Vuçiç i quajti eurodeputetët “fυndërrinat më të këqija”, reagon Brukseli

Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundërrinat më të këqija”.

Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane.

Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane.

Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe, shkruan REL.

Pas kritikave, Vuçiç pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundërrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.

Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe të Gjelbrit.

Jellica Miniç, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e Vuçiçit ishin tronditëse për evropianët dhe njerëzit nga institucionet evropiane.

“Është një pikë kthese që i ngriti të gjithë në BE në këmbë”, thotë ajo.

Miniç kujton se Vuçiç edhe më parë i ka ofenduar zyrtarët evropianë, por, sipas saj, tani “ka ardhur koha për të paguar çmimin” për këto deklarata.

“Besoj se tani do të fillojë llogaridhënia për gjithçka që ka ndodhur më parë”, thotë ajo.

Kriza disamujore në Serbi u shkaktua nga shembja e një strehe të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku, për pasojë, humbën jetën 16 persona.

Në protestat masive antiqeveritare, protestuesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për këtë incident.

Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të forcës së tepërt gjatë shpërndarjes së tyre, por një gjë e tillë mohohet nga autoritetet dhe vetë policia.

“Duhet të falenderojmë Zotin që jemi atje”- Sali Berisha zbulon vendimin: PD do të jetë në Parlament! Do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, se opozita do të futet në Parlament gjatë legjislaturës së re, e cila nis më datë 12 shtator.

“Beteja jonë kërkon energji të reja, forca dhe forma të reja. Nuk është një variant të mos futemi në parlament, jo nuk është më mirë”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha: Njohja e këtyre zgjedhjeve do të bënte PD bashkautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite, duke kërkuar këtë nga Kryesia, unë di se ka një debat të marrin , të marrin ajo pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe nëse ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh , kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën dhe organizatën kriminale që ka uzurpuar pushtetin. Cili do të jetë qëndrimi ynë i ri. Asnjeri s’kemi bërë sa ka mund. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet ndryshim para këtij mali të farsën elektorale. Beteja jonë kërkon energji të reja, forca dhe forma të reja. Nuk është një variant të mos futemi në parlament, jo nuk është më mirë.

lajm në përditësim..

Integrimi në BE, Rama batuta: S’do të bëhemi kurrë vend si Gjermania, larg qoftë! Ambasadorët duan të rrinë më gjatë në Shqipëri, ikin të trishtuar, ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do të ishtë trashëgimia më e madhe që mund t’u lihet fëmijëve.

Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania, duke shtuar “larg qoftë”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës.

Kreu i qeverisë shtoi se kjo është arsyeja pse ambasadorët e huaj në vendin tonë duan të rrinë më gjatë se sa misioni i tyre dhe largohen të trishtuar.

Edi Rama: Nëse bëhemi një vend që vepron si një institucion si vend anëtar i BE do ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë për t’u rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet funksionojnë, jo si në Gjermani larg qoftë, por le të themi si në Italia po vend tjetër mesdhetar.

Ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermani edhe nëse ne e kemi ndihmën e BE, ndaj kemi nevojë që të mos humbasim mundësinë disa gjëra të vogla, pjesën e gëzueshme të jetës.

Kjo është arsyeja pse të gjithë ambasadorët dëshirojnë që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri se sa është misioni i tyre dhe kur largohen janë të trishtuar.

Alba Pollozhani nga “Ferma VIP” drejt politikës: Më vlon zemra për të ndihmuar popullin

E ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes, ish-fermerja Alba Pollozhani bëri një përditësim të jetës së saj pas daljes nga reality show ku u kthye në një personazh fenomen.

“Po hap biznesin tim në fushën e bukurisë. Po bëj zgjedhjen time për një nga ofertat që më kanë ardhur për moderim në televizion dhe e treta edhe politika është pjesë e vazhdimësië”, tha Alba.

Alba ka habitur ndjekësit e saj dhe publikun e gjerë me prirjen e saj për politikë.

Udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit në Doha: Njohja e pesë figurave kyçe të shënjestruara
“Propozimet për politikë i kam patur që në moshën 18 vjeçare. Por kam qenë e fokusuar vetëm në fushën e biznesit. Nuk jam marrë me politik sepse jam shumë e zjarrtë për drejtësi dhe e di duhet të formohesha akoma më shumë për t’ju futur politikës. Më vlon zemra për popull dhe për të ndihmuar popullin“, u shpreh Alba.

Përsa i përket bindjeve të saj, ajo nuk dha një përgjigje duke u shprehur se është universale.

Dëshmia e Erogen Vasos para hetuesve: Ragip Gilën s’e njoh. Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi

Shënjestra e atentatit të Ragip Gilës në Shkodër, Erogen Vaso ka folur prap ditën e sotme me hetuesit e ngjarjes së rëndë.

Nga spitali i Traumës ku ndodhet aktualisht, Vaso ka pranuar se ka miqësi me pjesëtarët e fisit Bajri, por ka mohuar thelbësisht që të jetë i përfshirë në ngjarjet kriminale. Për Gilën, Vaso tha se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë konflikt me të.

“Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi nuk e mohoj këtë, por s’jam i përfshirë në asnjë ngjarje kriminale. Ragip Gilën s’e njoh dhe s’kam asnjë konflikt me të,” tha Vaso.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

SHTATORI NIS ME PËRMBYTJE! Pemë të rrëzuara dhe evakuime në disa rajone të Italisë

Moti i keq ka goditur ashpër qendrën dhe veriun e Italisë, duke shkaktuar dëme dhe emergjenca të shumta. Në Toscana, veçanërisht në ishullin Elba dhe në provincën e Livornos, rreth 200 persona kanë mbetur të izoluar në zonën e Fornos pas një rrëshqitjeje dherash që ka bllokuar rrugët.

Disa përrenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në Portoferraio dhe në pjesë të tjera të Livornos.

Në Venecia u aktivizua sistemi për mbrojtjen nga përmbytjet, pasi pritet një valë e lartë deri në 110 cm. Shiu i dendur ka prekur edhe Venezian, ku janë regjistruar mbi 200 milimetra reshje. Në Bibione dhe Lignano Sabbiadoro, kampingje me mbi 2.000 persona janë evakuuar për arsye sigurie.

Në Lecco e Como janë regjistruar përmbytje dhe evakuime. Vetëm në Blevio u shpëtuan 19 persona.

“Në provincën e Bergamos e të Vareses rrugë dhe nënkalime u mbushën me ujë, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Shumë banesa dhe bodrume u përmbytën gjatë natës.

Vetëm në 24 orë janë kryer 280 ndërhyrje nga zjarrfikësit mes Lazios, Ligurias, Toskanës dhe Lombardisë. Në disa zona në Romë era e fortë ka rrëzuar pemë ndërsa dëme janë shënuar dhe nga përmbytjet.

Formulari DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”.

Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.

“Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, deklaroi Binaj.

E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.

Nga viti i ardhshëm për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240 në vit.

Sakrifikoi me këmbën e fashuar, heroi Asllani: Broja më shau në fushë! S’jam më i ri shkova 23-vjeç, po plakem edhe unë

Kristjan Asllani ishte heroi i Shqipërisë në duelin ndaj Letonisë, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, mesfushori i cili së fundmi është transferuar te Torino deklaroi:

“Besoja se nuk do të hyja në fushë në pjesën e dytë. E pamë me eko që nuk kisha gjë, e fashova dhe doja të luaja. Edhe ndaj Fiorentinës kisha dhimbje në kofshë. S’jam më i ri, 23 vjeç, po plakem edhe unë.

Sot ishte një performancë pozitive. Letonia na priti, nuk ishte agresive. Jemi të lumtur, kjo ishte si një finale për ne. E dimë çfarë ndeshje na pret në tetor. Duhen 3 pikët ndaj Serbisë. Këtu ndaj Serbisë bëmë ndeshje pozitive, treguam kualitetin, gabuam penalltinë. Sot 1 me 0 deri në fund ishte problem. Këto ekipet nga kornet janë të forta. Gabimi qe ky që nuk e mbyllëm ndeshjen.

Sot Broja më shau pak në fushë, por nuk ka problem, jemi shokë. Gabimi është që nuk bëjmë gola. Në fund kemi rrezikuar shumë, u ulëm poshtë. Shumë e vështirë, për të markuar. Na duhet ta mbyllim ndeshjen.

Monedhat e huaja “të ngrira”/ Këmbimi valutor për 10 shtator 2025

Ditën e sotme, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Ndërkohë euro blihet me 96.7 lekë dhe shitet me 97.6 lekë.

Franga zvicerane blihet me 103 lekë dhe shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.8 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

Polonia rrëzon dronë rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore me avionë luftarakë: Akt agresioni, kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë

Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”.

Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte njoftuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën tonë ajrore dhe që mund të përbënin kërcënim”.

Ai tha se e ka njoftuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake.

Nuk raportohet për viktima në Poloni dhe mbetet e paqartë sa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Ushtria tha se është duke kërkuar për mbetjet e dronëve të rrëzuar.

“Ky është akt agresioni që paraqiti kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi Komanda Operacionale e Ushtrisë në një postim në X.

Ky incident i ka rritur ndjeshëm tensionet në Varshavë dhe në radhët e anëtarëve të tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Ndërkohë, deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Polonia tha gjithashtu se i ka mbyllur katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.

Rregullatori amerikan i aviacionit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), lëshoi një njoftim se edhe Aeroporti Rzeszow–Jasionka në juglindje është mbyllur. Ky aeroport është lidhje e rëndësishme për transportin e pasagjerëve dhe të armëve drejt Ukrainës.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, pothuajse i gjithë vendi, përfshirë rajonet perëndimore të Volinit dhe Lvivit, janë nën alarm ajror në orët e para së mërkurës. /REL/