I maskuar, momenti kur punonjësi i pyjores kapet mat duke u kujdesur për hashashin e mbjellë (Video)

Zef Lazri, një punonjës i shërbimit pyjor në fshatin Vig të Vaut të Dejës, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga efektivët e Policisë. Ai akuzohet se është pronari i një parcele me rreth 98 rrënjë bimë narkotike që është zbuluar në këtë fshat.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Zef Lazri, 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit, punonjësi i shërbimit pyjor shihet duke u kujdesur për bimët, që janë bërë “për lezet”, ndërsa në fytyrë mban një kapuç të zi. Operacioni është finalizuar në kohë dhe bimët janë asgjësuar.

VIDEO

Vizita e Dumanit në SHBA/ Zyrtari i DASH zbulon prapaskenat, çfarë diskutoi kreu i SPAK me Brendan Hanrahan

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha një zyrtar i DASH në përgjigjen për Top Channel.

Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

V▪︎asjet dhe e shkuara kriminale e Nuredin Dumanit/ Flet i vëllai: U tradhtua nga grupi i vet, Talo Çela është υrarë…

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale.

Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.

Fitim Dumani thotë për MaShqip me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela.

Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.

Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në një restorant në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.

Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.

Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?

Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.

Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai nuk hedh një tullë më, jo të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Vëllai im e gjeti ku është Suel Çela nga burug. Tritoli të motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyje te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Ngjarja është ndryshe. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Talo Çela është vrarë. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.

Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrest vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.

Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?

Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Lamtumirë Astrit Koçibelli.

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.”

Koçibelli ishte një nga zërat më të veçantë të serenatës, duke i dhënë jetë këngëve që mbajnë frymën dhe shpirtin e traditës muzikore korçare.

Këngët e tij do të mbeten një kujtim i gjallë i dashurisë, artit dhe nostalgjisë së qytetit të serenatave.Astrit Koçibelli

Bie në kanal autobusi i kombëtares së Luksemburgut, lojtarët përfundojnë në spital!

Ndeshja mes përfaqësueseve U21 të Francës dhe Luksemburgut, e planifikuar të luhej sot, në Lorient, për kualifikueset e Europianit 2027, është shtyrë për në datën 3 tetor.

Vendimi u mor pas një incidenti të ndodhur me autobusin e delegacionit luksemburgas, ngjarje që bëri të pamundur zhvillimin e takimit.

Sipas njoftimeve zyrtare, pesë futbollistë të Luksemburgut U-21 përfunduan në spital, por fatmirësisht u lanë të gjithë të lirë pasi gjendja e tyre u vlerësua e mirë.

Autobusi, që po transportonte skuadrën nga stadiumi Stade du Moustoir drejt hotelit në Ploermel, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një problem shëndetësor i shoferit.

Shoferi, 53 vjeç, me nëntë vite shërbim, nuk kishte asnjë precedent aksidenti dhe ishte i pajisur me dokumentacion të rregullt mjekësor. Kompania e transportit theksoi se ai kishte kaluar me sukses testet e alkoolit dhe drogës, duke përjashtuar këto si faktorë të mundshëm.

Federatat e të dy vendeve, në marrëveshje me UEFA-n, vendosën të shtyjnë ndeshjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e futbollistëve. Pavarësisht frikës fillestare, lajmi i mirë është se askush nga ekipi i Luksemburgut nuk pësoi lëndime serioze.

Çfarë ndodhi? Londra drejt bllokimit historik, qytetarët paralajmërohen për javën e ardhshme

Një grevë nga punonjësit e metrosë së Londrës për paga më të larta dhe kushte më të mira pune do të fillojë të premten dhe mund të përshkallëzohet javën tjetër dhe të paralizojë shërbimet e metrosë në kryeqytetin britanik.

Sindikata e Hekurudhave, Detare dhe Transportit (RMT) njoftoi në fund të gushtit se anëtarët e saj në metronë e Londrës do të ndërmerrnin veprime në kohë të ndryshme duke filluar nga 5 shtatori, pasi menaxhmenti refuzoi t’i merrte seriozisht kërkesat e tyre në lidhje me pagën, oraret e ndërrimeve dhe një reduktim të javës së punës, e cila aktualisht është 35 orë.

Meqenëse kategori të ndryshme të stafit do të bëjnë grevë në faza, ndikimet më të mëdha priten javën e ardhshme midis të hënës dhe të enjtes.

Një zëdhënës i Transportit për Londrën (TfL), organizata ombrellë përgjegjëse për pjesën më të madhe të transportit publik në Londër, përfshirë Metronë (LU), tha se ata takohen rregullisht me sindikatat për të diskutuar të gjitha shqetësimet e tyre.

“Do të ketë pak ose aspak trafik midis të hënës, 8 shtator dhe të enjtes, 11 shtator“, paralajmëroi TfL në faqen e saj të internetit, duke parashikuar ndërprerje të trafikut të dielën, më 7 shtator.

Këto ndërprerje serioze nuk do të ndikojnë në linjën Elizabeth ose rrjetin Overground.

“Metroja e Londrës ka pasur 2,000 punonjës më pak që nga viti 2018 dhe anëtarët tanë po ndiejnë presionin e orëve ekstreme të punës, të cilat mund të çojnë në probleme shëndetësore”, tha për AFP një zëdhënës i sindikatës RMT.

Tfl, nga ana e saj, paraqiti një propozim për një rritje të pagave prej 3.4 përqind në fillim të kësaj jave, por beson se “shkurtimi i javës së punës nuk është as praktik dhe as i përballueshëm” për financat e kompanisë.

“Nuk mbyllet këtu”, gazetari amerikan paralajmëron: Rama nuk shpëton nga afera McGonigal, skandali shkon në Kongres

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler, deklaroi për gazetaren se Edi Rama mund të jetë i përfshirë në aferën McGonigal.

“Mendoj se mund të jetë i implikuar. Nuk e di se si kryeministri Rama nuk ishte i vetëdijshëm se po e korruptonin McGonigalin. McGonigal këtu është një kriminel. Ai ka marrë ryshfet nga zyrtarë të ndryshëm. Rama duhet ta ketë ditur se McGonigal ishte pjesë e personave që paguante qeveria e tij. Dhe them se shuma që i është paguar do jetë me siguri më e lartë se 225 mijë dollarë.

Unë kam raportuar në bazë të dëshmive të personave se McGonigal ka qenë i përfshirë me biznesmenë shqiptarë, ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë. Sipas zyrtarëve të FBI, ai mund t’i ndihmonte që të hiqeshin nga listat e sanksioneve, nga listat e zeza apo nga lista e telasheve që iu ishin hapur në Uashington. Mendoj se kjo ishte pjesë e asaj që quhej operacioni i shkundjes.

Sigurisht nga këndvështrimi amerikan, shitja e sekreteve amerikane e komprometon hetimin amerikan dhe kjo është pjesë e një ndjekje penale në SHBA. McGonigal e ka pranuar fajësinë dhe i është dhënë dënimi prej 50 muajsh në burg. Për mendimin tim ai meriton 50 vjet në burg, jo 50 muaj.

Raporti i kësaj jave thekson se McGonigal shkeli betimin e tij për detyrën që kishte marrë, shkeli besimin e popullit amerikan, shkeli po ashtu edhe besimin e FBI-së. Ai është një individ i kalbur dhe publiku amerikan të bëjë pyetjen nëse u korruptua në vitin 2016 apo më përpara? A vepronte vetëm apo kishte edhe zyrtarë të tjerë të korruptuar?” tha Schindler.

Sipas tij, për këtë çështje do ketë hetime të tjera, madje mund të përfshihet edhe Kongresi amerikan.

“Shpresoj që të jetë kështu. Problemi në këndvështrimin amerikan është se McGonigal ka qenë i përfshirë në nivele të larta korruptive me qeveri të ndryshme, dhe kjo pjesë që i takon Shqipërisë mund të humbasë në këtë pazëll. Sepse pjesa që takon Shqipërisë nuk është kaq domethënëse se ajo që i takon Rusisë apo Kinës.

Shpresoj që do ketë edhe më tepër raporte nga Departamenti i Drejtësisë. Nëse nuk e bën Departamenti i Drejtësisë, atëherë Kongresi do bëjë pyetjet e drejtpërdrejta dhe nuk e di nëse Departamentit të Drejtësisë do i interesonte të publikonte se sa keq ka qenë kjo çështje. Në këtë rast të gjithë përgjegjësinë dhe të gjithë punën tjetër e zhvillon Kongresi,” theksoi Schindler.

Aksident i rëndë në Unazën e Re/ Prani e madhe ambulancash dhe makina policie, ja detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në afërsi të Paskuqanit. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe makina të policisë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime serioze. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë për të plagosur, por ende nuk ka detaje të konfirmuara zyrtarisht për gjendjen e tyre shëndetësore apo numrin e saktë të të lënduarve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Pritet njoftim zyrtar nga autoritetet në orët në vijim.

Horoskopi, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi

Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju e kishit menduar. Debatet do jene te pafundme. Beqaret nuk duhet t’i dramatizojnë gjerat sepse edhe vetmia ka te mirat e veta. Duhet ende edhe pak durim. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes dhe maturi. Po u tunduar ndaj objekteve luksoze do ngeleni pa para.

Demi

Dite goxha e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ecin ashtu si i kishit menduar dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqare do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim impresionues. Gjithsesi fale miqve nuk do e ndieni vetminë. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do arrini t’i zgjidhni te gjitha vështirësitë qe keni pasur.

Binjaket

Konfliktet ne jetën tuaj ne çift do marrin fund gjate kësaj dite dhe ju do i shihni gjerat me një sy tjetër. Toleranca dhe mirëkuptim do jene pikat me te forta. Beqaret do fillojnë shpejt një histori dashurie te mrekullueshme. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Shpenzoni me kujdes e maturi.

Gaforrja

Dite goxha e qëndrueshme dhe mjaft e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe gjithçka do iu duket si një ëndërr. Beqaret do pranojnë me ne fund te hedhin hapa me tej me një person qe kane disa kohe qe e njohin. Ne planin financiar situata do jete aq e mire saqë mund te kryeni edhe investimet e menduara.

Luani

Kjo dite do jete shume me e favorshme për beqaret sesa për ata qe ane tashme ne një lidhje. Nuk do mungojnë takimet interesante, por për disa do ketë edhe dashuri me shikim te pare. Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni me liberale dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Sektori i financave fatmirësisht do jete i animuar dhe aspak problematik.

Virgjeresha

Mos luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse ka rrezik te përballeni me probleme serioze me pas. E mira do jete te përkujdeseni me shume për lidhjen qe keni krijuar dhe te ndani se bashku çdo mendim. Beqaret do vazhdojnë te mbeten edhe sot vetëm. Financat do kenë disa vështirësi, por ato do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Mos u shqetësoni!

Peshorja

Ata qe kane pasur mosmarrëveshje kohet e fundit ka mundësi te kalojnë një krize goxha te vështirë gjate kësaj dite, ndërsa ata qe kane pasur një lidhje te qete do vazhdojnë te ndihen mire pranë atij qe dashurojnë. Beqaret do kenë takime impresionuese ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar nuk është nevoja te rrezikoni aq shume për te përmirësuar situatën.

Akrepi

Ne planin sentimental do keni fat sot dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Ata qe janë ne një lidhje do e përforcojnë bashkëpunimin me partnerin dhe do iu japin zgjidhje problemeve qe iu kishin dale para. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ndihen me se miri për këtë fakt. Ne planin financiar nuk do keni as probleme dhe as surpriza.

Shigjetari

Dite mjaft e animuar dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dëshironi aspak qe dita te mbaroje. Edhe për beqaret do jete dite premtuese dhe e mbushur me takime. Personat qe do iu joshin do jene mjaft te veçante. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Nuk ka ardhur ende koha te kryeni shpenzime te mëdha.

Bricjapi

Venusi do e mbroje nga çdo gjë jetën tuaj ne çift sot dhe do përjetoni emocione te fortave një mjedis plot ngjyra. Nga ana tjetër realizmi nuk do ju mungoje. Beqaret do kalojnë një dite me te bukur dhe me plot takime. D e kenë ata te drejtën e zgjedhjes. Ne planin financiar mos kërkoni ta përmirësoni situatën duke luajtur poker apo duke rrezikuar shume.

Ujori

Dite e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ndryshoni sa me pare nëse nuk doni te mbeteni vetëm. Ne planin financiar do keni fat dhe nuk do përballeni me probleme.

Peshqit

Do jeni shume xheloze dhe posesive me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do keni debate te forta. Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret do jene te shqetësuar për disa çështje familjare dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do jeni me te qetes sepse situata do jete e qëndrueshme.

Tronditet Gjermania, 16 kandidatë υ▪︎esin para zgjedhjeve lokale, nisin teoritë konspirative

Një seri vdekjesh të pazakonta kanë tronditur opinionin publik në Gjermani, pasi 16 kandidatë për zgjedhjet lokale në shtetin më të madh gjerman, North Rhine-Westphalia, kanë ndërruar jetë përpara se të realizohet votimi. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zgjedhjeve në këtë land, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative, sidomos pasi 7 nga të ndjerët ishin kandidatë të partisë së djathtë AfD.

AfD, e cila ka shënuar rritje të ndjeshme në popullaritet vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të deklaratave të bashkëkryetares Alice Weidel, e cila ndau në rrjetet sociale pretendimet e ekonomistit në pension Stefan Homburg, se “një numër kaq i madh vdekjesh është statistikisht pothuajse i pamundur”.

Megjithatë, policia gjermane ka përjashtuar çfarëdo shenje të vdekjes së dhunshme apo ndonjë ndërhyrje të jashtme, të paktën në katër rastet e para të raportuara.

Vdekjet kanë ndikuar edhe në procesin zgjedhor, pasi legjislacioni lejon mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në rast se ndonjë kandidat ndërron jetë përpara votimeve. Këto zgjedhje mund të zhvillohen edhe të njëjtën ditë me zgjedhjet kryesore.

Në total, mbi 20,000 kandidatë janë regjistruar për zgjedhjet lokale në këtë land me një popullsi prej 18 milionë banorësh. Në zgjedhjet e fundit, AfD mori vetëm 5.4% të votave në këtë rajon, por në zgjedhjet federale të vitit të kaluar, ajo arriti të fitojë 16.8%, duke sinjalizuar një ngritje të fortë.

Deklaratat e Elon Musk, i cili shprehu mbështetje të hapur për AfD-në duke thënë “ose Gjermania voton për AfD, ose është fundi i Gjermanisë”, kanë ndezur më tej debatin publik.

Ndërkohë, AfD është klasifikuar zyrtarisht si një entitet ekstremist nga agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, BfV. Kjo i lejon autoriteteve të vendosin nën mbikëqyrje më të rreptë partinë, përfshirë edhe përgjimin e komunikimeve dhe infiltrimin me informatorë të fshehtë.

Në një raport të brendshëm prej 1,000 faqesh, BfV akuzon partinë për shkelje të parimeve kushtetuese dhe diskriminim ndaj grupeve të caktuara etnike, duke synuar krijimin e një shoqërie ku disa kategori qytetarësh trajtohen si më pak të vlefshëm.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser theksoi se “AfD përfaqëson një koncept etnik që diskriminon grupe të tëra të popullsisë dhe i trajton qytetarët me histori migrimi si gjermanë të dorës së dytë”. Por, ajo mohoi çdo ndikim politik në përfundimet e BfV.