Mos e humb mundësinë! Hapen aplikimet për riparimin e banesave në Tiranë

Bashkia Tiranë ka nisur aplikimet për një program që ofron mbështetje financiare për qytetarët me vështirësi ekonomike, të cilët kanë nevojë të përmirësojnë kushtet e banesave të tyre. Kjo iniciativë është pjesë e programit të strehimit social dhe synon të ndihmojë familjet në nevojë për të kryer rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.

Për të aplikuar, qytetarët duhet të ndjekin një procedurë të thjeshtë online. Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

Për të plotësuar kërkesën, aplikantët duhet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar. Ata që kanë nevojë për ndihmë me procesin e aplikimit ose me dokumentet, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësive administrative të Bashkisë Tiranë.

Ky program paraqet një mundësi të rëndësishme për qytetarët që synojnë të rrisin cilësinë e jetës dhe të sigurojnë një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për familjet e tyre.

Nis AKSIONI ndaj hoteleve, Tatimet kapin resortin në Qeparo që nuk deklaroi mijëra euro!

Aksioni tatimor në zonat turistike nuk i kanë shpëtuar as resortet më të mëdha të vendit. Raportohet se janë evidentuar 690 mijë euro të padeklaruara për periudhën 2023-2025, në një hotel në Qeparo.

Edhe për këtë subjekt, shkelja e konstatuar ka qenë ajo e mos-lëshimit të kuponit tatimor, për të cilën tatimet kanë marrë masën e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

“Edhe për këtë subjekt, shkelja e konstatuar ka qenë ajo e mos-lëshimit të kuponit tatimor, për të cilën tatimet kanë marrë masën e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

Hotel në Qeparo: 690 mijë euro të padeklaruara per periudhen 2023-2025 janë zbuluar nga Administrata Tatimore përmes analizave dhe kontrollit të specializuar të Hetimit Tatimor.Fatura fiktive dhe shkelje të tjera u evidentuan nga Task Forca e Terrenit, pas denoncimeve dhe konstatimit të bërë nga analiza e thelluar e riskut.

Aministrata Tatimore apelon për zbatim të rregullave, për të shmangur pasojat e rënda administrative dhe penale!”, thuhet në njoftim.

Avionët e helikopterët pushtojnë qiellin, Kroacia tregon “muskujt” me paradën madhështore ushtarake

Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) dhe Ditës së Fitores dhe Falënderimit ndaj Atdheut.

Ceremonia nisi në orën 17:00 dhe përfshiu më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore kroate.

Parada u zhvillua përgjatë rrugës “Grad Vukovar”, në një itinerar prej 2.4 kilometrash, nga Avenia “Marina Držić” deri tek “Savska”, me një gjatësi formacioni që arriti rreth 1,800 metra. Në krye të paradës qëndronin 200 flamuj të njësive historike dhe luftarake, të ndjekur nga 24 ekselone këmbësorie, ku përfshiheshin ushtarë aktivë, kadetë, rezervistë, si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë.

Formacionet e ushtrisë kishin bërë përgatitje intensive gjatë dy javëve të fundit në bazën ushtarake Pleso, ku çdo ditë stërviteshin për të përsëritur marshimin pesë herë në ditë.

A keni m arrë ndonjëherë dr▪︎gë? Ja si i përgjigjet Rama gazetarit gjerman

Në intervistën e tij me gazetarin gjerman të “Zeit Magazin”, Stefan Willeke, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe disa pyetje “pa filtër”.

Gjatë kësaj interviste, Willeke e pyeti Ramën nëse kishte konsumuar ndonjëherë drogë, teksa përgjigja e kryeministrit shqiptar ishte se këto fjalë ishin përhapur gjatë tubimeve dhe në internet, gjë që u përdor edhe nga opozita.

Pjesë nga intervista:

Disa ekspertë që studiojnë strukturat e bandave kriminale ndërkombëtare besojnë se çdo qeveri evropiane sot duhet të adresojë krimin e organizuar. A e shihni edhe ju kështu?

Ne po luftojmë krimin e organizuar si kurrë më parë, dhe kjo njihet nga të gjitha autoritetet përkatëse, por akuzat vazhdojnë të vijnë, dhe janë të ndryshme. Opozita në Parlament më ka akuzuar tashmë për të gjitha llojet e gjërave, siç është të qenit homoseksual dhe biseksual – gjë që nuk jam. Me sa duket, ata janë gjithashtu të bindur se unë jam përdhunues

Oh po, “trafik droge” është ende akuza më romantike.

A keni marrë ndonjëherë drogë?

Epo mirë. Kjo nuk do të ishte as më e keqja. Unë duhet të kem përdorur dhunë kundër nënës dhe gruas sime. Djali im supozohet të jetë djali i babait tim.

I gjithë ky budallallëk u bërtit në tubime, u shkrua në gazeta, u përhap si jashtë linje ashtu edhe në internet – të gjitha gënjeshtra. Të ndjekura nga humbjet zgjedhore të atyre që krijuan këto monstruozitete. Jam mësuar me to, por familja ime ka vuajtur shumë.

A ju pëlqejnë gazetarët?

A më pëlqejnë mua gazetarët? Një pyetje shumë e përgjithshme. Unë admiroj gazetarinë e pavarur. Por a më pëlqejnë të gjithë gazetarët? Jo. Megjithatë, unë e di sa e tmerrshme është bota pa gazetarë. Prandaj, unë nuk jam aspak problemi i tyre. Problemi im qëndron diku tjetër: Shumë vite më parë, unë publikova pikëpamjet e mia në gazetën e vetme të pavarur të Shqipërisë, duke rrezikuar jetën time për ta bërë këtë. Ajo gazetë u dogj. Pra, unë i përkisja kampit të gazetarisë dhe e di sa e rëndësishme është kjo.

Por disa gazetarë shqiptarë nuk më shihnin në atë mënyrë kur flisja për mangësitë kryesore të medias. Ata shihnin vetëm fuqinë time, jo argumentet e mia. Ata i bërtisnin “autokratit” që ngacmon median. Unë hoqa dorë nga kundërshtimi i tyre ose nga të folurit për to shumë kohë më parë.

Ju keni përjashtuar gazetarë individualë nga konferencat tuaja për shtyp.

Ne vetëm dy herë kemi penguar dikë që të marrë peng të gjithë konferencën për shtyp, kur flitet pafundësisht në mikrofon.

“Burrat shqiptar s’bëjnë”, Hygerta Sako shpërthen ndaj Kreshnik Spahiut: Boll, është e turpshme

Moderatorja Hygerta Sako, ish Mis Shqipëria, ka reaguar për postimet e bëra në rrjetet sociale për deklaratat që ajo thote se nuk i ka bërë për burrat shqiptarët.

“Burrat shqiptar s’bëjnë”, Hygerta Sako

Sipas Kreshnik Spahiu ka keqpërdorur imazhin e saj, duke perdorur fotot dhe duke cituar deklarata te cilat Sako nenvizon se nuk i ka bere.

Sapo me nisen kete postim. Deri tani nuk kam folur per perdorimin e fotove te mia se jane publike.

Por te merrni persiper te me percaktoni si jam, e vetmar apo e shoqeruar, apo edhe te me vini ne goje fjale qe nuk i thenne, kjo eshte e tepert.

Une nuk kam ose behem objekt i komenteve te uleta te injoranteve vetem se doni ju ca klikime. Boll se eshte e turpshme!!!-shkruan ajo.

Prindërit në alarm! Dedektivja: Vaj zat frekυentohen me më të rritυr, djemtë në botën e dr▪︎gës

Në një intervistë për “Ora News”, dedektivja private Shkendë Lili ngre alarmin për situatën shqetësuese të adoleshentëve sot. Ajo tregon se gjithnjë e më shumë prindër kërkojnë ndihmë për të zbuluar rrethin shoqëror dhe sjelljet e fëmijëve të tyre, ku vajzat shpesh lidhen me meshkuj më të rritur, ndërsa djemtë bien pre e lëndëve narkotike.

” Ne punojmë me rastet e njerëzve tv humbur, me rastet e adoleshentëve që prindi kërkon për të investiguar fëmijën e tyre, që është në moshë delikate. Këto raste i kam shumë të shpeshta.

Duan të shikojnë se çfarë rrethi shoqëror ka fëmija i tyre, çfarë konsumon fëmija i tyre. Këto janë raste që ne përfshihemi dhe është masive pjesa e problematikave të adoleshentëve në kohën e sotme dhe më vjen mirë që prindërit drejtohen në një zyrë investigative për të parë dhe për të kuptuar rreth fëmijës, vajzë apo djalit të tyre në moshë delikate.

Rastet e fëmijëve janë dramatike sepse ne shikojmë shumë gjëra që prindi preket shumë. Jetojmë në një kohë ku lëndët narkotike janë hapur dhe vajzat e reja, 16-17 vjeç frekuentohen me njerëz të rritur se vetja e tyre, që bëjnë një jetë pak të shthurur. këtu janë raste dramatike.

Mosha më e vështirë fillon nga 14-vjeç deri në 17-18 vjeç që ka një ndryshim të madh”, u shpreh Lili.

Kompania e kontraktuar nga PD, “Continental Strategy” letër drejtuar DASH: Hiqni non-gratën e Berishës, është e motivuar politikisht

Kompania lobuese amerikane “Continental Strategy”, e kontraktuar nga Sali Berisha përpara zgjedhjeve të 11 majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit të rishqyrtojë dhe të heqë shpalljen “non grata” për kreun e Partisë Demokratike.

Në dokumentin e saj, kompania argumenton se shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj Berishës ishte e motivuar politikisht, e pabazuar në fakte dhe ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon.

“Përderisa Sali Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e kësaj shpalljeje do të ndihmonte në rikthimin e neutralitetit dhe besueshmërisë së SHBA-së në Ballkan”, thuhet në kërkesën e Continental Strategy, ku gjithashtu përmendet se situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe po përshkruhet nga kritikët si një “shtet-narkotik”.

Kompania e lobimit thekson se vendimi për shpalljen e Berishës “non grata” ka ndikuar negativisht në klimën politike në Shqipëri dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit për ta korrigjuar.

Reshje dhe ulje temperaturash/ Meteorologia zbulon ‘surprizat’: Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha se nuk priten temperatura shumë të larta,

apo në vlera 40 gradë. Sipas saj, në muajin gusht do të ketë temperatura të larta, por edhe ditët e nxehta mund të jenë një apo dy ditë, por jo si gjatë muajit korrik.

“Gjatë gushtit temperaturat do të jenë më të rehatshme, në vlera të larta, por normale për sezonin.

Temperaturat minimale të premten në bregdet 21 gradë-31 gradë. Në zonat e ulëta temperaturat gjatë së premtes do të jenë 18-33 gradë, në zonat malore 13-28 gradë.

Gjatë gushtit temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë. Mund të ketë dhe reshje lokale, ndërkohë që nuk pritet situatë shqetësuese nga era.”, tha ajo.

Misteri: Baza bërthamore e nëndetëseve të Putinit e dëmtuar nga tërmeti?

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi bregdetin e gadishullit Kamchatka të Rusisë të mërkurën, më 30 korrik, duke goditur një zonë afërsisht 120 kilometra nga Vilyuchinsk-u, shtëpia e bazës kryesore të nëndetëseve bërthamore të Marinës Ruse në Paqësor.

Vilyuchinsk-u shërben si porti i vetëm lindor rus i pajisur për të mbështetur vendosjen dhe mirëmbajtjen e nëndetëseve bërthamore të klasit Borei, të cilat janë të armatosura me raketa balistike ndërkontinentale RSM-56 Bulava. Nëndetëset janë një komponent kyç i pengesës bërthamore të Rusisë në det në rajonin e Paqësorit.

Objekti përfshin doke në ujë të thellë, infrastrukturë komunikimi, pajisje për trajtimin e raketave dhe sisteme të specializuara mbështetëse të nevojshme për të operuar flotën strategjike të nëndetëseve të Rusisë.

Asnjë bazë alternative në pjesën lindore të vendit nuk besohet të ketë aftësi ekuivalente.

Autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar shkallën e dëmtimit të bazës.

Megjithatë, të dhënat sizmologjike nga qendrat rajonale të monitorimit treguan se epiqendra ishte në det të hapur, pranë bregdetit lindor të Kamchatka-s, gjë që e vendos Vilyuchinsk-un në zonën e ndikimit si për goditjen sizmike ashtu edhe për cunamin.

Videot që qarkullojnë në rrjetin social Telegram të Rusisë tregojnë dëme të qarta nga cunami në portin e afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, duke i bërë analistët të spekulojnë se Vilyuchinsk-u aty pranë, i cili është më afër epiqendrës dhe më thellë në gji, ka të ngjarë të ketë pësuar një dëm të madh.

Aftësitë bërthamore të Flotës së Paqësorit konsiderohen thelbësore për pozicionin strategjik të Moskës në Azi, veçanërisht mes tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike në Indo-Paqësor.

Ndërprerjet në Vilyuchinsk mund të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të projektuar fuqi strategjike detare në rajon.

Zhvillimi vjen pas raporteve të mëparshme për degradimin e infrastrukturës së Flotës së Detit të Zi të Rusisë, e cila ka qenë shënjestër e sulmeve të përsëritura ukrainase me dronë dhe raketa që nga viti 2022, përfshirë fundosjen e anijes së saj kryesore Moskva, raportoi Kyiv Post.

Autoritetet në Petropavlovsk-Kamchatsky dhe zonat përreth kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe protokolle për evakuimin e civilëve.

Ekipet e reagimit ndaj emergjencave janë vendosur në të gjithë rajonin për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë.

Shteti hap thesin për bebet/ 10 mijë lekë në muaj deri në 5 vjeç, ja kur hyn ne fuqi

Ekspertët thonë se nisma ka disa paqartësi, por mund të ndikojë në shtimin e lindjeve

Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve do t’i ndryshojë krejtësisht forma.

Në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeç.

Pagesat nisin nga 5 mijë lekë në muaj, për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijen e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë, pagesa që do të jenë për 5 vite.

-Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)

-Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)

-Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit)

“Të gjithë e dinë sa kushton të rrisësh një fëmijë sot – që nga pelenat, deri te qumështi. Në këto kushte, ato 40 mijë lekë, 80 mijë lekë apo edhe 120 mijë lekë që jepeshin njëherësh, nuk mbulonin thuajse asgjë.Vetëm shpenzimet minimale mujore për një fëmijë sot janë mbi 10 mijë lekë të reja. Ndaj kalimi nga një bonus i njëhershëm në një mbështetje mujore është një hap pozitiv.”-tha Klodian Muça.

Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e kaluar. Në vend u regjistruan vetëm 4.662 lindje.

“E vetmja paqartësi mbetet: a do të nisë zbatimi i skemës më 1 janar 2026, apo do të përfshijë edhe fëmijët e lindur gjatë vitit 2025? Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh edhe ndikimi në buxhet.”-vijon Muça.

Megjithatë për ekspertët ky ndryshim mund të përmirësojë sadopak mirëqenien familjare dhe të jetë një nxitje për të rinjtë që të krijojnë familje.