Publikohet VIDEO, ja si u largua AUTORI i υ▪︎asjeve në SHKODËR (PAMJET)

Këto janë pamjet kur autori Ragip Gila 29 vjeç largohet me makinën tip BMW, që ia vodhi një qytetari nën kërcënimin e armës, pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër.

Në këtë video duket qartë makina tip BMW ngjyrë gri (në rreth të kuq), e cila drejtohet nga Ragip Gila, dhe qarkullon në mes të Shkodrës në tentativë për t’u arratisur pas krimit të rëndë.

29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.

BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.

Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai ishte i armatosur me dy armë dhe antiplumb.

29-vjeçari mbërriti para lokalit me një motor. Hyri brenda lokalit dhe hapi zjarr duke shkaktuar masakrën. Më pas doli nga dera e dytë e lokalit dhe eci në këmbë për disa metra, pasi motorin e kishte braktisur.

Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.

Dinamika, viktimat dhe të plagosurit:

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Burime nga grupi hetimor bëjnë se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.

Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. 31-vjeçari ndërroi jetë në spital. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.

Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Skeda e autorit Ragip Gila:

Ragip Gila nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar në fund të dhjetorit 2023 me një arsenal armësh në Shkodër, si dhe ju gjet një sasi droge.

Ai u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3.4 vite burg. Ai nuk është dënuar për armëmbajtjen pa leje dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë proces gjyqësor.

Report Tv ka siguruar edhe vendimin e lirimit nga qelia të Ragip Gilës, më 4 mars 2025. Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryente vepër penale, të mos shoqërohej me persona me precedent penal dhe të mos posedonte armë. 6 muaj më pas, Ragip Gila shkaktoi një masakër në mes të Shkodrës./Lajm nga REPORT TV

“Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të υ▪︎ asjes në Shkodër: E kam pasur …

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ragip Gila, 30 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të,” ka deklaruar Gila në polici, duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje. Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të vazhdueshëm me Vason:

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,” mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja e rëndë çoi në vdekjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

Gila u arrestua pas një ndjekjeje nga policia, gjatë së cilës u rrëzua nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke pësuar një dëmtim në këmbë. Në ato momente, ai është detyruar të dorëzohet, duke thënë:

“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë.”

Menjëherë pas arrestimit, ai u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas dha deklaratën e parë. Policia dyshon për porositës të mundshëm. Megjithatë, policia nuk e ka marrë të mirëqenë versionin e dhënë nga Gila.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse 30-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka qenë pjesë e një skenari të organizuar nga persona të tjerë që mund ta kenë porositur vrasjen e 43-vjeçarit Erogen Vaso, aktualisht i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Nuredin Dumanin tentuan ta helmojnë në burg? Ish-prokurori zbulon si qëndron e vërteta: Ka pasur…

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur sot në një emision televiziv, në lidhje me Nuredin Dumanin dhe shtrimin e tij në spital.

Lidhur me teoritë se Dumani është tentuar të helmohet apo të vritet në burg nga kundërshtarët për të ndaluar dëshmitë e tij mbi ngjarjet kriminale, ish-prokurori tha se kjo nuk është e mundur.

Sipas Karanxhës, Dumani është gjatë gjithë kohës nën vëzhgim për shkak të statusit që ai mban, si “i penduar i drejtësisë”.

Nuredin Dumani në RREZIK për jetën? Gazetarja zbardh TË VËRTETËN, ja çfarë ndodhi në Urgjencë me të penduarin e drejtësisë

“Rreziku që Nuredin Dumani të helmohet apo t’i ndodhë diçka tjetër, është shumë i vogël. Kjo sepse ai është gjithë kohën nën vëzhgim për shkak se është i penduar. Siguria e tij është shumë e lartë. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore duhet monitoruar për të shmangur çdo përkeqësim. Dumani përfiton mbrojtje nga shteti deri në fund të jetës. Pra edhe në rast lirimi, ai do duhet të mbrohet dhe sigurohet nga shteti deri në fund të jetës.”-, tha ish-prokurori.

Çfarë do të ndodhë më 11 shtator? Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Rama një ditë para mund të…

Sot, i ftuar në një , gazetari Bashkim Hoxha u ballafaqua me kureshtjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së re.

Një qytetare telefonoi gjatë transmetimit live për të pyetur se çfarë pritet të ndodhë më 11 shtator, kur kryeministri Edi Rama do të shpallë kabinetin e tij të ri, Rama 4.

Pritshmëritë dhe spekulimet mbi emrat e ministrave kanë qenë të shumta, por Hoxha vendosi të japë një përgjigje të qartë, duke e vendosur realitetin mbi parashikimet.

“Kërkohet një parashikim për një vendim të paparashikueshëm. Sipas praktikave që ka kryeministri Rama, ai qeverinë e shpall si surprizë, madje edhe për vetë ministrat, të cilët e mësojnë aty në mbledhjen e Asamblesë. Siç e dëgjojmë edhe ne, siç e mëson edhe publiku. Por, nga ana tjetër, unë nuk e ndjek politikën në mënyrë të veçantë. Politikën e shoh vetëm në raportin që ka me qytetarët dhe me problematikat e jetës së tyre. Prandaj nuk mund të jem parashikues i mirë në këtë rast. Nuk mund të parashikohet asgjë për diçka të paparashikueshme. Rama një ditë para mund të thotë: ‘Dua qeveri me profesionistë.’ Një ditë tjetër thotë: ‘Jo, e dua me politikanë.’ Varet si e mendon dhe si informohet.” – u shpreh Hoxha.

Erogen Vaso truri financiar i Bajrave, hotele e restorante, disa nga armiqtë e deklaruar në Sky Ecc, Albert Keraj gjyqtari që liroi autorin e masakrës

Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43 vjeç, besohet se ishte shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur, ndërsa humbën jetë shoku i tij Armando Pali dhe truproja Liridon Kraja. E plagosur mbeti kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Autori i masakrës, 29-vjeçari Gagip Gila, dyshohet se është kontraktuar nga një prej grupeve kundërshtare të Bajrave.

Tre besohet se janë arsyet se pse kundështarët e Bajrave kanë piketuar pikërisht Erogen Vason alias Erogen Brajoviç me qëllim për t’a eliminuar.

Së pari, Erogen Bajri (Bajroviç/Vaso) konsiderohet si truri financiar i Bajrave. Erogen Bajri prezantohej si biznesmen dhe pretendonte për lidhje politike në qarqe të larta. Bajri njihet si pronar faktik i disa bizneseve me vlerë miliona euro në Shkodër, si hotel, bare dhe restorante, në emra të njerëzve të besuar. Ka dyshime se bizneset janë produkt i aktivitetit kriminal të grupit Bajri. Duke shënjestruar Erogenin, rivalët kanë dashur të godasin edhe nga ana ekonomike Bajrat.

Së dyti, Erogen Bajri është vëllai i Denis Bajrit, pjesë grupit, i cili sipas SPAK, në gusht të vitit 2020, vrau Gjin Ndojin allias Gjin Boriçin, në Vaun e Dejës, me urdhër të Behar Bajrit. Vrasja ishte porosi e Vis Martinaj, i cili në këmbim kishte marrë përsipër të vriste Kleant Musabelliun, pasi kishte plagosur Pëllumb Gjokën. Grupi rival mund t’a ketë shënjestruar Erogen Bajrin për t’u hakmarrë.

Së treti, duke u paraqitur si biznesmen dhe faktor me lidhje politike, Erogen Bajri shfaqej dhe ishte prezent në mjedise publike, ndonëse me truprojë. Si i tillë, Erogen Bajri mund të jetë konsideruar nga kundështarët e Bajrave si objekt i mundshëm për t’u goditur, pasi figurat kryesore të grupit ndodhen në burg. Por, edhe kur ishin jashtë, ata zbatonin një protokoll të rreptë sigurie, me makina të blinduara, mungesë ekspozimi etj.

Behar Bajri, lista e zezë me armiqtë

Se kush fshihet pas masakrës së sotme, kjo i takon drejtësisë. Por, në bisedat me shokët e tij në Sky Ecc, Behar Bajri kishte një listë me njerëzit që duhet t’i hiqte qafet, të cilët i konsideronte kundërsharë dhe të rrezikshëm.

Referuar dosjeve të SPAK-ut, në krye të listës që Behar Bajri planifikonte dhe shprehte dëshirën për t’i eliminuar qëndronin; Ibrahim Lici, i njohur si ‘Fantazma’ dhe Dorian Duli, i njohur si ‘dora e vdekjes’, i cili përshkruhej si një personazh tepër i rrezikshëm, që qëllonte fatalisht deri në 300 m. (Në tetor 2024, në maskrën e Dobraçit, u vra edhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit).

Teksa për Braçen shfaqje herë pas herë njëfarë nënvlerësimi, Behar Bajri ishte fiksuar për të hequr sa më parë qafet Dor Dulin, një personazh me precedentë penalë, por siç duket shumë i rrezikshëm nëse dikush i afrohej.

Behar Bajri kishte shprehur dëshirën për të eliminuar edhe Genc Tafilin, të cilin e shihte si një person që rrinte me armiqtë e tij, përfshirë edhe Bardhok Pllanaj, i vrarë në prill 2021 në Shkodër. Vrasja e Pllanajt ka mbetur pa autor. Palët janë prishur për disa pika bastesh. Pikat e Tafilit administroheshin nga Dor Duli.

Lulzim Kulla, një personazh me precedentë penalë dhe objekt antentash, konsiderohet kundërshtar nga Pëllumb Gjoka, por edhe nga Behar Bajri. Lul Kulla është dhëndër i Licëve. Kulla ishte objekt i një atentati mafioz në janar 2018. Për atentatin ishte kontraktuar një grup nga Elbasani; Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, që besohet se ishin ushtarë. Ka dyshime se në atentat është implikuar edhe Boran Bërçana, i ekzekutuar më pas bashkë me bashkëshorten.

Nga përgjimet në dosjen Metamorfoza del që Lul Kulla, i cili i mbijetoi atentatit, konsiderohet si kundërshtar nga Pëllumb Gjoka dhe Bajrat. Në 9 korrik 2020, Behar Bajri informon Pëllumb Gjokën se Luk Kulla ka shok Gëzim Çelën në Patok, dhe se Çela ka lidhje me Bardhokun, duke iu referuar Bardhok Pllanajt, i vrarë më pas. Nga ana tjetër, Pëllumb Gjoka e informon Behar Bajrin të mos bënte lëvizje dhe të ruhej pasi kishte informacion se në Shkodër po lëvizte Lul Kulla.

Ndërkaq, duke urdhëruar vrasjen e shokut, Gjin Ndoj, Behar Bajri ka hapur një front të ri armiqësie edhe me familjen e të ndjerit.

Behar Bajru ka qenë i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, Fabjola Bajri, 16-vjeçe më 20 qershor 2002, me të njëjtën pistoletë që kishte vrarë shtetasin Arben Tuzi. Ngjarja u raportua si vetëvrasje atëkohë. E reja, pata se të humbiste jetën me dy plumba, i kishte telefonuar për ditë me radhë policisë që t’a shpëtonin, ndërsa familja e saj u kërcënua dhe u detyrua të largohej nga Shkodra.

Gjithashtu Behar është dyshuar edhe për vjedhje më 14 janar 1999 në Dobraç, si dhe dy vrasje në atë kohë në lagjen “Vojo Kushi”, ku u ekzekutuan vëlelzërit Osman e Artur Alibali, por që përsëri munguan provat.

Behar Bajri ka vrarë në Dobraç edhe Petrit Demirin, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, për të cilën u dënua me vetëm 2 vite burg. Bajri është akuzuar edhe për përdhunimin e dy vajzave të mitura në 2006, por sërish ia ka hedhur drejtësisë.

Albert Keraj, gjyqtari që liroi autorin e masakrës së sotme

Masakra e sotme në Shkodër mban vulën e drejrësisë së krimbur. Ragip Gila rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi në muajin mars ai kishte lënë qelinë. Albert Keraj është gjyqtari që liroi Ragip Gilën më 4 mars 2025.

Gila nuk ka vuajtur as 1.5 vite të plota dënim për një vepër penale që parashikohej 5-15 vite. Në bazë të vendimit, Gila u deklarua fajtor dhe fillimisht u dënua me 5 vite burg, por duke u bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi iu ul me një të tretën, duke u përcaktuar në 3 vite e 4 muaj burgim.

Megjithatë, në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vendosur të pandehurin në një periudhë prove prej 5 vitesh. Gjatë kësaj kohe, sipas vendimit të marrë nga gjykatësi Keraj, i riu ishte i detyruar që të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mbante kontakte të rregullat me Degën e Shërbimit të Provës në Shkodër.

Gjykata gjithashtu urdhëroi që Gila të mos zotërojë dhe të mos përdorë armë zjarri pa leje për një periudhë prej 1 viti. Po ashtu, u vendos shuarja e masës së sigurisë së arrestit me burg, duke u urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të pandehurit nga qelia, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër.

LAJM I FUNDIT/ Megaoperacioni antidrogë në Elbasan, policia: 30 të arrestuar, 14 në kërkim

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses megaoperacionin “First Day”, duke goditur një rrjet të madh shpërndarjeje droge në qark.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 30 persona dhe 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në disa qytete të Elbasanit, pranë shkollave dhe lokaleve.

Gjatë kontrollit u sekuestruan armë zjarri, drogë, para dhe sende të tjera të paligjshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin kriminal të përfshirë.

Në orët e mbrëmjes 7 nga të arrestuarit, emrat e të cilëve janë siguruar nga Euronews Albania, janë transferuar nën masa të rrepta sigurie drejt Tiranës.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zvicerane dhe 24 celularë”, bëri me dije policia.

Emrat e 7 prej të arrestuarve

Eris Skilja

Klodian Hakballa

Mariglen Qosja

Bardhyl Grami

Mikel Dezhani

Shyqyri Bica

Arjan Bica

Maska, paruke e armë/ Zbulohet si shpëtoi nga dënimi për armëmbajtje Ragip Gila, çfarë iu gjetën 2 vite më parë

Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme.

Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale.

Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës.

Por teksa policia e arrestoi autorin e masakrës së sotme në Shkodër, Ragip Gila kreu vetëm më shumë se 1 vit burg dhe doli nga qelia në mars të vitit 2025.

Report Tv publikoi gjatë ditës së sotme vendimin e gjyqtarit të Shkodrës, Albert Keraj, që në 4 mars të këtij viti i hapi derën e qelisë 29-vjeçarit Gila, duke i caktuar shërbim prove për 5 vite me kusht që të mos kryente asnjë krim.

29-vjeçari Ragip Gila u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje droge. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3.4 vite burg.

Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove. Por teksa Ragip Gila u dënua vetëm për drogën, ai ia hodhi paq për armët që iu gjetën dhe sendet e tjera.

29-vjeçari u akuzuar edhe për veprat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por këto akuza u pushuan për shkak se prekeshin nga amnistia vjetore.

6 muaj më vonë pas lirimit të tij me kusht dhe konvertimit të pjesës së mbetur të dënimit në shërbim prove, sot Ragip Gila vrau 2 persona në Shkodër dhe plagosi 2 të tjerë.

Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.

Alarmi i inteligjencës ukrainase/ Vladimir Putin po përgatitet për përballje me NATO-n

Zëvendësdrejtori i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Vadym Skibitsky, komentoi mbi prodhimin rus të armëve. Me anë të një interviste për mediat ukrainase, ai thekson se, Kivi ka informacion të saktë për këtë fakt.

Sipas raportit, Rusia do të prodhojë 2,500 raketa, duke përfshirë raketa lundrimi, raketa balistike dhe raketa hipersonike, deri në fund të vitit 2025.

Përveç kësaj, Rusia planifikon të prodhojë 57 avionë ushtarakë këtë vit, duke përfshirë modelet Su-57, Su-35, Su-34 dhe Su-30, gati 250 tanke të reja T-90M, 1,100 transportues të blinduar personeli dhe 365 sisteme të reja artilerie.

“Rusia synon të rrisë më tej prodhimin. Përveç kësaj, po vërejmë një rritje të ndjeshme në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, veçanërisht të dronëve Geran, Garpiya dhe FPV”, raportoi Skibitskyi.

Sipas tij, Rusia prodhon armë në shkallë industriale dhe e ka orientuar plotësisht ekonominë e saj drejt luftës. “Sot shohim se Rusia po prodhon dhe modernizon kryesisht raketa – si strategjike ashtu edhe operacionale”, tha Skibitskyi. “Municionet e avionëve vijnë të dytat, të ndjekura nga dronët dhe gjithçka tjetër”.

Ai theksoi se industria e armëve po punon vazhdimisht pavarësisht sanksioneve perëndimore: “I gjithë prodhimi ushtarak po funksionon në tre ndërrime.”

Përveç kësaj, Rusia mbështetet në rezervat e vjetra sovjetike: “Nëse është e nevojshme, ata i nxjerrin armët sovjetike nga depoja dhe i ripërdorin ato”, tha Skibitskyi. “Është e vështirë të thuhet se sa armë janë ende në depo sot, pasi shifrat ndryshojnë. Raportet tregojnë se Federata Ruse ka përdorur tashmë 50 deri në 75 përqind të rezervave të saj të vjetra të armëve.”

Sakaq, Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se “plani imperialist” i Presidentit rus Vladimir Putin “nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës, por se ky është vetëm fillimi”. Duke folur në një konferencë të ambasadorëve gjermanë, Merz deklaroi se “po vuajmë çdo ditë sulme hibride ruse gjithnjë e më intensive, përfshirë edhe infrastrukturën tonë”, dhe theksoi “provokimet” e Moskës në Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

“Mik” me Lali Erin, shok i Luiz Ejllit dhe kandidat i Vangjel Dules! Jeta kontraverse e Erogen Brajoviç mes gjobëvënies, politikës dhe krimit, sot tentuan ta eleminonin në mes të Shkodrës

Erogen Vaso alias Brajoviç mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm në zemër të kryeqendrës së veriut, ku mbeti i vrarë miku i tij Armando Pali dhe truproja Liridon Kraja alias Lushi. Këta dy persona ishin në tavolinë me Erogen Vason dhe fatkeqësisht humbën jetën, ndërkohë vetë “i forti” i Shkodrës mbeti i plagosur, bashkë me një kamariere.

Newsbomb.al raporton se Erogen Vaso alias Brajoviç është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës dhe vetë komunitetin në kryeqendrën e veriut, për shkak të jetës kontraverse mes gjobvënies, politikës dhe krimit.

43 vjeçari e ka nisur “karrierën” në vitet 2006-2007, kur është akuzuar dhe arrestuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Rreth një dekadë më pas, Erogen Vaso alias Brajoviç ka nisur të përfshihet në politikë, por sërish nuk u largua dot nga “mjedisi kriminal.”

Ai njihet në Shkodër si politikan lokal, pasi është përfshirë vite më parë në partinë e Vangjel Dules dhe zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak në bashkinë e kryeqendrës së veriut. Nuk është e qartë nëse në lidhje me akuzën e parë është shpallur i pafajshëm, apo përfshirja në politikë ka ardhur atëkohë si pasojë e mungesës së ligjit të dekriminalizimit.

Në vitin 2018, Erogen Vaso alias Brajoviç është arrestuar për herë të dytë nga Policia. Forcat Speciale zbarkuan në lagjet “famoze” të Shkodrës dhe arrestuan katër persona, të cilët cilësoheshin si “të fortët” e kryeqendrës së veriut.

Nga ky operacion, në pranga ranë: Ilir Rustem Bajri, 42 vjeç; Emrah Plaku, 22 vjeç; Asmer Bilali, 29 vjeç; Erogen Brajoviç, 36 vjeç. (Arrestimi ne 2018.)

Gjashtë vrasje dhe dy të zhdukur tronditën Shkodrën në pak javë, në 2018, duke bërë që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, (RENEA dhe FNSH), si dhe FLO-ja nga Tirana të zbarkonin në lagjet e kryeqendrës së veriut e të nxirrnin prej andej me pranga katër shtetasit e mësipërm.

Në vitin 2023, Erogen Vaso alias Brajoviç ka qenë sërish në fokusin e autoriteteve ligjzbatuese. Kur aplikacionet e komunikimeve sekrete “SKY” dhe “EncroChat” ranë, SPAK nis një valë arrestimesh, që përfshinin zyrtarë të Policisë së Shtetit, një biznesmen dhe elementë të krimit të organizuar.

14 masa sigurie ishin prerë nga prokurorët e posaçëm, ndërsa 43 vjeçari që ra pre e atentatit të sotëm ishte mes të shoqëruarve, bashkë me Safet Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Të dy këta shtetas janë familjarë të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe pasi janë marrë në pyetje, u lanë të lirë. Mbiemri i tyre është Bajri dhe së fundmi është ndryshuar në Brajoviç, nga familje të caktuara të së njëjtit fis, sepse një pjesë vazhdon ende të mbajë mbiemrin Bajri.

Erogen Vaso alias Brajoviç është dhe vëllai i Denis Brajoviç, i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme dhe i ekstraduar disa kohë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për vrasjen e shokut të tij, anëtarit të grupit Bajri, shtetasit Gjin Boriçi.

Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes komunikoi me Ervis Martinaj dhe Behar Bajrin. Drejtuesit e klanit Bajri në Shkodër pranuan të vrisnin shokun e tyre, duke shkëmbyer “objektiv” me biznesmenin e zhdukur të basteve Ervis Martinaj dhe një shtetas që grupi i Shkodrës e donte të vdekur në Tiranë.

Erogen Vaso alias Brajoviç është akuzuar drejtpërdrejt nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2018, si mik me kryebashkiakun Erion Veliaj, pas disa fotografive që qarkulluan në internet nga zyra e këtij të fundit. Mirëpo, miqësia e pretenduar u sqarua nga vetë motra e Erogenit, e cila i shkroi Sali Berishës dhe i tha se me tyre nuk kishte miqësi, por ai kishte qenë i ftuar në dasmën e saj, në Bashkinë e Tiranës, kurorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjithashtu, në rrjet ka foto të 43 vjeçarit me politikanin që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, Vangjel Dule. Nën siglën e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Erogen Vaso alias Brajoviç arriti të gjente “minoritet” grek në Shkodër dhe siguroi një vend në Këshillin Bashkiak.

Në një pamje tjetër, i plagosuri i atentatit sot në kryeqendrën e veriut, shihet pranë këngëtarit dhe personazhit shumë të njohur në botën e showbizzit, Luiz Ejlli. Të dy janë duke konsumuar kafe dhe duken mjaft të relaksuar, në një tryezë të rrethuar dhe nga persona të tjerë.

Megjithatë, të dy janë qytetarë të Shkodrës dhe gjasat janë që të kenë njohje shumë të hershme, e cila ka vazhduar dhe pas vitesh, duke mbërritur deri në ditët e sotme.

Mëngjesin e ditës së sotme qyteti i Shkodrës u trondit sërish. I riu Ragip Gila, 29-vjeç, qëlloi me breshëri plumbash drejt ambienteve të një lokali ku Erogen Vaso dhe miku i tij, Armando Pali ishin duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Si pasojë viktimë e këtij atentati mbeti Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërkohë i plagosur mbeti Erogen Vaso dhe kamarierja e lokalit, 25-vjeçarja Meri Kaceri. Autori i kësaj tragjedie, Ragip Gila rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi në muajin mars ai kishte lënë qelinë./ Newsbomb

Horoskopi për ditën e sotme, 8 shtator 2025

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt sot ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane kaluar një periudhe te vështirë do mundohen me sa te mundin te rivendosin ekuilibrin. Te tjerët do jene një dite normale. Beqaret do e dine mire çfarë te bëjnë për ta joshur personin qe pëlqejnë. Do jene me fat. Ne planin financiar duhet pasur pak durim qe gjendja te stabilizohet.

Demi

Bashkëpunimi do forcohet edhe me tepër gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ja kaloni për mrekulli me partnerin dhe nuk do doni te shkëputeni prej tij për asnjë moment. Beqaret do jene shume te qarte për atë qe duan te bëjnë ne jetën e tyre dhe do marrin vendime me rëndësi. Financat nuk do jene aq te mira sa për te dhënë para hua.

Binjaket

Nëse tregoheni shume autoritare sot ne dashuri do keni debate te forta me partnerin. Nuk duhet ne asnjë mënyrë te ushtroni presin dhe te kërkoni te dale e juaja. Beqaret do kenë takime pa fund, por mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare. Financat do përmirësohen fale një shume te ardhurash qe do merrni nga një i afërm.

Gaforrja

Edhe ju duhet te bëni kujdes me sjelljen gjate kësaj dite. Partneri nuk do jete ne humorin e duhur për te duruar kritikat apo fjalët tuaja te pamenduara. Beqaret do jene gati te bëjnë edhe ndonjë sakrifice te vogël vetëm për ta bere për vete dike qe pëlqejnë prej kohesh. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Luani

Do merreni vesh mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ece ne rrugën e duhur. Disa mund te mendojnë edhe për ndonjë bashkëjetesë se shpejti. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe do zhgënjehen paksa nga realiteti i hidhur. Neptuni do jete planeti me i favorshëm për te ardhurat. Priten goxha përmirësime kështu qe mund te shpenzoni edhe me tepër.

Virgjeresha

Priten goxha vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar sepse partneri nuk do toleroje aspak. Beqaret nuk duhet te fillojnë një lidhje sa për te mos qëndruar vetëm sepse do vuajnë me vone dhe do pendohen. Financat do kenë disa luhatje te vogla, megjithatë do iu dalin paratë sa për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Peshorja

Për shkak te ndikimit shume te madh te Saturnit, jeta juaj ne çift mund te ketë probleme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do pranoni te bashkëpunoni me atë qe keni ne krah. Beqaret do vazhdojnë ene te kërkojnë princin e kaltër. Disa do jene me fat e disa te tjerë do mbeten akoma vete. Situata financiare do jete e kënaqshme. Nuk pritet asnjë vështirësi.

Akrepi

Dite romantike dhe e mbushur me momente pasionante kjo e sotmja. Do merrni edhe dhurata te zgjedhura me shume kujdes nga partneri juaj. Beqaret nuk duhet te joshin personat qe kane tashme një lidhje sepse do lëndojnë persona te tjerë dhe me vone edhe veten. Ne planin financiar fatkeqësisht do përballeni me probleme serioze.

Shigjetari

Reflektoni njëqind here sot para se te merrni vendime ne jetën tuaj ne çift sepse behet fjale për te ardhmen tuaj. Nëse gaboni sot do vuani edhe nesër. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Ne planin financiar do keni mbështetjen e familjareve te cilët nuk do iu lënë asnjë çast te keni vështirësi dhe te mërziteni.

Bricjapi

Ju ndodh shpesh te mbyllni sytë para problemeve ne çift ne mënyrë qe te mos e prishni marrëdhënien me partnerin, mirëpo sot gjerat do jene shume ndryshe. Nuk do toleroni, por do mundoheni njëherë e mire te sqaroni gjithçka ne moment. Beqaret do takojnë persona shume interesante dhe inteligjente. Ne planin financiar tregohuni vigjilente.

Ujori

Gjate kësaj dite te dashuruarit do shkojnë ne qiell te shtate. Gjithçka do jete si një ëndërr për ta dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret duhet te tregohen te matur me personat e do takojnë. Edhe pse mund t’iu pëlqejnë tej mase nuk duhet menjëherë te hidhen ne sulm. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te kryeni shpenzime sepse gjendja nuk do jete e mire.

Peshqit

Jeta ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite kështu qe gjate gjithë kohës ju do mundoheni sesi ta ndreqni. me pak durim dhe tolerance ndaj partnerit do arrini ta përmirësoni situatën. Beqaret do e kenë vete ne dore te ardhmen. Po përfituan nga takimet do i japin me shume mundësi vetes. Ne planin financiar pamaturia mund t’iu kushtoje shtrenjte.