“Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet…”/ Kryeministri Rama ka një njoftim të rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë njoftimin se nga dita e sotme pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet online.

Kreu i qeverisë shprehet se pagesa do të bëhet në e-Albania, ndërsa ka publikuar edhe një video ilustruese.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”, shkroi kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

VIDEO

Alarm/ Shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin e rrezikshëm, godet zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes

Dështimi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në mbrojtjen e sigurisë ushqimore po i faturohet shëndetit të konsumatorit. Gjatë muajit shtator në vendin tonë është tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.

Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Burime zyrtare bëjnë me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është7324 kg.

Pasi është shitur pothuajse 7300 kg, inspektorët e AKU-t kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar vetëm 28 kg pjeshka me pesticidin e rrezikshëm. Teksa siguria ushqimore është në pikën më kritike, AKU refuzon të bëjë transparencë me median dhe konsumatorin duke fshehur emrin e subjektit që importoi produktin që i rrezikoi jetën qytetarëve.

Në mënyre të përsëritur AKU bëhet avokat i subjekteve private dhe nuk i jep përgjigje pyetjes specifike se:

“CILI ËSHTË SUBJEKTI QË FUTI NË VENDIN TONË KËTË PRODUKT?”

Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, s’ka më vula në pasaportë. Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 tetor 2025.

Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.

“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMPBQKMK%2Fposts%2Fpfbid0BxNLmmQQXkf9jDjTRgGGqD7KCLg8A7S6i9AoeFkmcLbKUA7cQTVgcDCtpuwECSa6l&show_text=true&width=500

Zegjine Çaushi mban fjalën e parë në Parlament, i drejtohet opozitës: Si Gazi do përfundoni dhe ju!

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës me tone kritike.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”.

Çaushi u shpreh se opozita kishte mundësinë të dëgjonte programin në seancën e parë, e cila sipas saj “mezi po pritej nga deputetët e rinj”, por më pas u kthye në kaos.

Në fjalën e saj ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me të cilin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit pati disa përplasje verbale që u shndërruan në virale në rrjetet sociale.

“Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, u shpreh ajo, ndërsa opozita e duartrokiti fjalimin e saj në një shprehje ironie.

Iu sekuestruan miliona euro pasuri dhe vila luksoze, flet noterja: Vijoj punën, e shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë

Sipas prokurorisë së Tiranës dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.

E kontaktuar nga Top Channel noterja tha se vijon punën normalisht dhe se do të shprehet kur gjykata dhe prokuroria të kenë thënë fjalën e tyre. Sipas saj e shkuara e bashkëshortit nuk mund ta prekë dhe se të ardhurat si notere i ka të gjitha të ligjshme.

Iu sekuestruan miliona euro pasuri dhe vila luksoze, flet noterja: Vijoj

Vila e sekuestruar

Por pavarësisht këtyre dyshimeve noterja 35 vjeçare këtë të hënë e kishte një ditë të zakonshme pune në zyrën e saj noteriale në Tiranë duke pritur e përcjellë klientë.

Galeria fotografike (

2 / 2

)

Dasma kthehet në mort! Dhëndri rrëzohet pasi pëson arrest kardiak, ndërsa vallëzonte me nusen (VIDEO)

Një dasmë në Egjipt u kthye në mort kur dhëndri u rrëzua dhe vdiq ndërsa vallëzonte me nusen.

Të ftuarit në dasmë madje kanë regjistruar në video panikun që u shkaktua kur Ashraf Abu Hakam, siç quhej dhëndri, u rrëzua ndërsa kërcente me të nusen, ndodhur kjo në provincën Asëan të enjten e kaluar.

Në video, Hakam shihet duke mbajtur dorën e bashkëshortes së tij të re ndërsa kërcejnë së bashku para miqve dhe të afërmve, duke tundur shkopinj me një valle tradicionale egjiptiane, pak momente para se të rrëzohej.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, dhëndri nuk mundi dot. Mjekët arritën në përfundimin se ai kishte pësuar një arrest kardiak.

Incidenti tragjik u përhap shpejt në mediat sociale egjiptiane me qindra njerëz që shprehën tronditjen e tyre dhe ofruan ngushëllimet e tyre.

“Ai ishte plot jetë, i buzëqeshur, entuziast për të ardhmen e tij”, shkroi një mik. “Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë një vend në pafundësinë e xheneteve së Tij”, shkroi një tjetër. Të tjerë kujtuan se vetëm një ditë më parë kishin festuar fejesën e tij, duke mos e imagjinuar kurrë se festimet do të shndërroheshin në zi brenda pak orësh. “Shqetësohem për nusen, Allahu i dhëntë durim”, shkroi një tjetër.

Kinezët shpikin solucionin që ngjit kockat e thyera brenda 3 minutash me një injeksion të vetëm

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një “ngjitës kockash” të ri revolucionar që mund të shërojë frakturat, të cilat tradicionalisht mund të duhen muaj për t’u shëruar, brenda pak minutash, sipas një raporti.

Produkti “Bone-02” u zhvillua nga një ekip kërkimor kinez, i cili kërkoi të rregullonte dëmtimet ortopedike që në përgjithësi do të kërkonin muaj pushimi dhe operacione invazive që shpesh përfshijnë futjen e pllakave metalike, raporton Global Times.

Lin Xianfeng, kirurg kryesor ortopedik i asociuar në Spitalin Sir Run Run Shaw, në Hangzhou, tha se ngjitësi mund të arrijë fiksim të saktë brenda pak minutash edhe në mjedise të pasura me gjak.

Trajtimi me ngjitës vjen në formën e një injeksioni të vetëm dhe do të “lidhë fragmente të kockave të thyera në vetëm tre minuta”, sipas raportit.

Në një rast prove, një pacient me një frakturë të kyçit të dorës mori një injeksion përmes një prerjeje vetëm 3 cm dhe u shërua në vetëm tre minuta, raportoi Cho Sun Daily.

Kinezët shpikin solucionin që ngjit kockat e thyera brenda 3 minutash

Para dhe pas injeksionit

Një operacion për të riparuar kyçin e dorës do të kishte kërkuar një pllakë metalike dhe vida që do të kërkonin një operacion të dytë vitin pasardhës për t’u hequr, raportoi gazeta.

Pas një kontrolli pasues tremujor, fraktura e pacientit ishte shëruar plotësisht pa ndërlikime.

Hulumtuesit thanë se ishin frymëzuar nga gocat e detit – përkatësisht aftësia e molusqeve për t’u ngjitur në sipërfaqe nënujore që janë të vështira për ngjitës tradicionalë për t’u menaxhuar, raportoi Interesting Engineering.

Ndryshe nga ngjitësit e zakonshëm, bio-ngjitësi i sekretuar nga gocat e detit formon lidhje rezistente ndaj presionit dhe erozionit në kushte me lagështi, të kripura, të lagështa dhe në lëvizje të vazhdueshme, shpjegoi ai.

Krijuesit e “Bone-02” deklaruan më tej se substanca demonstroi një forcë maksimale lidhëse prej mbi 180 kilogramë, tha Global Times.

Kinezët shpikin solucionin që ngjit kockat e thyera brenda 3 minutash

“Bone-02” gjithashtu mund të absorbohet natyrshëm nga trupi ndërsa kocka shërohet, duke eliminuar nevojën për një operacion të dytë për të hequr implantet, sipas krijuesve të substancës.

Testet fillestare tregojnë gjithashtu se përdorimi i ngjitësit të kockave prodhon më pak infeksione sesa procedurat me pllaka metalike.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Jared Kushner blen për 55 miliardë dollarë video-lojën “Battlefield”, ishullin e Sazanit do e marrë për 1.4 miliardë dollarë

Zhvilluesi i videolojërave Electronic Arts ka rënë dakord të shitet te një grup investitorësh privatë në një marrëveshje prej 55 miliardë dollarë, duke e bërë atë blerjen më të madhe me levë financiare.

Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite, “Affinity Partners” i Jared Kushner dhe firma e kapitalit privat Silver Lake u bashkuan për të blerë prodhuesin e njohur të videolojërave si “Battlefield” dhe Madden NFL”.

Ata po e financojnë blerjen me një kombinim prej 36 miliardë dollarësh së bashku me kapitalin që tashmë mbahet nga PIF, si dhe 20 miliardë dollarë borxh të financuar nga JPMorgan, tha kompania të hënën, sipas Reuters.

Kujtojmë se Affinity Partners është fondi i dhëndrit të Donald Trump që do të blejë ishullin e Sazanit për të ndërtuar aty një resort luksoz me vlerë rreth 1.4 miliardë euro, apo gati sa 1 e 40-ta e vlerës së blerjes së “Electronic Arts”.

Marrëveshja gjithashtu përbën një moment vendimtar në tregun e LBO-ve, edhe pse disa nga blerjet më të mëdha të tilla në të kaluarën kanë përfunduar në mënyrë katastrofike.

Një blerje me levë financiare (LBO), është blerja e një kompanie kryesisht me para të marra hua, duke përdorur asetet e kompanisë së synuar si kolateral për kreditë.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 30 Shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Ka filluar një javë me shumë emocione: energjia në rritje dhe dëshira për të kryer gjërat janë rikthyer në qendër të vëmendjes. Në dashuri, dikush mund të sqarojë më në fund një keqkuptim dhe të rivendosë paqen. Sa i përket punës, mundësi të reja po trokasin në derën tuaj.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 shtator 2025), durimi është arma juaj sekrete, por mund të vihet në provë këto ditë. Yjet ju nxisin të mos nxitoheni: ajo që duket si një vonesë sot mund të shndërrohet në një avantazh. Në dashuri, emocionet do të jenë më intensive falë një Venusi të favorshëm.

BINJAKËT

Është një javë e shkëlqyer dhe komunikuese: jeni të papërmbajtshëm dhe kjo ju ndihmon si në dashuri ashtu edhe në marrëdhëniet tuaja në punë. Mërkuri ju sjell qartësi mendore, por kini kujdes të mos e shpërndani energjinë tuaj në shumë drejtime. Një moment i vogël stresi në mesjavë.

GAFORRJA

Hëna ju bën të ndjeshëm dhe pak nostalgjikë: përpiquni të mos rrëmbeheni shumë nga kujtimet. Në dashuri, dikush mund t’ju kërkojë më shumë qartësi. Sa i përket punës, njohuri të shkëlqyera janë në dispozicion për ata që janë krijues ose të vetëpunësuar.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 shtator 2025), është koha të riktheheni me vrull! Pas një periudhe pritjeje, po merrni përsëri kontrollin e jetës suaj. Në dashuri, pasioni po rritet me shpejtësi: beqarët ka të ngjarë të gjejnë takime. Sa i përket punës, mos kini frikë të ndani idetë tuaja: më në fund do të dëgjohen.

VIRGJËRESHA

Rendi dhe metoda do të jenë fjalët tuaja kyçe. Kjo është një javë e shkëlqyer për të zgjidhur çështje praktike dhe ligjore. Në dashuri, mund të lindin mosmarrëveshje të vogla për shkak të xhelozisë.

PESHORJA

Yjet po ju bëjnë më shoqëror dhe diplomatik: shfrytëzojeni këtë mundësi për të zgjidhur tensionet e vjetra. Në dashuri, dialogu është i favorizuar: i shkëlqyer për marrëdhënie afatgjata. Në punë, një bashkëpunim i ri është në rrugë e sipër, por mos merrni përsipër përgjegjësi që nuk janë tuajat. Kjo fundjavë është ideale për një ngjarje shoqërore.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 shtator 2025), pasioni zë vendin kryesor: takime emocionuese për beqarët, konfirmime për çiftet. Në punë, një periudhë me vendosmëri të madhe: mund të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme. Megjithatë, shmangni konfliktet e panevojshme: energjia juaj është e çmuar dhe duhet të përdoret me mençuri. E shtuna dhe e diela janë plot emocione.

SHIGJETARI

Kjo javë ju fton të udhëtoni, të lëvizni dhe të eksploroni – madje edhe vetëm mendërisht! Në dashuri, ekziston një dëshirë për aventurë: nëse jeni në një lidhje, shmangni krijimin e tensionit nga dëshira për liri. Në punë, do të gjeni ide të reja brilante, por kontrolloni me kujdes realizueshmërinë e tyre përpara se të hidheni në veprim. Këto janë ditë të favorshme për të filluar një kurs të ri studimi.

BRICJAPI

Serioziteti dhe përgjegjësia janë karta juaj e vizitës, por tani yjet ju ftojnë të merrni një moment për t’u çlodhur. Në dashuri, më shumë butësi dhe më pak ngurtësi. Në punë, do të merrni njohjen e shumëpritur. Kjo është një kohë e mirë për të planifikuar investime dhe projekte afatgjata.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 shtator 2025), kreativiteti po rritet me shpejtësi: do të dëshironi të revoluciononi gjithçka, nga shtëpia juaj deri te pamja juaj. Në dashuri, beqarët do të hasin takime të papritura. Në punë, propozimet e papritura mund të çojnë në një ndryshim drejtimi. Kini kujdes të mos e teproni me tërbimin: nevojitet edhe ekuilibri.

PESHQIT

Kjo është një javë emocionale: ndiqni intuitën tuaj; ajo do të jetë aleati juaj më i mirë. Në dashuri, do të gjeni një dëshirë të fortë për romancë: koha ideale për të rrëfyer ndjenjat tuaja ose për të sqaruar keqkuptimet e vjetra. Në punë, përpiquni të mos lejoni që frika t’ju pengojë: keni më shumë aftësi nga sa mendoni. E diela është koha ideale për t’u rimbushur.