Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez, kjo tokë na përket neve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nënshkroi të enjten një marrëveshje për të çuar përpara një plan të diskutueshëm zgjerimi të vendbanimeve që do të copëtonte territorin që palestinezët pretendojnë për krijimin e shtetit të tyre.

“Ne do ta mbajmë premtimin tonë se nuk do të ketë shtet palestinez, ky vend na përket neve”, tha Netanyahu gjatë një vizite në vendbanimin Maale Adumim në Bregun Perëndimor, ku do të shtohen mijëra shtëpi të reja.

“Ne do ta mbrojmë trashëgiminë tonë, tokën tonë dhe sigurinë tonë…Do ta dyfishojmë popullsinë e qytetit”, tha kryeministri izraelit në një aktivitet të transmetuar drejtpërdrejt nga zyra e tij.

Muajin e kaluar, plani E1, i cili do të ndante Bregun Perëndimor të pushtuar dhe do ta shkëpuste atë nga Jerusalemi Lindor, mori miratimin përfundimtar.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, mbështeti planet për të ndërtuar rreth 3,400 shtëpi në këtë truall toke shumë të ndjeshëm, të vendosur midis Jerusalemit dhe Maale Adumim.

Njoftimi i tij shkaktoi polemika, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili deklaroi se kjo zgjidhje do të ndante në mënyrë efektive Bregun Perëndimor dhe do të përbënte një “kërcënim ekzistencial” për një shtet palestinez të bashkuar.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (Emri+Foto)

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej vitit 2022 ka qenë pjesë e stafit dhe ka mbështetur studentët.

Fakulteti shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit në këto momente.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Ilirjeta Metushi, e cila që prej vitit 2022 ka qenë pranë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si psikologe.

Ilirjeta do të mbahet mend për buzëqeshjen, mirëkuptimin dhe zemrën e saj të madhe që na frymëzoi të gjithëve.
Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të afërmit.

Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë tyre me mendje dhe zemër”, shkruan fakulteti.

Shtatzëna lind në oborrin e maternitetit të Durrësit, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë

Një nënë e re 23-vjeçare, nga Durrësi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka lindur në oborrin e maternetitit të qytetit.

Lindja e gruas së re ishte planifikuar për të ndodhur në fund të muajit, por mësohet se gruas së re i kishin nisur dhimbjet mëngjesin e sotëm dhe pavarësisht se kishte shkuar me urgjencë në maternitet, lindja e asistuar është kryer në oborrin e institucionit.

Burime nga materniteti konfirmojnë për “DurrësLajm”, se janë detyruar ta kryejnë procedurën e lindjes në ambient aspak të zakontë, por fatmirësisht edhe nëna, edhe bebja e saj e seksit femër gëzojnë shëndet të plotë.

Pas djalit, gruaja e re u gëzua me një vajzë me peshë 2.700 gram, ndërsa pret rikthimin nga emigrimi të bashkëshortit të saj.

Mësohet se nëna dhe foshnja kanë qenë që në minutat e para të mbërritjes në maternitet nën kujdesin e bluzave të bardha, mamive dhe mjekes roje dhe gjithçka ka shkuar më së miri.

“Leku te c▪︎ca”, Florjan Binaj shpërthen keq pasi Rama prezantoi këtë ministre

Aktori Florjan Binaj ka reaguar menjëherë pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ministres së parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.

Binaj ironizoi vendimin duke shkruar se me këtë mënyrë, askush nuk do të futet më në burg për tenderat, pasi firmat do të mbahen si të një programi, software-i apo aplikacioni.

“Që të mos futet më njeri në burg, bëjnë sikur ai/ajo që firmos tenderat është program/software/aplikacion… dhe burgu me ngrica, leku tek c*ca!”, shkroi Binaj, duke e shoqëruar me tone satirike.

Reagimi i tij ka ngjallur komente të shumta në rrjete sociale, teksa prezantimi i ministres artificiale Diella vijon të jetë tema më e përfolur e ditës.

30 vjet pa të atin/ Djali çek kërkon babain shqiptar që nuk e ka takuar kurrë: U takua me nënën time në Gjermani

Roman Kunčar, është një i ri nga Çekia që ka mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri me një mision mjaft të veçantë.

Roman, i cili këtë muaj mbush 30-vjeç, është në kërkim të babait të tij biologjik shqiptar. Ai ka treguar se babai i tij quhet Enver Blata, rreth 55-60 vjeç dhe me mamanë e tij janë takuar në Gjermani para 30 vitesh.

Ai thotë se babai shqiptar ndoshta nuk e di fare ekzistencën e frytit të dashurisë së rinisë, por vetë ka dëshirë ta takojë dhe të njohë më tepër për origjinën dhe rrënjët e tij.

Roman kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e babait dhe pse jo në eksplorimin e vendit dhe kulturës shqiptare.

Kushdo që ka informacion mund ta kontaktojë në rrjetet sociale, Facebook/ Instagram, Roman Kunčar, ose tatovinastope.cz.

Mesazhi i Roman:

Unë po kërkoj babain tim në Shqipëri. Nuk e kam takuar kurrë. Këtë muaj mbush 30 vjeç dhe do të doja shumë ta takoja për herë të parë. Po e bëj këtë me dashuri dhe respekt për babain tim dhe jetën e tij. Ai dhe nëna ime u dashuruan para 30 vitesh në Gjermani. Që atëherë nuk janë parë më.

Ju mund të më ndihmoni ta gjej duke shpërndarë këtë foto ose duke më shkruar çdo informacion rreth tij. Jam gjithashtu këtu për të njohur kulturën tuaj. Për të zbuluar nga vij. Për të njohur rrënjët e mia. Do të jem shumë mirënjohës për çdo këshillë për vendet që nuk duhet të humbasim./joq

“Rama delegon pushtetin real”, gazetari i njohur paralajmëron: Balluku rrezikon të ketë fatin e Veliajt

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Kokës, Balluku është sot figura më e fuqishme brenda qeverisë, ndërsa e përshkroi Ramën si një ‘turist’ në krye të qeverisë, që i ka deleguar pushtetin real Ballukut, e cila sipas tij, është kthyer në garancinë për vendime të rëndësishme të ekzekutivit, shpesh pa përgjegjësi të vërtetë politike.

Koka paralajmëron se ‘ligji i pashkruar’ i Edi Ramës, ai që sa më lart ngjitesh, aq më thellë rrëzohesh, mund të përsëritet edhe në rastin e Ballukut, njësoj si me Erion Veliajn.

Bledian Koka: Jo se ka ndonjë diferencë mes njërit dhe tjetrës, sepse është fiks kur themi Rama-themi Belinda, dhe anasjelljas. Problemi është që sot kemi një shpërfaqje të nj njeriu që ka një super pushtet brenda qeverisë. Secili prej atyre, po të shikoni edhe ministrat e caktuar që kanë marrë edhe poste të rëndësishme, qoftë në Ministrinë e Brendshme, të Arsimit, Financave… të gjithë njerëz që janë ‘protezhe’ të zonjës Balluku.

Që do të thotë që, praktikisht unë shoh një kryeministër i cili do fillojë të bëjë që praktikisht ka filluar ta bëj tashmë ‘turistin’, edhe me garancinë e një njeriu, që është në këtë rast Belinda Balluku, që o jetë garancia e të pabërave me papërgjegjshmërinë totale të një njeriu që firmos çdo gjë që i kërkon shefi.

Kështu që, por kjo mbetet për tu parë nëse zonja Balluku do të qëndrojë thjesht si këpucari tek këpucët që i kërkon mbretit të bëj atë gjënë, apo do notojë diçka tjetër.

Ka një ligj të pashkruar brenda mazhorancave të Edi Ramës, që sa më lart ngjitesh, aq më keq bie. Sot ne kishim një njeri që deri para disa muajsh ishte i dyti më i fuqishmi i këtij vendi dhe ishte Erion Veliaj. Si ai, ndërkohë që po e groposte nuk i përmendte as emrin, dhe nga ana tjetër kemi një njeri që sot është në apogjeun e pushtetit, ndoshta shumë më shumë sesa Erion Veliaj dhe po aq sa është Belinda Balluku dhe koha do të tregojë nëse do të arrijë ta përballojë këtë superpushtet, apo do të ketë dhe ajo fatin e Erion Veliaj. Unë mendoj që ligji i pashkruar, do të funksionojë edhe në këtë rast.

“A u qëllova nga një AR-15?”/ Postimi i frikshëm i Charlie Kirk bëhet realitet 11 vite më pas

Një postim i vjetër në Twitter nga aktivisti konservator Charlie Kirk po qarkullon sërish në rrjet pas vrasjes së tij me armë zjarri gjatë një aktiviteti publik në Utah.

Kirk, 31 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës (10 shtator), teksa mbante një debat në Universitetin e Luginës së Utah, në kuadër të organizatës së tij politike Turning Point USA. Ngjarja ndodhi vetëm 20 minuta pasi ai kishte nisur fjalimin, përpara një audience prej afro 3,000 personash.

Në video amatore të publikuara menjëherë pas ngjarjes, Kirk shihet teksa rrëzohet në karrige, ndërsa turma shpërthen në panik. Dëshmitarë në vendngjarje treguan për çaste frike dhe konfuzioni total.

“Të gjithë u shtrimë në tokë. Qëndruam ashtu për rreth 30 deri në 45 sekonda, pastaj njerëzit nisën të vraponin. Askush nuk dinte çfarë po ndodhte”, u shpreh Emma Pitts, gazetare në Deseret News.

Pas vrasjes, është rishfaqur në rrjet një postim i vitit 2014 nga vetë Kirk, ku ai shkruante me ironi:

“Mos vallë më qëlloi një AR-15? Kështu më duket”, shkroi ai më 23 qershor 2014, në një postim, i cili po rikthehet në viral në X, pas atentatit të 10 shtatorit.

https://x.com/charliekirk11/status/480862236173692928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E480862236173692928%7Ctwgr%5Ed5b9edfae6cb7ca1d3b34c67bb11e566151b9725%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F09%2F11%2Fa-u-qellova-nga-nje-ar-15-postimi-i-frikshem-i-charlie-kirk-behet-realitet-11-vite-me-pas%2F

Edhe pse autoritetet nuk kanë konfirmuar ende llojin e armës së përdorur, spekulimet flasin për një AR-15, një pushkë gjysmë-automatike shumë e përhapur në SHBA, shpesh e përdorur në masakrat me armë zjarri. Rreth 25 milionë të tilla mendohet se ndodhen në duart e civilëve amerikanë.

“Dridhen” bandat, Albana Koçiu në krye të Ministrisë së Brendshme

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

Duke thënë se kjo Ministri nuk është vetëm në funksion të Policisë, Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, vuri theksin te nevoja për caktimin e adresave. Po ashtu, foli për sistemin e zjarrfikëses, që e cilësoi të prapambetur.

“Sot zjarret janë problemi ynë më i madh. Kanë dalë në plan të parë. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, të ngrihet në një nivel tjetër. Administrata nuk mund të jetë më e zhytur në kënetë. Problematika e imigracionit, gjendja civile, standardet e shërbimeve të kompanisë së sigurisë private, që vetëm kur ndodh ndonjë gjë, themi çfarë bëhet me këta. Pronat e sekuestruara, që i riblejnë prapë pronarët, është vënë rregull, por nuk mjafton”.

Inside Story/ Rrëfimi i υ▪︎asësit: Fatmira Deda jepte 800 mijë euro për hapjen e dosjes së djalit, Talo e goditi derisa…

Pas disa ditë ndjekjesh të itinerarit të Fatmira Dedës, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, kishin vendosur 14 shtatorin e vitit 2013, për eliminimin e gruas.

Rolet ishin ndarë qartë, Dumani do të drejtonte mjetin, Talo Çela do ishte ekzekutori. Automjeti ishte siguruar nga Dorian Shkoza.

Të sigurt që në atë zonë nuk kishte kamera sigurie, u pozicionuan pranë hyrjes së pallatit ku banonte Fatmira. Kishin informacione të sakta për orarin e mbërritjes së saj, pasi informoheshin nga i pandehuri Agron Qoli, kushëri i porositësit.

“Më përpra ka qenë jo e shkruar, por prokurorët dhe gjyqtarët kanë mundur që të bëjnë për vetë qoftë dëshmitarë apo të pandehur, të cilët tregonin, jepnin elementë të domosdoshëm dhe nevojshëm për hetimin dhe kjo ndikonte në uljen e dënimit të tyre, pra quheshe si rrethanë lehtësuese.” u shpreh Alfred Balla, avokat.

“Të jetë një deklarim i bashkëpunotrorit të drejtësisë i vlefshëm, është edhe një nga kriteret për të lidhur marrveshjen e bashkëpunimit me të penduarin që deklarimet e tij të mëbshteten edhe në prova të tjera që të tregojnë vërtetësinë e deklarimit të tij” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge

Rreth orës 13:00, sinjali nuk vonoi, Agron Qoli dërgoi mesazhin “erdha unë”. Pas pak, u shfaq edhe makina e viktimës. Dumani e ndoqi menjëherë nga pas. Sa hyri ajo në garazh, ai manovroi me kujdes dhe ndaloi në pikën e përcaktuar më parë.

Pas këtij momenti, Talo Çela zbret nga makina dhe futet në garazh, Dumani mbeti në makinë, në pozicion vëzhgues. Fatmira sapo kishte ndaluar automjetin dhe po përgatitej të zbriste. Në atë moment Talo iu afrua dhe nisi sulmin brutal.

“Ajo po dilte nga garazhi, garazhi po mbyllej se e kishte me telekomandë edhe garazhi, ra në kurriz të Talo Çelës, se donte ta vriste në garazh, ta tërhiqte brenda, ajo nuk pranoi të hynte, edhe ky nuk e tërhoqi dot, se ishte edhe e rëndë ajo. Edhe garazhi, u shtrembërua ngeli shtremër, pra qepeni i garazhit. Ai e shtriu në tokë edhe i ra me shkelma shumë, shumë shkelma, edhe e pash që i ka gjujatur pastaj fiks fare, nuk e pashë edhe ja nguli asaj viktimës.”

Referuar dëshmive dhe dosjes penale, pas ekzekutimit të Fatmira Dedjas, pagesa për Nuredin Dumanin u mbyll nga Petrit Qoli, vëllai i Festimit. Ai i dorëzoi shumën e mbetur prej 30 mijë eurosh. Sipas Dumanit, ai nuk foli me të ashtuquajturin “Festa” për ngjarjen. Porositësi e mësoi vrasjen përmes lajmeve. Me Dumanin u takua vetëm pas 10 ditësh.

“Më ka falenderuar shumë, më ka thënë këtej e mbrapa ti je vëllai im. Më ka thënë që këtej e mbrapa, nuk kam më Petritin vlla, por të kam edhe ty. Të jam shumë mirënjohës, e ça do kemi tani e mbrapa e kemi të dy bashkë”.

Premtimet nuk munguan. Nga karburanti i familjes Qoli që ishte në shitje, Festimi i ka thënë se do i jepte 200 mijë euro. Por sipas Dumanit, kur karburanti u shit, asnjë cent nuk mori…

Top Channel