Bashkim kombëtar me Kosovën? Rama: Me Europën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë!

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e bashkimit kombëtar, për të cilën tha se është tezë e cila ka vlerë vetëm për aq sa lidhet me Bashkimin Evropian dhe sinergjinë që krijohet nën qiellin e Bashkimit Evropian. I ftuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Rama tha se është e pamundur të përparohet në çdo drejtim në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare, e që sipas tij, s’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës.

“Është e pamundur të përparohet në asnjë lloj drejtimi në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse ne kemi të gjithë miqtë e mjaftueshëm dhe aleancat e mjaftueshme për t’ia dalë. Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres. S’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës”, tha Rama.

Rama u shpreh se bashkimi kombëtar për të është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër, teksa shtoi se çdo gjë tjetër është përrallë.

“Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregoj vetes por nuk ka asnjë shans që ta sheh të realizuar në realitet. Jetojmë në shekullin 21 dhe nuk mund të mendojmë në shekullin 21 me formula të shekullit 20 dhe lëre pastaj të shekullit 19 apo më përpara. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”, tha Rama.

“Tradhtia që shkatërron familje”/ Trondit gazetarja: Studentet shqiptare po ‘vjedhin’ burrat e martuar për luks

Fenomeni i lidhjeve të vajzave të reja me burra të martuar dhe financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Në nje emision gazetarja Linda Pano ngriti alarmin për një trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë.

“Shoh gjithnjë e më shumë vajza të reja që nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Për to, një burrë i stabilizuar ekonomikisht është më i përshtatshëm sesa një djalë që do ta nisë jetën nga zero bashkë me to. Rrjetet sociale e kanë normalizuar këtë fenomen,” tha Pano.

Deklaratës së saj i shtohet edhe opinioni i detektives private Shkënda Lili, e cila prej vitesh merret me raste tradhtish dhe prishje martesash. “Dashuri nuk ka. Është thjesht interes. Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë, por i sheh të veshura me marka luksoze, duke lëvizur me makina të shtrenjta. Pyetja është kush e financon këtë? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: një burrë më i madh në moshë, i martuar dhe i pasur,” theksoi Lili.

Ajo paralajmëroi se pasojat për burrat janë dramatike: shumë prej tyre lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas përballen me pendesë dhe shkatërrim emocional. Sipas saj, problemet nuk janë te gratë, por te mungesa e përkushtimit dhe tradhtia e burrave, të cilët shpesh kërkojnë të rikthejnë adoleshencën e humbur në moshën 40-vjeçare.

“Kam parë burra që lënë bashkëshortet për një vajzë më të re dhe më pas kthehen tek unë të shkatërruar, duke thënë se kanë gabuar. Problemi është se ata nuk e pranojnë kurrë realitetin, por shpesh fajësojnë gratë, duke i quajtur ‘të çmendura’ ose ‘xheloze’. Në fakt, nuk është gruaja, por tradhtia dhe mungesa e përkushtimit i tyre që e shemb familjen. Shumë burra duan të jetojnë adoleshencën që nuk e kaluan, por e bëjnë këtë në moshën 40-vjeçare,” – shtoi detektivja.

Ky fenomen, i nxitur nga rrjetet sociale dhe etja për luks, po shkatërron qindra familje shqiptare. Ndërsa studentet kërkojnë “burrin me lekë” dhe burrat kërkojnë aventura, viktima kryesore mbeten gratë dhe fëmijët, të përfshirë në një realitet ku dashuria zëvendësohet nga interesi dhe iluzioni.

Kryeministri Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama në intërvistën e dhënë për Klan Kosova, foli dhe për çështjen e Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën. Për këtë të fundit, në krahasim me Shqipërinë, Rama u shpreh se Kosova e ka të pamundur të përparojë në këtë aspekt pa krijuar simpati, besim dhe pa zgjeruar marrëdhëniet diplomatike me partnerët ndërkombëtarë.
“Është e pamundur të përparohet në asnjë lloj drejtimi në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse ne kemi të gjithë miqtë e mjaftueshëm dhe aleancat e mjaftueshme për t’ia dalë.

Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres. S’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës”, tha Rama në “Jehona Politike”.

Rama u shpreh se bashkimi kombëtar për të është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër, teksa shtoi se çdo gjë tjetër është përrallë.

“Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregoj vetes por nuk ka asnjë shans që ta sheh të realizuar në realitet.

Jetojmë në shekullin 21 dhe nuk mund të mendojmë në shekullin 21 me formula të shekullit 20 dhe lëre pastaj të shekullit 19 apo më përpara. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”, tha Rama.

K.B/Shqiptarja.com

Rama thirrje pensionistëve: Vaksinohuni për veten dhe familjen

Kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka bërë një thirrje të gjithë të moshuarve të ndërmarrin hapin e vaksinimit, për të mbrojtur veten e tyre, fëmijët, si dhe familjen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se të gjithë mund të bëjnë rezervimin opër vaksinimin përmes platformës qeveritare “e-albania”.Në videon e shpërndarë prej kryeministrit, shfaqen edhe të moshuarit të cilët japin mesazhe për rëndësinë e vaksinimit.

https://www.facebook.com/watch/?v=829175272797705

Rreth 280 mijë doza të vaksinës antigrip janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, në prag të nisjes së sezonit të virozave.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim të gjerë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes personale dhe të familjes nga gripi. Po ashtu, apelojnë edhe prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Një tërmet i fuqishëm godet vendin, panik te banorët! Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në mesditë Turqinë, duke shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.

Mediat dhe autoritetet raportojnë se forca e lëkundjeve sizmike shkoi në magnitudën 5.4 ballë dhe goditi rajonin Simav të provincës Kutahya në Turqinë, si epiqendër.

“Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) .

Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, tha për NTV se kishte panik midis banorëve, por nuk raportohet ende për të lënduar në njerëz apo shkallën e dëmeve.

Putin i sëmurë rëndë, kanceri, Parkinsoni dhe sëmundjet neurologjike që i rrezikojnë jetën

Në paradën ushtarake të 3 shtatorit në Pekin, Vladimir Putin thuhet se ia rrëfeu Xi Jinping bindjen e tij se përparimet në bioteknologji mund t’u mundësojnë njerëzve të jetojnë deri në 150 vjeç, ndoshta edhe deri në pavdekësi. Por udhëheqësi rus, gjithnjë e më i fryrë, ka qenë prej kohësh subjekt i spekulimeve rreth shëndetit të tij.

Thashethemet janë të shumta. Massimo D’Alema , siç raportohet nga Corriere , raportoi se e pa Putinin ” shumë të lodhur, si Berlusconi i fundit “, i mbështetur nga dy burra. Që në vitin 2022, media e pavarur Projekt zbuloi se fluturimet presidenciale shpesh mbanin një onkolog dhe dy specialistë të ORL-së , duke çuar në spekulime për kadhe ncerin e tiroides , një teori e rilançuar më vonë nga Neësëeek me idenë e një operacioni të fshehtë.

Këto hipoteza, si ato për sëmundjen e Parkinsonit , nuk janë konfirmuar kurrë, të nxitura nga videot që tregojnë Putinin të ngrirë ose që duket se kontrollon dridhjet e duarve. Madje janë diskutuar edhe problemet me shikimin, pasi një fjalim publik e tregoi atë duke lexuar tekste të shkruara me shkronja të mëdha.

Putin thuhet se rrëfeu se nuk dëshiron të mbajë syze sepse ato do ta bënin të kishte të përziera. Më vonë ata zbuluan se ai gjithmonë ka pasur shikim të shkëlqyer, rreth dhjetë të dhjetat, por ka vuajtur nga njëfarë rënieje për disa vite. Në fund të fundit, ditët e KGB-së kanë ikur prej kohësh dhe ai po plaket.

Volodymyr Zelensky gjithashtu i është bashkuar korit , duke parashikuar vazhdimisht vdekjen e afërt të udhëheqësit rus, madje duke sugjeruar përdorimin e sozive. Kjo teori gjen jehonë në mediat sociale, ku çdo gjest ose qëndrim shqyrtohet për arsye mjekësore. Megjithatë, agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë tendencë t’i minimizojnë pretendimet: burimet e cituara nga Neë York Times e kanë përshkruar Putinin si ” më të shëndetshëm se shumë prej nesh “.

Ajo që është e sigurt është obsesioni i Kremlinit me sekretin: gjatë udhëtimeve jashtë vendit, personeli i sigurisë mbledh sistematikisht jashtëqitjet dhe urinën e presidentit për të shmangur testimin gjenetik. Ky ritual është dokumentuar tashmë në një video të vitit 2019 në Paris dhe, sipas disa burimeve, madje është përsëritur gjatë vizitës së fundit në Alaska për t’u takuar me Donald Trump .

Detaje kontradiktore janë futur në këtë mozaik : imazhet zyrtare nuk tregojnë shembje, por dëshmitë dhe komentet jashtë kameras nxisin dyshime.

Tumore, sëmundje neurologjike, sindroma hormonale ose atake të pakonfirmuara në zemër: diagnoza të pavërtetuara që, të kombinuara me obsesionin e tij me kontrollin biologjik, e kanë transformuar shëndetin e Putinit në një çështje politike globale. Jo vetëm një mister personal, por një enigmë që peshon mbi ekuilibrat ndërkombëtarë të pushtetit.

U tha se përfundoi në intubimi pas ndërhyrjes kirurgjikale, paparazzi kap mat Engjell Agaçin ne plazh, duke bërë sport! Sekretari i KM siç nuk e keni parë ndonjëherë!

Engjëll Agaçi, një nga figurat më të njohura të administratës shtetërore, është fotografuar në pushime në jug të vendit. Ai ka zgjedhur të bëjë pushime relaksuese, ku bie në sy qetësia dhe rutina e tij larg Tiranës zyrtare.

Në një nga ditët e pushimeve, Agaçi është shfaqur duke lexuar një libër buzë detit, i ulur nën hijen e një çadre plazhi, ndërsa në një tjetër rast është parë duke përdorur një ‘paddle board’ në ujërat e qeta të rivierës shqiptare.

Pamjet tregojnë një anë më private të tij, larg punës së ngarkuar në qeveri, ku prej vitesh mban detyra të rëndësishme pranë kryeministrit.

Ndryshe nga imazhi i tij si një njeri i afërt me vendimmarrjen politike, këto momente tregojnë një jetë të përditshme të thjeshtë, ku përfshihen leximi, sportet e lehta në ujë dhe qëndrimi pranë detit.

agaci logo 2Si një figurë e lartë publike, duhet thënë se kjo është hera e parë që e shohim të zhveshur nga kostumi zyrtarit, duke zbuluar edhe pasionet e tij në ditët e pushimit. E kush do ta mendonte se sportet ujore do të ishin të preferuarit e tij, duke na zbuluar pa dashje edhe natyrën e tij disi sportive.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Agaçi ka zgjedhur një plazh disi më privat, duke preferuar që të shoqërojë vetëm detin dhe diellin dhe jo plazhet e njohura, ku shpesh herë ka zhurmë, njerëz apo edhe muzikë të lartë.

Engjëll Agaçi ka një karrierë të gjatë në administratë dhe jurisprudencë, duke u njohur si një prej emrave më të besuar të Edi Ramës.

Ai ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe është përfshirë në disa prej proceseve më të rëndësishme ligjore e politike në vend. Profili i tij publik lidhet ngushtësisht me aspektin institucional dhe vendimet e qeverisë, ndërsa rrallë shihet në hapësira të tjera të jetës shoqërore apo private.

Në media, ka qenë pak prezent, duke preferuar që të mbajë një profil të ulët publik, ndaj edhe këto foto përbëjnë një kuriozitet të madh për publikun. Kjo krijon kontrast me imazhin e zakonshëm të një funksionari që zakonisht lidhet vetëm me proceset zyrtare dhe punën intensive në Tiranë.

Muaj më parë, Agaçi u përballë edhe me probleme serioze të shëndetit, ku edhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje në Itali, pas problemeve me zemrën. Në mars, ishte pikërisht Rama ai që dha lajmin, se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, gjendej në një gjendje të rëndë, ku madje edhe ishte intubuar.

Megjithatë, kjo gjendje kaloi shpejt dhe ai u rikthye në Tiranë, si dhe në detyrën e tij. E pas një viti të vështirë që ka pasur, duket se Agaçi i ka mëse të merituara disa pushime, ku jemi të sigurt, me këshillën e mjekëve, zgjedhë edhe sportet ujore.

Detaji i babait të Gjestit në ceremoninë mortore thyen zemrat e publikut për herë të dytë (Foto)

Pas tragjedisë ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit, në aksidentin me motor, ceremonia mortore e ditës së djeshme ka shkaktuar një valë të dytë emocionuese te publiku për shkak të një detaji rrëqethës.

Babai i të ndjerit, gjatë varrimit, u pa duke mbajtur një dhimbje të thellë dhe bëri një gjest që u komentua gjerësisht.

Ai kishte veshur pikërisht bluzën që Eldioni i ndjerë kishte më të preferuarën dhe e vishte shpesh.

Fotoja e publikuar ka thyer zemrën e ndjekësve.

Gjermania po ndërton qendër anti-dron, ministri i Brendshëm: Do q*I Iohen nga ushtria sapo të pikasen

Rreziku është “i lartë”, tha të shtunën Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrid, duke iu referuar pamjeve të shumta të dronëve në qiellin evropian.

Gjermania dhe vendet e NATO-s në tërësi, deri më tani nuk kanë pasur një sistem të besueshëm për t’u përballur me to, gjë që duhet të ndryshojë menjëherë. Kjo kërkon krijimin e një “Qendre për Mbrojtjen e Dronëve”.

Kjo qendër do të kombinojë ekspertizën e Policisë Federale, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe autoriteteve të policisë shtetërore. Dobrid tha se donte të mblidhte të gjithë njohuritë në këtë fushë dhe të niste projekte të reja kërkimore.

Politikani bavarez foli për një luftë teknologjike midis kërcënimit dhe mbrojtjes, e cila nuk duhet të humbasë. Shumësia e llojeve të ndryshme të dronëve që janë vërejtur në pjesë të Gjermanisë dhe vendeve fqinje në javët e fundit është një sfidë e madhe.

Disa dronë, për shembull, u vunë re mbi shtetin e Schlesëig-Holstein të premten në mbrëmje. Dobrid foli për “tufa dronësh”, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në këtë mënyrë më parë.

Ushtria është gjithashtu në “betejë”

Luftimi i dronëve me rrjeta ose “bllokim”, pra me ndërhyrje në sinjalet radio ka efektivitet të kufizuar, sipas ministrit, prandaj duhet të zhvillohen teknologji të reja. “Nuk mund të presim derisa të tjerët t’i sigurojnë ato”, tha ai.

Qendra e re e mbrojtjes, sipas Ministrit të Brendshëm, është pjesa e parë e një strategjie me dy shtylla.

Si shtyllë e dytë, Dobridi njoftoi një rishikim të Aktit të Sigurisë së Aviacionit për të rregulluar bazën ligjore për masat mbrojtëse. Thelbi i kësaj reforme përqendrohet në faktin se Bundeswehr, ushtria gjermane, do të jetë në gjendje të marrë pjesë në mbrojtje kundër dronëve si pjesë e ndihmës së saj zyrtare për policinë. Kjo përfshin gjithashtu rrëzimin e avionëve, sa herë që është e nevojshme.

Marrëveshjet e nevojshme midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe një projektligj, pritet të përfundojnë këtë vjeshtë, shpjegoi politikani socialist kristian. Kjo nuk do të jetë një ndërhyrje spontane nga Bundeswehr kur zbulohen dronë, por bashkëpunim i planifikuar me policinë për të mbrojtur infrastrukturën kritike ose ngjarjet me turma të mëdha. Vlerësimi i rrezikut do të kryhet rast pas rasti, shpjegoi Dobrid. Vetëm fluturimi i një droni nuk përbën kërcënim.

Siç raporton gazeta Bild, një dron duhet të jetë në gjendje të rrëzohet nëse përbën një kërcënim akut për jetën njerëzore ose infrastrukturën kritike dhe masat e tjera mbrojtëse rezultojnë të pamjaftueshme. Në situata të tilla krize, vendimmarrja përfundimtare duhet t’i takojë Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm Johann Vandevoll, megjithatë, u shfaq skeptik ndaj planeve të Dobrind.

“Tani duhet të krijojmë kushtet e nevojshme ligjore dhe organizative për të qenë në gjendje të parandalojmë fenomene të tilla”, tha demokristiani në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe nuk komentoi mbi rolin e Bundeswehr-it në një skenar të tillë.

Ministria e Jashtme, megjithatë, do të jetë e përfshirë në këtë proces. “Pastaj do të jetë e nevojshme të përcaktohet në detaje se kush do të jetë përgjegjës për trajtimin e fluturimeve të tilla. Do të duhet ta diskutojmë këtë intensivisht edhe me shtetet federale”, shtoi ai.

Sindikata e policisë fillimisht i hodhi poshtë planet e Dobridit. Udhëheqësi i saj, Jochen Koppelke, i tha gazetës Handelsblatt se ishte mirë që Dobridi tani po merrej me mbrojtjen nga dronë.

“Si ministër përgjegjës, megjithatë, ai duhet të forcojë policinë e tij dhe të mos mbështetet te ushtria, sepse vendosja e saj është e vështirë dhe e mundur vetëm në përjashtime të rralla”, tha ai.

Policia është gjithmonë në dispozicion, theksoi Koppelke, duke shtuar se “prandaj kërkohet një bazë e menjëhershme ligjore për rrëzimin e menjëhershëm të dronëve nga të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Gjermani.”

Çështje praktike dhe politike

Sipas ekspertes së sigurisë Ulrike Franke, Gjermania nuk është e pajisur mirë për t’u përballur me sulmet me dronë.

“Edhe në infrastrukturat kritike, siç janë aeroportet kryesore, nuk ka ose ka shumë pak masa mbrojtëse. Nuk duhet të kemi iluzione në lidhje me mbrojtjen kundër dronëve në të gjithë Gjermaninë”, tha ajo.

“Nevojiten sisteme të shumëfishta për t’u përballur me lloje të ndryshme të dronëve, siç janë sistemet e bllokimit, dronët interceptues, lazerët dhe armët me mikrovalë”, tha EKSPERTJA për Der Spiegel.

Një problem praktik, megjithatë, ka të bëjë edhe me rreziqet e rrëzimit të një droni, veçanërisht në një zonë banimi, pasi mbeturinat e tij mund të shkaktojnë dëme ose edhe lëndime.

Megjithatë, ekziston shqetësim në përgjithësi për forcimin e rolit të ushtrisë në një zonë tjetër, gjë që i shtohet klimës së përgjithshme “luftarake” të kultivuar nga deklaratat e politikanëve në vend kohët e fundit.

Prezenca e VIP-ave në varrimin e vëllait të Gjestit, Efi Dhedhes reagon ashpër: Ma shpifët…

Prania e shumë figurave publike në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ka shkaktuar një debat të fortë në rrjetet sociale.

Kritikave ndaj kthimit të dhimbjes në spektakël i është bashkuar ashpër edhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.

Pavarësisht gjesteve të solidaritetit të shfaqura nga kolegë si Luiz Ejlli, Dafina Zeqiri dhe Egli Tako, Efi ka shpërthyer me një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kësaj vëmendjeje mediatike.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo shkroi: “Nuk guxoj ta hap Instagramin se më hapet barku. Na e shpifët humanitetin.”

Komentet e Efit u interpretuan si një kritikë e fortë ndaj atyre që shfrytëzuan tragjedinë për vëmendje publike, duke treguar se ndarja e dhimbjes duhet të bëhet në heshtje dhe me dinjitet, larg lenteve të kamerave.