Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 3 Shtatọr 2025

Dashi

Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do ndihen gati për te filluar histori dashurie me personat qe kane njohur para disa kohesh. Ekuilibri financiar do tronditet jashtë mase. Kujdes!

Demi

Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as sot statusin. Financat do dobësohen nëse ju shpenzoni kuturu. Ruani maturinë sepse po ngelet pa para askush nuk do mund t’iu ndihmoje dot.

Binjaket

Edhe nëse keni probleme te vogla ne çift gjate kësaj dite nuk duhet ta dramatizoni situatën. Gjithçka mund te zgjidhet me pak durim dhe maturi. Beqaret nuk do jene ne kohet e përshtatshme për te filluar histori dashurie. Duhet ende te presin. Te ardhurat do i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja do filloje menjëherë te stabilizohet.

Gaforrja

Bashkëpunimi ne çift do përforcohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do flisni për çdo gjë qe ju shqetëson apo ju gëzon dhe do ndiheni mire pranë partnerit. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime mbresëlënëse, por do mund te krijojnë edhe një lidhje afatgjate. Për financat gjerat do shkojnë mire. Nuk priten aspak vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Luani

Pritet qe kjo dite te jete shume e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Debatet do jene te pafundme dhe mezi do e kaloni ditët. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do mund te fiksohen pas askujt. Me vone do pendoheni qe nuk keni bere një zgjedhje. Situata financiare do vije duke u përmirësuar, por mos kërkoni asgjë me ngulm sepse mund te gaboni.

Virgjeresha

Do jeni shume te ngarkuar me pune sot dhe nuk do i kushtoni rëndësinë dhe kohen e duhur atij qe keni ne krah. Dijeni se duke e lënë pas dore dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë. Nëse jeni beqare dhe tentoni te joshni dike, përdorni mjetet e duhura dhe mos gënjeni për asgjë. Financat do jene me te mira se kurrë dhe kjo për shkak te një shume te madhe te ardhurash.

Peshorja

Mosmarrëveshjet ne çift do jene pa mbarim gjate kësaj dite. Nuk do pranoni për asnjë moment te kërkoni falje sepse do mendoni qe do keni te drejte për gjithçka. Për beqaret gjithçka do jete me ndryshe. Planetët do iu shtyjnë te tregoheni me te hapur ndaj takimeve. Financat do jene ta paqëndrueshme dhe aspak te favorshme për te kryer investime.

Akrepi

Do i jepni me shume se kurrë prioritet jetës suaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e bukur se me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor. Nuk do mungojnë dashuritë me shikim te pare dhe jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ne sektorin e financave priten ndryshime rrënjësore te situatës. Do i realizoni edhe investimet e menduara.

Shigjetari

Dashuria ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni me gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do kenë mundësi te mrekullueshme për takime. Mos i humbni! Ne planin financiar, edhe pse situata do jete e mire, reflektoni para se te shpenzoni.

Bricjapi

Gjate kësaj dite do jeni shume romantike dhe do e bëni partnerin te ndihet si ne ëndërr. Momentet e lumtura do shumëfishohen. Beqaret do kenë disa takime dhe do fillojnë te ëndërrojnë mjaft për personin qe do kenë afër. Këshilla e yjeve është t’i marrin gjerat sa me shtruar. Financat nuk do jene aspak problematike, përkundrazi disa do kenë përmirësime.

Ujori

Do jeni mjaft sensuale me partnerin tuaj sot dhe do e përkëdhelni gjate gjithë ditës atë. Ai do ju ridashuroje. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene një dite me te qete. Beqaret qe kërkojnë aventura do jene te privilegjuar, te tjerët duhet te presin edhe pak. Situata financiare do jete komplekse. Beni kujdes me hapat qe do hidhni qe te mos e përkeqësoni gjendjen.

Peshqit

Pritet qe kjo dite te jete shume e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Debatet do jene te pafundme dhe mezi do e kaloni ditët. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do mund te fiksohen pas askujt. Me vone do pendoheni qe nuk keni bere një zgjedhje. Situata financiare do vije duke u përmirësuar, por mos kërkoni asgjë me ngulm sepse mund te gaboni.

E përndoqi për muaj me rradhë, i riu υ▪︎et ish-të dashùrën 20-vjeçare dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Michigan-in, ku një 20-vjeçare amerikane, e identifikuar si Sarah Carroll u vra nga ish-i dashuri i saj në një akt makabër, para se ky i fundit t’i jepte fund jetës.

Krimi ndodhi të shtunën në një apartament pranë Detroit-it. Sipas policisë së Westland, rasti është cilësuar si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja.

Mediat lokale raportojnë se Sarah kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje kundër ish-partnerit të saj, të identifikuar vetëm si Lincoln, i cili e kishte përndjekur dhe shqetësuar për muaj me radhë. “Ai e përndiqte prej dy muajsh. Erdhi, e qëlloi, telefonoi policinë duke thënë se vrau të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten,” rrëfeu mes lotësh nëna e saj, Jennifer Carroll.

Prindërit e Sarës treguan se ajo nuk i kishte njoftuar se po përndiqej. Babai i saj, James Carroll, tha se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe e qëlloi të bijën disa herë me pushkë. “Nëse fëmijët vuajnë nga sëmundje të tilla, merrni ndihmën e nevojshme para se të ndodhin tragjedi,” apeloi ai.

Sarah Carroll ishte studente dhe po ndiqte studimet për t’u bërë asistente mjekësore. Ajo kujtohet nga familjarët si një vajzë e dashur, e zgjuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Ilir Meta dhe Xhensila Myrtezaj tek padia e Bleona Qerretit kundër Eva KokaIarit, thashetheme për hams horIIëqet e pushtetarëve

Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një kopje të së cilës e disponon edhe redaksia e VoxNews, Bleona i kërkon Kokalarit minimumi 2 milionë dollarë, pas një debati mes të dyjave që zgjati disa muaj.

Padia është depozituar në gjykatë në datën 14 gusht 2025, ndërkohë që Bleona pretendon se Kokalari i ka shkaktuar me dashakeqësi dhe me qëllim të qartë, përmes një fushate shpifjesh dhe deklaratash krejtësisht të pavërteta e dëmtuese, të bëra publikisht në rrjete sociale dhe gjetkë, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.

“Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.

Faksimile: Akt-padia e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit depozituar në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut

Avokatët shkruajnë se Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2020. “E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.

Sipas saj, Kokalari përdor ose ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis. “Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në New York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët. “Kokalari i paraqiti me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe”, pohojnë avokatët.

Faksimile: Avokatët shkruajnë se Kokalari ka shpifur me deklaratën se “Kryeministri Edi Rama do linte gruan …”

Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në mes të muajit gusht 2025, avokatët e Bleona Qerrestit shkruajnë se Kokalari publikoi një sërë deklaratash të rreme duke pretenduar se “bazohen në gjëra që Bleona vetë më ka thënë”.

“Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja Alketa Vejsiu ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t’u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.

Faksimile: Avokatët shkruajnë se Kokalari ka shpifur me deklaratën se një ish-president ka qenë i lidhur me Xhensilën

VoxNews ka analizuar akt-padinë, ku avokatët e Bleona Qerretit shkruajnë se; “Kokalari gjithashtu pretendoi se paditësja i kishte thënë se një ish-president i Shqipërisë ishte në një lidhje me këngëtaren shqiptare Xhensila Myrtezaj. Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe këto janë deklarata të rreme, të fabrikuara nga Kokalari për të dëmtuar reputacionin e paditëses dhe për të prishur marrëdhëniet e saj me persona të ndryshëm me ndikim. Sipas informacionit dhe bindjes, Kokalari e bëri këtë për t’ju hyrë në zemër të njëjtëve persona”.

Avokatët shkruajnë se Bleona nuk i ka thënë kurrë Kokalarit këto gjëra. “Po ashtu, ajo nuk ka fjetur kurrë me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë apo Kosovës. Kokalari i shpiku këto gënjeshtra për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme, dhe kështu për të dëmtuar markën dhe imazhin e saj publik” vijon akt-akuza.

Faksimile: Bleona i kërkon një kompensim dhe dëmshpërblim prej minimumi 2 milionë USD Kokalarit

Në fund të akt-padisë, Bleona Qerreti i kërkon Evi Kokalarit një shumë prej 2 milionë dollarësh për të gjitha gënjeshtrat që ka thënë. Paditësja kërkon urdhërimin e Kokalarit të tërheqë çdo dhe të gjitha deklaratat shpifëse. Kërkon urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme kompensuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit, por jo më pak se 2 milionë dollarë, e cila bazohet në faktin se sjellja shpifëse e Kokalarit ka prishur ndjeshëm karrierën ndryshe të suksesshme të Paditëses si muzikante.

Avokatët shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm. /Voxnews

“Serbia është në prag të luftës civile”, paraIajmërimi i kryeministrit të Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, teksa foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai po ashtu tha se Serbia është në prag të luftës civile.

“Këto protesta të vazhdueshme kanë vazhduar praktikisht për më shumë se dy vjet, gjë që është ende një situatë e pazakontë. Kjo është arsyeja pse e thashë më shumë për audiencën që nuk i ndjek të gjitha detajet, mos mendoni se njerëzit nga Perëndimi i ndjekin detajet siç i njohim ne, kështu që le t’u japim atyre një ide të vogël se sa e kushtueshme duket e gjitha në të vërtetë, dhe veçanërisht si është dukur në muajt e fundit. Mos mendoni se po e mbështes një skenar të tillë, sepse po e përshkruaj ftohtësisht”, deklaroi Plenkoviç.

Protestat kanë nisur prej muajsh në Serbi, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët që kanë protestuar masivisht i konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja, pasi thonë se pushteti aktual nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.

Studentja 21-vjeçare lind foshnjen dhe e fsheh në doIIap, e futi në …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lexington, Kentucky, ku një studente 21-vjeçare u arrestua pas zbulimit të trupit të foshnjës së saj të porsalindur të pajetë.

Bëhet fjalë për Laken Snelling, studente e Universitetit të Kentucky-t në programin e Studimeve Ndërdisiplinore të Aftësisë së Kufizuar dhe anëtare e ekipit të akrobacive STUNT.

Snelling gjithashtu ka marrë pjesë në konkurse bukurie dhe është aktive në rrjetet sociale, ku në qershor kishte ndarë një video duke shprehur ëndrrën e saj për të krijuar familje.

Policia u njoftua mëngjesin e së mërkurës për një foshnjë të pajetë në një shtëpi në Park Avenue. Foshnja u gjet e futur në një qese të zezë plehrash dhe e mbështjellë me një peshqir. Ajo u shpall e vdekur në orën 10:30 të mëngjesit. Sipas urdhrit të arrestit, Snelling kishte pastruar çdo provë të lindjes, përfshirë sendet e përdorura, të cilat i kishte futur bashkë me trupin në qesen e zezë.

Snelling pranoi lindjen dhe fshehjen e trupit. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fayette.

Ajo akuzohet për abuzim, manipulim të provave fizike dhe fshehje të lindjes dhe ndodhet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Fayette, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Seksioni i Viktimave Speciale i Policisë së Lexingtonit.

Në Kentucky, aborti është pothuajse plotësisht i ndaluar që nga viti 2022, me përjashtime vetëm kur rrezikohet jeta ose shëndeti i gruas.

“Lidhje me ministra shqiptarë e kosovarë”/ Çfarë u zbulua në mesazhet e Evi Kokalarit për BIeona Qeretin (Video)

Në Breaking ditën e sotme në Top News u diskutua padia e këngëtares Bleona Qereti ndaj aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

Janë zbardhur disa pjesë të padisë 2 mln dollarëshe, akuza për spekulime rozë me politikanë të lartë.

Gazetarja Aida Topalli: Dikur kanë qenë mikesha apo të njohura goxha me njëra-tjetrën, sic është shkruar në padi. Mesa duket kjo miqësi nuk ka vajtur mirë.

Më 14 gusht Qereti çoi një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut ku Kokalari të japë një dëmshpërblim për shpifje në lidhje me deklarata që Kokalari kohët e fundit në rrjete sociale, ka pasur akuza për disa thënie të Bleona Qeretit, për lidhje të saj me ministra shqiptarë e kosovarë, apo dhe biseda. Sipas avokatëve asnjë nga këto biseda nuk janë të vërteta.

Edhe dalja e bisedave private të njëra me tjetrën, është diçka imorale. Personalisht i jap të drejtë Bleona Qeretit. Pretendimet janë të shumta. Duhet parë dhe një reagim i Kokalarit lidhur me këtë padi. Mësuam që Kokalari është një pronare e një biznesi në Nju Jork.

Këto deklarata të bëra nga Kokalari kanë ndikuar në marrëveshjet që Bleona Qereti ka në Shtetet e Bashkuara sipas avokateve,” tha Topalli.

Askush nuk e priste! Noizy do të bashkëpùnojë me këngëtarin e njohur grek

Reperi i njohur, Noizy, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin grek, Kostantinos Argiros.

Kënga e tyre do të titullohet “Nero” që do të thotë ujë. Gjithashtu ata kanë treguar se do të publikohet në datën 5 shtator.

Konstantinos Argiros është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Kujtojmë se ai ka qenë në Tiranë te Pallati i Kongreseve, por jo vetëm, gjithashtu ai ka qenë edhe në jug të vendit duke mbajtur koncert.

Vlen të theksohet se këngëtari ka një repertor shumë të gjerë por kënga e tij më e njohur dhe më e dëgjuar është “Athina mou”.

Ndërkohë nga ana tjetër reperi Noizy është një ndër këngëtarët më të dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. Ai ka shumë hite të paharrueshme por një ndër ta është edhe kënga “Icon” që është një debutim i këtij viti, pjesë e albumit me të njëjtin emër.

Mesa duket se vera ende nuk ka mbaruar nga ana e bashkëpunimeve muzikore.

T ragjedi në Luksemburg, 3 nga 5 υiktimat e aksidentit rrugor janë djem shqiptarë

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë shqiptarë të Kosovës.

Kështu ka treguar komshiu i familjarëve të të ndjerëve, Rezart Dini, i cili me lejen e familjarëve ka rrëfyer detajet e këtij aksidenti që mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

Ai ka treguar se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.

Ai ka thënë se policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit i cili ka tronditur mbarë vendin.

“Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Rezart Dini.

Lajmi për vdekjen e tre të rinjve tashmë është publikuar edhe nga familjarët, duke treguar se ata humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëj, Uka dhe Ujkani, dhe Edonik Kastrati. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar daja i vëllezërve Bajraktaraj në Facebook.

Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.

Loja virale përfundon me υ▪︎ekje, fëmija që||ohet se i ra ziles së një dere

Një burrë 42-vjeçar në Hjuston të Teksasit është akuzuar për vrasje, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri një djalë 11-vjeçar, i cili kishte rënë ziles së derës dhe ishte larguar me vrap.

Viktima, Julian Guzman, po luante lojën e njohur si “ding dong ditch”, një trend i rrjeteve sociale ku fëmijët bien ziles së derës dhe largohen.

Ngjarja ndodhi të shtunën, pak para orës 23:00, sipas kohës lokale.

Sipas Departamentit të Policisë së Hjustonit, Guzman u qëllua në shpinë teksa vraponte larg një prej shtëpive. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë të dielën.

Autori i dyshuar, Gonzalo Leon Jr, u arrestua të martën dhe u dërgua në burgun e Qarkut Harris. Policia theksoi se të shtënat nuk po trajtohen si vetëmbrojtje.

Një dëshmitar deklaroi për mediat lokale se “dikush doli me vrap nga shtëpia dhe qëlloi drejt fëmijëve që po largoheshin”.

Kjo nuk është hera e parë që shakatë me zilen e derës përfundojnë tragjikisht.

Raste të ngjashme janë raportuar më parë në Virxhinia dhe Kaliforni, ku persona të armatosur kanë qëlluar ose përplasur me makinë të rinj që po bënin video për TikTok.

Nuk përfitoi naftën falas, fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria! Bujqësia në krizë prej burokracive!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine me shpresën për një të ardhme më të mirë por dy vitet e fundit nuk perfiton naften falas, duke vene ne veshtiresi aktivitetin e tij bujqesor.

“Deri 2 vite më parë kam marrë naftën. Vitin e kaluar ma dogjën kërkesën sepse AZHBR vlerësoi se dokumentet e bashkisë nuk ishin të vërteta por false dhe kështu më refuzuan kërkesën. Këtë vit po pres ende dokumentet, por ligji është njësoj. Shpresojmë për mirë, sepse në të kundërt duhet të largohem. Nuk kemi as shitje per prodhimin. Gruri dhe të gjitha produktet që kemi bërë i kemi ende ne magazina”, u shpreh Michele Ricci për Report TV.

Më tej, Ricci thotë se tashmë është i detyruar të ulë sipërfaqen e punuar me 70%, sepse nuk perballon dot koston.

“Unë kam marrë rreth 200 hektarë tokë me qira që e punoj dhe më duhet të zvogëloj sipërfaqen me 70 përqind sepse nuk ia dal dot me shpenzimet”.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ben te ditur për Report TV se ka refuzuar aplikimin e fermerit italian, duke listuar dhjetëra mangësi në dosje: Si mungesë kartash identiteti të qiradhënësve të tokes dhe kontrata të paplota me ta. Në dokument theksohet se problemi kryesor eshte se “per te njejten siperfaqe toke, ne 3 raste, eshte aplikur si nga Michele Ricci ashtu dhe nga pronaret e tokes”.

Ndersa fermeri pretendon se ka paguar taksen e tokës, ndaj duhet te jete perfitues i subvencionit.

“Jo te gjithë paguajne taksen e tokes. I kerkova nje liste komunes te personave qe nuk paguajne taksen por nuk mu dha. Une kam 3 vjet qe paguaj taksat e tokes sepse nuk mund te marresh dokumentet e vulosura pa to. Kete vit prita, bera nje paradhenie dhe nese do te me jepnin subvencione do paguaja edhe pjesen tjeter.

Vitin e kaluar paguajta 2.5 milion leke dhe nuk mora mbrapsht asnje qindarka. Kete vit dhashe parapagim 300 mije leke por ne baze te dokumenteve une me kaq pagese nuk mund te marre subvencion per naften”, shton më tej fermeri italian.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje, Michele Ricci paralajmëron se do të mbyllë aktivitetin bujqësor e tregtar dhe do të largohet drejt vendit te tij, duke theksuar se s’mund t’u beje ballë burokracive në Shqiperi.