionale, bëhen më harmonike. Është një periudhë ideale për të forcuar bashkëpunimet dhe për të ndrequr çdo mosmarrëveshje. Beqarët kanë më shumë gjasa të gjejnë dikë me potencial për lidhje të qëndrueshme.

Peshqit

Po hyn në një periudhë me më shumë intensitet në përditshmëri dhe punë. Mund të gjesh kënaqësi në lidhjet me kolegët apo klientët. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të kërkuar projekte të reja apo një punë tjetër. Disa mund të ndiejnë një tërheqje të fshehtë në ambientin e punës.